Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    VIDEO/ Xhubleta kalon në mbrojtje nga UNESCO, Margariti: Pasuri e gjithë njerëzimit


    Emri:  317634747_681649919985621_2260739627911870398_n-e1669739011203.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  60.4 KB

    Më në fund lajmi i shumëpritur. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se ky vendimin vjen si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

    ”Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit’‘,-shkruan ministrja.

    Si veshje e Alpeve të Shqipërisë, përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi, xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.



    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    14,343

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Kjo është videoja e dosjes së xhubletës e realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO

    Xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore.

    “Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.” shkruan Margariti.

    Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni videon e dosjes së xhubletës të realizuar për kandidaturën e saj në UNESCO:




    Xhubleta, skills, craftsmanship and forms of usage

    UNESCO
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 29-11-2022 më 19:06

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta tashmë pasuri e UNESCO

    Emri:  auto_-640-0-1669739136xaapng-1441669740389.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  13.2 KB

    Një lajm i mirë vjen një ditë pas 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë; Xhubleta shqiptare ka hyrë në UNESCO. Lajmin e dha sot, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka njoftuar se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

    "Dua të ndaj një lajm shumë të mirë. UNESCO miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dijebërjen e saj, pasuri të UNESCO-s. Një thesar që në vrullin e kohës rrezikonte të zhdukje. Për të ardhur në këtë ditë na janë dashur vite pune. Falenderoj çdo specialist që na ndihmoi për dosjen e aplikimit. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s,"-bëri me dije ajo.

    Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

    Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera që i përkasin mijëvjeçarit të II p.e.s. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës ilire, ndërsa emblema më e dukshme është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Xhubleta!

    Emri:  xhubleta.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  51.3 KB

    Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet xhubletës.
    Larmia dhe veçantia e komponentëve dallues si veshje, e cilësojnë atë nga më uniket e llojit të saj dhe nga më të papërsëritshmet për nga tërësia përbërëse e saj si veshje.
    Xhubleta ka qenë dhe mbetet, është trajtuar dhe konsiderohet si një nga thesaret më të vlerta të etnokulturës sonë. Ajo ka bashkudhëtuar në kohëra për të ardhur deri sot, si një dëshmi e gjallë e një shpirti të pasur, mendje të ndritur dhe dijeje që tejkalon caqet e racionales. Ajo dallon dhe përfaqëson për peshën e lartë dhe solemnitetin mahnitës të formave shprehëse estetike. Si e tillë mbetet një komponent i veçantë i përkatësisë dhe veçorive diferencuese me simotrat e saj, si veshje dhe si stolisje, si dallueshmëri dhe e drejtë krenimi.
    Xhubleta ka përfaqësuar dhe përfaqëson veshjen malësore, madhështinë dhe ceremonialitetin, bukurinë dhe ashpërsinë, stilin dhe delikatesën e një veshjeje që erdhi për të mbetur një monument kulture, jo vetëm i malësorëve, të cilëve u përket, por i gjithë shqiptarëve kudo që janë

    Albert Vataj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    14,343

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    XHUBLETA E MALËSISË

    Pasaportë e trashëgimisë dhe prejardhjes ilire


    Xhubleta përbën një nga elementet identifikuese tipike të veshjes së grave shqiptare, posaçërisht të Malësisë së Veriut, ku si emblemë kryesore është shqiponja, si dhe simbole të tjera që paraqesin lidhjet me fenë katolike dhe besimin te Zoti.

    Muzeu Historik Kombëtar evidenton se xhubleta e malësisë është një veshje me një fund në trajtë kambane, me forma mahnitëse dhe shumëllojshmëri ngjyrash, por ato që kanë mbërritur deri në ditët e sotme janë të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

    Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë kraholina, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat, shputat, etj.

    Mbi të gjitha, është një veshje që nxjerr në pah bukurinë dhe hiret e grave malësore. Malësia e Madhe, si një qendër e hershme e banuar, e ka ruajtur dhe e ka trashëguar xhubletën deri në ditët tona. Sipas shumë studiuesve të huaj e vendas, prejardhja e saj i takon periudhës së qytetërimit kreto-mikenas, çka është dëshmitare e një qytetërimi të lashtë mesdhetar, pasi vjen nga më shumë se 4000 vjet histori.

    Xhubleta është një veshje e punuar nga shajaku (zhguni) në katër liqe, e zbukuruar me fije spiku të zi e me formë kambane, e valëzuar, sidomos pjesa e prapme e saj.

    Te xhubleta janë përdorur ari, argjendi, mëndafshi apo kadifja vishnje që njihej në të gjithë Europën si veshje vetëm për aristokratët. Autori hungarez, Daniel Kornidez thoshte: “As palloi e as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave kelmendase.

    Një veshje sa mistike aq edhe mjeshtërore, sipas historianëve dhe etnografëve, xhubleta mendohet se vjen nga zonat bregdetare, por me kalimin e kohës është ruajtur në zonat më konservatore, siç është malësia e Mbishkodrës dhe Dukagjini, në disa fise të Nënshkodrës që kishin zbritur nga Malësia, si dhe te shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Rugovës në Kosovë.

    Nëpër muzetë e vendit janë disa xhubleta që datojnë që nga vitet 1800 dhe në fillim të viteve 1900, të cilat kanë edhe një sërë aksesorësh të rëndësishëm.

    Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s që u mbajt më 29 nëntor në Marok vendosi që kostumi popullor i xhubletës malësore dhe dija artizanale e prodhimit të saj të jenë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të njerëzimit.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/12/pasaporte-...ardhjes-ilire/

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    6 dekada dijebërëse e xhubletës, File Kola mban gjallë traditën fisnike malësore



    Për malësorët, xhubleta është një veshje e stiluar nga zanat e malit që i ka shoqëruar ata në çdo gëzim apo hidhërim

    Me një gjenezë më shumë se 4 shekullore, xhubleta është një trashëgimi e çmuar e Kelmendit, por dhe krahinave në veri të Shqipërisë.

    File Kola, që në moshën 7-vjeçare ka mësuar nga familjarët e saj profesionin e të bërit të xhubletës dhe sot 6 dekada më vonë, e ruan me fanatizëm traditën.

    “Mua më ka punuar nëna, më herët s’e mbaj mend se nuk i kam arritur gjyshet, por nëna e tezja. Tezja ka qenë shumë më punëtore se të gjitha ne, është marrë gjithmonë me këtë punë”, tregon File Kola.

    Çdo pjesë në xhubletë ka një kuptim specifik që lidhet me traditat dhe zakonet e zonës.

    “Xhubleta është veshja më e vjetër mbi 4 mijë vjeçare. Ka shumë histori që vetë nuk di t’i them të gjitha, por disa po. Çdo punë e çorapit dhe e xhubletës e ka pasur domethënien e saj. Për shembull iva e rruzës ka pasur domethënien e lules që ti ke qëndisur. Ke pasur çorape me gjarpër për shembull, e është bërë gjarpri me rruaza nga fund e deri në fillim. Pra, e ka pasur një domethënie që sipas thënieve gjoja me prit gjarprin mos me ngrënë bagëtinë, sepse në atë kohë kanë pyetur vetëm si i ke njerëzit dhe bagëtinë, pra nuk i kanë ndarë nga rëndësia”, thotë ajo.

    Xhubleta që ju po shikoni ka një rëndësi të madhe për Filen, pasi është trashëguar nga të paktën 4 breza.

    Njohja e lahutës si pasuri e Serbisë nga UNESCO ka mërzitur jo pak malësorët, të cilët theksojnë se nëse nuk do ishte nxitur ky proces, e njëjta do kishte ndodhur edhe me xhubletën.

    “Për ne ka qenë një simbol i mirë që ka hyrë xhubleta në UNESCO se edhe pak të qëndronim ne, jo ne po ju dhe faleminderit prej jush, edhe pak të qëndronim fjetur, na e morën si lahutën, pra si 2 simbolet më të rëndësishme kombëtare”, shprehet e moshuara.

    Specialisti i trashëgimisë jomateriale pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Petrit Bilali thekson se është për t’u vlerësuar ruajtja me fanatizëm e xhubletës nga veriu i Shqipërisë si një vlerë e identitetit kombëtar.

    “Zona e veriut të Shqipërisë ku gjallon xhubleta, identifikohet nëpërmjet xhubletës, e ka ruajtur xhubletën, e ka dashur xhubletën dhe të gjitha komunitetet bartëse të xhubletës të dijebërjes së xhubletës dhe të elementit që e kanë jetëzuar dhe e kanë vesh tregon që komuniteti i Malësisë së Madhe, Kelmendi, komuniteti i Dukagjinit, komuniteti i Pukës edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, i Malësisë së Madhe në pjesën e Tuzit, në malësi të Ulqinit dhe të rrafshit të Dukagjinit në Kosovë janë ndjerë shumë krenarë për këtë element dhe na e kanë sjellë të gjallë deri në ditët e sotme”, shprehet Bilali.

    Xhubleta u bë pjesë zyrtarisht në UNESCO pas një procesi të gjatë dhe zyrtarisht bëhet i pari objekt i trashëgimisë jo materiale i mbrojtur nga veriu i Shqipërisë.

    Euronews

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    14,343

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit



    Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

    VOA - Zëri i Amerikës

    Shkurt 2022



    https://www.zeriamerikes.com/a/6439245.html

    Xhubleta si dëshmi e identitetit kombëtar

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    XHUBLETA – Thesar i KOMBIT, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit!

    Emri:  xh3-1.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  37.4 KB

    “XHUBLETA – Thesar i KOMBIT, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit!
    Një falenderimpër Ministren Elva Margariti, Ministrinë e Kulturës e për gjithë gratë e malësisë që na sollën magjinë e traditës në TIRANË.
    Xhubleta nuk është thjesht veshje, por ansambël elementesh që përfaqëson historinë shumëvjeçare të kombit tonë, dëshmi e një vlere të madhe kulturore. Shpallur nga UNESCO, trashëgimi kulturore botërore!
    Krenari!”- shkruan Erion Veliaj.

    Emri:  xh1-2.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  46.1 KB

    Emri:  xh2-1.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  43.0 KB

    Emri:  xh3-1.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  37.4 KB

    Emri:  xh4-1.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  40.0 KB

    Emri:  xh5-1.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  36.9 KB

    Emri:  xh6.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  37.7 KB

    Emri:  xh7.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  36.6 KB

    Emri:  xh8.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  35.5 KB

    Emri:  xh10.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  44.1 KB

    Emri:  xh12.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  47.5 KB

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,164
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Xhubleta shqiptare kalon në mbrojtje nga UNESCO si pasuri e gjithë njerëzimit

    Me shume foto ne vijim...

    Emri:  xh13.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  44.6 KB

    Emri:  xh14.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  43.1 KB

    Emri:  xh16.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  51.4 KB

    Emri:  xh18.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  36.7 KB

    Emri:  xh19.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  31.1 KB

    Emri:  xh20.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  46.1 KB

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Rritja në vendnumëro e Shqipërisë, rajoni na e kalon në gjithë treguesit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2017, 05:06
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-11-2010, 02:32
  3. "Pasurive te Njerezimit" te UNESCO-s
    Nga the admiral në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2010, 20:08
  4. Xhubleta Shqiptare-Veshja me e vjeter e botes e mbetur ende gjalle
    Nga Ilira2 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 06:02

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •