Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Avokatja Migena Balla kërkon legjimitetin e poligamisë në Shqipëri

    Avokatja Migena Balla kërkon legjimitetin e poligamisë!

    Emri:  Screen Shot 2023-01-01 at 10.26.16 PM.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  19.0 KB

    Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”.

    Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua.

    Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.

    “I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili bën këtë martesë dhe e di shumë mire që gruaja e parë e atij burri nuk është në dijeni për atë martesë.

    Që këtu ai hoxhë shkel atë rregullin kryesor të martesës në Islam që është publiciteti dhe që gruaja e parë duhet të jap miratimin. Kjo bëhet për të garantuar një lloj harmonie dhe marrëdhënie të mirë.

    E imagjinoni dot se çfarë do të bënte një grua e cila zbulon se ky burrë paska fëmijë dhe marrëdhënie paralele!

    Ka sjellë probleme sociale të panumërta, qoftë për fëmijët e lindur që konsiderohen jashtë martese, qoftë për personat që mbajnë lidhje jashtëmartesore, qoftë të personave që nuk divorcohen ligjërisht, por vetëm në xhami”, shkruan gazetaylli.com.

    “Poligaminë e para duhet ta legjitimojmë sepse ekziston de facto”, shprehet ajo.

    Koha Jone

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Avokatja Migena Balla kërkon legjimitetin e poligamisë në Shqipëri

    Kjo ka kohe qe eshte bere si deklarate dhe nuk ka asnje cudi sipas "te drejtave" te njeriut kur po i hiqet kuptimi fjales martese duke ligjeruar marredhenie te te njejtit seks, etj., te pakten t`i vene emra te tjere, se martesa eshte marredhenia e nje burri me nje grua. Keta po perpiqen ta shtrijne kuptimin e kesaj fjale.
    Pse te pengohet edhe kjo te shprehet per harreme dhe neser me harreme burrash, ose zoofilia, etj,..,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 02-01-2023 më 16:03
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Imami Genc Balla nën akuzë si rekrutues i ISIS në Shqipëri
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-05-2015, 12:49
  2. Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.
    Nga Meriamun në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-05-2014, 22:35
  3. SHBA, burg përjetë “profetit” të poligamisë
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-08-2011, 18:04
  4. Itali, dënohet për mashtrim, avokatja e tragjedisë së Otrantos
    Nga brooklyn2007 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-12-2010, 19:50
  5. Ceshtja e poligamise ne Islam.(Martesa me shum se 1 grua)
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 10:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •