Gazetaria investigative ėshtė njė formė e gazetarisė nė tė cilėn gazetarėt hetojnė thellėsisht njė temė tė vetme me interes, si krimet e rėnda, korrupsioni politik ose keqbėrjet e korporatave. Njė gazetar investigativ mund tė kalojė muaj ose vite duke hulumtuar dhe pėrgatitur njė raport. Praktikuesit ndonjėherė pėrdorin termat "raportimi i qenve vėzhgues" ose "raportimi i llogaridhėnies".
Shumica e gazetarisė hulumtuese ėshtė kryer tradicionalisht nga gazetat, shėrbimet elektronike dhe gazetarėt e pavarur. Me rėnien e tė ardhurave nga reklamat, shumė shėrbime tradicionale tė lajmeve kanė pasur vėshtirėsi pėr tė financuar gazetarinė investigative, pėr shkak se ajo kėrkon shumė kohė dhe ėshtė e shtrenjtė. investigimet gazetareske kryhen gjithnjė e mė shumė nga organizatat e lajmeve qė punojnė sė bashku, madje edhe ndėrkombėtarisht (si nė rastin e Panama Papers dhe Paradise Papers), ose nga organizata tė tilla si ProPublica, tė cilat nuk kanė vepruar mė parė si botues lajmesh dhe qė mbėshteten nė mbėshtetjen e publiku dhe dashamirės tė financojnė punėn e tyre.
Profesori i gazetarisė nė Universitetin e Misurit, Steve Weinberg, e pėrkufizoi gazetarinė investigative si: "Raportimi, nėpėrmjet iniciativės dhe produktit tė punės, ēėshtjeve me rėndėsi pėr lexuesit, shikuesit ose dėgjuesit." Nė shumė raste, subjektet e raportimit dėshirojnė ēėshtjet. nėn vėzhgim pėr tė mbetur i pazbuluar. Aktualisht ka departamente universitare pėr mėsimdhėnien e gazetarisė investigative. Konferencat zhvillohen duke paraqitur kėrkime tė rishikuara nga kolegėt nė gazetarinė investigative.
Teoricieni britanik i medias Hugo de Burgh (2000) thotė se: "Njė gazetar investigativ ėshtė njė burrė apo grua, profesioni i tė cilit ėshtė tė zbulojė tė vėrtetėn dhe tė identifikojė gabimet prej saj nė ēfarėdo media qė mund tė jetė e disponueshme. Akti i bėrjes sė kėsaj nė pėrgjithėsi quhet investigativ. gazetaria dhe ėshtė e dallueshme nga puna nė dukje e ngjashme e bėrė nga policia, avokatėt, auditorėt dhe organet rregullatore nė atė qė nuk ėshtė i kufizuar nė objektiv, nuk ėshtė i themeluar ligjėrisht dhe i lidhur ngushtė me publicitetin." (Investigative journalism - Wikipedia).
Ē`po ndodh nė Shqipėri? Shumė gazetarė investigativė nė Shqipėri nuk duan ta kuptojnė se tė jesh i tillė kėrkon njė punė tė madhe madje dhe tė rrezikshme pėr tė zbuluar , hetuar, dhe raportuar tek organet kompetente tė shtetit dhe nė shtėpitė mediatike ku ata marrin rrogėn- raportin pėrkatės vetėm tė bazuar nė fakte dhe jo nė opinione.
Po ndodhin disa fenomene interesante dhe jo normale nė Shqipėri nga kėta gazetarė. Veprohet kėshtu:
-ose gazetari investigativ merr njė informacion falas nga policia dhe e paraqet si lajm pėrpara se vetė policia tė japė njė dekleratė pėr ngjarjen,
- ose gazetari investigativ merr informacion duke paguar atė ose tek policia ose nė prokurori
- ose gazetari investigative pėrpunohet nga njė parti e veēantė dhe pėrpunon njė informacion pjesėrisht tė vėrtetė dhe e jep si lajm, i cili shėrben mė tepėr pėr tė goditur kundėrshtarėt sesa si lajm bruto pėr popullin.
- ose gazetari investigativ mund tė shpikė apo tė hedhė aluzione pėr njė ngjarje tė dikurshme apo pėr njė ngjarje qė ka ndodhur porse nuk ka dalė si lajm sepse pėr arėsye tė ndryshme ėshtė i rezervuar ndoshta, sepse duhet verifikuar pėrpara se tė jepet.
Nė asnjė nga kėto raste gazetari investigativ shqiptar nuk ėshtė i formatuar sipas standarteve ndėrkombatare tė gazetarisė investigative pėr tė cilat shkrova mė sipėr.
Njė nga problemet e mprehta qė po kalojnė lajmet nė Shqipėri ėshtė monopolizimi i lajmeve nga politikė, dhe ku ndėrhyn politika lajmi nuk ėshtė mė informativ por kthehet nė njė goditje kundėr kundėrshtarėve politikė dhe nė kėtė rast pėr tė pėrforcuar lajmin pėrfshihet dhe e ashtuquajtura `fake news`, e cila bėhet e rrezikshme sepse brėnda lajmit, ka gjysma tė vėrtetash apo shpifje tė rafinuara personale tė cilat nė pėrgjithėsi publiku i kalon nga numri njėjės nė numrin shumės.
Shėmbulli mė i qartė ėshtė lajmi pėr hajduten e shtėpive, lajm pėr tė cilėn e morėn tė ashtuquajturit gazetarė investigative tė cilat jo vetėm qė nuk e kishin zbuluar ata lajmin por sipas porosisė sė shefave politikė e ngjyrosėn dhe e pėrdorin pėr tė goditur kundėrshtarėt politikė se sa pėr tė treguar realitetin.
Mesa duket tek kjo ngjarje u vunė re tre lloj hajdutėsh: ish Hajdutėt e mėdhenj- Hajdutėt e prodhuar nga qeverisja e sotme dhe- Hajduti i vogėl i cili vodhi dhe mė skandalozja pėr tė mbrojtur vehten hajdutja tha se :` vjedhjen e bėra nga urrejtja pėr zonjėn e shtėpisė (e cila e paguante pėr punėn disa vite rresht dhe kishte, besim).
Politika hyn kėtu se ish Hajdutėt kėrkojnė nėpėrmjet gazetarisė pseudo investigative shqiptare, tė pėrdorin hajdutėt e vegjėl pėr tė goditur hajdutėt e qeverisjes. Njė mishmash dhe ēorap mediatiko-investigativ, ku pseudo gazetarėt investigativė ēirren pėr drejtėsi nė vėnd qė tė punojnė ashtu si duhet pėr tė ndihmuar Prokurorinė dhe policinė tė gjejė tė Korruptuarit e vėrtetė, Hajdutėt e vėrtetė, vrasėsit e vėrtetė.
Pėr fat tė keq nga asnjė gazetari investigative shqiptare nuk ka njė product tė tillė qė ti shėrbejė vėndit por ka vetėm llafazanėri investigative qė i shėrben politikės dhe politikanėve tė cilėt nė shumicėn e rasteve janė vetė ngjarja dhe lajmė pėr tė cilėn gazetaria investigative duhet tė zbulojė.
Problemi qėndron tek rrezikshmėria e investigimit ndaj tė cilit duhen gazetarė trima dhe inteligjentė, tė cilėt ashtu si prokurorėt, na mungojnė apo nuk kanė dalė akoma kėta trima tė rrezikojnė pėr tė ndihmuar nė luftėn e vazhduar kundėr Korrupsionit, dhe hajdutėrisė qė ka 32 vjet qė ėshtė ulur kėmbėkryq nė Shqipėri.
Shpresojmė qė pavarėsisht kėsaj ėshtė vetė shteti dhe policia e shtetit qė po i kap dhe denoncon ngjarje, shkelėsit e ligjit, kurse gazetaria investigative merret me thashethemin e rradhės dhe nuk dallon nga portalet qė gumėzhijnė nga komentet.

priftipirro2017@gmail.com