Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Ekonomisti Michael Hudson: Ju tregoj se si imperializmi amerikan funksionon sot në botë

    Emri:  hudson-200x300.jpg

Shikime: 1266

Madhësia:  17.0 KB

    Ekonomisti Michael Hudson, i jep pergjigje nje pyetje se ku dallon borxhi amerikan nga borxhi i popujve te tjere te botes, ne rastin konkret, Afrikes. Personi qe ben pyetjen eshte afrikane. Degjojeni me vemendje ne anglisht me poshte pergjigjen e tij:




    Transkriptimi ne shqip per ata qe nuk dine anglisht:

    Pyetje nga te pranishmit:

    - Faleminderit. Kam nje pyetje. Cili eshte ndryshimi mes borxhit amerikan dhe borxheve qe kane vendet afrikane. Duket sikur barra e borxhit nuk i pengon amerikanet qe te jene udheheqesit e botes, por nga ana tjeter, borxhet nuk i lene vendet afrikane qe te ngrejne koken e po u merr frymen.

    - Pyetja juaj eshte shume e rendesishme. Me pak fjale, ju po pyesni, ku dallon borxhi amerikan nga borxhi i vendeve afrikane? Se pari, Amerika nuk do ta paguaje kurre borxhin e saj. Nuk ka perse ta paguaje kete borxh. Borxhi i Amerikes eshte marre ne kartmonedhen e vete, dollarin amerikan. Amerikanet thjeshte printojne me shume dollare. Borxhi i vendeve afrikane nuk eshte marre ne kartmonedhen lokale te vendit te tyre, por eshte marre ne dollare amerikane. Afrikes i duhet te fitoje dollare amerikane qe te shlyeje borxhin. Dhe e vetmia menyre per te fituar dollare amerikane eshte duke mos prodhuar ushqimet e veta pasi kjo do te sillte vrasjen e tyre pasi eshte dicka qe Amerika nuk e lejon. Principi ne themel te Bankes Boterore, bankes nderkombetare boterore, eshte qe asnje shtet nuk duhet lejuar qe te rrisi e prodhoje ushqimet e veta. Afrika dhe bota e trete duhet te rrisin e prodhojne vetem prodhime qe i eksportojne, qe te mund te krijojne nje oferte te tepert te ketyre prodhimeve ne treg qe perdoren si materiale baze ne prodhim gjetiu. Dhe qe ti detyrojne qe ta mbajne cmimin e ketyre mallrave te ulet, amerikanet i detyrojne keto vende qe te eksportojne drithin e buken nga Amerika, ne menyre qe tu bejne te njejten gje qe i bene edhe Kines ne vitet 1960. Amerika ve sanksione ndaj ketyre vendeve. U themi, ne kemi per tu bere qe te vdisni nga uria! Nuk do te blejme mallrat tuaja te eksportit. Pra duke u nisur nga fakti se ata e kane marre borxhin e tyre ne dollare amerikane, u duhet qe ti shesin amerikaneve mallrave qe duan amerikanet, dhe jo mallra qe duan vete shtetet afrikane.

    Une mendoj se organizatat me te djallezuar ne bote sot jane Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar (FMN-ja). Libri im, "Superimperializmi", qe e shkruajta ne vitin 1972 flet per te gjitha keto gjera. Bleresit me te medhenj te librit ishin Departamenti i Mbrojtjes dhe CIA. Organizata per te cilen une punoja ne ate kohe, u pagua nga keto departamente $80,000 qe tu shpjegoja se si punon imperializmi amerikan. Dhe ata e perdoren si nje liber udhezues se si tia arrinin ketij qellimi, hapur fare. Une ne fakt e shkruajta librin duke paramenduar se socialistet dhe vendet e botes se trete do ta lexonin librin e do ti jepnin nje zgjidhje ketij problemi. Libri u perkthye ne shume gjuhe te botes, spanjisht e gjuhe te tjera dhe u be shume i njohur. Une u habita kur me ftuan ne Shtepine e Bardhe qe t'iu shpjegoja se si punon imperializmi amerikan. Pergjegjesi im ne ate kohe me tha: Ua kaluam edhe britanikeve kur vjen fjala tek imperializmi. Sekreti eshte ti detyrojme keto vende qe te marrin borxh ne kartmonedhen tone e jo ne kartmonedhen e tyre. Shtiem nen kontroll bankat qendrore te ketyre vendeve, dhe eshte njesoj si ti zesh prej fyti.

    Sigurisht, qe borxhet e botes se trete duhet te anullohen sipas principit te "odious debt". Une nuk mund ti bindja keta njerez qe ta benin kete gje, pasi sic me thane, nese e beme nje gje te tille, CIA ka per te na vrare. Keshtu, lind pyetja, si mund ta prishim kete qark vicioz? Ky eshte nje problem qe une nuk kam qene dot ne gjendje qe ta zgjidh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2023 më 18:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ekonomisti Michael Hudson: Ju tregoj se si imperializmi amerikan funksionon sot në botë

    Me sa kam lexuar huadhenesi me i madh ne Afrike eshte Kina. Kina mban reth 13 % te borxhit Afrikan (edhe se duke munguar shifrat egzakte te qeverise kineze perqindja dyshohet te jete me e larte) ndersa Amerika si shtet ka 4% etj etj

    Megjithate kam mendimin se borxhi amerikan nga borxhi afrikan ndryshon vetem ne nje aspekt kryesor qe eshte burokracia (vlen ma ha mendja per te gjitha vendet e varfera edhe per Shqiperine) Burokracia eshte baza e borxhit te larte sepse burokracia sjell korrupsionin dhe korrupsioni te sjell varferine dhe borxhin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ekonomisti Michael Hudson: Ju tregoj se si imperializmi amerikan funksionon sot në botë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Me sa kam lexuar huadhenesi me i madh ne Afrike eshte Kina. Kina mban reth 13 % te borxhit Afrikan (edhe se duke munguar shifrat egzakte te qeverise kineze perqindja dyshohet te jete me e larte) ndersa Amerika si shtet ka 4% etj etj

    Megjithate kam mendimin se borxhi amerikan nga borxhi afrikan ndryshon vetem ne nje aspekt kryesor qe eshte burokracia (vlen ma ha mendja per te gjitha vendet e varfera edhe per Shqiperine) Burokracia eshte baza e borxhit te larte sepse burokracia sjell korrupsionin dhe korrupsioni te sjell varferine dhe borxhin.
    Po, ne 2 dekadat e fundit, influenca kineze eshte rritur ndjeshem ne Afrike. Asgje nuk ndryshon per popujt afrikane. Dallimi i vetem eshte qe ne kembim te financimeve kineze ne infrastrukture (porte + rruge), ata duhet tua japin prioritet qe mallrat e eksportit dhe mineralet e nentokes t'ia shesin Kines dhe jo amerikaneve apo evropianeve. Kinezet po perdorin te njejten skeme qe kane perdorur amerikanet dhe evropianet. Dhe e bukura eshte, qe po te degjosh profesorin me lart, ai nuk eshte ftuar vetem ne Shtepine e Bardhe, por edhe ne Pekin qe te diskutoje se si funksionon imperializmi.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-12-2022, 01:49
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2015, 10:43
  3. Imperializmi dhe Seksualizmi në Kosovo 2.0
    Nga angmokio në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 15:03
  4. Kate Hudson manjake blerjesh: Kam 400 palë këpucë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 16:41
  5. Ekonomisti për Kosovën
    Nga qyfyri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 17:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •