Qëndresa Qytetare: Pas 20 vitesh nuk do të ketë më nevojë për Ministri Arsimi, 8 studentë ikin çdo ditë

Emri:  -640-0-8c60b47624abb0668f261131e9d54212.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  49.7 KB

Qëndresa Qytetare organizoi sot një protestë-homazh përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ironizuar mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit.

"Gjatë 4 viteve të fundit, janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë, ose rreth 3 000 studentë në vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen çdo ditë e më shumë. Rënia e cilësisë së arsimit publik ka bërë që regjistrimet në to të ulen 11.3%, kjo shifër vetëm në 3 vitet e fundit.

Nëpërmjet vendimarrjeve politike të cilat sistematikisht janë marrë pa analizë, sot nuk ka asnjë tregues që këto vendimmarrje të kenë përmirësuar arsimin përkundrazi ato kanë penalizuar të rinjtë shqiptarë.

Sot duket se jemi futur në rrugë pa kthim, vazhdojnë akoma vendimmarrjet politike të paanalizuara dhe vetëm për të mbyllur gropat që vetë politika hap mbi sistemin arsimor.

Besoj se të gjithëve ju kujtohet shpallja dhe trumpetimi i Programeve Prioritare të Studimit.

35 programe të cilat tashmë janë braktisur nga studentët do ti ofronin atyre një bursë mujore në vlerën e pagës minimale," u shpreh Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

"Pse nuk del askush nga autoritet të na tregojë cili është rezultati i kësaj politike, përse kjo ministri nuk prodhon asnjë statistikë, pse nuk dalin rezultatet e Sondazhit të Studentëve?

Është shumë e thjeshtë sepse as këtë herë nuk ja ka dalë të marrë vendim në favor të bashkëqytetareve, theksoi Tabaku.

"Bazuar tek të dhënat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin të publikojë dhe bëjë transparent regjistrimet në universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh.

Ironia e fatit, është që 4 nga këto 35 programe, janë mbyllur që pa nisur ende implementimi i programit të bursave.

Kjo panoramë tregon qartazi dështimin sistematik të politikave të ndërmarra nga MAS dhe është një sinjal që të rinjtë nuk i preferojnë këto programe pasi ata nuk e gjejnë veten në tregun shqiptar të punës dhe nuk i besojnë këtyre politikave.

Ndërkohë studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave," tha ai.

ORA NEWS