Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Edi Rama bën kurban për drejtësinë ish zv. kryeministrin e tij Arben Ahmetaj

    Klodian Zoto mblodhi të dhëna kompromentuese për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

    Emailet e rrjedhura në media sugjerojnë se biznesmeni Klodian Zoto - i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, mblodhi dhe ruajti fatura të hoteleve në të cilat përmendet si përfitues ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Arben-Ahmetaj-duhe-hyre-ne-Kuvend.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  58.2 KB
    Deputeti Arben Ahmetaj duke hyrë në një seancë parlamentare, ku u diskutua për situatën e energjetike në vend. Foto: LSA

    Në verë të vitit 2020, Klodian Zoto, biznesmeni i shpallur në kërkim për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t’i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj.

    “I dashur Klodian! Faleminderit për përgjigjen tuaj dhe për kopjen e kartës së kreditit. Ne konfirmojnë që fatura bashkëlidhur për klientin: Arben Ahmetaj u pagua me këtë kartë krediti në vitin 2013,” thuhet në një email të nisur nga stafi i hotelit ‘Starlight Suiten Hotel Renngasse’ në Vienë më 18 qershor 2020.

    Emaili tregon interesimin e Zotos, emri i të cilit përmendej në atë kohë si njeriu kryesor pas kompanive që përfituan kontratat e dyshimta të inceneratorëve, për të mbledhur informacion në lidhje me pagesat e tij për llogari të Ahmetajt.

    Lista e komunikimeve të Zotos me 6 hotele në Europë rrodhi në media pas kallëzimit në SPAK të bërë nga gazetari Adriatik Doçi. Në emaile zbulohet se i akuzuari për korrupsion aktiv e pastrim parash në aferën e inceneratorëve ka prenotuar ose paguar me kartën e tij të kreditit qëndrimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në disa prej hoteleve.

    Në emailet dhe faturat e publikuara rezulton edhe emri i Mirel Mërtirit, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion aktiv dhe pastrim parash sa i përket ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

    Ahmetaj, i cili në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët pati mohuar afrimitetin me Zoton dhe Mërtirin, sipas këtyre e-maileve ka pasur udhëtime dhe kontakte me ta të paktën prej vitit 2013.

    BIRN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e emaileve; megjithatë, i pyetur rreth tyre, Ahmetaj nuk i përgjigj një kërkese për koment.

    Ardian Leka, avokati i Klodian Zotos nuk pranoi gjithashtu të komentonte mbi emailet e publikuara.

    Pagesa për dhoma hoteli

    Sipas ‘emaileve’ të publikuara në media, Zoto ka paguar 4,544 euro me kartën e tij të kreditit për Ahmetajn dhe për Mërtirin, për hotele në Bukuresht, Vienë dhe Milano. Por kjo mund të mos jetë shuma totale e shpenzuar prej tij, pasi në dy prej email-eve për prenotim, nuk përmendet pagesa e kryer.

    “Duam të të konfirmojmë që e morëm dokumentin për kreditim të plotë të dy dhomave nën emrin e zotit Ahmetaj”, thuhet në një prej email-eve.

    Më herët, në një telefonatë me BIRN Ahmetaj e mohoi të kishte përfituar nga Zoto.

    I pyetur në shkurt gjatë Komisionin Parlamentar Hetimor për inceneratorët nëse i njihte tre emrat që qëndrojnë pas tre kontratave koncensionare të inceneratorëve – Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, Ahmetaj pretendoi se nuk kishte afrimitet me ta.

    “Zoton e njoh në distancë”, tha ai, ndërsa shtoi se “nuk kam lidhje biznesi, pune, familjare apo krushqie me asnjërin prej tyre”.

    Një udhëtim i Ahmetajt me Mirel Mërtirin u dokumentuan në një investigim të BIRN në gusht 2020.

    Emailet tregojnë se këto udhëtime janë prenotur ose paguar nga karta e kreditit e Zotos. Në emailet nga hotelet, një pjesë të të cilave duket se Zoto se i mblodhi në verë të 2020 kur afera ishte denoncuar publikisht, lëvizje të tilla kanë qenë të shpeshta.

    Reagimet politike

    Publikimi i emaileve të Klodian Zotos është shoqëruar me reagime nga përfaqësues të opozitës. Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike që drejtoi Komisionin Parlamentar për Inceneratorët, në një postim në Facebook rikujtoi dëshminë e Ahmetajt në parlament dhe e akuzoi atë për lidhje të afërta me të akuzuarit.

    “Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim. Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”, shkroi Tabaku.

    Tabaku i kërkoi SPAK të jepte shpjegime pse nuk kishte ngritur akuza ndaj Ahmetajt dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aferë.

    “Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave”, tha ajo.

    Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Ahmetajn dhe kryeministrin Edi Rama për rol kryesor në aferë.

    “Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD dhe opozitës, e cila ka denoncuar me kohë skemën e megavjedhjes. Ahmetaj dhe Rama kanë rolet më kryesore”, tha Berisha.

    Në krahun tjetër, qeveria dhe Partia Socialiste, një deputet i të cilës është tashmë i arrestuar dhe nën akuzë për këtë aferë, tha se nuk do të komentojë hetimet.

    I pyetur nga BIRN, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se duhej të lihej prokuroria që të hetonte.

    “Çdo ndërhyrje nga ana jonë, kushdoqoftë unë si kryetar grupi, deputet apo dikush tjetër si bën mirë pavarësisë. Për ta përmbledhur pyetjet tuaj me vend , duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Nuk do të komentoj çështje që janë në hetim”, tha Balla.

    Për abuzimet e dyshuara me fondet për ndërtimin e dy impianteve të incenerimit të mbetjeve në Fier dhe në Tiranë, SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është prej një viti i arrestuar, deputetin Alqi Bllako, administratorët e kompanive të përfshira, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, bashkëjetuesin e Gugalljas Mirel Mërtiri dhe një numër të akuzuarish të tjerë.

    Sa i përket inceneratorit të Elbasanit, 10 persona janë të pandehur dhe u dërguan në gjykatë me akuza për korrupsion, pastrim parash e të ngjashme, nga të cilët 4 janë në burg, 3 po hetohen në arrest shtëpie ndërsa 3 janë në kërkim. Për inceneratorin e Fierit janë nën akuzë 21 persona, por një pjesë e të akuzuarve janë të njëjta në të dy hetimet.

    Ndërkohë, për projektin e inceneratorit të Tiranës dhe disa projekte të tjera të denoncuara bashkë me të lart përmendurat, Prokuria e Posaçme thotë se vazhdon hetimet. SPAK nuk ka dhënë asnjë masë shtrënguese ndaj personave të dyshuar apo kompanisë Integrated Energy BV Shpk, e cila vazhdon të marrë qindra mijëra euro nga buxheti shtetit çdo muaj, edhe pse nuk bën incenerim të mbetjeve.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Dalin fatura të reja hotelesh për Ahmetajn të paguara nga Zoto, u fshehën nga prokurorët e SPAK

    Dalin të tjera tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

    Doçi shkruan se këta janë pagesa të tjera që biznesmeni, Klodian Zoto për 'harbimin' e Arben Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë.

    Gazetari shton se këto janë dy rezervimet e radhës të Klodian Zotos së inceneratorëve në hotele me 5 yje, këtë herë në Gjermani dhe Francë, për t'u akomoduar Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha.

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_71670939396.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  16.4 KB

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_81670939396.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  26.9 KB

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_61670939396.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  16.3 KB

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_51670939396.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  18.8 KB

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_41670939395.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  34.1 KB

    Emri:  auto_ahmetaj_zoto_31670939395.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  22.7 KB

    Postimi i gazetarit Adriatik Doçi:

    Pagesat e tjera të Zotos për 'harbimin' e Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë. Dy prokurorët mbyllën sytë.

    Këto janë dy rezervimet e radhës të Klodian Zotos së inceneratorëve në hotele me 5 yje, këtë herë në Gjermani dhe Francë, për t'u akomoduar Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha. Në 13 gusht 2015, Zoto paguan 3 500 euro që Arben Ahmetajn të qëndrojë tre ditë në Hotelin Belles Rives, dhoma 083, në një zonë bregdetare të Francës. Ahmetaj ka shijuar për 3 net shërbimet ekstra të këtij hoteli bashkë me Erjola Hoxhën.

    Hoteli ndodhet pranë një marine jahtesh. Sigurisht nuk mungojnë as kazinotë, një pasion i hershëm i Tigrit. Në 11 tetor 2016, Erjola Hoxha akomodohet në hotelin Jumeirha, në Frankfurt të Gjermanisë. Pronotimi është bërë nga Klodian Zoto me kartën e tij të kreditit.

    Dy pagesat korruptive konsolidojnë më tej raportin mes pronarit të kompanisë koncensionare të inceneratorëve Klodian Zoto dhe ish ministrit Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka firmosur për procedurën koncensionare të inceneratorëve më 14 prill 2014, kur ishte ministër i Energjitikës. Më pas Zoto i ka 'kthyer reston', duke i paguar çlodhjen në hotele me 5 yje.

    Dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, duket se kanë mbyllur sytë përballë këtyre provave.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

    Pas publikimit të emaileve që tregojnë se Klodian Zoto kishte paguar qëndrimin e Arben Ahmetajt në disa hotele jashtë vendit, prokurorët e SPAK janë nën presionin e dyshimeve se mund ta kenë shmangur ish.zvkryeministrin nga hetimet. Minimumi, nuk kanë marrë në pyetje për inceneratorët dhe nuk kanë verifikuar lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

    Të gjendur nën këtë presion, prokurorët kanë kaluar mesazhin se hetimet ende vazhdojnë për disa nga protagonistët e qeverisjes në dy mandatet e socialistëve.

    Kështu, në fund të njoftimit se hetimet për inceneratorin e Elbasanit u mbyllën, SPAK njoftoi se ka ndarë çështjen penale për disa dosje të tjera, mes të cilave:

    1) miratimin e V.K.M nr.907 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës së konçensionit, ose hetimi për Ëngjëll Agaçin

    Vendimi i qeverisë me nr.907 kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave procedurën e famshme “negociim pa shpallje”, e cila u propozua nga çifti Koka-Bllako, që sot janë në burg.

    Prokurorët thonë se Lefter Koka mori ryshfet për pikërisht se zgjodhi ta japë konçensionin me këtë procedurë. Por si kaloi “negociimi pa shpallje” në mbledhjen e qeverisë? A nuk u krye një kontroll për ligjshmërinë e dokumentave që i propozohen qeverisë?

    Këtë kontroll duhet ta kryente Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Ëngjëll Agaçi. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK në datën 15 Tetor. Justifikimi i tij ka qenë se kontrata ishte për “sigurimin e financimit”, pra vetëm sa për të dhënë paratë për konçensionin dhe për këtë qeveria është e detyruar me ligj.

    2) – Përgjigjet pozitive të ministrive lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, ose hetimet për firmat e Gjiknurit, Ahmetajt dhe Naços

    Para se të kalonte në qeveri, procedura “negociim pa shpallje” e kërkuar nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako ka marrë edhe miratimin e disa ministrive të tjera. Procedura që nuk parashikohej në ligj u konfirmua në disa shkresa mes Lefter Kokës dhe ministrave Ahmetaj, Gjiknuri dhe Naço.

    Ahmetaj e shprehu miratimin në datën 14 Nëntor të vitit 2014 që është “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP për inceneratorin në Elbasan.

    Gjiknuri e dha përgjigjen e tij në shkresën e datës 17 Nëntor të vitit 2014 duke saktësuar se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor”.

    Po në këtë pjesë të sqarimit, SPAK saktëson se ka
    Përfshirë në hetime edhe “provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto”.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Faturat e reja nga hotelet luksoze/ 'Zoto pagoi për Ahmetajn dhe dy gratë e tij, SPAK fshehu provat'

    Emri:  auto_footo79461672916835.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  41.6 KB

    Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar fakte të reja në lidhje me pagesat që ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka përfituar nga biznesmeni Klodian Zoto.

    Faturat konfirmojnë se Zoto ka mbuluar udhëtimet edhe të gruas së parë të Ahmetajt. Sipas gazetarit, udhëtimet dhe akomodimet përkojnë me hyrje-daljet e ish-ministrit dhe ish-gruas së tij në sistemin TIMS.

    Denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi

    Pisa, Vjena dhe Malta janë disa vende të tjera, bukuria dhe shërbimet e të cilave janë shijuar nga ish-ministri Arben Ahmetaj me paratë e Klodian Zotos, pronarit të shoqërisë koncensionare të inceneratorëve.

    Nëse dokumentet e publikuara në dhjetor 2022 konfirmonin se Zoto ka paguar akomodimin në hotele edhe të dashurës së Ahmetajt (Erjola Hoxha), faturat e publikuara sot konfirmojnë se Klodian Zoto i inceneratorëve ka mbuluar udhëtimet edhe të gruas së parë të Ahmetajt, Albina Mançka, si dhe të vetë Ahmetajt.

    Pasi Ahmetaj ka firmosur në 14 prill 2014 për koncensionin e inceneratorëve në cilësinë e ministrit të Ekonomisë dhe më pas ka lëvruar fondet publike në cilësinë e ministrit të Financave, Zoto i ka kthyer reston, duke i mbuluar shpenzimet Ahmetajt, gruas së tij në letra Albina Mançës si dhe të dashurës së tij, Erjola Hoxha, me të cilat ka tre vajza.

    Pagesat e Klodian Zotos për mbulimin e udhëtimeve dhe akomodimin në hotele me 5 yje të Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij i përkasin periudhës 2015-2016. Me paratë e inceneratorëve, çifti Ahmetaj-Mançka kanë vizituar simbolet turistike të Evropës.

    Udhëtimet dhe akomodimet në hotele luksoze përkojnë me hyrje-daljet e shënuara në sistemin TIMS.

    Çuditërisht as këto pagesa korruptive nuk u kanë bërë 'përshtypje' dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho, gjatë zbërthimit të tre kompjuterave dhe telefonit të Klodian Zotos në mars 2022.

    Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Klodia Zoto ka kryer 10 pagesa me vlerë mijëra për udhëtime akomodimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetaj dhe dy grave të tij, në Bukuresht, Milano, Frankfurt, Farancë, Milano, Monte Carlo etj. (Këto pagesa të dokumentuara janë vetëm maja ajsbergut).

    Dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi kanë mbuluar qëllimisht këto prova korrupsioni, duke devijuar hetimet, shpërdoruar detyrën, minuar barazinë para ligjit, cënuar besimin tek SPAK dhe ngarkuar me përgjegjësi penale persona me rol periferik.

    Jo vetëm kaq. Pagesa të së njëjtës natyrë janë konstatuar nga hetuesit si dhe janë bërë pjesë e dosjes hetimore për Etleva Kondin, ish drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Energjitikës dhe anëtarë e Komisiomit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Kondi është marrë e pandehur nga SPAK.

    Ligji penal dhe procedural penal është zbatuar për ish zyrtaren e nivelit të mesëm Etleva Kondin, por jo për zyrtarin e nivelit të lartë Arben Ahmetajn. I vetmi fakt flagrant korruptiv në historinë e çështjes së inceneratorëve ishin pagesat e Klodian Zotos. Pikërisht fakti më i rëndësishëm është fshehur.

    Skandali u thelluar nga Prokurori i SPAK, Alfred Shehu, i cili në vend që të kryente një verifikim elementar të pretendimeve në kallëzim, ka bërë bërë një ese të paprecedentë, duke folur për çështje psikologjike, ndjesi, kompeteca të ditura dhe bindje të brendshme të dy prokurorëve.

    Vendimi i Alfred Shehut më së paku është në konflikt interesi, kompromentues dhe në kundërshtim flagrant me disa vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë, e cila ka theksuar se nuk mund të mbyllet një dosje me mosfillim pa kryer hetime.

    Jo drejtësi selektive, por barazi para ligjit!

    Emri:  auto_fatura11672916818.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  34.2 KB

    Emri:  auto_fatura21672916818.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  31.0 KB

    Emri:  auto_fatura41672916819.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  21.5 KB

    Emri:  auto_fatura31672916819.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  34.2 KB

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    TCH: Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg

    Emri:  Capture-89.png

Shikime: 17

Madhësia:  469.0 KB

    Sot në studion e Top Channel u diskutua në lidhje me akuzat e SPAK ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

    Elkier Bushkolaj, analist, theksoi se nëse vertetohen katër akuzat ndaj Ahmetaj, ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

    Në fakt hetimet nga SPAK janë shtuar në drejtim të tij që prej deklaratës së kryeministrit Rama kur iu kundërpërgjigj ish-numrit dy në qeveri i cili tha te “Opionion” se “Rama më mirë të bëjë kryeministrin se sa gjyqtarin”. Rama tha që nëse ai do të ishte gjyqtar, do të ishte më keq për Arben Ahmetaj, duke nënkuptuar se PS e ka shitur.

    Me tej në TCH u tha nga të ftuarit se skandali vazhdon se pas shpërthimit të inceneratorëve, akoma vazhdojnë pagesat miliona euro në drejtim të këtyre kompanive.

    Po sot ishte pronari i news24, Irfan Hysenbelliu, tha kur po fliste për sekuestrimin e “Prestige Resort” që “Kryeministri Rama nuk b.. të arrestojë me SPAK-un, ish-zv/kryeministrin Ahmetaj pasi ai di shumë gjëra për kryeministrin”.

    Me sa duket rrethi po mbyllet për Arben Ahmetaj. Vetëm nëse ai ka ndonjë “bombë” kundër mazhorancës, atëhere mund të kemi ngjarje të reja.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Ahmetaj në SPAK, socialistët i mbyllin dyert. A do të ketë ai fatin e kolegëve si Tahiri dhe Koka?

    Emri:  ahmetaj-rama.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  38.1 KB

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK. Ai është një prej njerëzve më të rëndësishëm të qeverisë Rama në 10 vitet e fundit, duket se tani do të ketë një llogari të hapur me drejtësinë shqiptare.

    Gjykata e Posaçme e ka regjistruar emrin e Ahmetajt si person nën hetim, ndërsa mbi të rëndojnë 4 akuza: shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje të ardhurave dhe pastrim i parave.

    Emri i Ahmetajt është lakuar gjatë vitin e fundit, si një prej njerëzve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, e padyshim edhe lidhjet e tij me biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, që mbajnë emrat e tyre në bizneset e plehrave. Ahmetaj i ka mohuar akuzat që e lidhnin atë me biznesmenët, edhe nga denoncimet e bëra në media, por shumë herë ai është parë të udhëtojnë me ta.

    Në mes të muajit të shkuar në një program televiziv kreu i qeverisë e la në dorë të drejtësisë ish-ministrin e tij besnik, ndërkohë që një javë më pas, në një përgjigje majë më majë po në një program televiziv, Ahmetaj la të nënkuptohet se marrëdhënia e tij me kryeministrin është thyer përfundimisht.

    Tani mbetet për t’u parë çfarë ndodh pas kësaj me ish-zëvendëskryeministrin. A do të ketë ai fatin e kolegëve të tij, Tahiri dhe Koka? Deri ku do të shkojë drejtësia në hetimin e saj?

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Taulant Balla mesazh Ahmetaj: PS jo një zyrë avokatie për shkelësit e ligjit!

    Emri:  Capture-179.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  39.7 KB

    Në Partinë Socialiste ujërat janë turbulluar nga intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë mbrëmjen e së enjtes në ”Opinion”. Kreu i grupit i PS-së, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për ”Euronews Albania”, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj që i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.

    Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e askujt që ka shkelur ligjin.

    “Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshtarit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD-së, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut, po se mbani mend”, tha Balla.

    Te “Opinion” ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj shigjetoi kryeministrin Rama duke i thënë publikisht që të mos edhe kryeministrin, edhe gjyqtarin!

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Rrezikon Ahmetaj të shkojë në burg? Ilir Meta: Rama i gatshëm ta dorëzojë

    Skedarët e Bashkëngjitur 180302

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.

    “Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali”,-tha Meta.

    Nga ana tjetër, Meta tha se ftesa në SPAK për të folur për çështjen CEZ-DIA ishte e papritur sa i takon tematikës. ”Është një çështje e vjetër dhe e stër konsumuar sepse kjo është një çështje që është hapur gjithmonë për arsye politike dhe në mënyrë spekulative në vitin 2015”.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Zbulohet e kaluara e panjohur e Ahmetaj tek Partia Demokratike

    Skedarët e Bashkëngjitur 180303

    Në CV zyrtare, Arben Ahmetaj është kujdesur të fshehë hapat e para në politikë pranë Partisë Demokratike. Në vitin 1991 që përkon me rënien e diktaturës, Ahmetaj përfundoi studimet për gjuhë angleze në Unversitetin e Tiranës. Në vitin 1992 ai shërben në Ministrinë e Financave si këshilltar i ministrit demokrat Genc Ruli.

    Ai la punën në emigracion në shtetin grek ku ishte shpërngulur prej korrikut të vitit 1991 dhe u katapultua pranë njërit prej ministrave më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Në këtë kohë, Arben Ahmetaj punoi edhe në një projekt të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Projekt që kishte mision për të ndihmuar në transformimin e finanancve shqiptare, nga një shtet komunist në një ekonomi tregu.

    Në vitin 1992, ai fiton formimin e parë në profilin ekonomik përmes një kursi 1-mujor në SHBA për mikrokreditë. Deri në vitin 1995 ai ka punuar edhe si Këshilltar për çështjet Fiskale në Bankën e Shqipërisë.

    Ahmetaj po i rriste ambiciet dhe kuptoi se me diplomën e një mësuesi anglishteje nuk do të arrinte atje ku donte. Në periudhën mes viteve 1995-1997 ai zhvendoset në SHBA ku kryen studimet master në degën “Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci” në Kentucky të Shteteve të Bashkuara. Më në fund, ai e kishte një diplomë ekonomike, profil që i përshtatej edhe me punën.

    Ahmetaj në gjithë rrugëtimin e tij, ka pasur nuhatje të fortë për të qenë me fituesit, por pa fituar kurrë një betejë vetë. Nga demokrat, ai konvertohet në socialist në 1997.

    Top Channel

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Arben Ahmetaj thyen heshtjen, sot përballë Blendi Fevziut

    Skedarët e Bashkëngjitur 180304

    Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj do të jetë këtë të enjte në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu.

    Kjo është hera e parë që Arben Ahmetaj do të flasë hapur në lidhje me akuzat publike që janë bërë ndaj tij, veçanërisht në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

    Ahmetaj nuk ka pranuar që intervista të jetë me panel, por një përballje vetëm me Fevziun. Pak kohë më parë, Arben Ahmetaj e kanë thirrur edhe në SPAK.

    Emisionin mund ta shikoni ketu

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Berisha drejtohet Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë dhe shpëto!

    Skedarët e Bashkëngjitur 180305

    Berisha ka sulmuar sot në parlament ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e quajtur si truri i inceneratorëve dhe i lidhur ngushtë me Klodian Zoton.

    Me tej Berisha iu drejtua Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë dhe shpëto! Trego se kryeministri është koka e kësaj organizate kriminale.

    Ndryshe ishte mesazhi i ish-kryeministrit Berisha, do të arrestojnë dhe nuk do të kesh mundësinë më të flasësh.

    Arben Ahmetaj ndodhet në hetim nga SPAK dhe ku akuzohet për katër shkelje të ligjit, të cilat sipas analistëve të fushës juridike ai mund të dënohet deri në 15 vite burg.

    “ Afera 600-700 milionëshe në total apo afera 420 milionë e djegësit të Tiranës, kurrë nuk mund të realizohej me firmën, me insistimin e Arben Ahmetajt.

    Arben Ahmetaj në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Unë ua them këtu si ish-Kryeministër: Kurrë një ministër nuk e lëviz dot qeverinë. Qeverinë e lëviz Kryeministri, i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama. E lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë në një kohë rekord!

    Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me Inspektoriatin e tij financiar nuk mbikqyri financimet, grabitjen dhe plaçkitjen e parave dhe tani del thotë publikisht “Follow dhe money” – Ndiq paranë!

    Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, Arben, se jep këshilla tani mbasi t’u kujtuan!

    Por Edi Rama është përgjegjësi numër një, sepse është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve pasi tha se kjo procedurë është antiligjore!”- nënvizoi Berisha.

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,845
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Edi Rama bën kurban për drejtësinë ish zv. kryeministrin e tij Arben Ahmetaj

    SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë. Firmoset kërkesa drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit

    Dosja e ish-zv/kryeministrit të PS-së, Arben Ahmetaj po merr rrjedhë tjetër. SPAK fillon operacionin e sekuestrimit të pasurive të Arben Ahmetaj ose personave të lidhur me të.

    SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

    Mësohet se dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe disa dokumente që besohet se janë të rëndësishme për hetimin.

    Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

    SPAK po heton Ahmetajn për “korrupison”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.

    Ndërkohë burime shumë konfidenciale tregojnë se shefi i SPAK, Altin Dumani, një njeri jashtë klaneve politike dhe i rreptë në luftën ndaj korrupsionit, ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

    Nëse ndodh që parlamenti e voton heqjen e imunitetit burimet thonë se fletë arresti është gati ndaj ish numrit dy të qeverisë Rama.

    Në PS ka frikë se mos Arben Ahmetaj ka ruajtur dokumenta komprementuese ndaj qeverisë ku ishte si zv/kryeministër.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2015, 17:07
  3. Merkel pret të martën kryeministrin Rama
    Nga Antiproanti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 16:56
  4. Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 24-11-2013, 23:13
  5. Mafiozi Rama hedh ne gjyq kryeministrin
    Nga davidd në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-12-2009, 17:18

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •