Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria Rama, gati 159 milion euro për të blerë votat e shqiptarëve në zgjedhjet lokale

    ‘Pako e madhe’ apo ‘pilulë elektorale’; qeveria shpërndan 159 milionë euro në prag të zgjedhjeve

    Vendimet e Këshillit të Ministrave për alokim fondesh për tetë bashki si dhe një paketë ndihme financiare për shtresat në nevojë, kanë ngritur pikpyetje për përdorimin e fondeve publike përpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita për blerje votash.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Kryeministri-Edi-Rama-gjate-preantimit-te-projektit-te-portit-te-ri-te-Durresit.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  23.7 KB

    Në mbledhjen e datës 12 dhjetor, Këshilli i Ministrave mori dhjetra vendime për alokim fondesh për nëntë bashki, për procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitti 2019-ës dhe investime publike.

    Nga rreth 10 miliardë lekë (89 milionë euro) të alokuara nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara 6.6 miliardë janë destinuar për bashkinë Tiranë të përcaktuara si grante individuale, rikonstruksione ose riparime pallatesh, shkolla, rindertime terësore, etj..

    Bashkitë e tjera që përfitonin grante individuale për pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe fonde për investime publike në prag të zgjedhjeve të reja vendore janë Durrësi, Vora, Shijaku, Kruja Kamza, Kurbini, Lezha dhe Mirdita.

    Po ashtu qeveria vendosi me 29 dhjetor të shpërndajë në formë shpërblimi me lekë në dorë 8 miliardë lekë për afro 1 milionë qytetarë shqiptarë për një sërë kategorish, duke nisur nga pensionistët, infermierët, familjet në nevojë e të tjerë.

    E quajtur “Pakoja e Madhe” shpërndarja e këtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si një masë zbutëse e inflacionit të çmimeve. Ndryshe e sheh këtë paketë kreu i opozitës Sali Berisha, i cili e sulmoi nismën si një “pilulë elektorale”.

    Vendimet për alokimin e këtyre fondeve janë marrë vetëm pesë muaj para zgjedhjeve për pushtetin vendor të cilat mbahen më 14 maj. Megjithatë, kjo rishapërndarje masive e buxhetit të shtetit bëhet përpara afatit ligjor që ndalon përdorimin e fondeve publike si shpërblime ose akte të tjera që ndikojnë drejpërdrejt tek votuesit.

    Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrvëshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re paszgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

    Shpërndarja e granteve individuale për zbutjen e pasojave të tërmetit ishte prezente edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021-it duke ngritur pikpyetje për mënyrën se si Partia Socialiste e përdor qeverisjen për të ndikuar tek vendimi i votuesve.

    Aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut.

    Alokimi i fondeve për bashkitë në dhejtor 2022 nga Këshilli i Ministrave


    Emri:  Screen Shot 2023-01-04 at 2.53.53 PM.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  16.8 KB

    Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, një organizatë që monitoron procesin zgjedhor, i tha BIRN-it se po shihet një intensifikim i alokimit të fondeve dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit me afrimin e datës së zgjedhjeve.

    “Kalimi i fondeve nga qeveria tek bashkitë e prekura nga tërmeti në muajin dhjetor në një shifër kaq të lartë, tregon një planifikim elektoral të ndërhyrjes në këto zona,” tha ai.

    Procesi i rindërtimit hyn në 2023 në vitin e katërt të tij dhe përkon me një vit elektoral. Sipas Xhemollarit qeveria vendos të kalojë shuma të larta për bashkitë, një muaj para periudhës 4 mujore ku ndalohet alokimi i fondeve dhe përdorimi i tyre për investime pasi ndikon drejtpërdrejt fushatën.

    “Por, ky veprim nuk është i vetmi,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “muaji dhjetor po tregon se është muaji i thesarit të shtetit për të mbushur arkat e bashkive, të cilat në fillim të vitit hyjnë në garë”.

    Xhemollari thotë se shumica e kryetarëve aktualë, pritet të jenë sërish kandidatë për t’i fituar ato dhe kjo mbështetje financiare bën që ata të hyjnë në një garë “jo të barabartë” dhe të “suportuar” fort nga qeveria qendrore.

    As ndalimet ligjore nuk shmangin dot përdorimin e fondeve publike në favor të fushatës elektorale.

    I pyetur nga BIRN nëse “përben shqetesim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perdorimi i burimeve publike, financiare e njerezore, para fushatës zgjedhore”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se vendimmarrja e KQZ-së për këtë shqetësim bazohet në Kodin Zgjedhor.

    “Respektimi i rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushatë zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve mbetet (duhet të mbetet) një synim i të gjithë aktorëve të përshirë në zgjedhje,” u shpreh Celibashi.

    Celibashi shton se KQZ do të monitorojë raportimet dhe sjelljen institucioneve publike dhe do të disponojë me vendimmarrjen përkatëse kur është rasti, si i vetmi mekanizëm për t’iu përgjigjur shkeljeve të kodit.

    “Përdorimi apo vënia në mbështetje të kandidatëve, të partive politike apo koalicioneve në zgjedhje e burimeve (përfshirë asete dhe burime njerëzore) të organeve apo enteve publike përbën veprimtari të ndaluar,” saktësoi Komisioneri, duke shtuar se pret bashkëpunimin e shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të Kodit Zgjedhor.


    Burimi: BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2023 më 15:54

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2021, 12:31
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2021, 15:18
  4. Rama: PS nuk merr pjese ne zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 12-02-2011, 10:51
  5. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •