Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra euro

    “Zëri i Amerikës”: Deklarata kontradiktore të Alda Klosit mbi paratë që kishte në shtëpi

    Emri:  Capture-31.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  32.9 KB

    Në Shqipëri, ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

    Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, zonja Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash. Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, zonja Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

    Ndërsa, pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese tek banesa e ish zyrtares, në një deklarim të dytë, zonja Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai.

    Kontradikta në dy deklarimet ngre një sërë pikëpyetjesh, pasi duket e vështirë, që një person, që ka në banesë një sasi kaq të madhe parash, të mos ketë konstatuar mungesën e tyre, aq më tepër, kur sipas deklarimeve të djalit të pastrueses, nëna e tij kishte marrë të gjithë kasafortën. Pikëpyetjet shtohen edhe nga fakti se deklarimi i shumës së vjedhur është bërë vetëm pas arrestimit të autorëve të grabitjes, gati 3 javë pas ngjarjes dhe jo më parë.

    Zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.

    VOA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Alda Klosi hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa të tillë

    Emri:  800-0-9ee1f5949f07bb82d92c28a7fca5567a.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  47.1 KB

    Alda Klosi është personazhi më i komentuar si në ekranet televizive, por edhe në bisedat e qytetarëve të thjeshtë. Zbardhen deklaratat e pasurisë së Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

    Atë vit Alda Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh. Bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

    Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera I kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

    Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy. Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

    Kurse në vitin e fundit 2022, Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi. Ajo thotë se shuma e vjedhur është për kurimin e xhaxhait, ajo kishte si detyrim ligjor ta raportonte si gjendje cash në shtëpi.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Përgjimet/ Rozeta: Pse ke marrë lekë? Djali: Mora veç 50 mijë euro

    Emri:  dobi-2.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  36.5 KB

    23-vjeçari Havier Dobi, djali i sanitares që vodhi 120 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi përmes një komunikimi me nënën e tij në paraburgim, bëri që policia të zbulojë që në shtëpinë e tyre ishin të fshehura mbi 400 mijë euro në aspirator. Rozeta i ka thënë të birit që do të marrë përsipër të gjithë fajin, dhe ai i është përgjigjur se do të nxjerrë lekët nga shtëpia.

    Bazuar në këtë djali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit. Më pas Rozeta kritikon te birin pse ka marrë shumë para. Ai i përgjigjet kam marrë vetëm 50 mijë euro. Biseda mes tyre është bërë kur ishin në paraburgim, ndërsa pëgjoheshin nga policia.

    A do të futet në lojë SPAK-u, pasi janë mbi 400 mijë euro që janë ende jetimë. Prokuroria e Posaçme thotë se nuk ka nisur hetim lidhur me verifikimin e pasurisë së Alda Klosit. Këtë hetim po e kryen Prokuroria e Tiranës, por nëse do të futet në lojë SPAK do të varet nga vlerësimi i nivelit të zyrtares, sa e lartë do të konsiderohet ajo. Klosi dikur ka punuar si shefe kabineti e Arben Ahmetajt kur ishte zv.kryeministër, ish-drejtoreshë koncesionesh, ndërsa punon aktualisht në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

    Ajo ka deponuar se 120 mijë eurot qe iu vodhën, ishin kursime të mbledhura për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë. Por Rozeta Dobi ka thënë se edhe shuma prej 400 mijë eurosh është marrë po në shtëpinë e Klosit. Nëse deklarata e Dobit del të jetë e vërtetë, atëherë barra e provës për të vërtetuar pasurinë i takon Klosit.

    Përgjimi:

    Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?

    Rozeta: Asgjë do të rri unë këtu.

    Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do i nxjerrë unë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Lind pyetja: Perse drejtoresha e Rames i mban leket ne shtepi dhe jo ne banke?

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Nga 2 deri në 7 vite burg: Shpallet vendimi për ish-zyrtaren Alda Klosi dhe pastruesen me të birin

    Emri:  auto_auto_Alda_Klosi_Rozeta_Dobi16733690721710854502.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  38.0 KB

    Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi u dënua sot nga gjykata me 2 vjet e gjysmë burg. Ajo përfiton nga gjykimi shkurtuar.

    Ish-pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi, që vodhën në shtëpinë e zyrtares 462 mijë euro, u dënuan me 7 vjet e ëma dhe 4 vjet i biri. Falë gjykimit të shkurtuar, Rozeta Dobi do të kryejë vetëm 4,9 vjet burg kurse i biri, 3 vjet burg.

    Të tre këta persona bënë bujë me historinë e tyre, pasi zyrtarja mbante të fshehura në shtëpi mbi 460 mijë euro të padeklaruara e të dyshuara si të përfituara nga korrupsioni, ndërsa pastruesja e shtëpisë ia grabiti në bashkëpunim me të birin.

    Emri:  auto_auto_be9e2f95-6367-44da-ad6a-c50196ba967a17108509111710854717.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  19.3 KB

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Po bëre korrupsion në Shqipëri, dhe siguron gati gjysëm milioni euro nga korrupsioni, dënimi i drejtësisë është vetëm 2 vjet burg!

    Hajde drejtësi hajde!

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Lekët e korrupsionit: Drejtoreshës së Rilindjes Socialiste i vjedh pastruesja e shtëpisë mijëra

    Jane keto vendime qe pastaj shtyne njerezit qe punojne ne shtet te vjedhin pa frike sepse vjedhja shteterore denohet ne minimum ndersa ajo private ne maksimum .

    Po punove pastrues ne privat dhe vodhe denohesh 7 vjet,po punove drejtor ne shtet dhe vodhe denohesh denohesh vetem 2 vjet e gjysem. Pyetja qe lind eshte denimi bazohet ne punesimin privat dhe shtet apo denimi eshte dhene ne baze te profesionit pastruese dhe drejtoreshe ?

    Por egziston mundesia qe shkalla e denimit te jete dhene ne raport me leket e vjedhur. Pra, meqenese asnje person me minimum ineligjence e ve ne dyshim se drejtoresha ka vjedhur shume e me shume lek se sa pastruesja,denimi eshte dhene ne baze te formules se drejtesise se re ;sa me shume vjedh aq me pak burg ben. Me kete arsyetim llogjike se; sa me shume vjedh aq me pak denohesh kuptohet edhe se pse Fullhani,Meta e te tjere me radhe dolen e do dalin te pafajshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 19-03-2024 më 13:22

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 15:24
  2. PBDNJ braktis koalicionin e Rilindjes Socialiste, bashkohet me opozitën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 16:44
  3. Partia e Bamir Topit i bashkohet Rilindjes Socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 07:24
  4. KESH çon energji falas në Kosovë,ble mijëra euro çdo ditë
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 16:08
  5. Nxenesi Tritol Shtepise Se Drejtoreshes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 06:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •