Kajtazi: Ka incizime, shqiptari duke folur me shefin e BIA-s serbe për të mbledhur dëshmi kundër Thaçit


Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka treguar disa detaje tronditëse për një dëshmitar shqiptar të lidhur me shërbimin sekret serb i cili ka deponuar dëshmi të shumta në Gjykatën Speciale.

“E keni pa ju një dëshmitar, tek dëshmitarët duhet me pasë kujdes natyrisht, e keni pa një dëshmitar i cili u tërhoq nga dëshmia e tij. Ai është shqiptar i Kosovës. U tërhoq nga dëshmia e tij dhe tha unë jam manipulu dhe nuk qëndrojnë ato që i kam thënë unë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Për ata që e njohin këtë dëshmitar, unë e njoh, për ata që e njohin, ai është një mashtrues ordiner, ai është një kriminel i cili ka bashkëpunim të ngushtë me BIA-n (serbe), ka komunikime”, ka treguar Kajtazi.

Në pyetjen e gazetarit ku e dini ju, gazetari Vehbi Kajtazi përgjigjet se “e di, t’u pasë parasysh se duhet me pasë kujdes të jashtëzakonshëm në këtë proces, ai është në komunikim të vazhdueshëm, ka incizime, ka materiale, ka prova, kur flet me shefin e BIA-s, thotë a keni ende prova me çu në Hagë kundër këtyre njerëzve. Dhe, natyrisht kur zbulohen këto çështje, merret vesh kjo punë, ai tërhiqet nga këto dëshmi dhe ato bëhen publike, kanë qenë publike, i ka theksuar avokati i z. Thaçi, i ka theksuar avokati i z. Veseli, pikërisht ju kanë referuar dëshmive të këtij njeriu dhe deklarateve i cili vet thotë se jam manipulu për t’i dhënë këto dëshmi”.