Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Kevin Sekniqi - Djaloshi nga Shkodra i listës së FORBES, “30 under 30”

    ‘Për arritje në botën financiare dhe krimjimin e kriptovalutës me vlerë 4 mld dollarë’ - Kush është i riu nga Shkodra, pjesë e të rinjve të suksesshëm të Forbes.

    Në listën e famshme të FORBES, “30 under 30” nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptar.

    Emri:  1669844592_finalprojekt.00075118.Still003.jpg

Shikime: 264

Madhësia:  24.1 KB

    Ai është Kevin Sekniqi, një djalosh nga Shkodra i cili është një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

    Në shkrim, Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyre ofrojnë. Ai është cilësuar si “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”

    Historinë e tij e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber që tregon se si e ka njohur të riun nga Shkodra.

    “E takova vitin e kaluar në Majemi, në ato pak orë që ja lejonte vetes për të pushuar larg kompjuterit dhe kompanisë së tij. Shumë i dashur, i thjeshtë, dhe me mjaft modesti fliste për komaninë e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në Nju Jork por vendosur në Miami, Florida. Ate prill 2021 ai ishtë në fazën kërkimore, dhe priste që brenda vitit të përmbyllte ëndërrën e tij për një zhvillim unik në fushën e kriptomonedhës. Tani ai ja ka dalë me sukses”, shkruan ajo.


    Shqiptarja.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-11-2022 më 18:07

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Kevin Sekniqi - Djaloshi nga Shkodra i listës së FORBES, “30 under 30”

    KRIJIOI KRIPTOVALUTËN AVALANCHE

    Kush është shkodrani që mahniti revistën ‘Forbes’?

    Shqiptari Kevin Sekniqi është bërë pjesë e listës Forbes ’30 under 30′. Sipas Forbes, shqiptari nga Shkodra është një nga 30 personat nën 30 vjeç që ka arritur sukses në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

    Ai është Bashkë-themelues dhe COO në Ava Labs. Para se të bashkëthemelonte Ava Labs, Kevin ishte një kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë. Ai më parë ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.

    “Si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, Sekniqi luajti një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe AVAX, një kriptomonedhë me një vlerë tregu 4 miliardë dollarë. Në shtator, gjigandi i kapitalit privat KKR tha se do të shënonte një pjesë të Fondit të Rritjes Strategjike të Kujdesit Shëndetësor II në Ortekë, duke u dhënë investitorëve akses në kapitalin privat me një pjesë të kapitalit të kërkuar zakonisht,” shkruan Forbes.

    Për të përpiluar listën, shkrimtarët dhe redaktorët e Forbes me ndihmën e gjyqtarëve ekspertë të pavarur si Joe Jonas, Aimee Song, Bobbi Brown dhe Sid Sijbrandij vlerësuan më shumë se 12,000 kandidatë mbi faktorët përfshirë financimin, të ardhurat, ndikimin social, shpikjen dhe potencialin.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/12/kush-eshte...visten-forbes/

Tema të Ngjashme

  1. Fëmijët shqiptarë të Italisë quhen Kevin e Noemi
    Nga Akili-A në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 30-12-2012, 17:59
  2. Detyre: Menaxhimi i listes se studenteve te nje klase dhe notat e tyre
    Nga agent_android në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 07:11
  3. Detyre: Menaxhimi i listes se studenteve te nje klase dhe notat e tyre
    Nga agent_android në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 12:34
  4. Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  5. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •