Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Cila është ëndrra shqiptare?

    Ka një ëndërr amerikane, e cila është e mirënjohur për të gjithë. Për shqiptarët mund të thuhet se ka edhe një ëndërr gjermane, apo ëndërr angleze, e ndoshta një rrugëzgjidhje, por jo tamam ëndërr, greke. Po çfarë mund të themi për një “ëndërr shqiptare”?

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Mbledhja-e-dy-qeverive.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  47.0 KB
    Ceremonia e mbledhjes së dy parlamenteve në Tiranë më 27 nëntor 2022. Foto: LSA

    Shqipëria festoi 110 vjetorin e pavarësisë, një ngjarje jo shumë përmbajtësore, e mbushur me shumë flamuj, ceremoniale, dhe, në mënyrë novatore, nga koncerti i Dua Lipës në Sheshin “Skënderbej”. Një flamur u projektua mbi një pallat të ndërtuar pa leje. Shqipëria dhe Kosova mblodhën dy parlamentet në Tiranë në një ceremoni solemne, shoqëruar me premtimet dhe angazhimet e përsëritura për “unitet”.

    Përpos pikëpamjes ceremoniale, nuk është se pati ndonjë reflektim se nga kemi ardhur dhe ku kemi dëshirë të shkojmë apo se në çfarë gjendjeje jemi tani. Fjalimi i kryeministrit shqiptar foli për bashkim, bashkim dhe bashkim. Për abetare të unifikuar dhe elementë të tjerë të nacionalizmit folklorik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli në mënyrë më konkrete për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve, për të cilat Rama nuk foli, por që sipas tij, “sot jemi më mirë se kurrë” më parë. Sipas Ramës, fakti që Kosova është e pavarur, që shqiptarët e Maqedonisë janë (me gjasa) më pak të persekutuar nga sa kanë qenë historikisht, apo që shqiptarët e Malit të Zi kanë nxjerrë një kryeministër, këto janë faktet që vërtetojnë këtë konkluzion: jemi më mirë se sa më parë.

    Pavarësia e Shqipërisë 110 vjet më parë ishte në fakt një masë urgjente, një veprim i domosdoshëm për të shpëtuar shqiptarët nga telashet e një lufte mizore që luftohej nga shtetet e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, të njohur si Lufta e Parë Ballkanike. Lufta e Parë Ballkanike nisi në tetor 1912 dhe mbaroi në maj 1913. Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi sulmuan sëbashku dhe mposhtën Perandorinë Osmane. Ndërsa ushtria osmane u shpartallua në frontin e Janinës, të Maqedonisë, (në veri përballë Serbëve dhe në jug përballë grekëve), udhëheqësit shqiptarë ngritën flamurin me një deklaratë të përbërë nga vetëm një fjali, në të cilën përmendet rreziku i madh përballë të cilit ndodhet vendi, (me masakrat e shumta të kryera nga ushtritë ndërluftuese kundër popullsive civile, kryesisht shqiptare), vendoset që “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme.” [Link]

    Udhëheqësit e kombit dukshëm nuk patën kohë të mendonin diçka më të stërholluar se sa kaq. Nuk pati në deklaratë ndonjë fjalë për formën e qeverisjes, as për qëllimet më të gjera se sa thjeshtë të shpëtuarit nga masakrat.

    Fjala vjen, kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, thotë se populli shpall këtë kushtetutë “për të krijuar një bashkim më të përsosur, për të vendosur drejtësinë, për të vendosur qetësinë e brendshme, për të siguruar mbrojtje të përbashkët, për të promovuar mirëqenien e përgjithshme dhe për të siguruar të mirat e lirisë për veten tonë dhe për pasardhësit.”

    Ëndrra amerikane u bë pas kësaj deklarate ëndërr jo vetëm amerikane. Dhjetëramilionë njerëz udhëtuan drejt tokës amerikane për të kapur këtë ëndërr të përmbledhur në preambulën e kushtetutës: drejtësi, mirëqënie, liri, rend dhe siguri.

    Po ëndrra shqiptare?

    Ëndrrat, ndjesia e një destinacioni të përbashkët, e një qëllimi të përbashkët, e një gjëje të përbashkët, luajnë shpesh një rol vendimtar në zhvillimin ekonomik dhe njerëzor. Të pasurit të një aksioni në ekonominë e përbashkët, përmes anëtarësisë në një sindikatë, apo pronësisë në një kompani aksionere janë nxitëse të fuqishme në zhvillim. Vetëm se në vend të këtyre, ne sot nuk kemi sindikata, kemi parti politike që mbështesin pushtetin e vet të zhvatja dhe ekonomi të dominuar nga kompanitë nën pronësi personale.

    Kushtetutat që erdhën pas shpalljes së pavarësisë, në mënyrë të dukshme nuk mbartin fjalë të tilla si “demokraci” apo “drejtësi”. [Link] Por në preambulat e tyre dominojnë fjalët “unitet”, “bashkim”. Duket sikur e gjithë historia e vendit është ndërtuar mbi ndjesinë e rrezikut eminent të vitit 1912. Dhe në vend të një ëndrre për demokraci, drejtësi, mirëqenie, rend dhe siguri, një fantazëm vijon të dominojë edhe në 110 vjetorin: fantazma e të qenit nën rrethim, e të pasurit të nevojshëm të një udhëheqësi të fortë, të bashkimit, të babës së kombit. Edhe 110 vjet pas pavarësisë, nuk është zhvillimi njerëzor, mirëqenia apo dinjiteti politika që duhet të vlejë më shumë, por është “bashkimi” dhe ky bashkim na shfaqet me nisma folklorike të llojit: abetare e unifikuar, fjalor enciklopedik i unifikuar, fjalor gjuhësor i përbashkët.

    Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që kanë, përveç gjuhës, të përbashkët edhe një element tjetër: janë dy shtetet më të varfra në kontinent. Shqiptarët kanë disa ëndrra, njëra mund të quhet: ëndrra e shtëpisë së barit në Angli, tjera ajo e infermierit apo mjekut në Gjermani, tjetra ajo e kamarierit në Greqi apo e emigrimit në Amerikë. Por ëndërr shqiptare? Uniteti dhe bashkimi vështirë se mund të përbëjnë ëndërr.

    BIRN

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (29-11-2022)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Cila është ëndrra shqiptare?

    Me te vertete emigrimi neper bote dhe sidomos ne Amerike eshte endrra e cdokujt.

Tema të Ngjashme

  1. Cila është përshëndetja tipike Shqiptare?
    Nga GeNi_25 në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 11-03-2024, 11:59
  2. Cila është ëndrra juaj?
    Nga gabriela_athine në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 27-01-2024, 04:52
  3. Cila eshte ajo zgjidhje e drejte e çeshtjes shqiptare...
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 12:36
  4. Cila partit politike eshte anti-Shqiptare ?
    Nga EuroStar1 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-11-2011, 07:27
  5. Cila gazete shqiptare eshte me serioze dhe me e sakte?
    Nga Reschen në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 09-02-2010, 11:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •