Një numër i madh njerëzish në mbarë botën u vaksinuan me vaksinat e teknologjisë mRNA, të prodhuara nga kompanite farmaceutike Pfizer dhe Moderna. E hapa kete teme per te mësuar nga vetë antarët e forumit që e bënë vaksinën, për të mësuar nëse patët ndonjë komplikacion me shëndetin pasi morët vaksinën. Shumë njerëz në botë, sidomos të rinj në moshë, kanë ngritur shqetësimin se vaksina u ka krijuar probleme me zemrën, miokarditin.
- A patët probleme të dukshme me shëndetin pasi bëtë vaksinën?
- A njihni njerëz në rrethin tuaj familjar e shoqëror që patën komplikacione me shëndetin pasi bënë vaksinën?
- A e kontraktuat virusin e covid-19 pasi e bëtë vaksinën? Nëse po, a mendoni se vaksina ju ndihmoi ndaj virusit?
Ju ftoj të postoni më poshtë përgjigjet tuaja.
Albo
Krijoni Kontakt