Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet kur kanë njoftuar ministritë e tyre se opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë më 6 dhjetor, kundër qeverisë mikëpritëse të samitit me Ballkanin Perëndimor.

    Duke qenë se protesta të tilla, të organizuara nga forca të rëndësishme politike paralelisht me evente të mëdha ndërkombëtare, janë të pazakonta, diplomatëve në Tiranë do të duhej që njoftimin ta shoqëronin me një tekst goxha shpjegues. Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi i tyre. Protesta e 6 dhjetorit, e thirrur nga opozita shqiptare, nuk është një ngjarje e shkëputur për t’u dëshmuar para liderëve europianë, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e tyre pasi për vite me radhë ka ndeshur me heshtjen e pamerituar të përfaqësive të tyre në Tiranë. Madje, në jo pak raste, me njanshmërinë e tepruar në favor të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

    Opozita ka zgjedhur qëllimisht, që pikërisht më 6 dhjetor, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit europian për disa orë do të zhvendosen në Tiranë, shqetësimet dhe revoltën e saj ta adresojë në nivelin më të lartë. Më shumë se një protestë kundër regjimit këtu, manifestimi opozitar synon të jetë një këmbanë alarmi ndaj gjithçkaje që perëndimi ka anashkaluar mbi demokracinë në Shqipëri në emër të të ashtuqajturit stabilitet.

    Liderët europianë do të duhet të përballen kështu me sytë e tyre me realitetin e vërtetë të vendit, ku do të mblidhen për këtë samit të rëndësishëm. Ata do të jenë mysafirë në një vend, të cilin organizatat e vendeve të tyre e kanë përcaktuar si një demokraci hibride, me mungesa të theksuara të lirive themelore, të sëmurë nga korrupsioni dhe emigracioni masiv. Mikëpritësi i tyre, një njeri që ka 10 vjet në pushtet, ka kontroll ekskluziv mbi qeverinë dhe Kuvendin. Ai ka në dorë 100 përqind pushtetin lokal, komandon ekonominë e vendit, mediat kryesore dhe tërheq në prapaskenë fijet e drejtësisë së re.

    Në 6 dhjetor, opozita duhet të risjellë më fort në vëmendje, raportet e vëtë shteteve që zbarkojnë në Tiranë, të cilat flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Përpara dhjetra mediave europiane, është rasti për të kthyer kamerat tek problemet reale nga të cilat vuan sot demokracia shqiptare. Se si për hir të stabilitetit janë injoruar vjedhjet e zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme të rregullave të lojës, grabitja e pasurisë publike nëpërmjet tenderave pa garë (madje në kundërshtim edhe me sugjerimet e vetë BE), përdorimi i shtetit në fushata elektorale, mbyllja e dosjeve të krimit e korrupsionit në nivele të larta. Se si lehtësia për të injoruar funksionim normal të demokracisë, ka prodhuar në Shqipëri një pushtet autokratik që sot guxon të sfidojë edhe vetë BE me amnistinë fiskale apo ligje që shkelin MSA si në rastin e portit të Durrësit.

    Dalja e opozitës, përveç arsyeve më lart, është jetike për të dëshmuar se pushteti në Shqipëri nuk mund ta eleminojë atë politikisht. Ambasadorët në relacionet e tyre, janë të detyruar të shpjegojnë atë për të cilën kanë heshtur deri më sot, e më keq akoma e kanë deformuar, duke shmangur një realitet të pamohueshëm për vetë shqiptarët, se cila është opozita e vërtetë në Shqipëri. Se ajo nuk mund të emërohet nga kryeministri, të çertifikohet nga gjykata dhe të noterizohet nga ambasadat. Dhe kur emisarët europianë në Tiranë bëjnë sikur nuk e shohin këtë, liderëve të tyre u duhet treguar e vërteta, më mirë se në çdo rast, më 6 dhjetor.

    Kopaçet patetike me kanune e tradita apo përrallat me rusë e rubla, nuk kanë më treg ku të shiten. Nuk është opozita që po na turpëron në sytë e botës, por një regjim që na ka nxirë në çdo raport zyrtar e në çdo raportim mediatik sistematikisht në 5 vitet e fundit. Nëse një pjesë e ambasadorëve këtu, kanë pranuar në heshtje të bëjnë fasadën e qeverisë dhe të quajnë opozitë atë të cilën e përcaktoi Taulant Balla dy ditë më parë, opozita e vërtetë ka rastin më të mirë për t’u treguar shefave të tyre një tjetër realitet. Të cilin, përfaqësuesit e tyre në Tiranë do të duhet ta shpjegojnë ashtu siç është. Takimet me “opozitën zyrtare” nuk e shmangin dot 6 dhjetorin. Atë e ka thirrur opozita reale.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    Jane perpjekjet e fundit te saliut, qe ja kane mbyllur deren perendimoret. Shqiptaret jane emancipuar mjaft, vetem nje minorance genjehet dhe e ndjek pas...., faji eshte tek spak qe e le te lire me gjithe familjen,,,,ky eshte thjesht nje kriminel, ne mungese te mosveprimit te institucioneve, duhet te nderhyje USA, bashke me liken e floririt
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-11-2022 më 09:25
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    • Berisha me kryetarët e degëve të Tiranës: Protesta e 6 dhjetorit i ka futur tmerrin qeveritarëve, ajo do të rezonojë fuqishëm në Europë

    Ky takim është thirrur me moton, beteja vazhdon. Është një betejë e cila ndalet vetëm në fitoren e PD-së. Rrugë kjo, që kërkon përkushtim, guxim, atdhetari, tipare që ju, mbështetësve tuaj dhe qytetarëve që na mbështesin, nuk mungojnë dhe janë të bindur.
    Në Tiranë në datën 6 dhjetor, mblidhen udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të BE-së. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë, se në Tiranë në datën 6 nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, pa patronazhistë, pa narko euro, pa banda dhe blerje vote si Edi Rama, pra jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston për të njëjtat vlera që i kanë bërë vendet e tyre të begata dhe qytetarët e tyre të lirë dhe vendet e tyre, demokraci të stabilizuara.
    Në këtë kontekst le ti bien sa të duan sirenave të frikës dhe tmerrit që i ka kapur qeveritarët sot, por ajo protestë do të rezonojë fuqishëm në Europë dhe botë, si zëri i qytetarëve që kërkon vlera universale, vlerat demokratike, të jenë ato që duan, të sundojnë përsëri në Shqipëri.

    ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    Sala duhet te ndalohet ne vend, se ka bere thirrje per "mos bindje civile" gje qe eshte afer skenarit te vitit 1997, por ky nuk ka me asnje ndjenje vec asaj te mbijeteses se e ka gjithe boten kunder, vec institucioneve te "drejtesise" te cilave u ka hyre frika ose jane blere. Ose sala familjarisht dhe meta do hane burgun, dhe do dorezojne ckane vjedhur, madje po deshen le te mos i denojne fare, ose merr fund miti i amerikes se pagabueshme. Dhe pastaj vazhdojme selanik e tatapjete...
    une ende nuk e kam humbur shpresen per variantin e pare
    Ti pastaj vazhdo e cito foltoren e non grates, bota nuk e perfill saliun,...
    jane rublat e putinit qe financojne salen e 6 dhjetorit, do rremuje
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-11-2022 më 10:33
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    Nëse Europa për Shqipërinë është toka e premtuar. Shqipëria për Europen është toka e mallkuar, toka e mafjes, drogës dhe korrupsionit, vendi ideal i paaftësisë politike.
    Politikanët Europian na shikojnë dhe konsiderojnë si njerëz me bisht, pavarsisht se tash nuk na e thonë direkt. Po kujt i plasi nëse disa prej tyre ulerasin në rrugë apo lëpihen në zyrë. Ata vijnë ne Shqipri me bombona dhe karramele, pastaj në ikje do të na hedhin ndonjë kockë për ta lëpirë gjatë viteve në vazhdim deri në 2030-tën. E pas ikjes se luanëve ( politikanët Europian), turren hienat ( politikanët Shqipëtarë) dhe shpresojmë nëse ngel gjë për speciet në zhdukje ( popullin).

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

    Po ku eshte para ndonjehere gjate 110 viteve te pavaresise qe te mblidhet e gjithe Evropa ne Tirane!!!!! Mjaft qe i rrisin reputacionin vendit dhe eshte shume, dhe ketu eshte merita e Rames dhe PS, qe ka arritur t`i sjelle. Ja pse i duhet Rama Shqiperise edhe per shume kohe. Te gjithe kundershtaret politike te Rames jane njekohesisht edhe kunder Shqiperise, vetem per para dhe pushtet, deri sa mashtrojne edhe per kete takim te papare te 27 vendeve ne Tirane,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-11-2022 më 11:50
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare do të protestojë. Policia kundër.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2018, 11:20
  2. A është kjo Opozita që i duhet vëndit?
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-04-2018, 07:36
  3. Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 21:06
  4. A duhet te hyje opozita ne parlament?
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-11-2011, 06:39
  5. Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 19:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •