Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2022
    Postime
    3

    Instagram lançon versionin e saj të BeReal, të quajtur Candid Stories

    Instagram, si zakonisht, është “inspiruar” nga BeReal dhe ka krijuar një shërbim të ri të ngjashëm të quajtur “Candid Stories”. Nëpërmjet këtij shërbimi përdoruesit e Instagram do të kenë mundësinë të publikojnë një selfie çdo ditë, njëlloj si në aplikacionin BeReal.Shërbimi do të testohet fillimisht në Afrikën e Jugut, sipas deklaratës së një zëdhënësi të kompanisë.BeReal u lançua në vitin 2019 dhe gjatë vitit të kaluar pa një rritje mjaft të rëndësishme të numrit të përdoruesve, falë shërbimit të saj unik. Ky rrjet social e reklamon veten si një “alternativë e rrjeteve sociale më të përdorura” dhe ofron një mënyrë të veçantë publikimin e postimeve, pasi lejon publikimin e fotografive vetëm 1 herë në ditë.Tashmë Candid Stories do të nxisë përdoruesit të publikojnë një selfie çdo ditë, pasi për të shikuar Candid Stories të publikuara nga një person tjetër, ju duhet më parë të publikoni një postim të tillë.Në Candid Stories ju do të shkrepni një selfie dhe një pamje të kamerës tuaj të pasme njëkohësisht. Instagram ka nisur të punojë për të sjellë Candid Stories që në verë.Në update-in e ri përfshihet dhe shërbimi i ri Notes, i cili do të lejojë përdoruesit të tregojnë statusin e tyre me një limit prej 60 shkronjash, që do të shfaqet në DM.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar alvin007 për postimin:

    Neteorm (14-12-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Poems/Short stories in English
    Nga tiramisu në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-10-2009, 17:57
  2. Enderrat ne versionin psikologjik
    Nga kia group-mitro në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 12:42
  3. Funny True Stories
    Nga StormAngel në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 21:19
  4. Best short stories
    Nga Larsus në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:57
  5. "smile" ur on candid camera
    Nga liliella në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 09:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •