Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Kolendrat e Krishtlindjes

    KOLENDRAT

    Kolendrat (gr. ta kalanda, lat. calendae), janė urime, lavdėrime apo kėnge festive qė kėndohen nga fėmijet zakonisht nė Vigjilje tė Krishtlindjeve, tė shėn Vasilit (1 Janar), dhe tė Theofanisė (Pagėzimit tė Jisu Krishtit nė 6 Janar).

    Emri:  sddefault.jpg

Shikime: 109

Madhėsia:  51.5 KB

    Kolendrat janė njė traditė mjaft e rėndėsishme sepse dėshmojnė ngjarjet e shenjta por njėkohėsisht krijojnė atmosferė festive. Ato sjellin lajmin gazmor tė Mesia Shpėtimtarit Jisu Krisht dhe ngjarje qė lidhen me tė.

    Nė vendin tonė kolendrat janė kėnduar qė herėt nga fėmijėt...

    Brenda kėsaj tradite, secili prej nesh, ruan kujtime tė veēanta dhe njėkohėsisht mjaft nostalgji per emocionin, gėzimin e pėrgatitjes sė grazhdit tė Krishtlindjes, blerjes sė Comangeve (ēekiēė prej druri pėr tė trokitur dyerve tė familjeve tė krishtera orthodhokse) dhe nė vazhdimėsi, kėndimit tė kolendrave, marrjes sė disa dhuratave simbolike, si fruta, tė holla dhe disa kuleēe kreshmore qė pėr kėtė ditė quhen Kolendra ose Kolinde, tė cilat jepeshin dhe pėrgatiteshin nga familjarėt qė hapnin portat e shtėpive kur dėgjonin tė trokiturat.

    Kolendra kolendra sot,
    Gėzuar pėr shumė mot,
    Zotėrinj dhe Zonja.
    Neve vijmė t’ju gėzojmė,
    si edhe t’ju lajmėrojmė,
    Zotėrinj dhe Zonja.
    Nė qytetin e bekuar,
    U lind foshnja e shenjtėruar,
    Zotėrinj dhe Zonja.
    Ai ėshtė Krishti vetė,
    I dėrguar nė k’tė jetė,
    Zotėrinj dhe Zonja.
    * * * * *
    Zotėrinj dhe Zonja,
    erdhėm t’ju urojmė,
    edhe sihariq ne,
    erdhėm t’ju tregojmė.
    Se nė kishėn tonė,
    Ē’lindi njė mbret sot,
    i cili do tė jetė,
    pėrmbi neve Zot.
    Ai ėshtė Krishti,
    Biri i Perėndisė,
    qė ka pėr tė sjellė,
    shpėtimin e njerėzisė.
    Magėt nga lindja,
    me tė parė Yllė,
    u trembnė, u verdhnė,
    u bėnė si dyllė.
    Iduri (Herodi) i pabesė,
    Qė desh tė humbasė,
    Foshnjat tė gjitha,
    Dha urdher ti vrasė.
    Po Krishtin Maria,
    e muar dhe shkuan,
    nė Egjypt vanė,
    dhe atje qėndruan.
    -



    Pėrgatiti: Thoma Shkira

    KOASH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-12-2022 mė 15:46

Tema tė Ngjashme

  1. Ikona e krishtlindjes.
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-01-2016, 21:45
  2. Aktivitete me rastin e Krishtlindjes
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 05:20
  3. Historia e vėrtetė e Krishtlindjes.
    Nga mesia4ever nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-01-2013, 13:13
  4. Bota dhe festa e krishtlindjes.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-12-2009, 06:42
  5. Origjina Pagane e Krishtlindjes!
    Nga Omari nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 18:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •