Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Një javë nga heqja e vizave, rriten kërkesat për udhëtime në Kosovë

    Emri:  Kosovo-e1671028125743.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  48.4 KB

    Tani e një javë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa pasur nevojë të pajisen me viza. Nga një janari deri tani përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 83 mijë qytetarë në vajtje dhe ardhje. Sipas të dhënave të ANP-së janë realizuar 620 fluturime, 309 në ardhje dhe 311 nisje.

    Agjencitë e udhëtimeve tregojnë se është rritur kërkesa për udhëtime jashtë Kosovës. “Vitin e kaluar gjatë muajit janar kemi pasur diku rreth 600 udhëtarë që kanë udhëtuar drejt Zvicrës ndërkaq, këtë vit vetëm në javën e parë të muajit janar kemi pasur diku rreth 800 qytetarë”, tha Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie udhëtimi.

    Kërkesa për udhëtime ka bërë që kompanitë të shtojnë numrin e linjave. “Vitin e kaluar kemi operuar me tre apo katër nisje, këtë vit kemi pesë herë nisje për në Zvicër”, shtoi Kurtishaj.

    Nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës bëjnë të ditur që janë shtuar dy linja të udhëtimeve ndërkombëtare gjatë javës e të dielën janë realizuar shtatë udhëtime shtesë me autobusë. Nga një janari Kosova ka fituar të drejtën e lëvizjes së lirë në 27 vende të zonës Shengen.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 04/18/2023: Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Kosova pas heqjes së vizave, ja sa qytetarë udhëtuan jashtë

    Emri:  900-0-1706814802xkr-shifrat-vizat-kosova-frame-0-174.jpg

Shikime: 673

Madhësia:  56.0 KB

    Mbi 116 mijë persona janë larguar më shumë nga Kosova në muajin janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit 2023. Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” thanë se në muajin janar 2024 janë shërbyer mbi 287 mijë udhëtarë apo rreth 22% më shumë sesa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023.

    Dyndje ka pasur edhe në dyert e Agjencisë së Regjistrimit Civil në kërkesa për t’u pajisur me pasaporta. “Krahasuar me vitin e kaluar kemi diferencë jashtëzakonisht të madhe, duke ditur se qytetarët nuk kanë mundur të lëvizin lirisht, kërkesat në këtë muaj (janar 2024) kanë shkuar diku rreth 70 mijë”, tha Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë për Regjistrim Civil.

    Interesim të shtuar për pasaporta ka pasur edhe në katër komunat veriore me shumicë serbe. “Janë mbi 7 mijë qytetarë që janë pajisur me pasaporta në komunat veriore por aplikimi është duke vijuar, kërkesat janë të shtuara. Krahasuar me vitin e kaluar 28 pasaporta kanë qenë në komunat veriore tash diku i kemi mbi 800 pasaporta vetëm brenda muajit janar”, tha Camaj.

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkimi Evropian hap dritën jeshile për liberalizimin e vizave me Kosovën

    Liberalizimi i vizave me BE, serbët e Kosovës 'heqin dorë' nga Beogradi, kërkojnë pajisjen me dokumente nga Prishtina

    Emri:  auto_-640-0-1ce184a4ad443a03af7e9939a2a2bc421720352454.jpg

Shikime: 655

Madhësia:  27.6 KB

    Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me dokumente pas liberalizimit të vizave në Kosovë, është rritur dukshëm.

    Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 270 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta dhe afro 130 mijë të tjerë me letërnjoftime.

    Po ashtu, gjatë kësaj periudhe edhe qytetarët serbë kanë shprehur interesim të integrohen dhe të pajisjen me dokumente të Kosovës.

    Kështu bëri të ditur drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, derisa tregoi se fluksi më i madh i qytetarëve me kërkesa për dokumente ka qenë në muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

    “Kërkesat për pajisje me dokumente që nga janari kanë shkuar në ngritje, kështu që këtë vit kemi rritje të kërkesave.

    Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë aplikuar diku rreth 125 mijë e 143 qytetarë për letërnjoftime.

    Ndërsa, për t’u pajisur me pasaporta, diku kanë aplikuar 263 mijë e 850 qytetarë.
    Ky është totali i gjashtëmujorit të parë. Tani jemi në normalitet, por kërkesat në fillim ishin shumë të mëdha, patëm një farë afati të stërzgjatur në pajisje me dokumente të qytetarëve, që iu desh të prisnin, por tani jemi në afat ligjor.

    Pothuajse, afati për pajisje me pasaporta shkon diku 7 ditë pune, gjithashtu edhe për letërnjoftime.

    Muaji janar, shkurt dhe nga mesi i marsit, ishte fluksi më i madh i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta, sepse ishte edhe liberalizmi i vizave”, theksoi Camaj.

    Ai potencoi se pas liberalizmit të vizave në Kosovë është vërejtur interesim edhe nga qytetarët serbë për marrjen e dokumenteve të Kosovës.

    Sipas tij rreth katër mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për letërnjoftime në komunat veriore, ndërsa mbi tre mijë janë pajisur me pasaporta.

    “Edhe qytetarët serbë janë të interesuar të integrohen dhe të pajisen me dokumente (të Kosovës).

    Sidomos pas liberalizmit të vizave, qytetarët serbë kanë aplikuar nëpër komunat veriore, mendojnë diku rreth 4 mijë qytetarë janë pajisur me letërnjoftime.

    Ndërsa, me pasaporta që në mujorin e parë janë pajisur diku rreth 3 mijë e 200 qytetarë.

    Qytetarët serbë gjithashtu janë të pajisur diku në 4 komuna veriore me letërnjoftime mbi 46 mijë qytetarë, me pasaporta janë mbi 7 mijë e 500.

    Ndërsa, në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Kosovës, janë të pajisur rreth 102 mijë me letërnjoftime dhe mbi 37 mijë me pasaporta”, potencoi ai.

    Camaj tregoi se afro dy mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferit, që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin maj.

    Ai potencoi se nga viti 2011 deri në 2020-n, janë konvertuar mbi 18 mijë patentë shoferë.

    “Patentë shofer, nëse mendojmë konvertimi i patentë shoferëve që nga 10 maji kur është nxjerrë vendimi i ministrit për t’ia mundësuar qytetarëve serbë konvertimin nga patentë shoferët e strukturave jolegale të Republikës së Kosovës, deri më sot (05 korrik) kanë aplikuar rreth 1 mijë e 956 qytetarë.

    Konvertimi i tyre është bërë nëpër faza, sidomos në bazë të marrëveshjeve.

    Diku në marrëveshjet e para që nga viti 2011 deri në 2020, janë konvertuar mbi 18 mijë patentë shofer”, tregon Camaj.

    Përveç këtyre, Camaj tha se në muajt e parë të këtij viti, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për dokumente, procesi shkonte më ngadalë, porse shton se tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit.

    Ai potencoi se afati për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime shkon në afro shtatë ditë pune.

    KSP / Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. BE refuzon ti hapi driten jeshile Shqiperise, flasim prape ne qershor 2014
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 21-12-2013, 16:15
  2. qka mendoni per liberalizimin e vizave
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 05:12
  3. SHBA dhe Bashkimi Evropian gati “planin B”, për Kosovën
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 16:49
  4. BE i hap driten jeshile negociatave me Turqine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 01:56
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •