Leo Messi vs Luka Modric, një betejë mes dy numrave 10-të, dy lojtarë unik të futbollit Botëror që kanë pushtuar skenën për shumë vite. Kjo është një sfidë epike për të dy lojtarët, një shans i artë për të mbyllur karrierën me të artën në duar.
Mediat në të gjithë botën i kanë kushtuar faqen e parë këtij dueli: “Messi sheh Maradonën”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë duke shtuar:
“Argjentina i kërkon Messi-t të tërheq përfaqësuesen ashtu siç bëri Maradona në 1986. “Messi-Modric, prekjet e gjenive”, ishte titulli i La Gazzetta dello Sport.
“Messi, finalja të pret”, shkruan Sport në faqen e parë. “Një ndeshje mes 10-ave”, ishte titulli kryesor në të përditshmen tjetër spanjolle AS.
“Gjysmëfinale e artë, Modric vs Messi, dy talente unik në rolin e tyre kërkojnë një biletë për në finale”, shkruan Mundo Deportivo.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt