Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza politike

    SPAK i komunikon akuzën Mediut: Shpërdorim detyre dhe bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak

    Emri:  mediu-1.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  50.1 KB

    SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilit iu komunikuan dy akuza.

    Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.

    Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme.

    Pas daljes nga SPAK, ku iu komunikua akuza, ish-ministri Mediu foli për mediat.

    Fatmir Mediu: Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, me të njëjtët prokurorë dhe e njëjta akuzë, terësisht e motivuar politikisht, pa asnjë dokument, pa asnjë provë. Për shpërdorim detyre, nuk jam pyetur asnjëherë për aktet që kam firmosur, për 15 vjet.

    Pyetje e gazetarëve: Ku është motivimi politik?

    Fatmir Mediu: “Në akuzën që është bërë, është provuar në gjykatë që urdhri i ministrit nuk ka shkaktuar problem. Çdo letër qe kam nxjerrë ka ardhur referenca nga prokuroria civile dhe ushtarake. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së firmosur nga Prokuroria e Përgjithshme. Këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm, çështja e demontimit ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

    Në këtë analizë është bërë veprimi, kjo është përcjellë nga të gjitha strukturat. Kam të drejtën për një proces normal, një ditë pas ngjarjes jam pyetur si person që njeh rrethanat. Kam deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se nëse provohet se unë kam pasur kontakt me amerikanë, apo dhe stafi e familjarët e mi, atëherë mund të akuzohem. Është çështje edhe e akteve ligjore”.

    Ndërkohë avokati i Mediut u shpreh se kjo është një “qëndrim absurd dhe një akuzë e ngjizur nga hiçi”.

    “Dita e sotme konfirmoi këtë qëndrim absurd, pa patur çështje të regjistruar. U ngjis nga hiçi për përpjekje e dytë, më shumë sesa e dytë, se ka disa përpjekje të tjera, dhe vijmë sot në sitën ë njoftimit të akuzës, që është jo vetëm e njëjta akuzë, por dhe nga të njëjtët prokurorë. Kjo është një gjë e paparë nga ana ime e përvojës”, deklaroi ai.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin vijon me shtyrje

    Pas pranimit të kërkesës së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për heqje dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe vijimin me procedurë të zakonshme të gjykimit të çështjes ndaj tij për ngjarjen tragjike në Gërgdec, gjykata ka shtyrë tre seanca me argumentin e nevojës së shqyrtimit të kërkimeve të palëve për të pyetur qindra dëshmitarë, mes tyre personalitete dhe ekspertë të huaj.

    Nga Edmond Hoxhaj

    30 shtator 2023

    Emri:  Fatmir-Mediu-ne-SPAK.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  52.5 KB
    Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

    Gjatë tre seancave të fundit, prej momentit kur u pranua kërkesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për heqjen e gjykimit të shkurtuar, palët në procesin e ngritur ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit kanë paraqitur kërkesat për thirrjen e qindra dëshmitarëve, ç'ka vijon të sjellë shtyrje me argumentin se duhet të njihen me kërkimet për të mbajtur qëndrime dhe që gjykata që të marrë vendim lidhur me ato.

    Seanca e planifikuar të premten më 29 shtator për çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shty sërish. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Henrik Ligori paraqiti qëndrimin ndaj listës së dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria për t'u thirrur në proces dhe theksoi se ata u qëndronin thuajse të gjitha kërkimeve për thirrjen e dëshmitarëve të listuar në seancën e të premtes më 8 shtator.

    Atëherë Ligori renditi një listë të gjatë personash që kërkonin të pyeteshin në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre dhjetëra personaliteteve ushtarakë të huaj e shqiptarë; ish-ministria e ish-drejtues të institucioneve ligjzbatuese; u kërkuan të thirren ekspertë e të analizohen regjistrimet e pamjeve të shpërthimit në Gërdec.

    Prokurorët e posaçëm kërkuan atëherë kohë për të shqyrtuar kërkimet e mbrojtësve të Mediut, si dhe për të paraqitur listën e dëshmitarëve dhe provave nga ana e tyre, të cilat i parashtruan në seancën e 22 shtatorit. Prokuroria e Posaçme kërkoi të pyeten 52 persona në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

    Edhe ajo seancë u shty për ti dhënë mundësi mbrojtësve të të pandehurit të mbanin qëndrim, që u paraqit nga avokati Ligori në seancën e të premtes më 29 shtator, kur ai tha se kërkimet janë thuajse të njëjta me ato të paraqitura më parë.

    Ligori vërejti se një pjesë e zyrtarëve që kanë kryer demontimin janë shpallur të pafajshëm dhe sipas tij, nuk shkonte që Mediu të ishte i pandehur për shpërdorim detyre për atë ngjarje.Nisur nga fakti se edhe SPAK ka kërkuar pyetjen e Mediut në Gjykatë, Ligori tha se do të ishte më mirë që ai të pyetjet prej tyre dhe jo nga prokurorët.

    Në vijim paraqiti qëndrimin përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre, avokati Dorian Matlija, i cili konstatoi se rreth 25 dëshmitarët e thirrur nga prokuroria janë viktima dhe se nuk kanë pasur lidhje me procesin e demontimit, pasi nuk punonin atje. Sipas tij, në këto kushte ata nuk mund të dinë e të tregojnë rrethana lidhur me atë se çfarë ndodhte.

    Matlija theksoi se personalitetet e huaja të kërkuara nga mbrojtja, që nuk kishin të bënin me akuzën e ngritur nga prokuroria, ishte e panevosjhme të thërriteshin si dëshmitarë. “Thirrja e këtyre personave që nuk kanë lidhje me ngjarjen, thjesht do të zvarriste procesin”, pohoi Matlija dhe shtoi se prokuroria e ka ngritur akuzën lidhur me përgjegjësit që krijuan kushtet të rrezikshme për procesin e demontimit në Gërdec.

    Ai dorëzoi dhe një listë për 12 dëshmitarë që kërkoi të pyeten, për disa prej të cilëve tha se janë dhe në listat e dorëzuara nga palët.

    Avokati i Mediut mbajti qëndrim ndaj kërkimeve të Matlijas, duke u shprehur se është nevoja për t'u hetuar në thellësi. Sipas Ligorit, nuk është në funksion të drejtësisë një proces i shpejtë. Ai këmbënguli se personalitetet dhe ekspertët e huaj kanë pasur bashkëpunim të ngushtë në procesin e demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri.

    Në përfundim, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 3 tetor, në orën 15:00, me argumentin që të njihej me provat dhe kërkimet e palëve, si dhe që përfaqësuesi i viktimave, avokati Dorian Matlija të njihej me kërkimet e mbrojtësve të Mediut.

    Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.


    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Seanca për Gërdecin në SPAK, zbardhet dëshmia e ish-rojes së fabrikës së demontimit të armëve: Pashë flakën nga…

    Emri:  spak-1-1.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  53.6 KB

    Vazhdon seanca ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar për çështjen “Gërdeci”.

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se deri më tani kanë dëshmuar 5 persona, mes tyre ishte edhe Fejzi Shehu i cili ka shërbyer si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve.

    Dëshmia e plotë:

    Unë isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjar i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin.

    Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën nga një karrocë dhe njerëzit filluan të bërtisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi. Nuk munda ta fusja ushqimin brenda dhe jam larguar me vrap.

    Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë Qemal Deliun që atë ditë ka dalë dy tre herë jashtë me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij e kam mësuar më pas, sepse nuk e dija si emër.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Seanca për Gërdecin në SPAK/ Pyeten dëshmitarët e parë, debate mes familjarëve të viktimave dhe avokatëve të Mediut

    Emri:  SPAK-ok.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  37.2 KB

    Ditën e sotme është mbajtur seanca për tragjedinë e Gërdecit në SPAK, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët e parë lidhur me rastin.


    I pari që dëshmoi në procesin ndaj Fatmir Mediut ishte Feruzan Durda që humbi djalin e tij të mitur në tragjedinë e Gërdecit. Ai sqaroi se ditën e ngjarjes ndodhej në punë kur u telefonua nga bashkëshortja që e njoftoi për shpërthimin që i mori jetën të birit.

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për News24 se ka pasur debate të forta mes tij dhe avokatëve të Mediut, pasi ai nuk kishte deklaruar në dëshmitë e mëparshme se djali i tij 15-vjeçar punonte në fabrikën e demontimit të armëve.

    Pas tij dëshmoi bashkëshortja Zamira Durda, e cila dha versionin e saj për ditën e ngjarjes. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë problem personal me ish-ministrin Mediu, por sipas saj ishte urdhri i tij që solli tragjedinë e Gërdecit.

    Video

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    “Gërdeci”, Zamira Durda çon në gjykatë fletoret e djalit 6 vjeçar që u vra nga shpërthimi: Më shkruani këtu vendimin, më thoni pse im bir nuk jeton më

    Emri:  Screenshot 2023-10-27 at 2.49.56 PM.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  21.9 KB

    Gjykata e Posaçme dëgjoi mes debatesh të forta dëshmitë e para në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili cilësohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur. Feruzan Durda, që humbi djalin e mitur në Gërdec më 15 Mars 2008, pati përplasje me avokatët e Mediut, pasi nuk i tregoi gjykatës që djali i tij i madh kishte punuar në fabrikën e demontimit të armëve për 1 muaj e gjysmë, fakt të cilin e kishte pohuar në prokurori një muaj pas tragjedisë.

    “Atëkohë s’kam qenë as në qiell e as në tokë. Se keni idenë çdo të thotë të humbasësh një djalë 6 vjeç”, iu kthye ai avokatëve, të cilët insistonin të dinin se ku punonte sot i biri, por gjykata se lejoi të përgjigjej. Bashkëshortja e Feruzanit, Zamira Durda, e pranoi se djali i madh, Geraldi, atëkohë 14 vjeç, ishte punësuar në fabrikë, por nuk kishte as kontratë dhe punonte në kushte të rrezikshme. “Kam humbur 3 pjesëtarë të familjes. E dija që aty ishte me rrezik por askush nuk na dëgjonte. Nuk kisha ku të trokisja. Se mendoja që shteti mund të na vriste. Shfrytëzuan varfërinë, ishin të babëzitur”, tha ajo.

    Video

    Zamira Durda, që vuri në lëvizje SPAK për çështje u përplas me avokatin e Fatmir Mediut, kur ai e pyeti nëse e kishte personale me të pandehurin. “Nuk kam asgjë personale me Fatmir Mediun. E kam me shtetin, ne kishim besim tek shteti dhe tek ushtria nuk mendonim se shteti jonë do na vriste. Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo, teksa i bëri thirrje ish ministrit të mbrojtjes të përballej me të në sallën e gjyqit.

    Para se të linte sallën e gjyqit Zamira Durda nxori dy fletore dhe i tha gjykatës që t’i jepte shpjegime se përse janë bosh. “Ne I vuajtëm pasojat. Në pak sekonda mu shkatërrua gjithë jeta. Djali bëri detyrat e fundit te klasës së parë me 13 mars. Me 17 mungoi në shkollë. Më thoni pse im bir nuk jeton më. Ma zbardhni vendimin në këto fletore”, bëri thirrje ajo.

    Dy ish punonjëset, Drita Cani, që ka humbur bashkëshortin dhe djalin nga shpërthimi tragjik, si dhe Alketa Hazizaj, thanë se kushtet e punës në fabrikë ishin të tmerrshme. Të dyja shpjeguan se nuk kishin kontratë pune, se ne fabrikë ishin punësuar të mitur dhe se demontimi bëhej në fushë të hapur, ndërsa ata nuk ishin trajnuar të kryenin një proces të tillë të rrezikshëm. Sipas tyre predhat demontoheshin duke u goditur me sqepar.

    “Rregulla s’ka pas fare”, tha Cani. Ndërsa Hazizaj e cila ka pësuar djegie në mbi 80 për qind të trupit tregoi momentin tragjik të shpërthimit.

    “E gjithë fusha ishte e mbushur me barut. Se kuptova nga dolën flakët. Filluan të bërtiturat, s’po shihnim njëri-tjetrin. Kam shkelur edhe mbi viktima që të largohesha”, tha ajo. Ndërkohë, dy dëshmitaret mohuan të kishin patur kontakte apo të kishin parë ish ministrin Mediu fabrikën e demontimit.

    Nga ana e tij, Fejzi Shehu, i cili ka shërbyer si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit te armëve, tha se flaka shpërtheu nga një karrocë dhe u përhap me shpejtësi. Në këtë pikë pati debate të forta mes dëshmitarit dhe avokatëve, pasi mbrojtësit e Fatmir Mediut, kërkojnë me këmbëngulje që të kryhet riekspertim i ri për të përcaktuan shkakun e shpërthimit.

    15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues. Kësaj përballe me drejtësinë ai iu shmang ne 2009 me procedurë.

    BalkanWeb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    ‘Gërdeci’/ “Një copë predhe më ra në kokë”, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut që mbikëqyrte procesin e demontimit: Ja gabimi i asaj dite

    Emri:  Gerdeci.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  101.5 KB

    Zbardhet dëshmia në GJKKO e Zabit Çukut, ish-ushtarak që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit të armëve në Gërdec. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e tij në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

    Dëshmitari Zabit Çuku, ish-ushtarak në rezervë tha se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi. “Na ftoi Sokol Ngjeci për demontim. Na organizoi një takim me Delijorgjin. Ne do ishim si skuadra e sigurimit teknik. Unë kisha 6-8 veta nën mbikëqyrje”, tha dëshmitari.

    Sipas Çukut, për punën në Gërdec nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. “Rregullore me gojë për punën pati, por jo me shkrim”, tha dëshmitari. Në lidhje me ditën e ngjarjes, dëshmitari tha se kishte dëgjuar një zë gruaje “mori flakë” dhe gati 20-30 metër larg kishte parë tym të bardhë, që e kishte njohur si tym baruti. “I kërkova punëtorëve të iknin shpejt. U larguam për rreth 350 metra. Nga shpërthimi i dytë më ra një copë predhe në kokë, si edhe kam thyer këmbën”, tha dëshmitari. Për shkakun e shpërthimit, Çuku tha se pas ngjarjes kishte dëgjuar se ishte shkaktuar nga ndezja e barutit në karrocën e sapo salduar. Mes të tjerash ai vijoi të tregonte për ditën e tragjedisë, ndërsa shtoi se gabim ishte fakti që në vendngjarje ishte grumbulluar shumë barut. “Çdo ditë baruti grumbullohej në sheshin e madh. Pas kësaj kësaj faze largohej menjëherë. Atë dite u grumbullua shumë në sasi të madhe. U bë shumë. Dhe nuk u largua. Ai ishte gabimi i asaj ditë.”, tha ai.

    Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave. 15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Shpërthimi në Gërdec, zbardhet dëshmia e Mirela Dvoranit në GJKKO: Humba bashkëshortin, ishte i merakosur për sigurinë teknike sepse…

    Emri:  454545454545-1.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  17.7 KB

    Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit, ka dhënë dëshminë e saj, duke thënë se i shoqi ai punonte në kushte primitive në depon e demontimit të armëve dhe se ishte i shqetësuar për sigurinë teknike.

    Në dëshminë e saj në GJKKO, siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ajo deklaron: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre.

    Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim ma kishte shprehur vet. Mbrojta s’ka pyetje.

    Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave. 15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    “Zjarr ka pasur disa herë, e kemi fikur vetë”, dëshmitari i “Gërdecit”: Babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municione, shkeleshin rregullat e sigurisë. Njoftova për…

    Emri:  87878787878787.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  26.7 KB

    Para GJKKO ka dëshmuar edhe Veiz Muça, një prej dëshmitarëve të ngjarjes tragjike të ndodhur në Gërdec 15 vite më parë. Muça tregon se ka punuar si brigadier në depon e armëve në Gërdec nga viti 2007 deri në vitin 2008. Në dëshminë e tij, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ai dëshmon ndër të tjera se pasi është ka deklaruar se punonjësit janë të pakujdesshëm me hedhjen e predhave, është larguar nga ai pozicion pune.

    Po ashtu ai thotë se zjarre të vogla ka pasur disa herë, por janë shuar me fikëse zjarri.

    “Babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë”, thotë ai.

    Dëshmia:

    Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tek këmbësoria. Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008.

    Në pune me ka marrë Dritan Minxolli, atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shjeguar çdo gjë. Aty mësova se bëhej demontimi i fishekëve. Delijorgjin nuk e njoh, e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhnin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe punëtorët nuk janë të kujdesshëm ai më shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier.

    Aty vinin të gjitha llojet e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pajisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur, por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në kontejner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Ditën e ngjarjes iku Dritani përpara, dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brenda.

    Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti transportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Delu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu punëtorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut.

    Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë nuk i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them diçka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më.

    BalkanWeb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    “Gërdeci”/ “Na kishin porositur të bënim kujdes, kishte rrezik”, zbardhet dëshmia e punëtorit: Kur pashë zjarri, vrapova të shpëtoja, 7 të tjerë vdiqën

    Emri:  4445787878.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  19.8 KB

    Një tjetër dëshmitar i tragjedisë së shpërthimit në Gërdec, është edhe Ndue Nikolla. Para GJKKO ai ka treguar se ditën e ngjarjes pasi ka parë zjarr, është larguar me vrap, por është djegur 40%. Po ashtu ai thotë se u është kërkuar që të bëjnë kujdes gjatë çmontimit të predhave, sepse ishte një proces me rrezikshmëri.

    “Unë isha punëtor i thjeshtë punoja me predhat 100 mlm. Predhat i çmontonim duke e futur predhën tek betoni që ishte bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre herë dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër, baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina.

    Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pasi kishte rrezik. Ka pas fikse zjarri, raste të tjera ku ka rënë zjarr nuk kam parë. Ditën e ngjarjes kam parë zjarri kam tentu të largohem jam djeg 40% kur më kanë hyp në helikopter për të më dërgu jashtë ishim 8 veta. 7 të tjerët humbën jetë, unë shpëtova”, rrëfen ai.

    Pyetjet e avokati lidheshin me faktin se ai është pyetur në dy data të ndryshme në prokurori, por Nikolla theksoi se nuk e mban mënd. Po ashtu sipas dëshmisë që ai ka thënë në korrik të 2008 ka qenë specialist dhe jo punëtorë i thjeshtë. Avokati kundërshtoi dëshminë ndërsa gjykata e pranoi.

    Dorian Matkia e pyeti nëse e kujtonte Qemal Memën, ndërsa Nikolla tha se e kujtonte, që kur ka rënë zjarri ai tentoi me fiksen të shuante flaktë.

    “Mesa kujtoj kam parë dhe disa të tjerë, por zjarri ishte i madh. Fatmir Mediun se njoh e kam parë vetëm në tv”, është shprehur ai.

    BalkanWeb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Mediu pranon përgjegjësinë morale, por jo penale për tragjedinë e Gërdecit

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqiti në gjykatë dëshminë lidhur me procesin penal në ngarkim të tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike në Gërdec, ku megjithëse pranoi përgjegjësinë morale, mohoi atë penale dhe këmbënguli se vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar e nuk mund të penalizohet.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Fatmir-Mediu-ne-SPAK.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  52.5 KB
    Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte një prej dëshmitarëve që dha deklarime të enjten më 30 nëntor në seancën e procesit penal në ngarkim të tij lidhur me përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Në seancën që filloi në orën 9 të mëngjesit dhe vijoi deri në orët e pasdites, dhanë dëshmitë e tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-ushtarakë.

    Mediu deklaroi ndër të tjera se që prej ditës së shpërthimit, në mendjen dhe në shpirtin te tij rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së familjeve të dëmtuara.”…përulësisht iu rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore”, pohoi ai, duke mohuar që veprimet e tij të kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në Gërdec.

    Në vijim, Mediu deklaroi se kishte pranuar dhe vijon të pranojë përgjegjësinë e tij morale për atë çfarë ndodhi, duke reflektuar në kohë me dorëheqjen nga detyra si ministër i Mbrojtjes.

