Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Rrëfimet e familjarëve që i panë të masakruar më të dashurit e tyre në Reçak

    Emri:  masakra-600x360.png

Shikime: 29

Madhësia:  384.9 KB

    Gazetare: Laura Çelaj

    Në masakrën e Reçakut, Hafiz Mustafa humbi të birin Muhametin dhe nipin e tij Murtezin.

    Sot 82-vjeçari për më të dashurit e tij e shuan mallin vetëm përmes fotografive.




    Express

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Ambasadori Walker përballë shtatores së tij- ishte inauguruar para 6 vjetësh

    Emri:  thumbnail_15.1.2023-ZKM-7-600x360.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  34.9 KB

    Sot është shënuar 24-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.

    Për të shënuar këtë përvjetor është mbajtur një ceremoni, ku morën pjesë krerë të pushtetit, derisa memorialin e kanë vizituar liderë opozitarë dhe qytetarë të shumtë.

    Sot në Reçak, nuk mungoi as ambasadori William Walker që i dha jehonë masakrës së 15 janarit të vitit 1999, duke e quajtur krim kundër në njerëzimit.

    Derisa ishin në Reçak, Kurti dhe Osmani bashkë me ambasadorin Walker kanë vizituar edhe shtatoren e këtij të fundit, e cila u inaugurua para gjashtë vitesh.

    “Pas homazheve, në shoqëri edhe të ambasadorit William Walker, përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe në prani të shumë qytetarëve, kryeministri Kurti ka vazhduar me nderime te varrezat e të vrarëve nga forcat serbe, si dhe ka vizituar shtatoren e ambasadorit Walker”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Emri:  thumbnail_15.1.2023-ZKM-7-1.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  36.8 KB


    Express

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Walker thotë se gëzohet që e sheh Kurtin si kryeministër në Reçak, përmend edhe ish presidentin Thaçi

    Emri:  william-walker-600x340.png

Shikime: 27

Madhësia:  101.9 KB

    Walker thotë se gëzohet që e sheh Kurtin si kryeministër në Reçak, përmend edhe ish presidentin Thaçi

    Ambasadori William Walker gjatë ceremonisë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se çdo vit sheh më shumë njerëz që vijnë për të nderuar dhe respektuar njerëzit këtu.

    Ai tha se më 15 janar 1999 moti ishte i ftoftë, me borë dhe akull, derisa sot është me diell, gjë që , sipas tij, tregon edhe përparimin e gjërave në Kosovë.

    “Unë vi çdo vit edhe për arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja është që të shoh se cfarë progresi është arritur në fshatin e Reçakut dhe në Republikën e Kosovën në tërësi. Dhe duhet të them se çdo vit largohem nga këtu me përshtypje më pozitive se çfarë ka ndodhur këtu dhe çfarë do të ndodh në të ardhmen. Nëse vetëm fakti 15 janarit i vitit 1999 moti në atë kohë ishte i tmerrshëm, kishte borë e akull, ishte e vështirë të ecje në këtë terren dhe t’i shohësh trupat e viktimave e asaj që kishte ndodhur një natë më parë. Sot derisa shoh, dielli po ndriçon, qielli është i kaltër, dhe kjo simbolizon që gjërat janë përmirësuar, jo vetëm në mënyrë simbolike por edhe në mënyra tjera. Njerëzit e Kosovës kanë bërë gjëra të rëndësishme prej atij janari të 1999-ës, po ashtu kam qenë këtu në 15 ceremoni vjetore, kryesisht për të parë njerëzit e fshatrave”, tha ai.

    Walker përmendi edhe ish presidentin Hashim Thaçi, duke e kujtuar një moment me të.

    “Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur ai erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule dhe i thashë që ta vendosë atë lulë dhe sa herë ta sheh atë lule, ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe atje ku është ai a e kujton ende Reçakun. Ajo që dua të them është se çdo vit qeveria qendrore, jo vetëm Shtimja, dëshiron të vijë dhe të tregojë se Reçaku përfaqëson shumë më shumë përtej këtij regjion, Reçaku përfaqëson Kosovën”, deklaroi ai.

    Ambasadori Walker tha se është i lumtur që sheh kryeministrin Kurti në Reçak si kryeministër dhe Osmanin si presidente.

    “Megjithatë, kryeministri juaj ka qenë këtu çdo vit që kam ardhur unë, prandaj nuk është hera e parë që vjen këtu, kam kënaqësinë që e shoh atë këtu si kryeministër. Besoj që e njëjta vlen edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe shumë prej jush, por nuk ka qenë deri para tri vitesh kur qeveria qendrore ndërhyri këtu dhe tregoi mirëkuptimin kombëtar të asaj çka përfaqëson Reçaku”, tha ai.

    Express

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Osmani: Të masakruarit e Reçakut trokasin çdo ditë në ndërgjegjen tonë, propaganda e Vuçiqit i masakroi edhe një herë

    Emri:  vjosa-600x360.png

Shikime: 29

Madhësia:  78.5 KB

    Osmani: Të masakruarit e Reçakut trokasin çdo ditë në ndërgjegjen tonë, propaganda e Vuçiqit i masakroi edhe një herë

    Presidentja Vjosa Osmani tha se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi.

    Këto komente Osmani i bëri në akademinë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, raporton Gazeta Express.

    Osmani tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ishte përkujdesur t’i masakronte edhe një herë viktimat me propagandën të cilës i printe pas masakrës.

    “Sot kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm sepse ata ishin shqiptarë, sepse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha viktimat gjithandej Kosovës, bëhet synimi ynë më i madh më i rëndësishëm. Sepse historia e secilit prej tyre, është historia e Kosovës”, tha presidentja.

    Express

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Ambasadori francez në Reçak, veçon fotografinë e 14 vjeçarit që ishte masakruar 24 vjet më parë

    Emri:  oliver-guerot-600x360.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  33.8 KB

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka marrë pjesë në përkujtimin e Masakrës së Reçakut, duke publikuar dy fotografi nga atje.

    Guerot ka veçuar fotografinë e Halim Beqirit, i cili ishte 14 vjeç kur u vra atë ditë, 24 vjet më parë.

    “Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.



    Express

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,402
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 15 janar 1999 - Masakra e Reçakut, kujtohen 45 shqiptarët që u masakruan nga forcat serbe

    Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

    Emri:  323443039_703665741474406_2835092899194587422_n-600x360.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  51.9 KB

    Sot shënohet 24-vjetori i masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë. Homazhe atje ka bërë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu mirënjohjen për ambasadorin Wlliam Walker “që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit”.

    Ai tha se masakra e Reçakut është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që sipas tij, nuk duhet harruar dhe as mohuar

    “Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar. Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!”, ka shkruar ai.

    Express

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Carla Del Ponte: Shqiptaret trafik organesh serbe në 1999
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 16:05
  2. Masakra e Reçakut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  3. Masakra E Reçakut- Krim Kundër Njerëzimit
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  4. Masakra E Reçakut Që Tmerroi Botën
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  5. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •