Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria Rama lëshon dy satelitë në hapësirë për të monitoruar vendin dhe spiunuar qytetarët

    VIDEO/Rama: Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

    Emri:  Capture-2.jpg

Shikime: 2172

Madhësia:  15.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka postuar momentin kur satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë nga Cape Canaveral në Florida te SHBA.

    Kreu i qeverisë shkruan se nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin.

    “Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1dhe Albania 2. Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”-përfundon mesazhin e tij Edi Rama.

    Emri:  r1.jpg

Shikime: 306

Madhësia:  13.3 KB

    Emri:  r3.jpg

Shikime: 1712

Madhësia:  17.6 KB

    Emri:  r5.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  9.5 KB

    Emri:  r7.jpg

Shikime: 1336

Madhësia:  7.2 KB







    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama lëshon dy satelitë në hapësirë për të monitoruar vendin dhe spiunuar qytetarët

    Satelitët Albania në hapësirë, Ministria e Mbrojtjes: Kushtojnë 6 milionë dollarë

    Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan për në hapësirë nga stacioni në Cape Canaveral, Florida, sot në orën 9:56 me orën lokale, 14:56 me orën në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me dy satelitët dhe për çfarë ata do të përdoren.

    Njoftimi i plotë

    Dy satelitët lëshohen në kuadër të kontratës se shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë.

    Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

    Ky shërbim do t’iu mundësojë institucioneve përfituese marrjen e Imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama lëshon dy satelitë në hapësirë për të monitoruar vendin dhe spiunuar qytetarët

    Ironizon Berisha: Lëshohen në hapësirë satelitët “Vjedhja 1”, “Vjedhja 2”!

    Nga Sali Berisha-

    Lëshohen në hapësirë satelitët “Vjedhja 1”, “Vjedhja 2”.
    Vidh e vidh, nuk ngopet kurrë!
    Të dashur miq,
    Edi Rama ka firmosur një kontratë me zero transparencë pa asnjë lloj gare apo konkurence për të lëshuar dy satelitë në Orbitë, ndekohë që Shipëria nuk diponon asnjë qendër apo ekip serioz studimesh ndërhapsinore.
    Askush nuk e di koston e kësaj kontrate, por thuhet se shkon rreth 10 milionë euro apo 3,2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.
    Qëllimi i vërtetë i këtyre satelitëve është:
    1.-Të vjedh edhe në hapësirë të paktën gjysmën e shumës së prokurimit të tyre se atje lart nuk të sheh njeri. Ndaj të dy satelitet me të drejtë po thirren “Vjedhja 1” dhe “Vjedhja 2”
    2-Të loboj me kompaninë lëshuese të satelitëve kundër opozitës e për pushtetin e tiij dhe në këtë rast emërtimi i satelitëve mbetet përsëri “Vjedhja 1” dhe “Vjedhja 2”.
    Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë vjedhje satelitore kozmike të qytetarëve shqiptar dhe zotohet për vendosjen e hajnave para ligjit.#sb


    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama lëshon dy satelitë në hapësirë për të monitoruar vendin dhe spiunuar qytetarët

    Satelitët Albania 1 dhe 2 në hapërisë, Semanaj: Në jetën e qytetarëve nuk ndryshon asgjë

    Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë tashmë në hapësirë, dhe eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, përveç shumë pikëpyetjeve, ngreh edhe shumë shqetësime. Për të dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës, ndërsa fakti që të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë cenuar rëndë i shton mundësitë që ky skandal të thellohet.

    ”Dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës. Kemi dy satelitë që nga qeveria dhe mediat e saj u transmetua sikur ishin satelitë shqiptarë. Është njësoj sikur unë të marr me qira një Ferrari për 3 ditë dhe të mbush rrjetet e mia sociale si pronar i tij. Qeveria ka marrë me qira një shërbim që shpresojmë të përdoret siç duhet dhe të rezultojë efikas.

    Nuk është se shteti shqiptar ka çeduar nga mungesa e këtyre shërbimeve. Një nga pikat është zbulimi i ndërtimeve pa leje, ndërkohë që po vetë shtetarët shqiptarë denoncojnë nga qendra e Tiranës 15-25-katësh të ngritur pa leje. Është më e thjeshtë të numërohen katet nga toka sesa t’i numërohen nga hapësira. Mënyra si po përpiqet t’u paraqitet shqiptarëve është thjesht një flluskë sapuni.

    Janë thjesht disa shërbime të marra me qira që nuk do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kemi të bëjmë me satelitë që japin të dhëna me foto dhe video. Territori i Shqipërisë vazhdimisht është patrulluar”.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama lëshon dy satelitë në hapësirë për të monitoruar vendin dhe spiunuar qytetarët

    Ekskluzive/ Flet zyrtari i kompanisë që ka kontraktuar Shqipëria për dy satelitët



    Matt Tirman, Drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’ kompania argjentinase qe ka kontraktuar qeveria shqiptare për 2 satelitët në hapësirë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

    Ai tregoi se kush ka financuar për satelitët, çfarë funksioni do të kryejnë satelitët dhe sa do i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

    Intervista e plotë:

    Pyetje: Qeveria shqiptare e ka financuar e vetme ndërtimin dhe dërgimin në hapësirë të dy satelitëve, apo jo?

    Matt Tirman: Po qeveria shqiptare ka pasur një rol të rëndësishëm për nisjen e dy satelitëve. Ka financuar pjesën e marrjes së të dhënave dhe imazheve jo vetëm ndërtimin.

    Pyetje: Çfarë nënkupton në kontratë termi “ka akses primar”?

    Matt Tirman: Ky term do të thotë se qeveria shqiptare ka autoritetin e vetëm për marrjen e imazheve të territorit shqiptar, por edhe përtej 25 km larg kufijve shqiptar, që do të thotë asnjë satelit tjetër i yni nuk do të ketë akses për marrjen e imazheve të Shqipërisë.

    Pyetje: Ku dallon shërbimi që ofron sateliti nga ai që ofron “google earth” apo shërbime të tjera të ngjashme?

    Matt Tirman: Është një pyetje shumë e mirë. Google Earth dhe Google Map janë fantastike por imazhet që ato ofrojnë mund të jenë të vjetra, mund të jenë të përpara 6 muajve. Benefiti që do të marrin shqiptarët është rihartëzimi i gjithë territorit shqiptar deri në 4 herë në vit. Qeveria do të ketë kontrollin e këtyre satelitëve. Nëse ka një fatkeqësi natyrore qeveria nuk ka pse të presë që Google Earth të përditësojë imazhet e Shqipërisë, ndaj në këtë sens ka shumë përfitime.

    Pyetje: Çfarë studimi ka bërë kompania që del në përfundimin se Shqipëria ka përfitim nga kjo marrëveshje? Si është bërë planifikimi për përfitimin dhe çfarë saktësisht përfitohet?

    Matt Tirman: Ne kemi punuar shumë herët për të realizuar një studim lidhur me atë çfarë mund të realizonim në territorin shqiptar. Shqipëria ka një historik për hartëzimin, që është bërë më shumë për hartëzimin e zonave, janë marrë imazhe nga avionët, gjë që kushton shumë dhe nuk të jep pamje të përgjithshme të gjithë vendit. Ne jemi të aftë të ulim koston. Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe 30 satelitë ku mund të marrë të dhëna lidhur me aspekte të tjera si, mjedisi dhe bujqësia. Këto satelitë do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për përdorime të brendshme.

    Pyetje: Sa kohë i duhet satelitit të bëjë një hartë të Shqipërisë?

    Matt Tirman: Ne mund të rihartëzojmë të gjithë hapësirën e Shqipërisë në 60 ditë. Më pas këto imazhe ja dërgojmë qeverisë shqiptare në një hartë të përditësuar. Një tjetër benefit ka të bëjë me Agjensinë e Mbrojtjes Civile, e cila do të përdorë këto imazhe për nevojat e tyre.

    Pyetje: Pra satelitët do të monitorojnë 24 orë Shqipërinë?

    Matt Tirman: Jo domosdoshmërisht 24 orë në ditë. Me 2 satelitët ne mund të marrim imazhe çdo ditë dhe me satelitët plotësues do të marrim imazhe të tjera të të gjithë territorit. Nuk është akoma realitet vëzhgimi i Shqipërisë në çdo minutë të ditës. Urojmë që pas 5 vitesh, kompania jonë ta mundësojë këtë gjë. Ajo që do të përfitojë qeveria shqiptare është një sasi imazhesh që nuk është përfituar më parë.

    Pyetje: Thatë pas 5 vitesh ne do e mundësojmë monitorimin në 24 orë, po thoni që do vazhdojë kontrata me qeverinë shqiptare edhe pas 3-vitesh?

    Matt Tirman: Kompania jonë do të zgjerohet vazhdimisht, qëllimi ynë është të rihartëzojmë gjithë botën çdo ditë. Marrëveshja që kemi nënshkruar me Shqipërinë do të zgjasë 3 vjet por sigurisht që ne urojmë që të vazhdojë përtej 3-vjecarit të parashikuar.

    Pyetje: Në sa minuta mund të fotografojë sateliti i Shqipërisë?

    Matt Tirman: Çdo 6 orë ne do të mund të marrim imazhe të territorit shqiptar.

    Pyetje: A po trajnohet stafi shqiptar dhe sa kohë parashikohet të marrë trajnimi i tyre?

    Matt Tirman: Po, po trajnohen. Ne kemi trajnuar disa prej ekipit shqiptar. Kanë mësuar gjëra që lidhen me inteligjencën artificiale, me të dhënat që ofrohen. Ky trajnim është kryer në dhjetor.

    Pyetje: Sa persona janë trajnuar deri tani?

    Matt Tirman: Janë trajnuar 20 zyrtarë deri tani.

    Pyetje: Sa kohë merr trajnimi i tyre?

    Matt Tirman: Varet, ky trajnim fillestar zgjati dy javë. Ne kemi për qëllim ti mësojmë të punojmë me pajisjet tona dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre.

    Pyetje: Zyrtarët e trajnuar kanë qenë të Ministrisë së Mbrojtjes?

    Matt Tirman: Kanë qenë të Ministrisë së brendshme dhe zyrtarë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

    Pyetje: Kur parashikohet të nisë punën stafi dhe të kemi rezultatet e para të punës së tyre?

    Matt Tirman: Puna ka filluar tashmë. Ne ju kemi dhënë akses në satelitë dhe në fund të 3-mujorit besoj që do të ndajnë me ju rezultate fantastike. Ekipi ynë po punon me stafet dhe qeverinë shqiptare. Javën e ardhshme do të takohemi me qeverinë shqiptare dhe do të sigurohemi që kanë bërë progress.

    Pyetje: Rezultate e para domethënë do i kemi në Mars?

    Matt Tirman: Uroj që Po, sepse ne do ju dërgojmë të dhëna vazhdimisht, por duhet ta konfirmojmë me qeverinë shqiptare. Ata do ti ndajnë këto të dhëna me ju sapo të jenë gati.

    Pyetje: Kryeministri Rama ka folur me superlativa lidhur me satelitët, ka thënë që satelitët do të shërbejnë shumë mirë për luftën ndaj korrupsionit. Si do të ndihmojnë ata në këtë pikë?

    Matt Tirman: Një tjetër benefit lidhur me satelitët ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, kundër krimit ndaj pronave. Mund të fotografojnë të gjithë ndërtimet pa leje në vend, të identifikojnë se ku ka shkelje lidhur me pagimin e taksave. Satelitët janë përdorur për monitorimin e kufijve, ku kanë pasur target krimet e trafikimeve.

    Pyetje: Sa ka kushtuar kontrata 3-vjeçare me qeverinë shqiptare?

    Matt Tirman: Çmimi total për 3-vitet e kontratës që ne kemi lidhur me qeverinë shqiptare ka kushtuar rreth 6 milion dollarë.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2016, 04:48
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-09-2015, 13:05
  3. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 09:39
  4. Qeveria socialiste e Rames po e çon vendin drejt regresit.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-01-2014, 01:46
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 23:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •