Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri.


    Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale



    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti disa herë ka thënë se KFOR-i ka kërkaur nga Qeveria e Kosoëvs, një afat shtesë për largimin e barriakdave në veri, por që deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre.

    Shefi i ekzekutivit kosovar po ashtu ka thënë gjatë një intervistë për mediat e huaja se do të ishte një verpim që do të shkaktonte pasoja të rënda, nëse isntitucionet e Kosovës do të ndërmerrnin ndonjë veprim për largimin e tyre.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë për “Blic Interview”, se nëse barrikadat qëndrojnë gjatë, do të krijohet një realitet i ri në atë pjesë të Kosovës, duke pyetur Kurtin se kur do të largohen ato barrriakda qoftë nga KFOR-i, qoftë nga institucionet e Kosovës.

    “Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshrion të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshrion të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës. Unë prap po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant

    “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druajë se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, thotë kryetari i PDK-së.

    Sipas Krasniqit, do të ishte gabim katasftrofal nëse Albin Kurti do të negocionte në Bruksel për largimin e tyre.

    “Me fol për barriakdat në Bruksel është një gabim katastrofal .. po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeminsitri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuciqi i ka vendos barriakdat për ta penguar marrëveshjen”, thotë ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri.



    Tahiri, Kurtit: E ke kallë Kosovën për Asociacionin, tash duhet ta refuzosh atë


    27 dhjetor10:29

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti në kohën sa ishte opozitar kundërshtonte në çdo formë Asociacionin dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe sa është kryeministër.





    Tahiri ka thënë se Kurti ka fituar pushtet duke e refuzuar formimin e Asociacionit.







    “Një problem që e ka Kurti si kryeministër, ai e ka kundërshtuar fuqishëm Asociacionin, deri në masat e protestave të dhunshme, e deri te kallja e parlamentit. E tani kur e ka kundërshtuar nuk mund të kthehet më pas dhe të fillojë të flasë për këtë temë. Por, si do ta menaxhojë këtë, kjo është puna e tij.



    A do t’i mashtrojë votuesit, a do t’u rrijë besnikë atyre premtimeve, kjo është çështje e tij. Mirëpo, porosia ime, është kjo: E ke kallë Kosovën për Asociacion, tash duhet ta refuzosh atë. Kjo është porosia ime për Kurtin. Mbi refuzim të Asociacionit, Kurti e ka fituar pushtetin”, ka thënë ajo ndër të tjera.











    Kutjojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të fillohet punët në themelimin e Asociacionit. Në anë tjetër, Kurti ka thënë se nuk do të ketë Asociacion një etnik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri.

    Lirohet ish-polici serb, Dejan Pantiq?
    28 dhjetor11:58
    Raportohet se është liruar ish-polici serb, Dejan Pantiq. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i njëjti është liruar me kusht.

    Kujtojmë se 56 vjeçari ishte arrestuar me 10 dhjetor nën dyshimin për sulm ndaj KKZ-së në Veri të Mitrovicës.


    Si pasojë e këtij arrestimi, serbët kanë vendosur numër të madh të barrikadave në komunat veriore të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri.

    Pra ky eshte dorzimi per tok i albin mashtruesit nji kriminel terrorist me e arrestue e ma von me lshue kjo tregon se marrveshje te mshefta me vuqiqin ne greqi e bruksel albini po i del ne fjal vuqiqit qe veriun ta marr serbia pa e kompenzue as me ni cm tok te lugines te presheves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. ISIS : Shteti i djallit dhe i krimineleve.
    Nga angmokio në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 05-04-2020, 06:29
  2. Tribunali i Hagës, midis viktimave dhe kriminelëve
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2017, 04:33
  3. Vanesa Krasniqi ka hy e para në "Top 10"për DSDS
    Nga DYDRINAS në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2012, 16:31
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Ceka: Të internohen familjet e kriminelëve
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-08-2003, 21:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •