Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Skandali i korrupsionit në doganën e portit të Durrësit: Ende asnjë akuzë nga drejtësia

    VIDEO-SYRI TV/ U filmuan duke marrë lek, doganierët e Portin të Durrësit nuk arrestohen

    Prokuroria dhe Policia nuk kanë arrestuar ende asnjë prej të denoncuarve për korrupsion në Portin e Durrësit. Edhe pse në filmimet e publikuara personat e përfshirë duken me zë dhe figurë duke marrë ryshfet, për autoritetet këto prova janë të pamjaftueshme.

    Video: https://youtu.be/D-S41UmYeso

    Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas publikimit të skandalit të skemë së korrupsionit në Portin e Durrësit. Burime për SYRI TV kanë bërë me dije se lidhur me rastin nuk ka ende persona të shkarkuar apo arrestuar, por autoritetet janë mjaftuar vetëm me pezullim nga detyra.

    Edhe pse marrja e ryshfetit u denoncua me zë dhe figurë, duket se për Prokurorinë dhe Policinë e Durrësit janë të pamjaftueshme e ende asnjë prej personave të denoncuar nuk është ndaluar apo arrestuar.

    Shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari i cili ka marre paratë nga subjektet private. Gjithashtu edhe Doganieri i kontrollit fizik të importeve në port, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama. Ndërkohë që të njëjtat burime i thanë SYRI TV se hetimi kishte nisur rreth 1 muaj më parë.

    Dyshimet e ngritura janë se skema e denoncuar është pjesë e një rrjeti të organizuar korrupsioni në Portin e Durrësit.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali i korrupsionit në doganën e portit të Durrësit: Ende asnjë akuzë nga drejtësia

    Investigimi/ “50, jo 5 mijë për një?”, skandali në Doganën e Durrësit me zë e figurë, korrupsioni kthehet në normalitet, si bëhen pazaret për skanerin

    Skedarët e Bashkëngjitur 179472

    Superskandali i korrupsionit në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave. “Siguria në kufi është një nga sfidat e sigurisë me komplekse dhe kritike që qeveritë hasin në ditët e sotme”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në faqen e saj zyrtare në përpjekje për të propaganduar shërbimin e skanerit.

    Por skaneri në portin e Durrësit nuk fut ujë vetëm në kokainën e fshehur në arkat me banane të cilat nuk zbulohen, pasi për çdo deklaratë doganore duhet paguar ryshfeti. Në videon që News24 disponon, shihet doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lejë bakshishin. Biseda është aq e lirshme sa kuptohet se kemi të bëjmë me një sjellje normale, ku subjektet private duhet të paguajnë haraçin për të kaluar mallrat në doganë, si në import ashtu dhe në eksport.

    Video: https://youtu.be/zlEK7N_tXwc

    Qytetari: Për atë “Fusion” që iku

    Doganieri i skanerit Elton Hamzai:“Fusion”?

    Qytetari: Po (i jep lekët).

    Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Hë mo leje aty po hë. A mbaroi?

    Qytetari: Po, po mbaroi. Mirupafshim!

    Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Kalofsh mirë!
    Qeveria dhe Ministria e Financave mburren me këtë pajisje dhe qytetarët e paguajnë shtrenjtë shërbimin e skanerit, por marrja haptazi e parave tregon se si kjo procedurë nuk është aq e sigurt.

    Një gjë e tillë u faktua edhe disa javë më parë, kur u zbulua se me kontejnerët e “Banaking” kishin kaluar me dhjetëra kilogramë kokainë dhe skaneri nuk i kishte zbuluar edhe pse ngarkesa kishte kaluar në rrezet X.

    Ndërkohë familjariteti me korrupsionin në doganë është aq i fortë sa doganierët bëjnë pazare për ryshfetin si njësi dhe jo si individ.

    Kështu në një material tjetër doganierët Ermir Hazizaj dhe Emir Ibro i thonë subjektit që ryshfeti i dhënë nuk mjaftohen dhe se duhen para të tjera. Por më skandalozja është se i gjithë dialogu bëhet në sy të doganierëve të tjerë të cilët qeshin me bisedën.

    Doganier Ermir Hazizaj: 50…

    Qytetari: Nuk e dija tamam.

    Doganier Ermir Ibro: 5 mijë lekë për një.

    Qytetari: Ok se flasim se nuk e dija.
    News24 do të publikojë prova të tjera me zë dhe me figurë të korrupsionit në dogana, ku përveç marrjes së ryshfetit cenohet rëndë siguria kombëtarë me lënien e plumbçeve të sigurisë me të cilat vulosen rimorkiot e kamionëve në dorë të subjekteve private.


    Balkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-11-2022
    Postime
    12

    Për: Skandali i korrupsionit në doganën e portit të Durrësit: Ende asnjë akuzë nga drejtësia

    Korrupsion dëmton Doganierët,👮👮🇦🇱
    shkatërron jetën e tyre 😥

    Ndal korrupsionit!! 🙂

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-11-2022
    Postime
    12

    Për: Skandali i korrupsionit në doganën e portit të Durrësit: Ende asnjë akuzë nga drejtësia

    Doganierët nuk kanë faj, 👮👮🇦🇱🇦🇱
    fajin e ka ndonjë tradhtar 👿🔥

Tema të Ngjashme

  1. Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-05-2018, 02:53
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2017, 07:14
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-10-2014, 07:42
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-03-2012, 07:51
  5. Pse dhe kush i ka "prishur" 3 skanerat e portit të Durrësit?
    Nga Edvin83 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 20:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •