Tirana nën thundrën e Ish-Sigurimit, historiani: Vetëm në 1945, komunistët morën 112 mln franga ari nga bizneset. Kishin pushkë, jo para

Emri:  Historiani.jpg

Shikime: 4488

Madhësia:  37.9 KB

Në kuadër të projektit “Tirana në sytë e Sigurimit të Shtetit”, në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve, historiani Gjon Boriçi, ka mbajtur ligjëratën “Tirana nën kontrollin e pushtetit komunist, konfiskimet, internimet, rezistenca në fillimet e regjimit totalitar 1945-1949”. Boriçi vuri në dukje se goditja ndaj biznesit ishte e dhunshme.

“Pati shumë rezistencë dhe pati shumë dhunë e shumë krim. Tirana është një nga ato qytetet që ka vuajtur jashtëzakonisht shumë, dhe mënyra më e mirë e konsolidimit ishte goditja e kastës që mbante në këmbë ekonominë e këtij vendi. Komunistët shqiptarë që erdhën në pushtet, nuk kishin para. Nuk kishin asgjë. Kishin pushkët po, po jo para dhe mënyra e vetme për të nisur konsolidimin e pushtetit ishte goditja e kastës dhe tatimi që tregtarët e Tiranës vetëm për vitin 1945 kanë paguar në formën e tatimit të jashtëzakonshëm për luftën 112 469 828 franga ari.”, tha Gjon Boriçi.

Kryetarja e Autoritetit, Genta Sula, theksoi se dialogu është thelbi i kujtesës.

“Janë rreth 8200 fletë të këtyre dosjeve që e zbërthejnë mirë psikologjinë e regjimit. Kanë lënë fakte të shtrembëruara dhe për sa kohë që kemi dëshirën, vullnetin dhe synimin drejt të vërtetës i kemi kushtuar kohë dialogut për Tiranën. Tirana 50 vjet kryeqytet i kaloi në regjim gjysmën e kohës. Trekëndëshi studiues, familje dhe arkiv është i rëndësishëm që të ecim hap pas hapi, që çdo gjë që është lënë pa thënë, të thuhet”, tha Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve.

Kryetari i shoqatës “Tirana”, vërejti se qyteti ka shumë për të treguar për çfarë ka ndodhur.

“Ka në fokus hedhjen dritë të një periudhe 50-vjeçare të Tiranës kryeqytet nën diktaturë duke u fokusuar e hulumtuar dosjet e Ish-Sigurimit me qëllim ngritjen e një narrative të re siç del nga shënimet e këtyre dosjeve”, pohoi Arben Tafaj.

Pos persekutimit, përndjekjes e shpronësimeve, stigma dhe keqtrajtimi i imazhit qe një tjetër fenomen që karakterizoi Tiranën në raport me pushtetin.

Video: https://youtu.be/C1nNchb-7p0

Balkanweb