Pavarësia në vitin 1912 e gjeti vendin të prapambetur e pa asnjë lloj industrie të zhvilluar. Shqipëria në këtë periudhë ishte një vend, ku familjet përdornin për ndriçim llamba vajguri, kandila me vaj dhe me pishë.
Iniciativat e para të përdorimit të energjisë elektrike në Shqipëri datojnë në vitet '20. Centralet e para “diesel” të ndërtuara në vend filluan të japin energji elektrike në Korçë, në Tiranë e më pas në qytetet e qendrat kryesore të vendit.
Energjia elektrike e prodhuar me gjeneratorë shërbente për ndriçim të institucioneve shtetërore dhe të familjeve që ishin në gjendje të mirë ekonomike.
Duhet pranuar se për kohën, furnizimi me energji elektrike konsiderohej një luks për faktin se shpenzimet për instalimin ishin të larta e një kilovat kushtonte shumë herë më tepër sesa paga e një dite pune e një punëtori të thjeshtë.
Gjatë periudhës së pushtimit të vendit, nuk janë shënuar investime për ndërtimin e veprave hidroenergjetike.
Pas çlirimit, nisin të ndërtohen hidrocentralet e para.
Inxhinieri i njohur Emin Musliu shpjegon se si u hartua skema e shfrytëzimit të lumit Drin dhe si i drejtoi punimet per ndertimin e atyre qe konsiderohet si aseti me i rendesishem i Shqiperise.
Krijoni Kontakt