Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Krerët e BE mblidhen në Tiranë për të sfiduar ndikimin në rritje rus në Ballkan

    Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian, kjo pasi krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë samitin e radhës. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.

    Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,
    Emri:  638ede8675c28638e05a391505Screenshot_1.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  32.9 KB

    -sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
    – pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

    -intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

    -shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
    -sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;

    -shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;

    -heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, në takimin që do të mbajnë në Tiranë, sot, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

    Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

    Abc News
    LIVE

    Tirana sot kryeqyteti i BE, zbardhet axhenda e Samitit: 7 pikat kyçe

    schedule
    07:45 - 6 Dhjetor, 2022

    Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian, kjo pasi krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë samitin e radhës. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.


    Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,


    -sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;



    – pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

    -intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

    -shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;



    -sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar;

    -shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor;


    -heqja e “Roaming” me vendet e Ballkanit Perëndimor.



    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, në takimin që do të mbajnë në Tiranë, sot, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

    Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.


    Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

    Ai vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar.

    Për pasojat e saj pritet të flitet edhe në samitin e Tiranës.

    “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, që po eskalon e po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe atë globale, potencon rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në tekstin e draft-deklaratës së Tiranës.

    “Bashkimi Evropian rikonfirmon përkushtimin e plotë dhe të padyshimtë për perspektiven e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, bazuar në reformat kredibile nga ana e partnerëve“, thuhet po ashtu në tekst.

    Aty mirëpritet edhe përkushtimi i vendeve të rajonit për të respektuar, siç thuhet, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat themelore të BE-së.

    “Qëndrimi krah BE-së është një sinjal i qartë strategjik i partnerëve, në kohën kur Rusia përshkallëzon luftën e saj agresive në Ukrainë. Vizioni i përbashkët i së ardhmes nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta“, thuhet në draft-deklaratë.

    Ajo kërkon nga vendet e rajonit që ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së.

    Ndonjë vend specifik nuk përmendet, por Serbia është e vetmja në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    “Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë“, thuhet në tekst.

    Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

    Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit.

    /abcnews.al/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nëse ka patur probleme mendore dikur sot ka qënë më i shëndetshëm se kurrë mendërisht...

    Samiti i Tiranës lajm në mediat e huaja: BE lufton ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

    Emri:  elisa.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  42.9 KB

    Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë, për herë të parë jashtë një vendi të klubit, është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

    Agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është kritikuar nga BE për raportet e tij të afërta me Moskën.

    Kurse ”Associated Press” e vë theksin tek përshpejtimi I procesit të pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa raporton se Brukseli pret që partnerët nga rajoni të njehësojnë plotësisht politikat e jashtme me ato të Unionit.

    Një vëmendje e madhe i është kushtuar dhe përplasjeve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, mes frikës se lufta në Ukrainë ka dërguar valë tronditëse edhe në Ballkan.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Krerët e BE mblidhen në Tiranë për të sfiduar ndikimin në rritje rus në Ballkan

    Korrupsioni, krími, emigrantët/ 33 detyrat që BE i la Ballkanit në samitin e Tiranës

    Emri:  dadd0344-b103-443e-a6c9-d9ebdd6db3e2.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  50.9 KB

    Samiti i BE-së dhe Ballkanit perëndimor që solli në Tiranë krerët e unionit dhe të rajonit miratoi në fund një deklaratë ku vendin kryesor e zënë energjia, lufta në Ukrainë, arsimi dhe mbështetje ekonomike. Megjithatë deklarata zyrtare me 33 pika e miratuar në fund të tij shkon përtej “fjalëve të bukura” që u thanë përpara mediave. Së pari flitet për rrezikun që ka për rajonin lufta në Ukrainë.

    “Përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor” – thuhet në deklaratë. Pika 4 e deklaratës i tërheq sërish “veshin” Serbisë që duhet t’i bashkohet linjës së BE-së për politikën e jashtme kur bëhet fjalë pëer sanksionet ndaj Rusisë.

    “Ne përgëzojmë ata Partnerë të Ballkanit Perëndimor që po e tregojnë tashmë angazhimin e tyre strategjik në këtë aspekt duke u përafruar plotësisht me PPJS-në e BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë ende të ndjekin shembullin e tyre” – citon deklarata. BE thotë se e mbështet integrimin e Ballkanit, por nuk harron të nënvizoje se për këtë duhen bërë edhe “detyrat e shtëpisë”.

    “BE …bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të përbashkët” – shkruan deklarata në pikën 2 të saj.

    “Duke u mbështetur në metodologjinë e rishikuar, Këshilli Evropian ka ftuar Komisionin, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin të çojnë përpara integrimin gradual të rajonit tashmë gjatë vetë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar te meritat” – vijohet më tej.

    Në deklaratë apelohet edhe për luftimin e fenomeneve të rënda si krimi dhe korrupsioni për të cilat rajoni ynë kritikohet prej vitesh.

    “Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave” – citohet në deklaratë.

    “Ne ritheksojmë rëndësinë e marrjes së veprimeve të vendosura për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, në veçanti pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin dhe trafikimin e drogës” – thekson deklarata. Liria e shprehjes është gjithashtu një tjetër e drejtë për të cilën kërkohet angazhim.

    “BE-ja rikujton rëndësinë e vazhdimit të reformave, si për të mirën e qytetarëve ashtu edhe si bazë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe në veçanti të atyre reformave që lidhen me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – shkruhet më tej.

    Një pjesë e rëndësishme i është kushtuar edhe raportit mes Kosovës dhe Serbisë. BE mbështet përpjekjet e Borrell dhe Lajçak thotë se pret “progres konkret nga të dy palët drejt një marrëveshjeje të plotë dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”.

    “Ne përsëritim pritmërinë tonë të fortë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë. Ne i nxitim të dy Palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe dhe mos marrin veprime të njëanshme dhe/ose provokuese që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk shpie drejt Dialogut” – shkruan BE për Prishtinën dhe Beogradin.

    Ndryshe nga sa do të shpresonte Rama dhe Vuçiç për nismën “Ballkani i hapur”, BE i jep mbështetje Tregut të Përbashkët Europian. Kjo mbështetet edhe nga Procesi i Berlinit ku së fundmi u nënshkruan disa marrëveshje.

    “BE-ja përgëzon marrëveshjet e fundit të partnerëve për lëvizjen e lirë dhe njohjen e letërnjoftimeve për të gjithë qytetarët e rajonit si dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale brenda rajonit” – shkruan deklarata.

    Një tjetër detyrë që u lihet vendeve të Ballkanit Perëndimor janë kthimet e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës.

    “BE-ja qëndron e gatshme ta mbështetë Ballkanin Perëndimor për të rritur kthimet vullnetare dhe jovullnetare, duke përfshirë edhe ato drejtpërdrejt nga rajoni drejt vendeve të origjinës” – shkruan deklarata me 33 pika.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. BE e shqetësuar për investimet në rritje të Kinës në Ballkan
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2021, 09:01
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2013, 18:22
  3. Tiranë: Besimtaret myslimane mblidhen per iftarin
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:54
  4. jonizimi? menyra per te sfiduar vdekjen
    Nga Milkway në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-12-2007, 13:05
  5. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •