Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    VIDEO/ Xhubleta kalon në mbrojtje nga UNESCO, Margariti: Pasuri e gjithë njerëzimit


    Emri:  317634747_681649919985621_2260739627911870398_n-e1669739011203.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  60.4 KB

    Më në fund lajmi i shumëpritur. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se ky vendimin vjen si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

    ”Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit’‘,-shkruan ministrja.

    Si veshje e Alpeve të Shqipërisë, përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi, xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.



    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Kjo është videoja e dosjes së xhubletës e realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO

    Xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore.

    “Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.” shkruan Margariti.

    Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni videon e dosjes së xhubletës të realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO:




    Xhubleta, skills, craftsmanship and forms of usage

    UNESCO
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 29-11-2022 më 19:06

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta tashmë pasuri e UNESCO

    Emri:  auto_-640-0-1669739136xaapng-1441669740389.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  13.2 KB

    Një lajm i mirë vjen një ditë pas 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë; Xhubleta shqiptare ka hyrë në UNESCO. Lajmin e dha sot, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka njoftuar se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

    "Dua të ndaj një lajm shumë të mirë. UNESCO miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dijebërjen e saj, pasuri të UNESCO-s. Një thesar që në vrullin e kohës rrezikonte të zhdukje. Për të ardhur në këtë ditë na janë dashur vite pune. Falenderoj çdo specialist që na ndihmoi për dosjen e aplikimit. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s,"-bëri me dije ajo.

    Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

    Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera që i përkasin mijëvjeçarit të II p.e.s. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës ilire, ndërsa emblema më e dukshme është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Xhubleta!

    Emri:  xhubleta.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  51.3 KB

    Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet xhubletës.
    Larmia dhe veçantia e komponentëve dallues si veshje, e cilësojnë atë nga më uniket e llojit të saj dhe nga më të papërsëritshmet për nga tërësia përbërëse e saj si veshje.
    Xhubleta ka qenë dhe mbetet, është trajtuar dhe konsiderohet si një nga thesaret më të vlerta të etnokulturës sonë. Ajo ka bashkudhëtuar në kohëra për të ardhur deri sot, si një dëshmi e gjallë e një shpirti të pasur, mendje të ndritur dhe dijeje që tejkalon caqet e racionales. Ajo dallon dhe përfaqëson për peshën e lartë dhe solemnitetin mahnitës të formave shprehëse estetike. Si e tillë mbetet një komponent i veçantë i përkatësisë dhe veçorive diferencuese me simotrat e saj, si veshje dhe si stolisje, si dallueshmëri dhe e drejtë krenimi.
    Xhubleta ka përfaqësuar dhe përfaqëson veshjen malësore, madhështinë dhe ceremonialitetin, bukurinë dhe ashpërsinë, stilin dhe delikatesën e një veshjeje që erdhi për të mbetur një monument kulture, jo vetëm i malësorëve, të cilëve u përket, por i gjithë shqiptarëve kudo që janë

    Albert Vataj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    XHUBLETA E MALËSISË

    Pasaportë e trashëgimisë dhe prejardhjes ilire


    Xhubleta përbën një nga elementet identifikuese tipike të veshjes së grave shqiptare, posaçërisht të Malësisë së Veriut, ku si emblemë kryesore është shqiponja, si dhe simbole të tjera që paraqesin lidhjet me fenë katolike dhe besimin te Zoti.

    Muzeu Historik Kombëtar evidenton se xhubleta e malësisë është një veshje me një fund në trajtë kambane, me forma mahnitëse dhe shumëllojshmëri ngjyrash, por ato që kanë mbërritur deri në ditët e sotme janë të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

    Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë kraholina, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat, shputat, etj.

    Mbi të gjitha, është një veshje që nxjerr në pah bukurinë dhe hiret e grave malësore. Malësia e Madhe, si një qendër e hershme e banuar, e ka ruajtur dhe e ka trashëguar xhubletën deri në ditët tona. Sipas shumë studiuesve të huaj e vendas, prejardhja e saj i takon periudhës së qytetërimit kreto-mikenas, çka është dëshmitare e një qytetërimi të lashtë mesdhetar, pasi vjen nga më shumë se 4000 vjet histori.

    Xhubleta është një veshje e punuar nga shajaku (zhguni) në katër liqe, e zbukuruar me fije spiku të zi e me formë kambane, e valëzuar, sidomos pjesa e prapme e saj.

    Te xhubleta janë përdorur ari, argjendi, mëndafshi apo kadifja vishnje që njihej në të gjithë Europën si veshje vetëm për aristokratët. Autori hungarez, Daniel Kornidez thoshte: “As palloi e as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave kelmendase.

    Një veshje sa mistike aq edhe mjeshtërore, sipas historianëve dhe etnografëve, xhubleta mendohet se vjen nga zonat bregdetare, por me kalimin e kohës është ruajtur në zonat më konservatore, siç është malësia e Mbishkodrës dhe Dukagjini, në disa fise të Nënshkodrës që kishin zbritur nga Malësia, si dhe te shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Rugovës në Kosovë.

    Nëpër muzetë e vendit janë disa xhubleta që datojnë që nga vitet 1800 dhe në fillim të viteve 1900, të cilat kanë edhe një sërë aksesorësh të rëndësishëm.

    Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s që u mbajt më 29 nëntor në Marok vendosi që kostumi popullor i xhubletës malësore dhe dija artizanale e prodhimit të saj të jenë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të njerëzimit.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/12/pasaporte-...ardhjes-ilire/

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    6 dekada dijebërëse e xhubletës, File Kola mban gjallë traditën fisnike malësore



    Për malësorët, xhubleta është një veshje e stiluar nga zanat e malit që i ka shoqëruar ata në çdo gëzim apo hidhërim

    Me një gjenezë më shumë se 4 shekullore, xhubleta është një trashëgimi e çmuar e Kelmendit, por dhe krahinave në veri të Shqipërisë.

    File Kola, që në moshën 7-vjeçare ka mësuar nga familjarët e saj profesionin e të bërit të xhubletës dhe sot 6 dekada më vonë, e ruan me fanatizëm traditën.

    “Mua më ka punuar nëna, më herët s’e mbaj mend se nuk i kam arritur gjyshet, por nëna e tezja. Tezja ka qenë shumë më punëtore se të gjitha ne, është marrë gjithmonë me këtë punë”, tregon File Kola.

    Çdo pjesë në xhubletë ka një kuptim specifik që lidhet me traditat dhe zakonet e zonës.

    “Xhubleta është veshja më e vjetër mbi 4 mijë vjeçare. Ka shumë histori që vetë nuk di t’i them të gjitha, por disa po. Çdo punë e çorapit dhe e xhubletës e ka pasur domethënien e saj. Për shembull iva e rruzës ka pasur domethënien e lules që ti ke qëndisur. Ke pasur çorape me gjarpër për shembull, e është bërë gjarpri me rruaza nga fund e deri në fillim. Pra, e ka pasur një domethënie që sipas thënieve gjoja me prit gjarprin mos me ngrënë bagëtinë, sepse në atë kohë kanë pyetur vetëm si i ke njerëzit dhe bagëtinë, pra nuk i kanë ndarë nga rëndësia”, thotë ajo.

    Xhubleta që ju po shikoni ka një rëndësi të madhe për Filen, pasi është trashëguar nga të paktën 4 breza.

    Njohja e lahutës si pasuri e Serbisë nga UNESCO ka mërzitur jo pak malësorët, të cilët theksojnë se nëse nuk do ishte nxitur ky proces, e njëjta do kishte ndodhur edhe me xhubletën.

    “Për ne ka qenë një simbol i mirë që ka hyrë xhubleta në UNESCO se edhe pak të qëndronim ne, jo ne po ju dhe faleminderit prej jush, edhe pak të qëndronim fjetur, na e morën si lahutën, pra si 2 simbolet më të rëndësishme kombëtare”, shprehet e moshuara.

    Specialisti i trashëgimisë jomateriale pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Petrit Bilali thekson se është për t’u vlerësuar ruajtja me fanatizëm e xhubletës nga veriu i Shqipërisë si një vlerë e identitetit kombëtar.

    “Zona e veriut të Shqipërisë ku gjallon xhubleta, identifikohet nëpërmjet xhubletës, e ka ruajtur xhubletën, e ka dashur xhubletën dhe të gjitha komunitetet bartëse të xhubletës të dijebërjes së xhubletës dhe të elementit që e kanë jetëzuar dhe e kanë vesh tregon që komuniteti i Malësisë së Madhe, Kelmendi, komuniteti i Dukagjinit, komuniteti i Pukës edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, i Malësisë së Madhe në pjesën e Tuzit, në malësi të Ulqinit dhe të rrafshit të Dukagjinit në Kosovë janë ndjerë shumë krenarë për këtë element dhe na e kanë sjellë të gjallë deri në ditët e sotme”, shprehet Bilali.

    Xhubleta u bë pjesë zyrtarisht në UNESCO pas një procesi të gjatë dhe zyrtarisht bëhet i pari objekt i trashëgimisë jo materiale i mbrojtur nga veriu i Shqipërisë.

    Euronews

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit



    Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

    VOA - Zëri i Amerikës

    Shkurt 2022



    https://www.zeriamerikes.com/a/6439245.html

    Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    XHUBLETA – Thesar i KOMBIT, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit!

    Emri:  xh3-1.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  37.4 KB

    “XHUBLETA – Thesar i KOMBIT, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit!
    Një falenderimpër Ministren Elva Margariti, Ministrinë e Kulturës e për gjithë gratë e malësisë që na sollën magjinë e traditës në TIRANË.
    Xhubleta nuk është thjesht veshje, por ansambël elementesh që përfaqëson historinë shumëvjeçare të kombit tonë, dëshmi e një vlere të madhe kulturore. Shpallur nga UNESCO, trashëgimi kulturore botërore!
    Krenari!”- shkruan Erion Veliaj.

    Emri:  xh1-2.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  46.1 KB

    Emri:  xh2-1.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  43.0 KB

    Emri:  xh3-1.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  37.4 KB

    Emri:  xh4-1.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  40.0 KB

    Emri:  xh5-1.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  36.9 KB

    Emri:  xh6.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  37.7 KB

    Emri:  xh7.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  36.6 KB

    Emri:  xh8.jpg

Shikime: 91

Madhësia:  35.5 KB

    Emri:  xh10.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  44.1 KB

    Emri:  xh12.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  47.5 KB

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Me shume foto ne vijim...

    Emri:  xh13.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  44.6 KB

    Emri:  xh14.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  43.1 KB

    Emri:  xh16.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  51.4 KB

    Emri:  xh18.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  36.7 KB

    Emri:  xh19.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  31.1 KB

    Emri:  xh20.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  46.1 KB

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    SPECIALE/ Etnografja Afërdita Onuzi rrëfen historinë e rrallë 4000-vjeçare të Xhubletës: Shqiptarët e ruajtën, se Alpet i dhanë besën

    Etnografja Afërdita Onuzi, sjell botimin e rrallë “Xhubleta”. Në kuadër të përurimit të librit dhe ekspozitës me këtë veshje dhe objekte të tjera shoqëruese në Institutin e Antropologjisë (ASA), gjatë “Ditëve të Albanologjisë” ajo rrëfen historinë e kësaj dukurie prej gjurmëve të para 4 mijë vjeçare deri më sot



    Nga Anila Dedaj

    Etnografja Afërdita Onuzi, sjell botimin e rrallë “Xhubleta”. Në kuadër të përurimit të librit dhe ekspozitës me këtë veshje dhe objekte të tjera shoqëruese në Institutin e Antropologjisë (ASA), gjatë “Ditëve të Albanologjisë” ajo rrëfen historinë e kësaj dukurie prej gjurmëve të para 4 mijë vjeçare deri më sot.

    “Kërkush tjetër nuk mun e majë”; “Asht e dhënave tona, prandaj e kemi rujtë e do ta ruejmë”; “Kërkund tjetër nuk e gjen”. Janë vetëm disa nga fjalët që Afërdita Onuzi, pat dëgjuar plot gjysmë shekulli më parë, teksa ecnin rrafsh nga Nikaj-Mërtur, në Dukagjin e der në Shkodër. Gjatë asaj ekspedite në Alpet e Shqipërisë, etnografja do të mahnitej krahas natyrës e mikpritjes me veshjen e “ujdisur” të xhubletës; teknikën artizanale të krijimit, zellin e ruajtjes apo edhe legjendat që e rrethonin e krijonin dyzimet mes mitit e reales.

    Studiuesja i përcjell këto dëshmi edhe përmes ilustrimeve, në botimin shkencor “Xhubleta” si dhe një ekspozite unikale, të çelur këtë të martë në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, duke tentuar të krijohet mjedisi tipik etnokulturor i kësaj veshje. Shoqërohet nga të tjera objekte karakteristike, si një karrige agallarësh, vendi i lahutarit, ku Afërdita Onuzi thotë se në një të ngjashme është ulur Papa i Romës në Mesjetë, stoli grash, breza pështjellaku, e të tjera pjesë të mbledhura nga “i dashuruari” pas xhubletës, studiuesi Rrok Zojzi. Onuzi gjatë kësaj ngjarje, tërheq vëmendjen mbi vlerat e rralla të kësaj pjese të trashëgimisë sonë, gjurmët e së cilës, siç rrëfen datojnë mbi 4 mijë vjet më parë.

    “Në fakt edhe këtu konsiston specifika e kësaj veshje, siç e thatë dhe ju, mbi 4 mijë vjeçare, fakt i dokumentuar nga arkeologë shqiptarë dhe të huaj”, thotë studiuesja etnografe Afërdita Onuzi, autore e librit “Xhubleta”.

    Ndonëse në zanafillë, hapësira e përdorimit të kësaj veshje ka qenë më e zgjedhuar, përgjatë këtyre mijëvjeçarëve sipas studiueses, e sjell deri në ditët e sotme në vendin tonë jo vetëm mjedisi natyror, por edhe ai njerëzor...

    “Ka qenë një veshje, jo vetëm në territorin e banuar nga parailirët, ilirët e më pas pasardhësit e tyre por që gjendej në gjithë Pellgun e Mesdheut, çka e dëshmojnë të gjitha këto gjetje arkeologjike. Bashkë me këto veshje i shtohet edhe pjesa e Ilirisë. Por ndryshe nga këto vendet e tjera të Pellgut të Mesdheut si Kreto-Mikena, Serbi, Bosnje etj., dhe zona të tjera, kjo veshje erdhi tek shqiptarët duke kaluar te ilirët, e më pas shqiptarët e Mesjetës së Hershme dhe Mesjetës së Vonë, deri në fillim të shekullit të XX-të, e patundur nga istikami, të themi përsa i përket formës së saj”, shprehet më tej studiuesja.

    Studiues të ndryshëm, siç rrëfen Onuzi, e konsiderojnë si veshje në formë kambane të valëzuar.

    “Është forma, është sistemi dekorativ i përdorur në xhublet i cili na sjell jehonën e periudhave më të hershme historike. Dhe specifikë tjetër është që ndryshe nga veshje të tjera që pësojnë evolucionin e tyre jo vetëm në formë, por edhe në dekorative, xhubleta nuk ka ceduar fare. Është ruajtur krejtësisht brenda tipit llojit të vet pa pësuar ndryshime që të na e tjetërsojnë sadopak këtë veshje”, thotë më tej Onuzi.

    Xhubleta nuk është prodhuar me porosi nga artizanë të zonës, por në gjirin e çdo familje shqiptare. Është përçuar brez pas brezi nga gratë tek gratë. Nga nënat te bijat. Nga punimi i saj, me sqimë, tek mënyra e veshjes, çdo detaj është respektuar si ritual i vetëm.

    “Ka pasur gra të zonës që e prodhonin, e për këtë arsye kishte shije kolektive, kishte rregulla kolektive që ato nuk kalonin... Duhej diçka që pranohej nga kolektivi, ishte brenda shijeve, brenda etnopsikologjisë. Një grua e një zone tjetër nuk mund ta punonte xhubletën, për shumë arsye. E para, dhe kjo është arsyeja, që kur ne dëgjojmë fjalën "ne jemi bijë të xhubletës", pra duhet ruajtur xhubleta me identitetin e saj dhe jo të veshjeve të tjera. Pra, jemi banorë të këtij mjedisi gjeografik, ku ka qarkulluar xhubleta, Dhe kjo çon “ujërat e mullirit”, që pse u ruajt në këtë zonë. Se Alpet, ku u ruajt, i dhanë besën xhubletës”, shton Onuzi.

    Siç rrëfen Onuzi, në esencë të konceptit të saj, në veshjen e xhubletës studiuesit kanë pikasur elementë të vendeve të ndryshme, si forma e fundit në Serbi, apo objekte të ngjashme të Mikenës e Kretës, mirëpo konservimi i saj në Shqipëri deri në ditët e sotme, u shoqërua më përshtatje në material me zonën klimatike të ftohtë në Alpe.

    “E tjetërsoi në fakt në material sepse kur ishte në Pellgun e Mesdheut, nuk kishte material kaq të trashë, por ishte prej liri. Dimë që pëlhurat më të hershme janë prej liri, por fije të trasha që e ruanin atë pamjen statike. Më pas duke qenë se mbeti në një zonë me dëborë me të ftohtë, u bë me material leshi, me material të trashë, gjë që e përforcoi pamjen statike”

    Ndonëse tanimë ngjyra mbizotëruese e xhubletës është e zeza, etnografja, thotë se deri në tri shekuj më parë, kjo veshje ka qenë e plotësuar me një larmishmëri ngjyrash që i jepnin një pamje më të gëzueshme.

    “Xhubleta deri në shekullin e XVIII-të ka qenë me më shumë ngyra. E thonë dhe shumë udhëtar të huaj, mes tyre një udhëtar hungarez që thoshte ‘as palloi nuk ka pasur kaq shumë ngjyra”, rrëfen etnografja.

    Tjetërsimi i ngjyrës në të zezës, është rrëfyer nga populli gojarisht si shenjë zie, për vdekjen e heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeun, por parë shekujt e vonë kur ndryshimi ka ndodhur, siç tregon Onuzi, ky variant bie...

    “E thotë populli kështu, por në fakt është bërë për prakticitet. se nuk mund të lahej kollaj. U bë e zezë me qëllim për të pasur sa më pak ndotje.. Ndonëse edhe për ta pastruar xhubletën ka një teknologji të veçantë hidhej mbi borë, dhe pastaj pastrohej duke e goditur që t’i binin papastërtitë”, tregon ajo.

    Onuzi tregon se tradita e ka dashë, që një nuse të kishte në pajë 5 xhubleta, nga dita që martohej deri në moshë të tretë... Xhubleta e nusërisë quhej e mira. Ajo mund të vishej në festa fetare, ose në vitet e para të martesës kur martoheshin vëllezërit. E pasmira përdorej deri në moshën 40 vjeç. E treta i takonte një dekade më pas në ciklin jetësor të gruas, ndërsa më tej pasonin e parakeqja dhe e keqja. Ndërsa me kalimin e viteve, stolitë përdoreshin gjithnjë e më pak.

    “Një vajzë në pajë duhet të kishte 5 xhubleta, edhe mund të mos i kishte, por t’i merrte nga nëna, nga gjyshja, të kalonte brez pas brezi e të trashëgohej. Sepse të bëje 5 xhubleta do të thoshte të angazhohej "një ushtri" e tërë për ta punuar brenda një kohe të shkurtër. Në këto raste ndihmonin farefisi, vajzat, gratë, kishte një angazhim sepse kërkonte shumë kohë, shumë punë për ta bërë xhubletën.”, shton studiuesja.

    Lidhja e grave shqiptare me xhubletën, është kthyer për gratë e Alpeve në një simbolikë të fortë. Në librin "Xhubleta", Onuzi sjell në vëmendje rastin e një zonje të moshuar nga Berisha e Pukës, që kishte të trashëguar një xhubletë të mirë, të cilën studiuesi Rrok Zojzi i kishte propozuar t'ia blinte e që ajo refuzonte përballë çdo kërkese ta jepte, pasi donte që ribashkimi me të shoqin të ndarë nga jeta ta kishin si në martesë, po me atë veshje.

    “Ka qenë në atë goditjet e mia, ndjesitë e mia pasi u ktheva nga ekspedita, kur morëm vesh që një grua në Berishë të Pukës, kishte xhubletën e mirë të parën, të cilën Rrok Zojzi e kishte parë dhe ëndërronte ta kishte pjesë të Arkivit. Kur hyn në bisedime me të ajo ishte në prag të vdekjes, dhe tentuan t’ia merrnin duke i ofruar një shumë me të vërtetë të konsiderueshme për kohën. Por ajo refuzoi sepse donte që ta kishte... Me atë xhubletë kishte ardhur nuse, dhe donte, që kur i shoqi t’i dilte përsëri përpara, ta njihte duke e parë sërish me atë veshje”, tregon Onuzi.

    Kjo ishte vetëm një dëshirë e zonjës së moshuar që u respektua ngë fëmijët e saj, por siç thotë Onuzi, nuk është pjesë e traditës.

    “Jo, nuk ishte pjesë e traditës. Përgjithësisht në traditë ka qenë që zonat me popullsi katolike, me banorë katolikë, kanë shkuar të veshur, dhe jo me qefinin e bardhë. Zakonisht katoliket kudo shkonin të veshura. Madje në Shkodër ka pasur, për t’i përcjellë, çarçafët e kuq dhe çarçafët e bardhë. Kush vdiste i pari, i vendosnin çarçafët e kuq me vete dhe i veshur me rrobat më të mira. Edhe burrat kur vdisnin në disa kujtime të autorëve të ndryshëm dhe priftërinjve që kanë udhëtuar në zonën e Dukagjinit, flasin për diçka të tillë. Ka pasur një rast kur një zotëri vdiq, për shkak të gjakëmarrjes, dhe nuk e futën në dhem derisa u gjet edhe brezi i mirë, tirqi i mirë për ta çuar në atë botë si zotni”, tregon Onuzi.

    Xhubletat janë punuar me gajtanë e penjë të fortë, e për të duhen një numër i madh copash edhe rripash për t’i dhënë formë kompakte. Ajo shkon deri në 14 kg e gratë malësore siç rrëfen etnografja, e përkufizojnë si veshje që "rri në këmbë". Tri pjesët kryesore të saj janë shtati, prehri e shpina, ndërsa ka një sërë elementësh të tjerë si paraniku, pështjellaku, kërdhokla, kraholi, grykësja, kallmat, ruba e kresë si dhe opaktë. Onuzi rrëfen se kjo veshje, nuk ka asnjë të ngjashme në Evropën Juglindore.

    “Absolutisht me asnjë lloj veshje, ndoshta më gjerë, jo vetëm në Evropën Juglindore. Kam pasur raste të shoh muze jo vetëm të vendeve evropiane, të shoh edhe Muzeun e Artit Metropolitan, ku janë veshje të kulturave të ndryshme botërore po edhe muzetë e popujve ballkanikë. Xhubleta është vetëm në zonën e Alpeve të Shqipërisë.”, shprehet ajo.

    Janë të rrallë stilistët, siç thotë Onuzi, që i qëndrojnë besnik, traditës së xhubletës, duke synuar të mos devijojnë nga origjinali.

    “Për fat të keq shumë rrallë arrihet të ruhet pamja... Ka pak emra, si, Edlira Sula, që merret me veshje popullore. Dhe kur ajo ka marrë guximin për të riprodhuar xhubletën, sepse në fakt është një punë që kërkon guxim, ka ardhur këtu (Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit-ASA) dhe ka konsultuar disa lloj xhubletash, duke gjetur edhe materialin më të trashë për të qenë sa më afër materialit të xhubletës. Nga ana tjetër, xhubleta do dhe ruajtjen e motiveve.Sot vëmë re që rëndom i shtohen lule të ndryshme, që janë krejtësisht kundër natyrës së xhubletës.”, thotë ajo.

    Edhe në mënyrën se si vishet sot xhubleta në Festivale, apo ngjarje të tjera, Onuzi thotë se shumica, veçmas brezi i ri nuk i përmbahen mënyrës tradicionale që ajo është përdorur nder shekuj

    “Do përjashtoja brezin e ri, që ka qejf ta vesh xhubletën për të dalë, por nuk ka qejf t’i rrijë strikt disiplinës së xhubletës, edhe pjesë të veçanta të saj nuk vendosen në vendin e tyre, ndoshta sepse nuk e njohin. Dhe në këto raste edhe në festivale apo aktivitete të ndryshme, ne merrnim si konsulentë të para, gratë e moshuara, sepse ato nuk çedonin as në radhë, as në mënyrën e vendosjes së pjesëve të veçanta”, shprehet Onuzi.

    Por, në këto rrethana, a rrezikon tradita e xhubletës të humbasë?

    “Dije bërja po! Rrezikon sepse kërkon dije të bëhet. Xhubleta kërkon njohje të mirë, nuk pritet në një pjesë, por përdoren për disa rripa për ta realizuar...Rripi i poshtëm që krijon valëzimin, duhet të jetë më i gjatë dhe më i gjerë, pastaj vjen gradualisht duke u ngushtuar dhe problemi kryesor është ngjitja e këtyre rripave që bëhet me spik, me disa lloje gajtanësh. Dhe kjo është punë e vështirë shumë e vështirë, që njëkohësisht kërkon të mos krijohet asnjë rrudhosje, që sipërfaqja të jetë krejtësisht e rrafshuar”, thotë studiuesja.

    Edhe vetë Ministria e Kulturës e konsideron mbajtjen gjallë të dukurisë së xhubletës si sfidë. Xhubleta është dosja e parë që është futur në proces për t’u pranuar në UNESCO prej marsit të kaluar. E pasi ka kaluar fazën e parë të kontrollit administrativ, siç tregon Kumbe, pritet që në dhjetor komiteti të marrë një vendim.

    “Për UNESCO-n do më vinte keq nëse nuk e ka në avantazh madje do të thosha në maj të majave. Duhet të jetë xhubleta e para në çdo drejtim , sepse është një veshje unikale, është çelës edhe për kulturën evropiane”, shprehet Onuzi.

    Në pritje të vendimit të UNESCO-s, reflektimi kërkohet prej institucioneve tona të kulturës për të marrë masa për ndërgjegjësim e investim në komunitete, ku kjo dukuri, mund të vijojë të trashëgohet.

    “Sigurisht duke mbështetur së pari dije bërjen dhe së dyti ne kemi Arkivin tonë (pjesë e IAKSA-së) shumë të pasur me këtë rast, sa mund të dëgjojnë ato që i kanë në dorë këto punë, të na krijojnë mundësi për ruajtjen në dollap të posaçëm. Ne këtu bëjmë punë me mjete rrethanore mund të themi me kujdesin, me vëmendjen, ne dashurinë tonë... Por sa do vazhdojë ruajtja me dashuri? Pra mjedis më të mirë, kimikatet e duhura, publikime dhe ruajtja e panteonit të xhubletës.”, shprehet ajo.

    Shqiptarja

Tema të Ngjashme

  1. Rritja në vendnumëro e Shqipërisë, rajoni na e kalon në gjithë treguesit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2017, 05:06
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-11-2010, 02:32
  3. "Pasurive te Njerezimit" te UNESCO-s
    Nga the admiral në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2010, 20:08
  4. Xhubleta Shqiptare-Veshja me e vjeter e botes e mbetur ende gjalle
    Nga Ilira2 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 06:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •