Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

    Emri:  Screen Shot 2022-12-21 at 11.46.41 AM.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  34.0 KB

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

    Sipas historianit, famlija e Messit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883.

    Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

    “Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë.

    Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare“, theksoi ai.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Historiani: Stërgjyshi nga babai dhe nëna e Messit janë arbëreshë nga Gjirokastra



    Historiani Naim Flamuri deklaroi se stërgjyshi nga babai dhe nëna e futbollistit Lionel Messi, janë arbëreshë nga Gjirokastra.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se ata njiheshin me mbiemrin Meksi dhe se stërgjyshi i Messit, Angelo, emigroi nga Italia në Argjentinë në vitin 1883.

    Ndërsa, për nënën e Messit, janë bërë publike disa fakte nga një prift, se ajo ka origjinë arbereshë.

    “Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqitare, në libër është theksuar si komunitet arbëreshë shqiptar i Italisë. Në librin e botuar nga Guillem Balague në vitin 2013 dhe unë e mora si referencë në vitin 2016, unë e përktheva nga gjermanishtja. Familja e babit të Messit, Angelo Messi ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi arbëreshë Porto Recanati për në Argjentinë. Angelo Messi, nga ana e babait vinte nga familja Meksi me origjinë nga Gjirokastra, për të emigruar në Itali.

    Për nënën është folur këto dy javët e fundit, hera e parë që del prifti italo-arbëresh që dëshmon nëpërmjet dokumenteve kishtare që ai disponon si prift. Këto janë nga ana e nënës, ne kemi nga ana e babait, që është Angelo Messi, stërgjyshi. Dokumentet e emigrimeve janë që nga fundi i shekullit të 14, janë valët e emigrimieve të para, të dyta e të treta, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut”, theksoi ai.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Habit historiani: Messi është gjaku ynë me mbiemrin Meksi, faktet e tregojnë këtë

    Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

    Sipas historianit, famlija e Messit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883.

    Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

    “Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë. Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin.

    Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare “, theksoi ai.



    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Historiani: Bëni hulumtime, nuk mund të hidhet poshtë fakti që Messi është arbëresh



    Historiani Naim Flamuri thotë se nuk mund të hidhet poshtë fakti që futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbereshë.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri nënvizoi se dokumentet janë dhe se duhet të kryer një hulumtim në lidhje me këtë.

    “Kemi dokumente, duhet të ketë një studim të mirëfilltë, dokumentet janë aty, janë shumë të lexueshme. Janë bërë studime të emigrimeve, nuk ka përkatësisht për një familje apo për tjetër familje, për shembull që të futet vetëm në origjinën e famlijes së Messit.

    Po të kemi këto dituri, mund ta gjejmë shumë lehtë, dokumentat janë, të gjitha janë të shkruara”, theksoi ai.

    Sipas historianit, amilja e babait të Lionel Messit, Angelo Messi, ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi Arbëresh Porto Recanati për në Argjentinë.

    Angelo Messi vinte nga ana e babait nga familja Meksi, që me origjinë ishin nga Gjirokastra, por të emigruar në Itali.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Arber Agalliu, qe merret me promovimin e kultures arbereshe, jep mendimin e tij per origjinen e Messit:

    Video: https://youtu.be/D4u-MDC6SHA

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    Intervista me peshkopin orthodhoks Alejandro Greco ne Argjentine ne lidhje me personazhet me origjine arbereshe ne Argjentine, pershi Messin:


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe?

    😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2015
    Postime
    35

    Lionel Messi ALBANIAN Shqipo me origjin prejardhje Shqiptare nga historiani Naim Flamuri

    Une dola ne Tv me keto konkludime per origjinen Shqiptare te familjes Messi po edhe mema Messit duket se eshte arbreshe(ata qe ruajten gjuhen)

    Stërgjyshi i tij nga babai Angelo Messi migroi nga Recanati në 1883 dhe stër-stërgjyshi i tij nga nëna Raniero Coccettini migruan nga San Severino Marche në 1899. Ai është gjithashtu një i afërm i largët i ish-boksierit italian Luca Messi, me të cilin ndan origjinën familjare.
    Si shumë arbëreshë që emigruan në Argjentinë nga Italia janë edhe paraardhësit e Lionel Messit.

    Të dhënat dokumentare që disponojmë dëshmojnë për mbërritje mërgimtarësh shqiptarë në “Romagna malatestiana” (Cesena, Rimini, Forlì) dhe përgjatë bregdetit markixhan (Pesaro, Fano, Senigallia, Jesi, Ancona, Porto Recanati, Loreto, Porto Civitanova, Porto San Giorgio.

    Studimi i kryer nga Brünehilde Imhaus mbi bazën e të dhënave arkivore dëshmon se mes shekujve XIV dhe XV më se njëqind fshatra markixhane u populluan pak a shumë përfundimisht nga shqiptarë që merreshin me punë buj- qësore.

    Prania Shqiptare në Marche dëshmohet qysh nga shek. XIV, si p.sh. në Fermo, në Ancona, në Jesi, në Recanati. Sipas Anselmit, rritja e papritur e numrit të shqiptarëve në dyvjeçarin 1436-1437 hasi në kundër- shtimin e popullsisë lokale, madje nxiti qëndrime të hapura armiqësore ndaj tyre.

    MARCHE
    Provinca e Ankones: Fabriano, Iesi, Loreto, Ostra.
    Provinca e Maçerates: Cingoli, Recanati, San Severino Marche.
    Provinca e Askoli Piçeno: Ascoli Piceno, Porto San Giorgio, Fermo.

    Pra familja e babait tè Lionel Messi, Angelo Messi, ka emigruar ne vitin 1883 nga vendbanimi Arberesh Porto Recanati pèr ne Argentine. Angelo Messi vinte nga ana e babait nga familja Meksi, që me origine ishin nga Gjirokastra por tè emigruar ne Itali.




    https://youtu.be/EN-1Gd67EkM

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Lionel Messi ALBANIAN Shqipo me origjin prejardhje Shqiptare nga historiani Naim Flamuri

    Citim Postuar më parë nga Dulcigno Lexo Postimin
    Une dola ne Tv me keto konkludime per origjinen Shqiptare te familjes Messi po edhe mema Messit duket se eshte arbreshe(ata qe ruajten gjuhen)

    Stërgjyshi i tij nga babai Angelo Messi migroi nga Recanati në 1883 dhe stër-stërgjyshi i tij nga nëna Raniero Coccettini migruan nga San Severino Marche në 1899. Ai është gjithashtu një i afërm i largët i ish-boksierit italian Luca Messi, me të cilin ndan origjinën familjare.
    Si shumë arbëreshë që emigruan në Argjentinë nga Italia janë edhe paraardhësit e Lionel Messit.

    Të dhënat dokumentare që disponojmë dëshmojnë për mbërritje mërgimtarësh shqiptarë në “Romagna malatestiana” (Cesena, Rimini, Forlì) dhe përgjatë bregdetit markixhan (Pesaro, Fano, Senigallia, Jesi, Ancona, Porto Recanati, Loreto, Porto Civitanova, Porto San Giorgio.

    Studimi i kryer nga Brünehilde Imhaus mbi bazën e të dhënave arkivore dëshmon se mes shekujve XIV dhe XV më se njëqind fshatra markixhane u populluan pak a shumë përfundimisht nga shqiptarë që merreshin me punë buj- qësore.

    Prania Shqiptare në Marche dëshmohet qysh nga shek. XIV, si p.sh. në Fermo, në Ancona, në Jesi, në Recanati. Sipas Anselmit, rritja e papritur e numrit të shqiptarëve në dyvjeçarin 1436-1437 hasi në kundër- shtimin e popullsisë lokale, madje nxiti qëndrime të hapura armiqësore ndaj tyre.

    MARCHE
    Provinca e Ankones: Fabriano, Iesi, Loreto, Ostra.
    Provinca e Maçerates: Cingoli, Recanati, San Severino Marche.
    Provinca e Askoli Piçeno: Ascoli Piceno, Porto San Giorgio, Fermo.

    Pra familja e babait tè Lionel Messi, Angelo Messi, ka emigruar ne vitin 1883 nga vendbanimi Arberesh Porto Recanati pèr ne Argentine. Angelo Messi vinte nga ana e babait nga familja Meksi, që me origine ishin nga Gjirokastra por tè emigruar ne Itali.




    https://youtu.be/EN-1Gd67EkM

    Pordhen n'ai pifesh huu
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

Tema të Ngjashme

  1. Lionel Messi
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 419
    Postimi i Fundit: 14-07-2014, 05:05
  2. Lionel Messi
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 774
    Postimi i Fundit: 01-03-2012, 15:21
  3. Lionel Messi shpallet fitues i çmimit FIFA Topi i Artë 2011
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-01-2012, 23:16
  4. Lionel Messi vs. Cristiano Ronaldo
    Nga KOKASHTA në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:09
  5. Lionel Messi pasardhësi i Maradonës?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •