Fenomeni i largimit të popullatës është një fenomen i njohur në Sistemet e Demokracive
Perëndimore sidomos në terrenin e Globalizmit dhe të tregut ndërkombëtar të punës.
Dihet se emigrimi ka disa shkaqe thelbsore dhe këto janë:
-Pagat e vogla në Shqipëri , e rëndësishmë janë pagat e ulta në axiendat private, gjë që detyron
njerëzit të kërkojnë të punojnë në administratë, polici, roje,
-Sistemi i shërbimit të kujdesit shëndetësor publik i dëmtuar rëndë, i korruptuar dhe mitmarrës,
pra kërkohet një reform shëndetësore në sistemin public shëndetësor,
- Sistemi agro-blegtoral i dëmtuar rëndë pa reformat ë qënësishme, mungesa e parakontratave pr
shitje të siguruar për prodhimin bujqësor-blegtoral,
-Mungesa në buxhetet bashkiake të një fondi të caktuar financiar për specialistët që kërkojnë
dhe mungesa e para kontratave të favorshmë për specialistët,
-Dëmtimi nga Politika i Meritokracisë dhe i zinxhirit profesional të cilët duhej të drejtonin
superstukturën, por në vënd të saj militantët, miqtë, amatorët, po drejtojnë pushtetin lokal dhe
qëndror,
- Mungesa e një ligji për këshilltarët e ministrave, qeverisjes locale të cilët duhet të
jenëprofesionist të fushës përkatëse,
- Mungesa e dëshirës pr të punuar punë të rëndomta në vënd, por jashtë vëndit emigrantët i bëjnë
këto punë?!!!
- Mungesa e rritjes se GDP dhe e Reformave për Shëndetësinë, Arsimin dhe Bujqësinë
Problemi në Shqipëri qëndron se Opozita e përçarë po përdor një fenomen 32 vjeçar për të
akuzuar para Europianëve perëndimore qeverisjen e sotme. Këto akuza të amplifikuara nga disa
analistë totalisht të kapur e të paguar nga dy persona non gratta të cilët drejtojnë dy parti
opozitare , kërkojnë ta faturojnë emigrimin 32 vjeçar si një dështim të politikave të së majtës.
Këto objektiva të opozitës së përçarë sigurisht janë një mënyrë të për çfajësuar vehten e tyre dhe
të të krijuar një argument për të bindur shqiptarët se gjëndja 32 vjeçare e krijuar nuk është për faj
të tyre, dhe objektivi i dytë i dy non-grattave është ngritjen e një tymnaje destabiliteti në Shqipëri
duke përdorur të gjitha burimet e tyre financiare e njerzorë, si dhe kryesisht nëpërmjet mediave
për ti bërë të gjithë të pakënaqur.
Qëllimi është i qartë për ata që njohin realitetin; të shpëtojnë vehten nga shkeljet ligjore që ata
kanë bërë ndër vite.
Nuk është rastsi që SHBA DHE Anglia e kanë bërë non-gratta një person ish komunist dhe ish
bashkëpuntor i sigurimit i cili ka drejtuar pa e ditur shqiptarët (me urdhër të Ramiz Alisë)
Shqipërinë dhe opozitën gjatë 32 viteve në poste të ndryshme dhe ka shkatuar shumë dëme në
Shqipëri.
Objekitvi i fundit që i ka vënë vehtes ky njeri së bashku me non-grattën tjetër ( no-gratta e dhënë
nga opinion shqiptar), është të protestijë me 6 dhjetor , ditën e takimit me Presidenten e BE dhe
të përfaqësuesve të tjerë të K.E, me qëllim që tu thotë atyre se `mua më do populli`.
Objektivi i dytë është presioni që kërkon ti bëje gjykatës së Apelit e cila po me 6 dhjetor do të
japë vëndim se kujt nga drejtuesve të Opozitës së përçarë do ti jepet e drejta ligjore për të
drejtuar PD.
Për të sqaruar situatën e emigracionit po jap disa të dhëna të iNSTAT që tegojnë se emigracioni
ka qënë constant gjatë 32 viteve.

Aktualisht Popullsia në Shqipëri është 2.793.592 banorë-1 Janar 2022, Shkalla e punësimit 55,1
% prill 2022. 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona. Tirana,
me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi.
Year Immigrants Emigrants Net migration
2016 23,060 32,533 -9,473
2017 25,003 39,905 -14,902
2018 23,673 38,703 -15,030
2019 20,753 43,835 -23,082
2020 7,170 23,854 -16,684
(http://ëëë.instat.gov.al/al/statisti...Bna-ky%C3%A7e/)
Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të
stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë
që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë.
rreth 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998 ( Pasqyra e
trishtë e braktisjes së Shqipërisë — Korrik 1990 e në vazhdim - Exit | Shpjegon Shqipërinë )
Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga iNSTAT, në vitin  2001  popullsia shqiptare është 3,07
milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Diferenca
ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 000 persona nga të cilët
390 000 meshkuj dhe 320 000 femra.
Në vitin 2003 në Greqi, sipas Raportit Vjetor të Komisionit Evropian mbi Statistikat e Migrimit,
Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2006 në itali, sipas iSTAT-it dhe Zyrës italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin
348.813 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin
113.661 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB, jetonin dhe punonin
50.000 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14.935 shtetas
shqiptarë.
Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630
shtetas shqiptarë ( https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Emigrimi ).
Total jane 1.7 milione shqiptare te emigruar dhe rreth 60% jane te rinj e të reja.
Absolutisht negative dhe malinje janë analizat dhe komentet e mediave që paguhen nga dy non-
gratat, të cilat sistematikisht kanë ngritur nivelin e të pavërtetave dhe për të krijuar pakënaqësi
dhe konfuzion sidomos tek të rinjtë, nxisin indirect emigracionin duke sharë dhe nxirë
Shqipërinë, në jë kohë që Shqipëria ka progress të mirë megjithë fatkeqësitë natyrore te tërmetit
të vitit 2019, pandemisë, dhe të problemve nga lufta në Ukrainë.
Përpjekjet nga dy non-grattat, për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë mëe qëllim që të shpëtojnë
vehten e tyre duke zbatuar parimin famëkeq `Qëllimi Justifikon Mjetin` ka krijuar jo vetëm një
imazh të keq dhe mjedis të pasigurtë për të rinjtë shqiptarë të cilët krkojnë të ikin, por edhe një
neveri dhe përçmim tek populli shqiptar ndaj këtyre dy figurave donkishoteske dhe me mentalitet
fshatar që i kanë rënë për pjesë politikës shqiptare.
Aktualisht kësaj qeverisjeje dhe qeverisjeve të ardhshme i duhet të bëjnë shumë punë për të
përmirësuar gjëndjen dhe gjëndja mund të përmirësohet në bashkëpunim me një Opozitë
konstruktive që ka ide, Projekte dhe Plane për të përmirësuar gjendjen e për të pakësuar
emigracionin.

Kjo po pengohet nga dy non-grattat duke mbajtur peng opozitën shqiptare. Është njëlloj sikur
Shqipërinë ta drejtojë përsëri Don Kishoti (Berisha) dhe Sanço Pança (Meta) nëse realizohet
ideja malinje këtyre dy figurave politike që praktikisht e kanë mbaruar ciklin e tyre famëkeq, por
populli mund tu këndojë frazat e famshme të Cervantesit:
Këtu prehet Don Kishoti Këtu prehet Sanço Panca
Ish i fortë e ish i zoti Si ay s`ka parë Mança
Botën prapa desh ta kthente E kish barkun sa një kosh
dhe me ushtë ta mbërthente E kish kokën fare bosh.