Emri:  Albert-Doja.jpg

Shikime: 62

Madhėsia:  32.1 KB

ALBERT DOJA

Gjatė veprimtarive pėrkujtimore me rastin 50- vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit, shumė zhurmė u bė nė rrjete sociale e nė media mbi ēėshtjen e standardizimit dhe njėsimit tė drejtshkrimit tė gjuhės letrare shqipe.

Me kėtė rast po shkėput disa refleksione qė kam paraqitur mes tė tjerash edhe mbi kėtė ēėshtje nė fjalėn e dhėnė nė Kuvendin e Studimeve Albanologjike, 25-27 nėntor 2021 (https://youtu.be/5buwp-GBJ0M).

Standardizimi dhe njėsimi i drejtshkrimit tė gjuhės letrare shqipe nuk ėshtė vetėm ēėshtje shkencore gjuhėsore, por para sė gjithash njė ēėshtje politike e kushtėzuar historikisht nga pikėsynimet imperial-kolonialiste austriake dhe nacional-komuniste vendase.

Njėsimi dhe standardizimi i gjuhės shqipe ka pasur gjithmonė qėllime tė qarta politike. Me fillimet e lėvizjes kombėtare, Kongresi i Manastirit nė vitin 1908 u hapi rrugėn pėrpjekjeve tė Rilindėsve pėr njėsimin e gjuhės e tė alfabetit nė luftė me administratėn otomane, qė pėrpiqej me ēdo mjet ta pengonte kėtė proces, ndėrsa pėrpjekjet e para shtetėrore dhe administrative pėr njėsimin e gjuhės shqipe u kryen nga rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake nė kuadrin e asaj qė njihet si Komisia Letrare Shqipe e themeluar nė vitin 1916 nė Shkodėr. Ashtu si lėvizja politike e Rilindjes kombėtare apo rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake, edhe fushata e fuqishme e aparatit tė propagandės shtetėrore nacional-komuniste krijoi kushtet pėr njė standardizim tė gjuhės si njė domosdoshmėri politike, qė u kurorėzua me tė ashtuquajturin Kongres i Drejtshkrimit nė vitin 1972.

Por asnjė lloj pushteti shtetėror apo administrativ nuk mundet tė imponojė kriteret shkencore dhe tė pėrcaktojė se si duhej tė ishte dhe as se si u bė standardi i gjuhės letrare. Kėshtu ėshtė dhe kėshtu ka ndodhur, sepse nuk ka si tė jetė ndryshe, edhe me tė gjitha gjuhėt e tjera tė botės, qė janė njėsuar vetėm nė sajė dhe pėr nevoja tė konsolidimit tė pushtetit politik, siē ėshtė rasti i greqishtes sė vjetėr nėn ndikimin e sundimit politik tė Perikliut nė Athinė apo rasti i frėngjishtes nėn ndikimin e sundimit politik tė Franēois I.

Edhe nė Shqipėri, pushteti komunist imponoi kushtet pėr trajtimin shkencor tė mbarė ēėshtjeve shqiptare, por cilat teori dhe metoda duhej tė pėrdoren dhe ēfarė prurjesh rezultative-koherente ishin tė domosdoshme nė pėrputhje me ideologjinė nacional-komuniste, kjo nuk mund tė imponohej nga pushteti komunist.

Me fjalė tė tjera, standardizimi dhe njėsimi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe nuk ka tė bėjė me natyrėn e regjimit tė pushtetit komunist, pėrkatėsisht totalitar e diktatorial, ashtu si dhe nuk ka njė “diktaturė” tė standardit tė gjuhės sė njėsuar qė bėn tė mundur mbijetesėn e dinamikave komunikuese nė kushtet e njė shoqėrie tė lirė pa diktaturėn shtetėrore. Thjesht, drejtshkrimi i njė gjuhe letrare tė njėsuar ėshtė detyrimisht pjesė pėrbėrėse e proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese qė pėrshpejtohen nė kushtet e njė pushteti politik tė konsoliduar

Nė kėtė kuptim, jo vetėm ėshtė naive tė mendohet se gjuha e njėsuar ėshtė “diktaturė” e njė dialekti krahinor mbi njė dialekt tjetėr krahinor, por edhe orvatjet e moderuara apo tė zhurmshme pėr tė vėnė nė diskutim arritjet e drejtshkrimit tė gjuhės sė njėsuar nuk dėshmojnė vetėm rėnien e autoritetit diktatorial e totalitar tė regjimit komunist.

Pavarėsisht nga forma e regjimit, proceset shtetformuese dhe kombformuese pėrfshijnė dhe nuk pėrjashtojnė pėrpjekjet pėr ndryshime cilėsore tė vazhdueshme, qė janė pa dyshim tė shumta dhe tė lavdėrueshme, kur synojnė mirėmbajtjen dhe pasurimin e gjuhės sė njėsuar me prurjet dialektore dhe krahinore. Gjithashtu, pėrpjekje tė tilla pėrfshijnė dhe nuk pėrjashtojnė pluralizmin politik, lirinė e shprehjes dhe tė fjalės, apo diversitetin social e kulturor, kur synojnė pėrforcimin e proceseve shtetformuese dhe kombformuese nė kuadrin e njė forme tė re tė regjimit politik, pėrkatėsisht demokratik.

Megjithatė, orvatjet qė synojnė rishikimin e standardizimit dhe njėsimit tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe nė kushtet e sotme duket se pėrsėri nuk kanė tė bėjnė aspak me ndryshime tė karakterit kėrkimor e shkencor gjuhėsor, por me ndryshime tė karakterit politik e ideologjik nė pėrputhje me kėrkesat bashkėkohore. Pikėrisht pikėsynimi kryesor i orvatjeve tė tilla ėshtė tė vėnė nė pikėpyetje dhe nė fakt ato pėrpiqen tė zhbėjnė procesin politik tė standardizimit nacional-komunist tė gjuhės letrare, qė konsiderohet si njė rezultat i pushtetit diktatorial e totalitar tė kohės. Edhe pse kėto paraqiten si orvatje shkencore apo tė moderuara, si dhe sado shkencore e tė moderuara qofshin, ka gjasa qė kėto lloj orvatjesh afrohen mė shumė me pėrpjekjet otomaniste pėr tė penguar njėsimin e alfabetit dhe mėsimin e gjuhės shqipe qė pėrkrahej nga lėvizja politike e Rilindjes kombėtare.

Procese tė tilla ndodhin edhe gjetiu, si pėr shembull nė Francė, ku nė kushtet e shkėrmoqjes sė padallueshme tė shtetit dhe nėn presionin e vazhdueshėm tė ideologjive gjinore radikale ka filluar shkatėrrimi i drejtshkrimit tė gjuhės frėngjishte nėpėrmjet njė lloj shkrimi tė quajtur inkluziv. Nė rastin tonė, kėto lloj hamendėsimesh mund tė jenė ekzagjerime tė papranueshme, thjesht sepse nuk jemi nė gjendje tė shohim ndonjė agjenci politike apo ideologjike prapa orvatjeve tė tilla. Por procese tė tilla tregojnė se deri nė ēfarė mase studimet shqiptare janė ēoroditur sa herė u ėshtė dashur ta fillojnė nga e para trajtimin e problemeve tė tyre shkencore. Konkretisht kjo duket se po ndodh si rezultat i ndryshimit tė kuadrit botėkuptimor pėr tė kaluar nga ideologjia nacional-komuniste tek ideologjia postkomuniste tranzicionale.

Orvatjet pėr rishikimin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe tė njėsuar, ashtu si dhe bjerrjet e vazhdueshme dhe zvetėnimet e praktikimit tė gjuhės sė njėsuar dhe tė sjelljes gjuhėsore standarde, sidomos nė rrjete sociale dhe nė mediat televizive, mund tė konsiderohen fare mirė nė kuadėr tė anarkisė sociale, kulturore dhe ideologjike, si rrjedhojė e shpėrdorimit tė lirisė dhe tė drejtave themelore demokratike, qė nė fushė tė komunikimit dhe tė drejtshkrimit tė gjuhės dikush mund ta quajė edhe si “anarki gjuhėsore”. Sidoqoftė, tė gjitha sė bashku, kėto nuk mund tė jenė gjė tjetėr veēse njė shprehje e shkėrmoqjes sė padallueshme por regresive tė proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese, si dhe tė mbarė sistemit politik e ideologjik tė vlerave shoqėrore e kulturore kombėtare, gjatė kėsaj periudhe tė ashtuquajtur tranzicionale.

* Anėtar i Akademisė Shkencave tė Shqipėrisė, Profesor titullar i Antropologjisė nė universitetin e Lilės, France