Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17

    Aktori i Hollywood Danny Devito: Gjyshja ime ishte arbėreshe e fliste shqip

    Emri:  MV5BMTE5MjM5MzM3M15BMl5BanBnXkFtZTYwOTEzOTY0._V1_.jpg

Shikime: 82

Madhėsia:  30.9 KB

    Aktori i mirenjohur i Hollywood, Danny DeVito ka treguar se gjyshja e tij ishte arbereshe dhe fliste shqip. Kete gje e tregon me gojen e tij ne nje emsision me miqte e tij:

    Mund ta shikoni videon me poshte ne anglisht:


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Aktori i Hollywood Danny Devito: Gjyshja ime ishte arbėreshe e fliste shqip

    Gjyshja e aktorit tė njohur botėror, Danny DeVito, fliste gjuhėn gegė siē thotė ai.

    Kjo deklaratė ka ngjallur debate tė shumta dhe mesa duket ėshtė keqkuptuar.

    A i referohet vėrtet dialektit geg Danny DeVito?

    Se pėr ēfarė bėhet fjalė na sqaron profesori i njohur arbėresh Matteo Mandala, njė nga njohėsit me tė shkėlqyer tė gjuhės, historisė dhe traditave arbėreshe, por natyrisht edhe tė gjuhės shqipe.
    Nė njė intervistė pėr Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, albanologu thotė se kemi tė bėjmė me njė etnonim, pasi kur arbėreshėt u vendosėn nė Kalabri nuk ekzistonte fare ndarja dialektore e shqipes nė gegėrisht dhe toskėrisht.

    Mandala: Nuk bėhet fjalė pėr gegėrishten. Ai e thotė qartė se gjyshja ishte arbėreshe me prejardhje nga Kalabria. Kur kanė ardhur arbėreshėt nė Kalabri nuk ekzistonte fare njė nėndarje dialektore midis gegėve dhe toskėve, ose gegėrishtes dhe toskėrishtes. Ėshtė njė anakronizėm historik qė vetėm ata qė nuk njohin historinė e gjuhės shqipe mund ta pohojnė.

    Kemi tė bėjmė etnonim qė ėshtė quajtur qė nė kohėn kur e ka studiuar i madhi profesor Ēabej nė punimin doktorant tė tij qė ėshtė mbrojtur nė Vjenė nė 1983, shpresoj tė botohet dhe nė gjuhėn shqipe sa mė shpejt.

    Njė studim shumė i rėndėsishėm mbi tė folurėn arbėreshe. Ēabej sqaroi se ishte mėnyra qė pėrdornin italianėt e Kalabrisė kur quanin arbėreshėt "gjegj". Rridhte nga folja "gjegjen", dėgjoj, urdhėro, me tė cilėn arbėreshėt i pėrgjigjen njė pyetje ose kur thirren nė emėr nga njė person qė do respektuar.

    Pak mė vonė ėshtė marrė me kėtė ēėshtje edhe profesor Franēesko Solano nė njė shkrim qė ėshtė botuar te revista "Zjarri" nė 1973. Ka polemizuar me njė shkrim qė ėshtė botuar po atė vit nė njė revistė italiane duke pohuar qė ishte njė anakronizėm tė flasėsh pėr gegė dhe toskė, duke ju referuar arbėreshėve nė Itali.

    Pėr mė tepėr tha se ishte njė etnonim qė ishte pėrhapur nė mjediset kalabreze, ku gjuha shqipe, arbėrishtja, nuk ishte kuptuar. Nė fund e ngatėrroi situatėn njė gjerman, njė gjuhėtar i njohur, i cili e kishte pėrmbledhur kėtė fjalė nė shumė vise tė Kalabrisė, duke i dhėnė kuptimin geg.

    Fjalėn e fundit ja ka dhėnė Francesco Altimari, fjala "gjegj" lidhet me foljen "gjegjen" me tė cilėn arbėreshėt u pėrgjigjen italianėve qė nuk kuptojnė arbėrishten.

    Dua tė sqaroj se ka elementė qė sot quhen gegė nė tė folurėn arbėreshe, por kjo nuk ka tė bėjė me gegėrishten, por me historinė e gjuhės shqipe para se shqipja tė njihte ndarjen dialektore. Kemi ato trajta qė sot i njohim si geg, kur nė fakt ishin pjesė e gjuhės sė pėrbashkėt shqipe.


Tema tė Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Nikola Shkreli, aktori shqiptar ndėr tė rinjtė mė tė famshėm nė Hollywood
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2014, 12:31
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2014, 16:28
  4. Kur veriu fliste shqip
    Nga Bolivari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2012, 09:17
  5. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •