DHUNA NĖ EKRANET E TV
nga Naim Flamuri
Nuk besoj se jam as i pari as i vetmi e dėshiroj tė mos jem as i pasmi, tekefundit qė shkruaj e ngre njė shqetėsim pėr kėto ēėshtje. Jam njė shqiptar nga Ulqini, lindur e rritur nė Australi, njohės i gjuhėve lindore e perėndimore, nė krye tė tė cilave ėshtė gjuha shqipe, gjithashtu edhe autor i dy librave jo pak tė suksesshėm. Nuk dua tė bės Curriculum Vitae pėr vete, thjesht e pėrmenda faktin pėr tė thėnė se edhe vetė jam i po kėtij zanati dhe vėrejtjet qė do gjeni mė pas i bėj me dėshirėn qė gjanat tė shkojnė ma pėr mirė, nėse mundet.
Si shikues jo krejt i pavėmendshėm televiziv, njė nga ata qė parapaguan pėr kėqyrjen e platformat televizive satelitore e tokėsore, vetėm e vetėm pėr tė parė njėri-tjetrin, pėr tė komunikuar mes vedi dhe pėr tė konstatuar nėse po integrohemi me tė afėrmit me tė cilėt na ndajnė kufij, jam i shqetėsuar jo pėr sa shoh (se 24 orė, shyqyr, non stop janė tė gjitha) por pėr atė ēka shoh.
Nuk di dhe as nuk dua bėj retorikė, por mjerisht ndjej mungesėn e vėrtetė tė kritikes nė atė qė shohin, nė atė qė dėgjojnė, lexojnė dhe pėrjetojnė shqiptaret qė jetojnė nė trevat e tyre, por disi larg dheut amė. Ngaqė e njoh median, tė shkruarėn dhe atė televizive, dėshiroj tė flas pėr rolin qė ajo mund tė luajė dhe qė nuk e luan apo nuk e luan siē duhet, pėr tė mos thėnė se e luan keq. E kam fjalėn pėr diē qė shpesh shpėrfillet, apo injorohet, siē do shpreheshin me elegancė kritikė e intelektualė apo edhe ata qė vetėofrohen si analistė e komentatorė televiziv.
Po ndalem veēmas tek dy emisione. “Game Over”. Ky emision, i mbushur me tė ashtuquajtura “surpriza” e “kurthe” tė ngritura pėr VIP-at e shumtė shqiptarė, por tė shfaqura nė njė ekran tė pėrpiqet tė ruajė paanėsi e tė emetojė kulturė, si Vizion +, ėshtė zhgėnjyes dhe kėtė mė vjen keq qė e konstatoj. Nuk mund tė rri pa thėnė se ky emision lė shijen e njėsoni krejt tė sajuar dhe tė drejtuar me diletantizėm. Emisioni vė nė kurth mizorisht e krejt pa shije tė ftuarit. Tė gjithė duken si tė vėnė nė siklet e rrinė si mbi gjemba. Aty tejkalohet ēdo normė e pranuar edukate dhe ka me inskenime aq tė vrazhda, sa teleshikuesit fitojnė trauma, ndėrkohė qė ata qė gjenden tė ulur nė sallė, shohin me habi, kėnaqen e shkrihen nė qeshje tė stisura televizive, kinse tė pėrshtatshme pėr SHOW, tė cilat bashkė me buzėqeshjet standarde tė drejtuesve, fyejnė dinjitetin njerėzor dhe ndjesitė humane. Pėr ata qė kanė pasur rastin (jo fatlum) kujtoj vetėm “kurthin” horror ngritur ndaj kėngėtares Anjeza Shahini, fjalorin nė “grackėn” ndaj Valbona Memės apo insinuatat me trafikantė ndaj maestro Zhani Cikos. Gjithkush mund tė qeshė e tė mė quajė se nuk i ha shakatė, por shakaja nuk mund tė jetė as pėrqeshje, as ngėrdheshje as kėrcėnim dhe as cenim dinjiteti. Mė pėlqen ajo e qeshur prej Molieri, e cila shėron e ndihmon tė kurohemi nga do vese.
Le t’i kthehemi tani edhe programit ‘Top Show’. Nuk dua tė gjej edhe kėtu kalla nė dėborė. Thjesht, troē e lirisht dua tė shpreh atė qė ndjeva gjatė emisionit tė natės sė 24 shkurtit 2009. Qėlloi e martė dhe mbase ka qenė nxitur edhe nga bestytnit “albaneske”, qė thotė se e marta e ka njė orė tė ligė. Dhe ka qenė aty dikund nga ora 23.30. Tema sillej rreth jetės dhe historinė e njė piktori, ku nė njė mėnyrė tepėr interesante, kushėrinj tė piktorit Lin Delija, pėr fat tė keq, pak i njohur nė vendlindje, porse piktor i madh nė Itali, po shfaqnin nė mundėsit e veta, tregimin e jetės sė tij. Flisnin tė gjithė me radhė e pa u ngutur. Ashtu, nė vijim e sipėr, djali axhės sė Linit, njė njeri me mbiemrin Vata, theksoi nė vrullin e fjalisė se “nė vjetin njė mijė e nanqind e katėrdhjetėė...”
Kaq. Kėtu, sikur tė kishte ndodhur hataja e tė kish ardhur dita e kiametit, udhėheqėsi i emisionit ndėrhyn vrazhdė dhe jo vetėm i pret fjalėn dhe i vret mendimin, por edhe e mėson se ēfarė duhet tė thotė dhe si duhet ta thotė. Mbase vrulli i moshės e bėri kėtė t’i drejtohej tjetrit e t’i thosh: Mos thuaj ‘katėr dhjetė’(?!), por thuaj ‘dy-zet’(?!) Vata, sikur t’ia kishte vėnė pėrballė fajit tė kryer, menjėherė pėrsėriti tani fjalėn, ‘dyzet, po po dyzet!’. Fjala, ‘axhė’ qė kish ndėrmend ta thoshte, sakaq i mbeti nė fyt dhe mundi tė belbėzonte vetėm fjalėt xhaxhai... Sikur Vata i ngratė ta kish pasur me shkrim atė fjali edhe hajde se po e besojmė e po e shfajėsojmė ‘redaktorin’, por Vata po ligjėronte, madje nė qejf e nė frymėzim. E mesa di, ligjėrimi asht nji nga rrugėt prej nga pasurohet gjuha, asht burimi, ama qė dialektet sjellin nė gjuhėn standarde.
Pse tė mėnjanohet pasuria e leksikut, pse tė zbehen format, fjalėt dhe fonemat gjuhės? Pse, nė mėnyrė jo aq tė hijshme, dhunohet njė njeri qė vetėm sa e shqiptoi fjalėn ‘katėrdhet’? Pse fyhen njerėzit qė i ftojmė vetė nė studiot e TV? Pas kėsaj Vata i gjorė duhet tė bėnte kthesė e tė lypte ndjesė. Gjuha ėshtė organizėm i gjallė qė kėndon dhe kėndohet, shkruhet e zbukurohet. Ajo nuk lyp dhe nuk pranon shtrėngime e diktim. Kaq kisha kėsaj here. Herė tjetėr, ndofta shkruaj pėr tjetėrsend.