    Mediu e cilësoi rihapjen e çështjes penle në ngarkim të tij dhe gjykimin, në kundërshtim haptazi me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

    Ai u mbrojt me kalimin e afatit 10 vjeçar për të hetuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke këmbëngulur se nuk ka bazë ligjore për t'u ngritur akuzë ndaj tij. “Cili nen i Kodit Penal e parashikon pezullimin e parashkrimit të ndjekjes penale?” pohoi ai dhe shtoi se nuk ka përcaktim ligjor as për pezullim të parashkrimit të dënimit.

    Po ashtu, Mediu ngriti pikëpyetje mbi arsyet që e kanë penguar prokurorinë të rihapi çështjen nga viti 2009 deri në 2022-in dhe shtoi se nuk ka asnjë provë të re kundër tij.

    Ai i'u kundërvu prokurorisë duke pyetur se përse injoronin parashkrimin e veprës penale, si dhe shprehu bindjen se gjyqtarja kishte arsye ligjore të plota për t'u shprehur për parashkrimin në momentin e paraqitjes së kërkesës nga ana e tij dhe jo në vendimin përfundimtar. Mediu u ankua ndaj gjykatës edhe për refuzimin e kërkesës për të thirrur në proces si dëshmitarë autoritete, që sipas tij dëshmitë e tyre lidhen direkt me funksionin për të cilin e akuzojnë se e ka shpërdoruar. Të pajustifikuar cilësoi edhe pranimin si dëshmitarë të punonjësve të thjeshtë, e rojeve të fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në Gërdec.

    Në seancat e mëparshme janë pyetur dhjetëra dëshmitarë që kanë rrëfyer mbi momentin e shpërthimit në Gërdec, si dhe për organizimin e procesit të demontimit të municioneve luftarake. Ndërkohë, në seancat në vijim do pyeten të tjerë dëshmitarë, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverinë ‘Berisha'.

    Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

    BIRN

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hetimet për Gërdecin: SPAK vë nën akuzë Fatmir Mediun për shpërdorim detyre. Mediu: Akuza polit

    Fatmir Mediu: Do të jem në çdo seancë për Gërdecin, dua që të dalë e vërteta

    Emri:  mediu-1-1.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  42.8 KB

    “Do të jem në çdo seancë, dua të dalë e vërteta”, kështu u shpreh ish-ministri Fatmir Mediu në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

    “Dua të dalë e vërtetë rreth këtij procesi. U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka patur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka patur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushatarake. Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Sot ka nevojë të kuptohet që, ky demontim ishte domosdoshmëri detyrim ligjor, sepse ishte cështje sigurie për rajonin. Kërksa ishte e vlerësuar sipas procedurave. Vendi i demontimit, nuk ka asnjë praktikë në ministrinë e mbrojtjes. Në ministri ka një gjë, cdo urdhër obligon strukturat të dalin me urdhrat dhe raportimet përkatëse. Kjo është është e shkruar në ligj e rregullore. Kam bërë detyren time në përputhshmëri me të gjitha këto akte.

    Ndër të tjera Mediu tha se ka dorëzuar në seancën e sotme një raport të policisë ushtarake ku denoncon shkeljet e kompanisë.

    Tjetër gjë e rëndësishme, është akuza që ministri ka bërë dëm ekonomik, këto janë akte që kanë dalë nga rregullore që duhet të zbatohen. Transporti i municioneve është bërë nga Forcat e Armatosura. Unë do të jem në çdo seancë që do të trajtohet çështja e Gërdecit. Do të jem prezent siç isha edhe sot. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe policisë. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe një shqetësim për punime të paligjshme në Gërdec. Unë kam thënë që duhet të procedohen të gjithë ata që kanë bërë shkelje. Detyra e ministrit është të vlerësojë dhe adresojë nuk vendos gishtin se kush e ka bërë. Nuk ka një akt që të ketë ardhur tek ministri i Mbrojtjes dhe unë ta kem neglizhuar apo mos e vlerësuar”, tha Mediu pas përfundimit të seancës.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2021, 11:11
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2021, 11:19
  3. Prokuroret e shkarkuar: Ina Rama paditet për shpërdorim detyre
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-09-2012, 15:14
  4. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  5. Tri orët milionëshe në dorën e ministrit Fatmir Mediu
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 07-12-2007, 07:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •