Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    120 min protestë, opozita mesazhe BE-së. Berisha goditet me grusht, por nuk ndalon. SHBA reagon e skandalizuar. Meta: Liri a vdekje, t’i tregojmë vendin pjellës bastarde

    Emri:  berisha-podiuuuum.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  68.5 KB

    Opozita ka zhvilluar sot protestën e 3 kombëtare në pak muaj, me mesazhe të qarta për Brukselin, teksa në vend u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku ishin të pranishëm 27 liderë europianë.

    Qytetarët kanë protestuar të qetë, por protesta është shënuar nga një incident i rëndë që ndodhi pak minuta pas nisjes së saj. Në kohën kur lideri i opozitës Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë dalë nga selia e PD-së të rrethuar nga qytetarë të shumtë një person u shkëput nga turma dhe goditi me grusht kreun e PD në fytyrë.

    Berisha u rrëzua i gjakosur, teksa më pas protestuesit e tjerë, mbështetës të tij vrapuan për ta mbrojtur. Truprojat e kreut të PD-së dhe njerëz të afërt të tij, larguan protestuesit e nervozuar që qëllonin autorin, një 31-vjeçar nga Tepelena me banim në Tiranë.

    Video e momentit te goditjes me grusht: https://youtu.be/Bpp2NLnS0Qs

    Mbështetësit e dorëzuan më pas agresorin në polici, teksa ai u dërgua në spital për shkak të disa lëndimeve.

    Kreu i PD-së Sali Berisha vetëm pak minuta pasi u godit dha një mesazh nga podiumi i ngritur për të qetësuar protestuesit.

    “Populli i opozitës, populli i fitores! Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë! Rroftë opozita shqiptare!
    Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues”, tha Berisha.

    Pas tij dhanë mesazhe disa prej figurave të PD-së. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa mori fjalën bëri thirrje për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

    “Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.
    Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të një regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës ‘Liri a vdekje’, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!”, tha Meta.

    REAGON ASHPËR SHBA
    Ambasada amerikane në Tiranë reagoi ashpër pas incidentit dhe sulmit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.
    “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh një zëdhënës i ambasadës së SHBA.
    Ashtu siç nisi e qetë, me pankarta e thirrje Europës për të parë çfarë ndodh në Shqipëri dhe kundër kryeministrit Edi Rama, pas 120 minutash protestuesit u shpërndanë të qetë.

    Ora 14:15- Mbyllet protesta e opozitës

    Protesta që zgjati rreth 120 minuta nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe e përfunduar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por pa thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

    Protesta nisi me tensione, teksa një incident i fortë dhe i paprecedentë e shënoi ditën e sotme. Përkundër protestuesve paqësorë me thirrje drejtuar Europës, një 31-vjeçar ka sulmuar kryeopozitarin Sali Berisha.

    Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht. Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës të tij dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme duke neutralizuar autorin.

    Në pamjet live të transmetuara nga News24, agresori është gjakosur në fytyrë.

    VIDEO/ Berisha në tokë pas grushtit në fytyrë, protestuesit i sulen agresorit, kush janë dy personat që tentojnë t’i largojnë
    Një moment frike, ankthi dhe tensioni në protestën e opozitës. Pak minuta pasi ka dalë nga selia e PD së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Kreu i PD-së Sali Berisha është goditur nga një 31-vjeçar me grusht në fytyrë dhe lideri i opozitës është rrëzuar përtokë.

    Veprimi ka irrituar protestuesit e tjerë të cilët kanë reaguar duke rrethuar agresorin dhe duke e qëlluar me grusht.

    Por dy persona kanë ndërhyrë duke mos i lejuar ta qëllojnë, janë truproja i Berishës dhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani.

    Bën grushtat gati dhe futet mes turmës, ja kur agresori i shpëton truprojave dhe godet Berishën (Video)
    Ka arritur t’i shpëtojë truprojave dhe i është afruar me shpejtësi kreut të PD-së Sali Berisha duke e goditur me grusht në fytyrë.

    Me qëllim të qartë 31-vjeçari nga Tepelena i identifikuar si Gert Shehu, shihet teksa bën grushtet gati pa hyrë mes turmës, më pas çan protestuesit dhe qëllon Berishën.

    “Një bastard politik”, deputetja Zhupa: Duam të shkojmë në Europë me dinjitet! I themi ‘Po’ BE-së dhe ‘Jo’ Edi Ramës

    Deputetja Ina Zhupa është treguar e ashpër në qëndrimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama. Në protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tha se kryeministri Rama e ka çuar vendin drejt korrupsionit dhe varfërisë.

    “Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Vend të lirë, demokratik, me mirëqenie. Si mund t’i rikthehemi ne emigrimit me gomone. Duhet të jemi qytetarë europianë që shkojmë në Europë me dinjitet. BE ne e dimë se i ka thënë jo amnistisë fiskale. BE sot i thotë jo pasaportave të arta, ndërsa Rama i thotë të vijnë të gëzojnë në Shqipëri.”, tha Zhupa.


    Protesta e opozitës, Alizoti: Kryeministri nuk ikën me këngë e recitime, Rama shporret! Demokracia fitohet me forcë

    Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Tomor Alizoti reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

    Ai theksoi se kryeministri nuk ikën nga pushteti me këngë e valle, por ai duhet të shporret.

    “Demokracia fitohet me forcë me energji. Rama nuk ikën, por kapet dhe çohet diku larg. Mos i nënvlerësoni demokratët. Njerëzit tanë vdiqën për këtë ditë”, duke shtuar: “Rama nuk ikën me këngë e me recitime. Rama shporret”, ka thënë ai.

    Berisha u sulmua gjatë marshimit, Këlliçi mesazh të fortë: Uroj që pas këtij incidenti të mos fshihet Rama…

    Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek incidenti i ndodhur ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u qëllua me grusht. Këlliçi u shpreh se uron që pas këtij incidenti të mos fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu theksoi se sot qytetarët janë bërë bashkë për të dhënë mesazh të qartë liderëve europianë.

    “Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12nëntnor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

    Goditi me grusht Berishën duke e gjakosura, ja kush është agresori (EMRI)

    Personi që shihni është agresori që sulmoi me gusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

    Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.

    Ndërkohë, që agresori u neutralizua nga truproja dhe u gjakos në fytyrë. Gazetari Igli Celmeta ka sigruar per BalkanWeb se behet fjale per shtetasin Gentian Shehu, nga Kukesi.

    Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha

    Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se menjëherë pas aktit dhe përplasjes me protestuesit e tjerë të cilët bashkë me truprojat i dolën në mbrojtje kreut të PD-së, autori, i identifikuar si Gentian Shehu nga Kukësi është marrë nga policia.

    Protesta e opozitës, ja momenti kur Berisha qëllohet me grusht nga një person

    Ky është momenti kur kreu i PD Sali Berisha qëllohet me grusht nga një person.

    Siç u pa dhe nga pamjet, pati kaos dhe tension që në fillim të marshimit dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    “Skizofren, orkestrove sulmin”, Meta akuza Ramës: Koha për të vepruar



    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës.

    Meta u shpreh se Rama orkestroi sot ngjarjen ku sot u sulmua Sali Berisha dhe nuk hezitoi atë ta quante një skizofren.

    “Koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet të t’i lërë vendit kohës së veprimeve të organizuara. Për t’i treguar vendimin të pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit evropian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve. Ka instaluar një regjim mafioz, prandaj të gjithë me poezinë “Liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta.

    Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

    31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

    31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në protestën e opozitës, The Independent: Opozita po protestonte për korrupsionin e kryeministrit Rama, kur Berisha u sulmua

    Emri:  GODET-ME-GRUSHT-BERISHEN-e1670328671678.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  22.3 KB

    Në protestën që po zhvillohet ditën e sotme në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit në fytyrë më grusht nga një person.

    Kjo ngjarje ka kumbuar dhe të mediat e huaja.

    The Indipendent: Lideri i opozitës shqiptare sulmohet gjatë protestës kundër qeverisë

    The Independent shkruan se lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare është sulmuar gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin Tiranë.

    Lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar.

    Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 78-vjeçar, po drejtonte qindra protestues që po ecnin drejt zonës së samitit të shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë.
    Sulmuesi u nënshtrua menjëherë nga truprojat. Dëshmitarët e panë Berishën me fytyrë të gjakosur. Nuk është e qartë se kush ishte sulmuesi apo arsyeja e sulmit.
    Opozita po protestonte për korrupsionin e pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajësojnë edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.

    Emri:  Independent.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  67.9 KB

    Rama thotë se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.
    Partia e Berishës është rrënuar nga grindjet e brendshme pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken vitin e kaluar ndaloi Berishën dhe të afërmit e tij të ngushtë të hynin në SHBA për “akte korruptive që minuan demokracinë” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013. Britania bëri të njëjtën gjë këtë vit.
    Udhëheqësit e BE-së dhe homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor janë në Tiranë të martën për bisedime që synojnë forcimin e partneritetit të tyre pasi lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të riformësojë ekuilibrin gjeopolitik në rajon.

    Opozita po protestonte për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajësojnë edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.
    Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën nga organizimi i protestës.
    Rama denoncoi sulmin, duke thënë se “dhuna nuk ka qenë kurrë mjeti për të trajtuar ndonjë çështje apo shqetësim” dhe se ligji duhet të merret me sulmuesin.
    Shqipëria ka parë një rritje prej më shumë se 8% të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës.
    Rama thotë se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

    Euractiv i ka kushtuar gjithashtu një artikull këtij incidenti

    “Pasoi një përleshje dhe Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një burrë në turmë dhe më pas u sulmua nga mbështetësit e liderit përpara se të arrestohej dhe shtrohej në spitalin e Traumës së qytetit.”, thuhet në artikull.

    Emri:  Okkk.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  48.9 KB

    The Washington Post shkruan se opozita po protestonte për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajësojnë edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.

    Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën nga organizimi i protestës.

    Rama denoncoi sulmin, duke thënë se “dhuna nuk ka qenë kurrë mjeti për të trajtuar ndonjë çështje apo shqetësim” dhe se ligji duhet të merret me sulmuesin.

    Shqipëria ka parë një rritje prej më shumë se 8% të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës.

    Rama thotë se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-12-06-at-16.37.33.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  57.1 KB

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-12-2022 më 12:04

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    Berisha: Sulmi ndaj meje nga Rama, donte me çdo kusht që unë të mos flisja në protestë

    Emri:  auto_FOTO381670338860.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  17.1 KB

    Kryetari i PD-së Sali Berisha ka theksuar se kryeministri Edi Rama donte me çdo kusht që kryedemokrati të mos fliste në protestë.

    Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha Rama dështoi të mos lejonte zhvillimin e protestës dhe e përdori këtë sulm ndaj tij për të ua servirë europianëve si pistë islamike.

    Berisha: Një njeri normal a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7 katësh të një pronari mediash, në prag të samitit.

    Pse po ta them këtë. Edi Rama është një njeri që nuk kontrollon dot veten. Dhe sigurisht donte me çdo kush që Sali Berisha të mos fliste sot në atë tribunë. Pasi e pa që njerëzit u mblodhën, që i dështoi çdo skenar, përdori këtë.

    Ky njeri në të gjitha analizat është i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se do të merrja një goditje dhe nuk do të mund të flisja. Dhe këtë do të mund ta mbulonte me një pistë islamike dhe në një audiencë të krishterë siç ishte samiti, do e besonte.

    Ishte plotësisht e kalkuluar. Pra kjo që ndodhi ndaj meje sot, ndodhi para pak ditësh me një hotel, pikërisht për ta mbuluar me samitin. Prandaj ata që njohin Ramën, e kanë shumë të qartë, nuk përmbahet dot.

    E thirra unë protestën, dhe ai kundëreagimin. Dështoi ai, e keni parë se çfarë turpi, policë në të 4 anët, mbyllën rrugë e lokale, vetëm që të dështonin protestën, por protesta ja ku ishte. E mori përgjigjen. Ndaj dhe ai e përdori këtë dhe do të ua servirte atyre si pistë islamike.

    Ia dogja pistën islamike në miting. Dhe vrapo e nxori shkresën. Ja ku është shkresa, e nxori Fuga shkresën. Faktikisht provoi se janë ata vetë. Kjo shkresë e gatshme që po të mos i digjej pista islamike nuk do të kishte nevojë të dilte se do të besohej se terroristët islamikë ja bënë këtë, apo se flet kundër Erdoganit ndonjë i revoltuar më këtë punë.

    Kjo është gjithçka, ai shfrytëzoi këtë me shpresën se nuk do të flisja në këtë protestë. E kam thënë unë, 1 po mbeti i dyti jam unë, nuk ka gjallë në botë që mund të mposhtë demokratët.

    Syri

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    Nëse ka patur probleme mendore dikur sot ka qënë më i shëndetshëm se kurrë mendërisht...

    I lumte dora!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    Intervista e plotë e mjekut psikiatër të 31-vjeçarit që goditi Berishën

    Emri:  Screenshot_10-4.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  27.2 KB

    ntervista e plotë e Sadik Lalës, mjekut të Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit.

    Paraprakisht desha të uroj së pari shëndet dhe të shkuara profesorit tim Berishës dhe më ershi keq shumë për ngjarjen.

    Unë kam qenë dhe vetë ca ditë i sëmurë, me temperaturë, nuk munda të jem as në punë dhe as në miting sot. Nuk e them këtë për formalizëm, por realisht.

    Tani, ju e dini që ne mjekët e kemi pak të sikletshme, ose jo të lejuar që të japim informacione për pacientët, përjashtuar sipas ligjit, në rastin kur kërkohet vetëm nga prokuroria dhe policia kriminale dhe kur kërkohet informacion nga kolegët dhe ky është një rast përjashtimor sepse kemi të bëjmë me një ngjarje të dhunshme.

    Në letrën që keni ju është një epikrizë e cila është lëshuar me kërkesë të familjarëve, praktikë që ndodh rëndomë në fushën tonë dhe mesa mbaj mend personi më duket ka pasur një problem ligjor, nuk e di ekzaktësisht se çfarë problemi ligjor dhe policia kishte kërkuar nëse personi trajtohej nga psikiatri ose jo.

    Gerti ka qenë pacient edhe përpara se të vinte në klinikë. Dokumenti është autentik, me numër regjistri sepse ne mbajmë rekorde. Ju duhet ta dini që shërbimi psikiatrik dhe kirurgjia janë dy profesionet në mjekësi që i mbajnë më gjatë dokumentet mjekësore të ruajtura në regjistrat e të dhënave. Është pikërisht për shkak të problemeve ligjore që mund të ndodhin me pacientë të veçantë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Dokumentin ma ka kërkuar dhe policia kriminale. Nesër me duhet të dal, mbase nuk jam në gjendje për të dalë tamam nesër në punë, por do dal për të dhënë sqarimet e duhura në të dhënat e pacientit në klinikë sepse kuptohet nuk mund t’i mbaj mend të gjithë rastet.

    Nuk e di se si u ka rënë në dorë juve sepse ai dokument duhet realisht të qëndrojë në polici dhe një kopje është e familjarëve.

    Diagnozën klinike e keni të përcaktuar qartë, është një çrregullim psikotik. Janë disa lloj nën diagnozash që fillojnë që nga çrregullimi psikotik i shkurtër që mund të ndodhë njëherë deri në forma të përsëritura dhe në formën më të rëndë që është për shembull skizofrenia. Kaq mund t’ju them për të shuar kuriozitetin.

    Gert Shehu nga unë është trajtuar në periudhën 2018, më duket se në janar, shkurt, sepse nuk e kam dokumentin që të jem i saktë, nuk jam në zyrë. Nuk ka qenë i rregullt me marrjen e ilaçeve, madje në gusht e kam rekomanduar për në urgjencën e psikiatrisë, sepse ju duhet ta dini ligji i shëndetit mendor supozohet që pacientët që kanë të dhëna për dhunë ose mosbindje, mos marrje mjekimi, i adresojmë për në urgjencën psikiatrike dhe pastaj kolegët e urgjencës vendosin për ta mbajtur, për ta trajtuar derisa gjendja të rikuperohet.

    Mesa di unë pacienti ka marrë ndihmën e parë, i është bërë dhe ndryshim në terapi nga urgjenca dhe është dërguar në shtëpi.

    Gjithmonë, raste të tilla që mund të shfaqin dhunë apo mund të dëmtojnë veten ose të tjerët, janë objekt i shtrimit të detyruar në spital dhe ne gjithmonë në këto raste i referojmë në urgjencë. Kur nuk binden, është e detyruar që në bazë të ligjit të shëndetit mendor, familjarët ta dorëzojnë në polici dhe çohet me polici në urgjencën e psikiatrisë, janë rregulla të përcaktuara qartë në ligjin e shëndetit mendor të Shqipërisë.

    Pse e ka qëlluar sot Gert Shehu Sali Berishën?

    Dëgjoni, ju thash dua të rri larg komenteve politike. Shpreh përsëri vërtetë keqardhjen më të madhe për atë që ka ndodhur. Një pacient nën efektin e psikozës, paranojës që mund të ketë në momente të caktuara apo efektin e përdorimit të substancave, apo gjëra të tjera të lidhura mund të shfaqin sjellje të ndryshme. Është shumë e vështirë ta thuash me një fjali.

    Unë nuk kam të dhëna për dhunë, për aq kohë sa e kam ndjekur unë, përveç rasteve të caktuara. Rezulton të ishte më shumë person jo komunikues sesa dhunues. Nuk di të ketë pasur probleme me dhunë për aq kohë sa është trajtuar te unë. Di të ketë pasur ca përdorime sporadike, siç dhe thonë familjarët, të substancave, por shumë sporadike.

    Për herë të fundit në klinikë ka qenë në gusht ose shtator të këtij viti dhe ne gjithmonë bëjmë një test për substancat. Kur ka qenë për herë të parë, se mbaj mend para tre ose katër vitesh nuk ka qenë përdorues.

    Di që shkonte në xhami, por duke qenë se për mua nuk paraqiste ndonjë problem sepse çdo psikiatër dhe çdo mjek e di që personat që papritur kthehen nga njerëz të zakonshëm në besimtar të thekur atëherë kjo është për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin e përgjithshëm klinik që bëjmë ne, por realisht besimin nuk mund ta gjykosh, as ta paragjykosh.

    Në klinikë vinte i shoqëruar nga familjarët, konkretisht nga e ëma. Nuk është e thjeshtë për të thënë pse nuk i merrte ilaçet, një nga arsyet ka qenë kur tha unë ndihem mirë tani, po punoj, madje mbaj mend që në atë kohë punonte picier, shpërndante pica, komunikonte mjaft mirë, mjaft i qetë sepse situata e çrregullimeve psikotike nuk mund të jetë gjithmonë njësoj.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nëse ka patur probleme mendore dikur sot ka qënë më i shëndetshëm se kurrë mendërisht...

    ‘As agjent, as i infiltruar’, Rrumbullaku përgënjeshtron Berishën



    Kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrubullaku përgënjeshtroi deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha se personi që e sulmoi është agjent i policisë kriminale.

    Në një deklaratë për mediat, kryepolici tha se personi në fjalë nuk ka qenë kurrë dhe nuk është as agjent policie as i infiltruar nga policia.

    “Policia sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar ndaloi menjëherë agresori. Aktualisht po fillojnë hetimet për të pacaktuar dinamikën e ngjarjes. Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp ku pohoi se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë opinionin publike se Gert Shehu, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Nuk është përdorur kurrë si i infiltruar apo si burim informacioni. Policia shpreh keqardhjen për deklaratat”, – tha Rrumbullaku.

    Euronews

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    224

    Një Grusht që duhej dhënë që në 8 dhjetor 1990

    Karshillëku apo siç quhet rëndom Sfida, është një nga veprimet më të çuditëshme dhe më të guximshmet që bëjnë njerëzit krenarë apo njerëzit që kanë nga mbrapa kontigjente që mund të sfidojnë pushtetin, apo edhe narcisistët (ata që pëlqejnë vetëm vehten e tyre dhe veprimte tyre).
    Një karshillëk të tillë të shëmtuar bëri edhe nongratta pikërisht ditën e mbërritjes së Këshillit Europian, të 27 drejtuesve të vëndeve të BE.
    Një ngjarje e pazakontë për Shqipërinë që nga 28 Nëntori i 1912 e deri më sot.
    Asnjëherë nuk ishin bërë bashkë Europiano-perëndimorët të vinin në Tiranën e Shqipërisë për të biseduar për angazhimet e BE, përvecse kur ndanë tokat e Shqipërisë në 1913.
    Asnjëherë nuk ka ndodhur që një Samit i BE të bëhej në një vënd që nuk është integruar akoma në BE.
    Asnjëherë,, Drejtuesit e vëndeve të BE nuk kanë parë një vënd të vogël me një qeveritar të pëlqyeshëm ti presë aq ngrohtë dhe me aq përzqmërsi,
    Asnjëherë Shqipëria nuk është ndjerë kaq shumë si vënd europian sa me 6 dhjetor 2022.
    Samiti Bashkimi Evropian (BE) - Ballkani Perëndimor, që u mbajt në në Tiranë, me liderët e BE-së dhe të vendeve anëtare të bllokutPërmes një deklarate nga samiti, pjesëmarrësit dolën në përfundim me 32 pika, ndër të parat, ku u theksua se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale, si dhe u përmend edhe angazhimi i BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe përshpejtimi i këtij procesi të anëtarësimit.
    Dhe ky Samit mbajt në Tianë në një nga vëndet me të preferuara të qytetarëve të Tiranës në Stadiumin Arena Sport të ndërtuar po me fondet e BE.
    Por çfarë ndodh kur një i dënuar moralisht nga opinion shqiptar dhe nga dy vëndet më të fuqishme të botës SHBA dhe Britania e Madhe, si non-gratta, për shkak të korrupsionit dhe keq-qeverisjes së tij?
    Nongrata, njëlloj si një narcisist i thekur që e njeh mirë kompozimin ligjor të Pushtetit të tretë në Shqipëri, i cili jo vetëm nuk e ka frikë ligjin por i ka bërë sa herë karshillëk ligjit gjatë viteve të demokracisë në Shqipëri, e di fare mirë që nga frika ndaj tij, askush nuk e prek dot, sfidoi së bashku me qelepirët e tij përreth dhe ata mediatikë, duke u bërë ai protagonist i asaj dite, i ditës kur shqiptarët duhet të shihnin dhe të kuptonin sesa e drejtë është rruga për në BE me një drejtues inteligjent dhe të pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar si kryeministri dhe qeverisja e tij. Zilia, cmira, mllefi i nongrattës nuk ka kufi së bashku me qelepirët e tij. Për të minimizuar ngjarjen e cila nuk mund ta minimizojë askush në Shqipëri, u përpoq të bëjë një protestë absurde dhe të shëmtuar në të cilën nuk u mblodhën më shumë se 1.000 vetë, ku të gjithë politikanët e mbledhur ishin sfidues dhe shkelës të ligjit në të kaluarën e tyre.
    Askush në botë kur ka Samite të këtij lloji nuk bën protesta për të përkrahur Samitet???!!! Vetëm non gratta-s i shkon ndër mënd që të bëjë një sfaçado dhe paradoks të tillë me qëllim për tu dukur dhe tu thotë BE dhe shqiptarëve: `jam edhe unë këtu, i bukri shejtan, pa mua Shqipëria nuk bëhet ashtu si doni ju`!!!!!
    Dhe.. ndodhi. Të gjitha mediat e paguara tv dhe të shkruara nga ky grupim nuk paraqitën suksesin e jashtzakonshëm të Samitit nddërkombëtar, por u morën me narcisistin non-gratta që kërkon të bëjë revolucion. Kuptohet, se këtë mënyrë për të marrë pushtetin njeh, sepse ka lexuar vetëm Materializmin historik dhe dialektik të ish-PPSH, dhe veprën e preferuar të diktatorit `Inkuizitorë dhe Rebelë` të Jan Husit.
    Papritmas ndodh një hata sa ireale aq dhe kuptimplotë….
    Askush nuk kërkon që të goditet një i moshuar dhe për këtë, nga ana njerëzore dhe morale është e gabuar, por e parë në retrospective grushti që hëngri non-gratta, (sado që personale mund të ketë qënë problemi midis tyre, dhe këtu kanë faj 15 bodigardët që e rrethonin, aq sa të shkon mëndja se mund të ishte një konspiracion mënyra se si u la i lirë të afrohej i sëmuri mendor), ky grusht duhej të ishte dhënë në 8 dhjetor 1990, vetë Ramiz Alisë, kur Ramiz Alia u takua me studentët, paçka se gjysma e atyre që e takuan diktatorin e djallëzuar të pas Enver Hoxhës, ishin me dosje.
    Ai grusht i duhej dhënë Ramiz Alisë dhe gjithë klasës politike të atëhershmë të diktaturës në mënyrë që të mos ndodhte ai kalim hipokrit dhe djallëzor i sistemit nga diktatura në demokraci sepse, ishte Ramiz Alia që manipuloi protestën, i detyruar dhe nga OSBE për të shpallur Pluralizmin.
    Ai djallëzor, si ideatori shpirtëror i tij (diktatori që kish vdekur në 11 prill 1985), shpejt e shpejt dha lejen për të krijuar dy parti `të djathta` ( PD dhePR), dy parti `të majta` (PS dhe PSD), si dhe nje parti minoritare (PPDNJ) duke rrezikuar kështu me këtë parti të fundit edhe një rrezik ndaj sovranitetit shqiptar, të cilën për fat sot na mbron NATO dhe BE.
    Ky Pluralizëm hipokrit dhe djallëzor i krijuar nga po nga ish PPSH, u bë i tillë sepse këto pesë parti u drejtuan që në fillim nga anëtarë të spikatur të PPSH së atëhershme (madje radikaliste të majtë), dhe në to hynë në filim rreth 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit dhe miqtë e tyre, të cilët e mbajtën këtë Demokraci gjithmonë në tranzicion të heshtur dhe në Anarki të plotë, korrupsion, emigracion, kriminalitet, shkelje ligji për pronat, krijimin e një klase të pasur nga vetë ish anëtarët drejtues të PPSH, njëlloj si ato që shkruante Noli i Madh:
    - Anarki sociale
    - Anarki Morale
    - Anarki Patriotike
    - Anarki e idealeve
    - Anarki Fetare
    Kështu që Parrulla e Rinisë së Atëhershme dhe të sotme `E duam Shqiprinë si Europa`, nuk u realizua. Madje pas 32 vitesh është hera e parë që 27 drejtues të vëndeve të BE vijne e bëjnë një Samit në Tiranë duke i dhënë shpresë Shqipërisë dhe shqiptarëve se me të vërtetë shqiptarët e duan Shqipërinë si Europa dhe do integrohen aty.
    Po çfarë bëri non-gratta? Njëlloj si Nure Beu tek filmi `Koncert në vitin 1936`, mblodhi xhengiet e tij dhe u përpoqën të prishin festën e shqiptarëve. Një turp i padëgjuar. Mirë ka thënë At Zef Pllumi: “Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli- e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë”.

    Grushti që hëngri non-gratta si një përfaqësues i së kaluarës diktatoriale, që drejtoi dhe drejton opozitën dhe sot e kësaj dite, sado që jo-etik dhe jo-morale për moshën që ka, në fakt i duhej dhënë Ramiz Alisë dhe PPSH 32 vite më parë, për të penguar projektin djallëzor për pseudo-pluralizmin në Shqipëri, Projekt i cili pati sukses por për të keqen e Shqipërisë.
    Shpresojmë që ky Samit të jetë pika e kthesës , pikë ku Shqipëria të integrohet në BE, momenti ku Shqipëria të heqë barrën e të korruptuarve, shkelësve të ligjit nga drejtues dhe ish-drejtues të Shqipërisë në këto vite, dhe të largojë ish spiunët e bashkëpuntorët e ish sigurimit të shtetit nga drejtimi i vëndit.

    priftipirro2017@gmail.com

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje

    Emri:  sali-berisha-4-1.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  22.9 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit, ku u qëllua me grusht nga një qytetar.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se sulmi ndaj tij u organizua nga Rama, pasi ky i fundit nuk e kontrollon dot më opozitën.

    “Për fat të keq ai kishte edhe kreun e opozitës, siç faktojnë dhe kjo atij i ka dalë jashtë kontrollit. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll ai këtu e ka humbur betejën dhe tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon të marrë me çdo kusht flamurin e PD në njërën anë dhe në një akt të pashembullt në 30 vite, në një akt kriminal, ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Tani jemi këtu dhe keni ndjekur të gjithë debatin që zhvillohet. Sot nuk ka asnjë njeri që vë në dyshim se krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar, organizuar dhe nuk kishte asgjë rastësore. E para. Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato. Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor. E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë”, theksoi kryedemokrati.

    Lapsi

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Protesta masive e opozitës me një incident dhune. Goditet me grusht Sali Berisha

    VIDEO/ Gert Shehu e priti në trotuar Berishën, pamjet pak minuta para ngjarjes



    Këto janë pamjet para se Gert Shehu të qëllonte me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    Ai duket i vetëm duke ecur në bulevardin “Zhan Dark”, madje ulet dhe pushon në trotuar. Ky pozicionim i tij përkon me vendin ku ndërmori aktin e paprecedent.

    Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që 31-vjeçari të ketë qenë brenda rrethimit të selisë blu.

    Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje të tjera të kamerave të sigurisë duke përcaktuar internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu i cili dyshohet se vuan nga çrregullime psikologjike.

    Euronews Albania mëson se gjatë paradites, ai ka vizituar xhaminë e tabakëve, ka kryer ritualin fetar të faljes duke respektuar rregullat e besimtarëve dhe respektimin e stafit, pasi kishte mbërritur me vonesë.

    Gert Shehu mësohet se ka lanë spitalin e traumës. Burime nga policia i thanë Euronews Albania se ai është dërguar në paraburgimin 313 por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut.

    Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes mendore.

    Ndaj Gert Shehut janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Kreu i PD Sali Berisha thotë se ai është një agjent i infiltruar i policisë kriminale, akuzë që është hedhur poshtë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku por edhe e ëma e agresorit, në një intervistë për Euronews Albania.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 16:26
  2. Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-01-2022, 17:50
  3. 13 maj 2017, protesta e opozites shqiptare ne Tirane
    Nga skender76 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-05-2017, 10:25
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2014, 04:04
  5. Shqiptare ngrihuni ne protesta masive!
    Nga Kryeplaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 18:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •