Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Republika Banane e Edi Ramës: Hedh në erë me tritol resortin e ngritur me leje, se kështu i do qejfi

    “Rama s’donte të kishte një vendim gjykate, e donte të prishur resortin”, ish-zv.kryeministrja zbërthen prapaskenat për “Prestige”: Paradoks! Ka vendime gjykatash që punimet ishin me leje

    Emri:  Mandija.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  39.1 KB

    TIRANË

    Ish-zëvendës kryeministrja Ledina Mandija ka zbërthyer në “Open” në News24 të gjitha prapaskenat me atë që ndodhi me “Prestige Resort”.

    Ajo tha se kryeministri Rama nuk donte të kishte një vendim gjykate, pasi gjykata do pezullonte prishjen.

    Sipas saj, Rama e donte të prishur resortin, teksa tregoi se si shoqëria Erjoni shpk, në pronësi të së cilës ishte resorti kishte kërkuar nga gjykata që në shtator masë sigurimi dhe vetë gjykata kishte deklaruar se nuk ka rrezik.

    Ajo tha më tej se ka vendime penale nga gjykata se punimet kanë qenë me leje.

    Ledina Mandija, ish-zv kryeministre: Rama nuk donte të kishte një vendim gjykate sepse Gjykata do të vendoste pezullimin e prishjes deri sa të shqyrtohej çështja. Do ndodhte ajo që ndodhi me rastin e pallatit të Vlorës. Ku në rastin e pallatit të Vlorës u mor një masë pezullimi dhe pse u mor një masë pezullimi ai vazhdoi prishjen sepse e donte të prishur. Gjykata e Strasburgut e gjeti shkelje mos ekzekutimin e masës së sigurimit. Në rastin konkret Rama ka marrë masa që të mos kemi një masë sigurimi, të mos kemi një vendim që pezullon prishjen që më pas pala të shkojë më tutje dhe të kërkojë shpërblim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Gjëja është shumë e qartë, Rama e donte të prishur resortin dhe në këto kushte do të kujdesej të mos kishte një çështje në gjykatë. Dhe në rastin e parë në prishjen e pishinës, kishte një aplikim për një masë sigurimi dhe masa e sigurimit kuptohet është urgjente dhe në kushtet e urgjencës që do të ketë një prishje, gjykata duhet të veprojë shumë shpejt. Duhej një masë sigurimi në kushtet çfarë po ndodhte. Në rastin e pishinave kemi një precedent që pishinat u prishën dhe në gjykatë u kërkua masë sigurimi duke u thënë që rrezikohet të prishet dhe pjesa tjetër e resortit dhe gjykata tha që nuk ekziston rreziku për diçka të tillë. Do të thotë që subjekti, Erjoni e kishte parashikuar diçka të tillë, e kërkoi në gjykatë dhe gjykata nuk i dha një masë sigurimi për të mbrojtur pjesën tjetër. Tani merr urdhrin tjetër, të prishjes nuk ia komunikon palës, shkon një ditë dhe e prish resortin…nuk e dha as për pishinën dhe gjykata u shpreh që nuk ka më objekt dhe nuk ka më rrezik për objektet e tjera në resort, nuk ekziston rreziku. Tashmë përdori të njëjtin model, nxori një urdhër për shembjen, nuk e komunikoi te pala, shkoi atje dhe vendosi tritolin dhe ndërkohë që ishte paraqitur kërkesa për masë sigurimi, ditën e diel u shemb resorti dhe ditën e hënë u zhvillua seanca.

    Lubonja: Fakti që nuk shkohet në gjykatë, por prishet pa shkuar në gjykatë, pra hiqet ajo që tha avokati, institucioni i ankimimit, a nuk është një argument për të shkuar në Strasburg nesër?

    Mandija: Po të ishim në funksionimin e shtetit të së drejtës nuk do ishim që në fillim të kësaj qeverisje me raprezalje te pallati në Vlorë, Beçhetti, heq licenca, prish kontrata pa procedurë dhe Shqipëria humbet gjyqet. Qëllimi nuk është që ne të parandalojmë humbjet dhe të kryejmë procedura të rregullta, ku ndoshta dhe mund të ketë diku të drejtë qeveria në zbatimin e atyre kontratave apo dhe në shkeljet procedurale që janë bërë gjatë kohës, por nuk e preferon këtë sepse kërkon menjëherë pasojën, do të thotë shkatërrimin.

    Dëmshpërblimi që merret pak rëndësi ka, sepse paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

    Çani: Ti më konfirmove që para prishjes është mbledhur KKT-ja për çfarë?

    Mandija: Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM në lidhje me këto katet pa leje, shtesat dhe mbi bazën e kësaj ka bërë dhe ato marrëveshjet me subjektet e kundraligjshme që të konfiskohen sipërfaqet shtesë dhe pastaj të kthehen në parablerës, të kthehen në pronarë. Në qoftë se dëshirojnë e parablejnë ndërtimin pa leje dhe bien dakord me konfiskimin. Në këtë kuadër kuptohet që ka marrë angazhimin e luftës kundër ndërtimeve pa leje dhe kundër informalitetit. Çfarë ka bërë, KKT-ja ka marrë për disa subjekte ku i kërkon pezullimin e procedurave të mëtejshme administrative sepse subjektet nuk shprehin interes, duke i konsideruar se këto kanë leje zhvillimi dhe nuk kanë aplikuar për plotësim dokumentacioni për leje ndërtimi, duke mos plotësuar as dokumentin sipas ligjit, duke mos paguar as taksën në infrastrukturë. Është konsideruar që shoqëria Erjoni shpk nuk ka pasur interes për të vazhduar me procedurat për të aplikuar për leje ndërtimi. Pra, e ka konsideruar që kemi një leje zhvillimi dhe duhet të aplikonte për leje ndërtimi. Ky është një paradoks për shoqërinë Erioni.

    Shoqëria Erjon e ka marrë resortin mbi bazën e një kontrate qiraje dhe marrëveshje të zhvillimit. Këtë e kishte Mak Albania, e transferoi në 2015 tek Erjoni shpk, ku është dhënë dhe konfirmimi nga organet dhe autoritetet shtetërore. Ajo që është më e bukura është që në 2016 është marrë një leje ndërtimi, ndërkohë shteti ka qenë garant dhe për tokën që i ka dhënë Mak Albanias dhe pastaj Erjonit, ndërkohë toka i është kthyer dhe pronarëve dhe pronarët kanë goditur në gjykata edhe ndërtimet që po bënte Erjoni dhe ka dhe vendime penale të cilat gjejnë që leja ekziston dhe punimet janë me leje ndërtimi. Ky është paradoksi që ekziston në shtetin shqiptar.

    Jepet një resort, i jepet dikujt për ta zhvilluar, për të harxhuar para, për ta përdorur dhe pastaj një autoritet tjetër nxjerr një dokument pronësie i cili cenon stabilitetin e pronarit i cili e mori për ta zhvilluar atë dhe cenon pikërisht sigurinë juridike.

    Në vitin 2021 përveç kësaj, Ministria e Turizmit i rinovon kontratën e qirasë dhe të zhvillimit duke e konsideruar që deri në këto kushte shoqëria Erjoni ka qenë në përmbushje të kushteve kontraktore dhe ka qenë dhe në përmbushje të planit të zhvillimit referuar projektit të zhvillimit, i cili është transferuar nga Mak Albania.

    Lubonja: Çfarë nënkupton projekti i zhvillimit, që mund të ndërtoheshin dhe gjëra të tjera përveç këtyre?

    Mandija: Patjetër, sepse ajo ishte marrëveshje zhvillimi për të shfrytëzuar resortin. Kishte një projekt të paraqitur që në vitin 1996, ishte zhvilluar ai, ishin marrë leje ndërtimi në vitin 2004, 2008, u dha dhe një leje ndërtimi në vitin 2016, tashti në qoftë se institucionet shqiptare janë të pakoordinuara dhe secili bën sipas qejfit dhe lëshojnë letra, ky është problem i autoriteteve.

    Eni Vasili: Ju mendoni që ky është problemi, janë të pakoordinuara, çfarë ka ndodhur në këtë rast sipas jush?

    Mandija: Për mendimin tim ky është një inat i radhës i cili shkon drejt kompanisë, për më tepër që subjekti konsiderohet edhe i stimuluar. Ishte një subjekt i stimuluar dhe kjo përmendet në të gjitha korrespodencat, ishte një subjekt turistik që organizonte veprimtari turistike dhe në bazë të ligjit ishte i mbrojtur, si tip investitori strategjik. Në këto kushte shteti e vlerësonte dhe zhvillimin e resortit dhe kushtet në të cilat ishte dhënë leja e parë dhe marrëveshja zhvillimore, qoftë te Mak Albania dhe pastaj tek Erjoni dhe përparuar pastaj me Prestige Resort.

    Ajo që nuk kuptoj unë, në qoftë se ndërtimi ishte pa leje, në 2017 Dallëndyshe Bici ka thënë që ndërtimi është me leje, më pas ne kemi parë më pas që shteti ka strehuar aty afganët, e ka pranuar si një resort i cili ushtron aktivitet. Janë bërë dhe aktivitete të tjera zyrtare.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Republika Banane e Edi Ramës: Hedh në erë me tritol resortin e ngritur me leje, se kështu i do

    Shembja e “Prestige Resort”/ “Qeveria dështoi”, Dallëndyshe Bici dora e Ramës për të prishur ndërtimet me leje, raporti i DASH: Ankesa se IKMT po shkatërron prona të ligjshme

    Emri:  Bici-Prestige-1536x889.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  39.9 KB

    Dy ditë më parë, IKMT hodhi në erë “Prestige Resort” një godinë 7-katëshe që për shumë vite u kthye në imazhin e bregdetit të Adriatikut duke pritur turistë të shumtë nga jashtë vendit, por edhe pushues nga trevat shqiptare.

    Ishte drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici e cila iu dha ultimatum vartësve dhe hodhi firmën për shpërthimin me eksploziv të godinës së “Prestige Resort” në Golem, duke u kthyer në veglën e kryeministrit Edi Rama për të çuar deri në fund hakmarrjen e tij dhe sulmin ndaj raportimit të realitetit në Shqipëri dhe linjës editoriale të mediave në pronësi të presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

    Bici, si e tillë nuk pyeti as për shtet ligjor dhe as për vendime gjykatash, por vendosi 70 kg eksploziv të cilat hodhën në erë godinën më pak se 24 orë nga afati i njoftuar nga Gjykata Administrative për shqyrtimin e ankimimit në lidhje me ligjshmërinë e ndërtimit të godinës. Çdo mekanizëm i strukturës së drejtuar nga Bici u vu në lëvizje që shembja e godinës të finalizohej para ditës së hënë.

    Por kjo nuk është hera e parë që Bici firmos për llogari të kryeministrit Edi Rama duke shkelur të drejtën e qytetarëve, me urdhrin për shkatërruar ndërtimet me leje. Në vitin 2018, ankesa e banorëve të Shkozës të cilët humbën shtëpitë nga projekti i “Unazës së Madhe” shkoi deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në raportin e DASH për vitin 2018, thuhet se të paktën 30 qytetarë kishin dorëzuar ankesat kundër IMT dhe IKMT duke thënë se pronat e tyre po shkatërroheshin edhe pse ato ishin në proces legalizimi. Disa prej tyre paraqitën dokumentet me titujt ligjorë mbi pronat, por nuk kishin marrë asnjë kompensim kur shkatërrimi kishte nisur.

    “Ndërhyrje Arbitrare apo e Jashtëligjshme në Privatësi, Familje, Shtëpi, apo Korrespondencë Kushtetuta dhe ligjet i ndalojnë të tilla veprime, por pati raportime se qeveria dështoi t’i respektonte këto ndalime. Deri në gusht, Zyra e Avokatit të Popullit kishte marrë 30 ankesa të qytetarëve kundër Inspektorateve për Mbrojtjen e Territorit dhe nëntë kundër Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), të cilat rregullojnë ndërtimin, zhvillimin vendor dhe burimet ujore.

    Zyra e Avokatit të Popullit vërejti se kishte rritje në numrin e ankesave për veprime të paligjshme, të parregullta, apo të vonuara nga inspektoratet vendore dhe kombëtar. Banorë në Shkozë u ankuan se IKMT kishte filluar të shkatërronte pronat e tyre edhe pse ata kishin filluar tashmë një proces legalizimi. Disa prej tyre kishin dokumente që tregonin tituj ligjorë mbi pronat, por nuk kishin marrë kompensim kur shkatërrimi kishte filluar. Bashkësia Islamike Shqiptare mori ankesa të ngjashme nga qytetarë të inatosur për shkak të mungesës së rezultateve në marrjen e kompensimit nga procesi”, thuhet në raport.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Republika Hashash e Edi Ramës: 21 persona në hetim për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 14:44
  2. Lulzim Basha: Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-03-2017, 19:15
  3. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-09-2016, 12:42
  4. Vendimi i Ramës: Ndërtimet pa leje do trajtohen si vrasje
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2014, 03:10
  5. Strudel me banane
    Nga adela 16 në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 02:31

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •