Emri:  Pagat.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  42.7 KB

Në pjesën e fundit të vitit, paga në shtet arriti në 610 euro, ndërsa në sektorin privat, 500 euro.

Për të shkuar te ky nivel, paga mesatare u rrit me 11% në Shqipëri në vitin 2022 krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, në vendet fqinje rritja rezulton nga 13 deri në 18%.

Në rajon, pagat tona janë më të ulëta. Rrogat më të larta paguhen në Bosnjë, Serbi e Mal të Zi.

Brenda një viti, ato janë rritur në të gjitha shtetet e Ballkanit, por rritje më e madhe është parë në Bosnjë dhe në Serbi me 16 dhe 18%. Ndërkohë, Shqipëria ka njohur nivelin më të ulët të rritjes së pagës mesatare.

Pagat që rriten në 2023, mësuesit e mjekët mbi 5500 shtesë



Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planfikimit, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.

Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve.

Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot.

Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas progamit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%.

Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025.

Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.

Përplaset ekonomistja me ekspertin: Po ngordh për bukë, ti thua do rriten pagat

Emri:  Screenshot_9-1.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  27.6 KB

Ekonomistja Zana Guxholli dhe eksperti i punësimit Erald Pashaj u përplasën në studion e “Good morning Albanians” në Euronews Albania sa i takon një studimi të Komisionit Europian që ka dalë në përfundimin se 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore.

Guxholli iu kthye Pashajt duke thënë se komenti i tij për rritjen e pagave është pavend kur njerëzit kanë vështirësi në plotësimin edhe të nevojave bazë të ushqimit.

“Pra rritje rroge ka, që nga 2019,” – u shpreh eksperti i punësimit.

“Po mos të ketë rritje rroge është të ngordhim të gjithë për bukë, edhe ne që jemi të kualifikuar,” – tha Guxholli.

Ajo shtoi se ka jetuar në Budapest dhe gjatë viteve të jetës atje, përveç rritjes së rrogës në varësi të meritës, rroga i rritej gjithnjë edhe në varësi të inflacionit, gjë që në Shqipëri nuk po ndodh.

Burimi: Euronews