Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    A do ta rrezojë prapë qeverinë Kurti Amerika?




    I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.



    SHBA-ja, thotë ai, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.



    Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, Escobar thotë se barrikadat në veri të Kosovës, duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur ato, por kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e komunitetit serb në veri.



    Escobar, po ashtu, thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij.



    “Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: A do ta rrezojë prapë qeverinë Kurti Amerika?

    “Le Monde”: Albin Kurti po i nervozon partnerët perendimorë

    Emri:  Screenshot_20221215_112201_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  38.7 KB

    Gazeta prestigjoze franceze “Le Monde” ka parë një ndryshim të akstit të politikës së jashtme të Kosovës karshi aleatëve të saj perendimorë. Në një analizë të gjatë, që zë një vend ballor në faqen e saj të katërt, e përditshmja e lexuar nga Lapsi.al, duke analizuar tensionet e fundit në Veri të Mitrovicës, vëren se sjellja e Albin Kurtit po i acaron diplomatët që merren me Prishtinën.

    “Nëse pala serbe nuk mund të shfajësohet për përdorimin e retorikës luftënxitëse, burimi i tensioneve këtë radhë duhet kërkuar në Prishtinë. Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual nacionalisti i majtë albanofon, Albin Kurti, po shton aksionet në Mitrovicën e Veriut, qoftë edhe me çmimin e prishjes së me status quo-së, të preferuar deri më tash nga evropianët dhe amerikanët”, shkruan korrespondenti nga Viena Jean-Baptiste Chastand.

    Në artikull, esencën e të cilit Lapsi.al po e sjell të përmbledhur, thuhet se ka një lloj ndryshimi nga politika e mëparshme e bindjes pa kushte ndaj ambasadave perendimore. “Në Kosovë, kur krizat politike marrin zjarr, mjaftojnë protestat apo mesazhet e mirëmenduara nga ambasadat e ndryshme perëndimore, kryesisht asaj të Shteteve të Bashkuara, që elitat politike lokale të qetësohen. Afro dy milionë kosovarë e dinë se i janë shumë borxhli rolit vendimtar të NATO-s në luftën kundër Serbisë, në vitin 1999 dhe ata nuk duan mosmarrveshje me sponsorët e tyre perëndimorë, sidomos përballë një qeverie si ajo e Beogradit të mbështetur nga Rusia e cila ende nuk e njeh pavarësinë e ish provincës së saj”.

    Pikërisht për këtë vënie në pikpyetje të qëndrimit prej yes man-i ndaj ndërkombëtarëve targetohet Albin Kurti, duke marrë si bazë për këtë edhe thëniet e kryeministrit të Shqipërisë. “Ish lideri i lëvizjes Studentore të viteve 1990, z. Kurti, 47 vjeç, shquhet për ngurtësinë e tij legjendare të kritikuar deri edhe nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Karakterin e vet ai e ka farkëtuar në burgjet serbe, ku qëndroi i mbyllur për dy vjet, para se të themelonte Vetëvendosjen, mbi idenë e një retorike radikale të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pas disa vitesh opozitë, ai fitoi zgjedhjet legjislative të shkurtit 2021, me premtimin për të luftuar kundër korrupsionit endemik. Fitorja e tij u pa me sy të mirë në shumë kryeqytete evropiane. Gjatë asaj fushate Kurti foli shumë pak për Serbinë, duke e siguruar se prioritetet e qeverisë së re do të qenë “krijimi i vendeve të punës” dhe “Reforma në drejtësi”.

    Por, “Le Monde” lë të kuptohet se me të ardhur në pushtet, nxitur dhe nga konteksti i ri ndërkombëtar i aleancës që tregoi Serbia me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, kryeministri i ri e ndryshoi këtë qasje, duke kaluar në plan të parë masat e reciprocitetit me Beogradin. “Albin Kurti zgjodhi që në fillim të vitit 2022, një strategji ofensive në Mitrovicë. Në prill, ai ndaloi së pari mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe. Në gusht, ai kërkoi që Serbia të njohë dokumentet e identitetit dhe targat kosovare, duke kërcënuar se serbëve lokalë do tu mohohej e drejta të shkonin në Serbi me dokumentat e tyre. Një “reciprocitet i thjeshtë”, argumenton Zoti Kurti. Por çdo herë, këto pretendime kanë shkaktuar reagime të dhunshme nga ana e minoritetit serb në Kosovë, që jeton ende me iluzionin e një kthimi në gjirin e Beogradt, si dhe njëkohësisht, shqetësimin e kancelarive perëndimore, të cilat i kanë kërkuar palës kosovare ti shtyjë për një kohë të mëvonshme aksionet e saj. Sipas komentit të gazetës të lexuar nga Lapsi.al, e cila thekson se këto sjellje i kanë irrituar aleatet e tij perendimorë, kryeministri kosovar i është përgjigjur me pikatore kërkesave të tyre.

    Në fund të analizës, Jean-Baptiste Chastand, përmend dhe planin franko-gjerman i cili do ta detyrojë Kurtin të bëjë koncesione. “Franca dhe Gjermania kanë vënë në tryezë një projekt-marrëveshje që do të lejonte forma e njohjes jozyrtare të Kosovës, sipas modelit të dy Gjermanive gjatë luftës së ftohtë. Por, për të arritur deri tek nënshkrimi i saj, kjo marrëveshje do ta detyrojë edhe z. Kurti të bëjë koncesionet e tij mbi të drejtat e pakicës serbe”.

    Jean-Baptiste Chastand për Le monde
    Përktheu T. Çela Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2022, 17:06
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 17:46
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-07-2016, 11:36
  4. Kush do ta rrezoje Ramen nga pushteti?
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-12-2015, 17:32
  5. Muhamed Ali Pasha ka dashur ta rrëzojë piramidën e Keopsit
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •