Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Pas shumë peripecish, senati amerikan miraton David J. Kostelancik si ambasador në Shqipëri

    David Kostelancik pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë. Pas marrjes të pëlqimit nga qeveria shqiptare, ai është nominuar nga presidenti Jo Biden për të shërbyer në vendin tonë. Tashmë pritet dëgjesa dhe miratimi në Senatin Amerikan të kësaj kandidature për ambasador në Shqipëri.

    Emri:  David-J.-Kostelancik.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  23.0 KB

    David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon. Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

    Nëse senati do ti japë dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të jetë hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri. Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

    Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente. Përmes sjelljes në rajon të një eksperti për çështjet e Rusisë, DASH reazilon atë që nuk mundi të bëjë me dërgimin në Shqipëri të nominuarës për ambasadore Kathleen Ann Kavalec.

    Ajo u bllokua në senat në vitin 2019 përmes një lobimi i cili më pas u identifikua se kishte ardhur përmes pagesave të një kompanie lobuese, nga Partia Demokratike. Vendin e Kathleen Ann Kavalec e zuri Ambasadorja Yuri Kim. Ardhja si ambasador në Tiranë e David Kostelançik nuk pritet t’i ndryshojë prioritet e deritanishme të SHBA për Shqipërinë, të udhëhequra nga Yuri Kim.

    Top Channel

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një diplomat karriere dhe ekspert për Rusinë, do të jetë ambasadori i ri amerikan në Tiranë

    Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë para Senatit: Do punoj për forcimin e “Drejtësisë”

    30-03-2023

    Emri:  amb.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  17.5 KB

    David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador.

    “Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

    Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje, shkruan VOA.

    Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qëndrueshëm. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

    Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

    Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

    Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

    Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një diplomat karriere dhe ekspert për Rusinë, do të jetë ambasadori i ri amerikan në Tiranë

    E propozoi Biden, Senati i SHBA refuzon David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

    Emri:  kosten1.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  22.9 KB

    Senati në SHBA nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

    Mësohet se Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion.

    Kujtojmë se Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.

    Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senati amerikan refuzon kandidatin e presidentit Biden për ambasador në Shqipëri

    Senati Amerikan nuk miraton kandidaturën për ambasador në Tiranë. Mbetet David Wisner

    Emri:  Capture-13.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  21.6 KB

    SHBA do të mbetet pa ambasador në Shqipëri pasi Senati Amerikan ka refuzuar kandidaturën e propozuar nga Joe Biden, për ambasadorin e ri në Shqipëri.

    Mësohet se David Kostelancik nuk mund të jetë ambasador në vendin tonë. Kështu që presidenti Biden duhet të propozojë një tjetër emër.

    Ndërkohë David Wisner mbetet i Ngarkuar me Punë i SHBA në Shqipëri, një diplomat karizmatik dhe shumë dashamirës për vendin tonë

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senati amerikan refuzon kandidatin e presidentit Biden për ambasador në Shqipëri

    A e ka rrëzuar lobingu kandidatin për ambasador në Shqipëri, siç bëri në rastin e Kavalec në 2019?

    Senati i ka kthyer presidentit Joe Biden, kandidaturën e David J. Kostelancik, për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri.

    Mesohet se Senati nuk e ka miratuar David J. Kostelancik që të jetë shef i Ambasadës se SHBA në Tiranë.

    Senati i ka kërkuar Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

    David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

    David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

    Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

    Mosmiratimi i tij ngjan me rastin 'Kalavac' që u rrëzuan në vitin 2019 dhe Shqipëri u emërua Yuri Kim. Atëkohë u përfol shumë se lidhjet e fuqishme të Sorosit në Senat rrëzuan Kalavac dhe ndikuan që në Shqipëri të emërohej Kim. Rastet duken të ngjashme, duket ndikimi i ndonjë lobimi të fuqishëm që ka ndikuar në vendimin e Senatit.

    A është rastësi apo vërtetë ka ndodhur kështu, kjo mbetet për t'u parë.


    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senati amerikan refuzon kandidatin e presidentit Biden për ambasador në Shqipëri

    Presidenti Biden ripropozon David J. Kostelancik si ambasador në Shqipëri

    Emri:  David-J.-Kostelancik.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  27.7 KB

    David J. Kostelancik është sërish emri që presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka propozuar si ambasador në Tiranë.

    “David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, është sërish propozimi i presidentit Joe Biden.

    Në nominimin e parë nuk e kaloi dot Senati pasi u tejkaluan afatet bashkë me shumë propozime të tjera për ambasador.

    Tani pritet që Senati ta votojë si ambasador në Shqipëri.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senati amerikan refuzon kandidatin e presidentit Biden për ambasador në Shqipëri

    Presidenti Biden njofton se do të emërojë diplomatin David Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

    Emri:  Capture-93.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  21.0 KB

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

    Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

    David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

    Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

    Zoti Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

    Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

    Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjihashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

    Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senati amerikan refuzon kandidatin e presidentit Biden për ambasador në Shqipëri

    VOA: Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri

    Emri:  auto_david_kostolanec1713294001.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  23.4 KB

    Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

    Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.

    Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.

    Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë.

    Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.

    “Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

    Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2024, 14:49
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:36
  3. Ambasador i ri Amerikan në Shqipëri
    Nga tias në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-07-2010, 06:54
  4. Spanjë, Senati voton për ndalimin e perces
    Nga brooklyn2007 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-06-2010, 05:34
  5. David Smiley, ish-oficeri anglez ne Shqiperi
    Nga Ka Vetem DINAMO në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 09:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •