Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Nuk kemi c'te presim me!

    Nuk presim me!

    Emri:  FB_IMG_1674339827830.jpg

Shikime: 143

Madhėsia:  50.8 KB

    Fiks 12 vjet me pare, Edi Rama organizoi nje proteste perballe kryeministrise. Protestuesit e dhunshem thuhet se I solli Tom Doshi, ndersa Rama mbeti ne zyre se medemek u pengua nga trafiku.

    Protesta behej ngaqe disa dite me pare kishte dale nje video ku Ilir Meta, qe ne ate kohe ishte zv/kryeminister, shfaqej duke bere pazare me bllok ne dore. Shprehja epike ishte ‘Gimi me tha mua 7%’. Kaq me sa duket ishte ‘thela’ e Metes.

    Sali Berisha ne vend qe te distancohej nga korrupsioni i Metes, e ktheu ate ne moralin e qeverise. Dhe vrau 4 njerez te pafajshem, te cilet sipas Metes ishin ‘kokepalare’.

    Per te mbrojtur pushtetin e Berishes dhe 7% e Metes, garda e republikes u urdherua te gjuante kunder protestuesve!

    Nje skene mizorie ne mes te bulevardit, ne mes te Tiranes, ne mes te Evropes ne mijevjecarin e trete.

    Qe ne mbremjen e 21 Janarit, Edi Rama filloi te mbante fjalime pasionante duke premtuar drejtesi per 21 Janarin.

    Dy vjet me vone ai fitoi zgjedhjet, dhe Berisha shkoi ne opozite. Por ne vend qe ta fuste ne burg, Rama e mori Meten ne qeveri.

    Per pasoje qe nga 2013 deri ne 2015, Meta i perdori votat qe kishte marre si pjese e koalicionit me PD-ne per te mbajtur ne kembe koalicionin me PS-ne neper keshillat bashkiak.

    Me pak fjale, votat qe i kishin dhene demokratet I perdori kunder PD-se.

    Ecim 12 vite perpara dhe vijme ne 2023.

    Rama vazhdon te beje zullumet per te cilat dje akuzonte Meten dhe Berishen, ndersa ata qe protestonin per te sot jane nen toke, dhe familjet e tyre ende nuk kane gjetur drejtesi.

    Nese je duke pyetur si ka mundesi qe vazhdon te qendroje ne pushtet, pergjigjia nuk eshte tek aftesia e tij por tek paaftesia e PD-se per te ngjallur shprese.

    Ne vend qe te ecte perpara, PD-ja eshte rikthyer tek Sali Berisha, i cili ka mbi supe vrasjen e qytetareve te vet.

    Ne vend qe te reformohej, PD-ja eshte rikthyer serish me Meten, dhe iu kerkon demokrateve qe te vene serish bast per ndershmerine e tij, duke e votuar per ne Keshillat Bashkiak.

    Ne vend te nje kandidature morale qe do te ngjallte shprese, PD-ja ka zgjedhur ta sfidoje Ramen me nje alence mes nje vrasesi gjakftohte dhe nje hajduti me cizme.

    Mbi 67% e shqiptareve jane sot kunder Edi Rames dhe Erion Velise.

    Mbi 67% e shqiptareve kerkojne nje alternative perballe ketij binomi te perbere nga nje genjeshtar patologjik dhe nje autokrati te korruptuar.

    Mbi 67% e shqiptareve sot kerkojne te ecin perpara drejt nje Shqiperie si pjesa tjeter e Evropes.

    Por bindjet, aspiratat dhe kerkesat e tyre nuk mund te perfaqesohen nga binomi Berisha-Meta.

    Ata kerkojne dicka tjeter.

    Prandaj sot eshte pergjegjesi, por edhe nevoje historike qe tu ofrosh shqiptareve nje alternative pertej ketyre tre emrave, te cilet kane marre peng jo vetem partite e tyre, por edhe te ardhmen e ketij vendi.

    Prandaj sot kemi vendosur te perfaqesojme shpresen e atyre shqiptareve qe besojne se nje Shqiperi me e mire eshte e mundur.

    Nuk ka me kohe per te pritur! Boll jane 32 vite nga jeta jone!

    Nuk kemi c'te presim me!

    Nese edhe ti ndihesh si une, bashkohu duke klikuar me poshte (linku)

    https://docs.google.com/forms/d/e/1F...PrGyQ/viewform

    Dr. Endri Shabani

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Nuk kemi c'te presim me!

    Kemi kohe qe presim por drejtesia po vonon dhe nje drejtesi e vonuar nuk eshte drejtesi, non grata e ka pohuar vete se 4 te pafajshmit jane vrare me dijenine dhe urdhrin e tij, kane frike se mos vjen neser ne pushtet prandaj s`ja mban spakut te veproje mbi te..
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Nuk kemi c'te presim me!

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kemi kohe qe presim por drejtesia po vonon dhe nje drejtesi e vonuar nuk eshte drejtesi, non grata e ka pohuar vete se 4 te pafajshmit jane vrare me dijenine dhe urdhrin e tij, kane frike se mos vjen neser ne pushtet prandaj s`ja mban spakut te veproje mbi te..
    Kane kaluar 12 vjet, nuk duan te denojne njeri-tjetrin sepse ashtu kane hakllat mes vetit.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Nuk kemi c'te presim me!

    Do heqesh binomin??? Binomit po i vjen fundi.
    Askush nuk ka qendruar ne pushtet forever.
    Pyetja eshte me ke do i zevendesosh?
    Kujt t'ja japesh voten?Te kush te kesh besim?
    Fatkeqsia e mases se popullit qe voton eshte se vazhdon te
    votoje, vazhdon qe te kete besim te X kandidat.
    Popull idiot.Ashtu kane qene dhe vazhdojne te jene,idiote.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Presim hapjen e bisedimeve tė anėtarėsimit nė BE kėtė vit
    Nga Neteorm nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-02-2018, 14:17
  2. Reagon Europa: Nuk presim PS pėr tė vendosur pėr vizat
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 27-03-2010, 20:46
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:27
  4. A mund te presim kur duam ?
    Nga Marijuana85 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-08-2008, 07:40
  5. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •