Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Pano Soko: Çmime të larta të banesave, 80% e të rinjve nuk martohen dot

    Emri:  pano-765x433-1.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  25.0 KB

    Ekonomisti Pano Soko analizoi në studion e “Opinion” situatëm me tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Ai tha se stoku i banesave në Tiranë është rritur me 30%, ndërkohë që popullsia është rritur me vetëm 3%.

    Në këtë logjikë, ai tha se është ende e paqartë se si çmimi i banesave mbetet i palëvizshëm.

    “27% është rritur stoku i Tiranës, ndërkohë që popullsia është rritur me 3%. Në Londër nuk ka rritje të tilla të stokut.

    Kush është problemi me 27%? Pra, ne pavarësisht se rritja e stokut ka tejkaluar rritjen e qytetit, nuk na ulet çmimi.

    Vetëm gjysma e apartamenteve blihen me kredi bankare. Gjysma tjetër me çfarë blihen? Për të treja vitet e fundit cash flow është në ulje. 1.5 mikliardë euro është shifra e përgjithshme e gjithë ndërtimeve, nga këto 750 milionë euro që kalojnë pa bankë. Problemi më i madh që kemi ne me këto çmime të rritura të apartamneteve është fakti, që 80% e të rinjve nuk martohen për shkak të pamundësive ekonomike”, tha Soko.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pano Soko: Çmime të larta të banesave, 80% e të rinjve nuk martohen dot

    Shakohoxha: Çmimi më i lartë një apartamenti në Tiranë shkon edhe 5-6 mijë euro m2


    Emri:  shako.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  10.6 KB

    Gazetari Dritan Shakohoxha i cili prej disa kohësh është duke menaxhuar një zyrë real estate, tha në emisionin “Opinion” se çmimi më i lartë i një apartamenti në Tiranë shkon në 5-6 mijë metër katrorë. Ai tha se bëhet fjalë për apartamente të një cilësie të lartë dhe që në çdo vende të botës ka disa ndërtime që bëjnë diferencën.

    Pjesë nga biseda në studio:

    Shakohoxha: Çmimi më i lartë është roof top, kati i fundit i një pallati dhe nuk ka çmim. Mund të shkojë 5-6 mijë euro metri katror.

    Fevziu: Kush e blen?

    Shakohoxha: Në çdo vend të botës, kush mund të blejë një apartament të tillë, vetëm 1% e njerëzve.

    Fevziu: Të marrësh pallati të ri normal, sa të shkon në qendër të Tiranës?

    Shakohoxha: 2500-3000, edhe 3500 euro për metër, por janë katër pallate të tilla. Për katër pallate do përfshihet gjithë Shqipëria. Në çdo vend i ke katër pallate


    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pano Soko: Çmime të larta të banesave, 80% e të rinjve nuk martohen dot

    Arbi Mazniku tregon si është raporti i rritjes së banorëve dhe ndërtimeve në Tiranë

    Emri:  mazniku.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  25.1 KB

    Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, u shpreh në emisionin “Opinion” se aktualisht Tirana e kalon numrin e 1 milion banorëve.

    Gjatë fjalës së tij, Mazniku tha se numri i metrave katrorë që ndërtohen nuk është larg me numrin e rritjes së banorëve.

    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbi Mazniku u shpreh se metri katror në Tiranë sot shitet mesatarisht 1200 Euro. Ai u shpreh se në vit totali i metrave katrorë të ndërtimit mund të shkojë deri në 850 mijë metra katrorë.

    Blendi Fevziu: Sa është Tirana sot si numër banorësh?

    Arbi Mazniku: Tirana sot si numër banorësh e kalon numrin e 1 milion banorëve.

    Blendi Fevziu: Bashkia e Tiranës?

    Arbi Mazniku: Po.

    Blendi Fevziu: Thuajse diku tek 40%-35% e popullatës së Shqipërisë.

    Arbi Mazniku: Me listën e zgjedhësve mjafton të them që lista që doli javës që kaloi ka 715 mijë votues.

    Blendi Fevziu: 750-850 mijë metra katrorë ndërtim në vit. Në 10 vjet i bie 8 milionë e gjysmë metra katrorë.

    Arbi Mazniku: Jo, jo! Ta bëjmë llogarinë mbrapsht. 700 mijë metra ndërtim nga të cilat unë po them 550 mijë janë metra rezidenciale. Tani me 100 metra katrorë për apartament, po e bëjmë trashë llogarinë, janë 5500 apartamente. Me 3 veta për apartament janë 15 mijë, 16 mijë, 17 mijë veta. Tirana rritet normalisht 20 mijë veta në vit. Që do të thotë raporti i rritjes së banorëve të qytetit me raportin e rritjes së metrave katrorë të ndërtimit nuk është shumë larg. Duhet pasur parasysh që një ndër forcat shtytëse të mëdha të kërkesës është edhe tentativa e shumë njerëzve, shumë legjitime, për të marrë pak metra katrorë. Totali i metrave katrorë të ndërtimit shkon në nivelin 750-850 mijë metra katrorë. Këto janë të gjithë këtu, edhe objekte industriale, objekte rezidenciale, edhe objekte shërbimi, shkolla dhe të gjitha me radhë”, u shpreh Mazniku.

    Po kështu debat ngjalli edhe numri i firmave që ndërtojnë.

    Ndërtimet në Tiranë dhe çmimet e tyre ishte fokusi i diskutimit në emisionin “Opinion”.

    Pas sqarimit të çminimeve, zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka thënë se nga 1000 objekte në Tiranë janë vetëm 20 objekte më të larta se 12 kate.

    Gjë e cila solli dhe reagimin e të ftuarve të tjerë në emision, duke kundërshtuar një shifër të tillë.

    Pavarësisht këtyre reagimeve, Mazniku tha i bindur se si ndërtime me leje si pa leje, janë vetëm 20 ndërtime që e kalojnë këtë lartësi.

    Arbi Mazniku: Nga 312 objekte të larta që janë objektet mbi 4 kate, në 1000, vetëm 6 përqind, ose 20 objekte janë mbi 12 kate.

    Blendi Fevziu: Si qenkan 20 mbi 12 kate?! Ti po quan ato me leje. Po ato pa leje?

    Arbi Mazniku: Me leje pa leje janë 20.

    Blendi Fevziu: Si mo 20?!

    Arbi Mazniku: Objekte mbi 12 kate janë 20 objekte dhe asnjë më shumë, asnjë më pak. Ua siguroj unë këto të dhëna, nëse do dikush t’i shikojë një për një. Dhe tjetra, mbi 292 janë objekte deri në 12 kate.


    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pano Soko: Çmime të larta të banesave, 80% e të rinjve nuk martohen dot

    Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?

    Në vendet normale, me kryebashkiakë normalë, kostoja e banimit është një temë madhore elektorale dhe shoqërore dhe politikanët janë gjithmonë nën presion për ta ulur këtë kosto. Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nervin që ta prezantojë rritjen marramendëse të çmimit të shtëpive si sukses. Një sukses ky nga i cili përfiton një minorancë fare e vogël e popullsisë.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Erion-Veliaj-2.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  32.7 KB

    Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të gjithë duket se kemi dalë të fituar nga rritja marramendëse e çmimit të apartamenteve në Tiranë gjatë viteve të fundit. Argumenti i tij, i thënë në një studio televizive, ishte që nëse ti si qytetar ke një apartament, ai kushton sot më shtrenjtë nga sa kushtonte pesë vjet më parë. Pra teorikisht, ne të gjithë jemi më të pasur.

    Në fakt kjo ndodh vetëm teorikisht. Praktikisht, nëse ti ke qëlluar me fat dhe ke një apartament ku banon, je njësoj si sot, si para dhjetë vjetësh. Para dhjetë vjetësh mund ta shisje apartamentin për, fjala vjen, 50 mijë euro, por nuk e shite, sepse përndryshe do të mbeteshe pa shtëpi. Sot, mund ta shesësh për 100 mijë euro, por normalisht që nuk e shet, sepse njësoj si para dhjetë vjetësh, do të mbetesh pa shtëpi.

    Në fakt kjo është situata normale për ndoshta pjesën më të madhe të popullsisë. Por problemi është që ka një pjesë aspak të vogël, e cila ka zero shtëpi. Jeton me qira. Ose ka një shtëpi të vogël e po i rriten fëmijët dhe dëshiron të marrë një shtëpi pak më të madhe. Ose ka një shtëpi të vogël, të blerë para shumë vitesh, pasi ka ardhur nga ndonjë provincë e bërë e pajetueshme dhe dëshiron që prindërit, tashmë të moshuar, t’i marrë në Tiranë. Dhe për këtë të duhet një dhomë shtesë. Ose ka një shtëpi të vogël dhe të keqe, (cilësia e ndërtimit këtu nuk ka qenë kurrë normale), dhe dëshiron të ketë një shtëpi më të mirë.

    Nëse bie në këtë kategori qytetarësh, situata është bërë tmerrësisht e vështirë. Nëse paga mesatare e shqiptarit më 2015 ishte 42 mijë lekë në muaj, mund të gjeje apartament me çmim 800 apo 1 mijë euro për M2. Paga jote mujore mjaftonte për të blerë 0.4 apo 0.5 metra katrorë shtëpi. Për të blerë një shtëpi 70 metra katrorë, të duhej të punoje 140-170 muaj, ose 12-14 vjet. Në vitin 2022, paga jote mesatare është 66 mijë lekë. Çmimi i apartamenteve është rritur shumë më shpejt se sa pagat. Pagat janë rritur me 61%, ndërsa çmimi i banesave është rritur me afro 90%. Me pak fjalë, sot të duhen 15-18 vjet punë për të blerë një apartament minimal.

    Natyrisht që rritja e çmimeve të banesave sjell përfitim për disa. Ndërtuesit, kostot e të cilëve janë pothuajse njësoj, fitojnë dhe sistemi famëkeq i lejeve dhe licencave ka gjasa që të fitojë gjithashtu. Fitojnë edhe ata të paktë që kanë pasur fat në jetë e që kanë më shumë se sa një shtëpi. Pjesa tjetër, ose nuk fiton, si në rastin e atyre që kanë vetëm një shtëpi, ose humbet. Por humbja e kësaj kategorisë së fundit nuk është thjeshtë humbje financiare. Ajo është para së gjithash humbje njerëzore dhe dhunim dinjiteti.

    Njeriu që duhet të zhytet në kredi për një shtëpi e ka shumë të vështirë t’i lejojë vetes të heqë dorë nga një punë ku nuk ndjehet mirë, apo ndjehet i shfrytëzuar me tepri. Dhe sa më gjatë të vijojë kredia, aq më gjatë vijon dhunimi potencial. Ndërsa çmimet tepër të larta dhe krejtësisht të paarsyeshme të shtëpive bëjnë që një pjesë aspak e vogël prej atyre që nuk kanë shtëpi, ta shohin të pamundur të bëjnë jetë normale dhe dinjitoze këtu. Ata zgjedhin emigrimin. Fakti është që shtëpitë janë të paarritshme për një pjesë të madhe të shqiptarëve. Dhe fakti është që nuk ka kurrfarë arsyeje se pse çmimet e shtëpive të jenë kaq të larta. Toka nuk ka mbaruar dhe qytetet mund të zgjerohen. Mund të zgjerohen me qëllim që të ketë ofertë më të lartë për banesa dhe njëkohësisht që të ketë ofertë për banesa më cilësore.

    Në një vend normal, kandidatët për kryebashkiakë do të mund të prezantonin ide se cilat qyteza të reja do të themelojnë përreth Tiranës, se sa shumë toka aktualisht të lëna djerrë do të mund të urbanizohen për të krijuar kushte jetese normale për një popullsi që shpresohet se do të vijojë të rritet, ndonëse shenjat janë të qarta se edhe në Tiranë, popullsia ka gjasa ka filluar të gërryhet nga emigrimi.

    Në vend të kësaj, kryetari mendon për atë minorancë fare të vogël që përfiton nga rritja e çmimeve, duke ndërtuar më keq dhe më shumë në atë hapësirë që sakaq është e mbingarkuar.


    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Nismë ligjore për sigurimin e banesave e bizneseve nga përmbytjet
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2017, 10:53
  2. Marrëveshje për hipotekimin e dhjetra mijëra banesave në Tiranë
    Nga shigjeta në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2011, 02:14
  3. Cmimi i banesave dhe trojeve ne Shqiperi
    Nga KokeKatrori në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 28-08-2010, 07:15
  4. Çmime të larta të ndërtimeve në Tiranë
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 07:51
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-09-2002, 11:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •