Mbretëria shqiptare në mesjetë: Dioklea, zbulimi i madh
Mbreteria shqiptare e Dioklese u krijua ne shekullin e 10 edhe ekzistoi deri ne shekullin e 12. Kryeqyteti i Mbreterise shqiptare te Dioklese ishte gjithemone Shkodra. Me shtrirjen me te gjere Mbreteria e Dioklese perfshinte te gjitha trojet veriore shqiptare si Shkodra, Lezha, Ulqini, Tivari, te gjitha malesite e veriut, trevat e Tregut te Ri e te Peshterit qe ndodhen ne veri te Alpeve Shqiptare edhe madje te gjithe Dardanine me Nishin, Shkupin, Prizrenin, Prishtinen, Rrafshin e Dukagjinit, Tetoven e Gostivarin. Gjithashtu Mbreteria e Dioklese perfshinte te gjithe Shqiperine e Mesme edhe Dibren. Ne jug Mbreteria e Dioklese perfshinte Vloren, Skraparin, Beratin, Korcen edhe madje edhe Kosturin edhe Follorinen qe jane dy qytete shqiptare qe sot i ka Greqia.
Historiografia shqiptare eshte marre vetem pak me Mbreterine e Dioklese por Dioklea eshte shume e rendesishme per historine shqiptare sepse eshte ne te vertete shteti i pare shqiptar ne mesjete. Nuk eshte Principata e Arberit shteti i pare shqiptar ne mesjete sepse Principata e Arberit u krijua ne 1190 (shekulli i 12) kurse Mbreterise shqiptare e Dioklese u krijua ne shekullin e 10 pra 200 vjet me heret se sa Principata e Arberit. Gjithashtu Mbreterise shqiptare e Dioklese e ka pasur shtrirjen gjeografike shume te madhe edhe pershinte shume me shume troje shqiptare se sa Principata e Arberit.
Lexoni kete artikull per Mbreterine shqiptare te Dioklese:
https://fv.al/t/990-1118-mbreteria-a...-dukles.26150/
Emri Dukla rrjedh nga emri i fisit ilir Dokleat që jetonte në këtë zonë, përkatësisht në Malin e Zi të sotëm. Gjatë dyndjeve sllave këtu vinë një numër fare i vogël sllavësh dhe në përgjithësi popullata mbetet iliro-arbëreshe. Pjesa jugore e Duklës që përfshinte edhe Malësinë, quhej Genta, kurse pjesa veri-perëndimore quhej Anamali (Podgorje, Submontana). Kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin e shtetit serb të Rashës në Kosovë e në Diokle (Gentë) në shek. XII, bëjnë të njohur se serbët gjetën në ato treva një popullsi që ato e quajnë të huaj (barbare), ndërkohë që burime të tjera qoftë serbe, raguzane ose perëndimore, flasin në mënyrë më eksplicite për shqiptarë (Arbanasi, Arbanenses) në ato treva.
Në Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, në disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe të vogla popullsish të romanizuara, të përmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Për rrjedhojë, në shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), veçanërisht ana e sipërme e saj, u shfaqej të huajve si një vend "me popuj e fe të ndryshme". Gjithsesi, gjatë gjithë mesjetës krahina e bashkësi të tëra, si Kuçi, Markajt (Markoviçët), Pastroviçët, Piprët, Gjurashët (Cërnojeviçët) etj., njihen si shqiptare. (1)
Në përgjithësi Dukla banohej nga arbëreshë dhe vllehë, që të dy racë ilire, dhe një pakicë fare e vogël sllavësh. Duklanët ishin katolikë. Pos kësaj kishte edhe bogumilë (pakica sllave), dhe paganë (në viset më të izoluara), por këto fe filluan të zhduken nën shtypjen e kishës katolike. Konvertimi në ortodoksë filloi vetëm pasi ra nga pushteti dinastia arbëreshe Vojisllav, në shek. 12.
Se këto vise banoheshin nga shqiptarë, sidomos nëpër zonat malore na flet edhe një dokument raguzan i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërishte" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca).
Gjon Vladimiri
Nga fundi i shekullit X në Dukël sundonte princi arbër Gjon Vladimiri. Më 990 Gjon Vladimiri lidh një aleancë anti-bullgare me perandorin e Bizantit, Bazilin. Në këtë kohë mbret i Bullgarisë ishte Car Samuili, që më 997 e sulmon Duklën. Samuili me ushtrinë e tij, djeg e shkatërron të gjithë qytetet dhe fshatrat jo vetëm në Dukël, por vazhdon nëpër tërë Dalmacinë deri në Zarë. Gjon Vladimiri zihet rob nga bullgarët dhe dërgohet në burgun e pallatit të Samuilit. Gjatë kësaj kohe, e bija e Samuilit, Kosara, i lutet të atit që të zbrezë në burg me holajkat e saj që t'u dërgojë ujë robërve për të larë kokat dhe këmbët. I ati e miraton. Këtu ajo vëren Gjon Vladimirin, në të cilin dashurohet në shikim të parë. Kosara shkoi tek i ati dhe iu drejtua me këto fjalë: "Ati im, Zotëriu im, unë e di që do të më martosh me një burrë ashtu siç është zakoni. Unë do të doja të martohesha me mbretin Gjon Vladimir, të cilin ti po e mban në burg. Duhet të dish që më parë vdes se sa pranoj ndonjë burrë tjetër." Samuili ngaqë e donte shumë të bijën, i plotësoi dëshirën. Pasi bënë dasmën, Samuili e njohu Gjonin si mbret jo vetëm në Duklën që e trashëgonte nga të parët, por edhe mbi krahinën e Durrësit ndërsa axhës së Gjonit, Dragimirit i dha krahinën e Tribunisë.
Më 6 tetor 1014, Samuili pasi humbi betejën në Bellasica dhe iu verbuan 15.000 ushtarë nga bizantinët, vdiq nga zemërimi i madh. Më 1016, një kushëri i Kosarës, pasi vret të birin e Samuilit, i përgatit një komplot edhe Gjon Vladimirit. Më 22 maj Gjonit i prenë kokën në kishën e Prespës. Kosara e mori trupin e tij dhe e varrosi në kishën e Shën Mërisë në krahinë e Krajës (rrethi i Ulqinit), ku Gjoni kishte pallatin mbretëror. Pas ca vitesh vdiq edhe Kosara e cila u varros pranë varrit të shoqit.(2)
Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, që bëri që shqiptarët në Krajë, në Anamal dhe në Ulqin ta quajnë Gjon Vladimirin një martir, në radhë të parë për lirinë e tyre, që sakrifikoi kundër pushtuesve bullgarë, pra pushtuesve sllavë. Gjon Vladimiri më pas do të nderohet si hero nga të gjithë shqiptarët dhe kulti i tij do të shtrihet vetëm brenda hapësirës kombëtare shqiptare. Pas 199 vjetësh, pas vdekjes së tij, një sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjëll Komneni i mori eshtrat e shënjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës. Më vonë një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar shqiptarë të shekullit XIV, Karl Topia, në vitin 1381 mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi në kishën që ai e ngriti dhe e ndërtoi së bashku me manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit. Karl Topia ngriti një nga manastiret më të famshme, qendër kulturore e jashtëzakonshme për shqiptarët. Në këtë manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhështor që kishte brenda pjesët e trupit të shenjtorit Gjon Vladimiri. (3)
Nga viti 1995 eshtrat e Gjon Vladimirit pushojnë në Kishën Ortodokse në Tiranë.
Pas vdekjes së Gjon Vladimirit, Dukla nuk përmendet më për më shumë se njëzetë vite, me gjasë duke qenë nën sundim bizantin.
Krijoni Kontakt