Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    “Mrekullitë e Shqipërisë” - BBC me cikël dokumentaresh për bukuritë dhe kulturën shqiptare

    “Mrekullitë e Shqipërisë”, BBC me cikël dokumentaresh për bukuritë dhe kulturën shqiptare

    Nga Butrinti në Alpet shqiptare, rrjeti ndërkombëtar i BBC-së ka prodhuar një seri programesh mbi turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë, që nisën transmetimin më 21 Janar.

    Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton drejt Shqipërisë malore për të zbuluar një vend me qytete dhe fortesa epike, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.

    “Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim shumëserial i një prej televizioneve më të mëdhenj ndërkombëtarë. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit, takimi me komunitetet në Alpet spektakolare shqiptare, ku pjesë e eksplorimit është Kulla e Ngujimit apo edhe Lahuta,instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

    Një tjetër pjesë i kushtohet Gjirokastrës duke zbuluar bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

    Programi merr një rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe ka një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik dhe kulturor, duke promovuar mrekullitë e Shqipërisë dhe paraqitur ato në sytë e gjithë botës.

    Cikli “Mrekullitë e Shqipërisë” transmetohet në BBC World Service dhe ka 4 episode.

    Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa artikujve rekomandues në gazetën New York Times apo mediave të tjera ndërkombëtare. Kohët e fundit New York Times rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli natyrore që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi lumi i vetëm i egër në Evropë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/mreku...ren-shqiptare/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-01-2023 më 12:14

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: “Mrekullitë e Shqipërisë” - BBC me cikël dokumentaresh për bukuritë dhe kulturën shqiptare



    Betejat, Butrinti dhe kullat e ngujimit, ‘BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-10-2021, 09:59
  2. status symbol ne kulturen e emndesin e sotme shqiptare...
    Nga wanderer në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2015, 08:41
  3. Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-04-2013, 21:48
  4. Komente mbi Kulturen Shqiptare
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 11:46
  5. Libër për kulturën dhe traditat shqiptare
    Nga Drini Nosi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •