Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    TV kombëtar rus: Në pak vite Rusia do të zgjerohet në Ballkan

    ‘Në pak vite Rusia do të zgjerohet në Ballkan’, plani që u përfol në TV kombëtar rus

    Emri:  162929170-e8642aca-0ee9-4adf-bf37-9fa45301389c.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  28.5 KB
    Vladimir Putin dhe drejtuesi i emisionit kryesor politik ne Russia 1, Vladimir Soloyev

    Një strategji tinzare është diskutuar me detaje gjatë një transmetimi live në televizionin kombëtar rus ‘Russia 1’ mbrëmjen e të hënës.

    Në videon që u nda me publikun anglisht-folës nga kolumnistja amerikane tashmë e sanksionuar nga Rusia, Julia Davis, mund të dëgjohet pjesë e një interviste të analistit rus Nikolai Vavilov, i cili ndër të tjera diskuton rreth pretendimit se gjuha ukrainase është thjesht një dialekt rus, dhe se në dekadën e ardhshme një plan i njohur si ‘shtëpia e madhe ruse’ do të aplikohet i cili përfshinë ‘përthithjen’ nga Nëna Rusi e vendeve fqinje – një zgjerim që sipas tij do të përfshijë eventualisht Ballkanin dhe Poloninë.

    ‘Televizioni shtetëror rus diskutoi strategjinë e planifikuar ruse për dekadat e ardhshme. Ekspertët e tyre, së bashku me deklaratat se gjuha ukrainase nuk ekziston, parashikuan se Rusia do t’i bashkojë vendet fqinje në “një shtëpi të madhe ruse”, me zgjerimin eventual në Ballkan dhe Poloni,’ – shkruan Davis.

    Pjesë nga intervista:
    “Tani, nga njëra anë, shumë njerëz kanë arsye të dëshpërohen, por nëse i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër, Rusia po lufton fitimtare kundër më shumë se një miliardë perëndimorëve. Përgjatë këtij viti, Perëndimi nuk ka qenë në gjendje ta kapërcejë Rusinë. Çdo rus mesatar do të pajtohet me mua – ne kemi ujë të ngrohtë, ushqim, punë, transport etj. Ekonomia jonë po rindërtohet,” tha analisti Nikolai Vavilov në një emision në kanalin Russia 1.

    “Në fakt bëhet fjalë për fitoren e Rusisë. Nuk ka izolim për ne, veçanërisht tani që na është bashkuar Kina. Na janë bashkuar edhe India, Azia Juglindore, Afrika dhe Amerika Latine. Nuk ka izolim sepse ne jemi fituesit në këtë operacion masiv special. ,” shtoi ai.

    “Ukrainishtja është një dialekt i gjuhës ruse. Gjuha ukrainase nuk ekziston. Ekziston vetëm dialekt ukrainas. Ju duhen dy javë për të studiuar këtë dialekt. Në thelb, pse ka kaq frikë nga ne Perëndimi? Armiku është Përballë Moskës dhe nëse Perëndimi nuk bën asgjë, për 10, 15 apo 20 vjet do ta rikuperojmë të gjithë territorin e humbur.”, tha Vavilov.

    “Ne do t’i bashkojmë të gjitha ato kombe që pretendojnë se janë të pavarur në një shtëpi të madhe ruse. Çfarë do të thotë kjo? Në Evropën me 500 milionë banorë do të ketë një kolektiv prej 200 milionë njerëzish rusishtfolës që mund të pretendojnë me qetësi Ballkanin, Poloninë e kështu me radhë”, tha analisti rus.

    “Ka 80 milionë gjermanë, duke përfshirë pakistanezë, turqit dhe arabët. Ka 60 milionë anglezë, duke përfshirë gjithashtu pakistanezët dhe të tjerë. Një komb udhëheqës do të shfaqet në Evropën Lindore. Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë,” shtoi ai.

    “Në 10 deri në 15 vjet, një komunitet i madh do të shfaqet. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ne do të flakim kostumin 20 ose 30-vjeçar, kostumin e konsumuar të globalizmit. Ne duhet ta zëvendësojmë atë me një ideologji e re, një botëkuptim të ri, struktura të reja shoqërore dhe politike,” përfundoi Vavilov.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: TV kombëtar rus: Në pak vite Rusia do të zgjerohet në Ballkan

    Videon mund ta shikoni e degjoni ne anglisht me poshte:


Tema të Ngjashme

  1. Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve, nën hetim qeveritarë në Kosovë
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-05-2013, 13:47
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 15:14
  3. Zgjerohet IPKO
    Nga YlliRiaN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 08:35
  4. Ambasadori rus në Beograd: "Rusia nuk pranon ndryshim kufijsh në Ballkan"
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 12:35
  5. Bashkimi Evropian zgjerohet drejt Lindjes
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2004, 02:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •