Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Sondazhi: Shqiptarët të painformuar si të votojnë në zgjedhjet lokale

    Shqiptarët nuk e dinë rolin dhe funksionin e këshillave bashkiakë

    Emri:  page-1-18.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  25.0 KB

    56.5% e shqiptarëve nuk e dinë kush janë dhe çfarë funksioni kanë anëtarët e këshillit bashkiak. Të vënë para një pohimi të pavërtetë: “Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarët e kryetarit të bashkisë” nga Barometri në Euronews Albania, më shumë se gjysma nuk e kanë kundërshtuar këtë pohim, 28.9% janë dakord, 21.1% nuk e dinë dhe 6.5 janë neutral.

    Ndërkohë, 43.5% e kanë kundërshtuar këtë pohim, pasi këshilli bashkiak nuk përbëhet nga këshilltarët personalë të kryetarit të Bashkisë, por nga anëtarë që zgjidhen me votë.

    Pavarësisht se këshilli bashkiak votohet për t’i shërbyer dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ka pothuajse fare ndërveprim me ta.

    91.1% e shqiptarëve nuk kanë takuar kurrë një këshilltar bashkiak si komunitet për ndonjë shqetësim.

    85.7% nuk kanë takuar as individualisht një këshilltar të bashkisë për ndonjë shqetësim.

    95.3% nuk kanë marrë kurrë pjesë në ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.

    Ndërsa 67.7% nuk njohin asnjë anëtar të këshillit bashkiak.

    Vëmendja për këtë strukturë ka qenë e vogël edhe në media, pasi 91.5% e shqiptarëve nuk kanë parë kurrë në media live ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.

    Emri:  nderveprimi.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  28.9 KB

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sondazhi: Shqiptarët të painformuar si të votojnë në zgjedhjet lokale

    Të rinjtë nuk dinë si votohet në zgjedhjet lokale, gjetjet e Barometrit

    Emri:  page-1-16.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  24.0 KB

    Të rinjtë shqiptarë nuk janë të informuar se si votohet në zgjedhjet lokale. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa fletë votimi ka në zgjedhjet lokale, ata që janë përgjigjur ‘nuk e di’ janë më shumë të rinj.

    Grupmosha 18-24 vjeç zënë 56.7% të kësaj kategorie, edhe pse kanë të drejtë vote. Ka një diferencë të madhe prej 34,4% mes grupmoshës 18-24 vjeç, që zë vendin më të madh dhe grupmoshës pasuese 25-34 vjeç.

    Ndërsa kurba e grupmoshës e atyre që nuk e dinë se sa fletë votimi ka vjen në zbritje kur mosha rritet, diferencë bën vetëm grupmosha 65-75 vjeç e cila zë 20.3% por sërish një shifër shumë më e ulët krahasuar me të rinjtë.

    Por të rinjtë janë të painformuar edhe për ata që vendosin për buxhetin vjetor të Bashkisë. Në listën e atyre që janë përgjigjur nuk e di, 44.9% i përkasin grupmoshës 18-24 vjeç pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç me 33.7%.

    Edhe kur vjen fjala tek ata që vendosin për taksat dhe tarifat, sërish janë të rinjtë ata që janë më pak të informuar. Nga ata që janë përgjigjur nuk e di, grupmosha 18-24 vjeç zë 45.9%, pasuar nga grupmosha 45-54 vjeç me 32.3%, një diferencë prej 13.6%. Ndërsa kurba në vijim vjen vetëm në zbritje.

    Emri:  taksat-lokale.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  24.8 KB

    Emri:  buxheti_bashkise.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  25.6 KB

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sondazhi: Shqiptarët të painformuar si të votojnë në zgjedhjet lokale

    Shqiptarët dinë shumë pak për zgjedhjen e këshillit bashkiak

    Emri:  page-1-15.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  22.4 KB

    43.3% e shqiptarëve nuk janë të informuar se si zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak kur votojnë në zgjedhjet lokale. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 20.6% e tyre mendojnë se në zgjedhjet lokale ka vetëm një fletë votimi, pra ajo për kryetarin e bashkisë.

    Ndërsa 22.7% nuk janë në dijeni se sa fletë votimi ka në zgjedhjet lokale. Vetëm 56.7% e shqiptarëve e dinë që në zgjedhjet lokale ka dy fletë votimi, një për kryetarin e bashkisë dhe një për anëtarët e këshillit bashkiak. Femrat janë më pak të informuara për votimin e këshillit bashkiak. Nga ata që janë të keqinformuar, 22.2% janë femra dhe 19.2% janë meshkuj.

    Ndërsa kur e shohim sipas grupmoshave, 45-54 vjeçarët janë përgjigjur gabim duke thënë se ka vetëm një fletë votimi me 25.8%. Grupmosha 65-75 vjeç zë 22.7%, pasuar nga 35-44 vjeç me 22.3%, 55-64 vjeç me 19.6%, 25-34 vjeç me 17.6% dhe grupmosha 18-24 vjeç me 16.2%.

    Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk janë të informuar që kryetari i njësisë administrative emërohet nga kryetari i bashkisë. Të vënë para kësaj pyetjeje, 51.7% janë përgjigjur gabim duke thënë që zgjidhet me votë, 18.1% janë përgjigjur nuk e di, dhe vetëm 30.2% e dinë që emërohet nga kryetari.

    Emri:  njesite_administrative_lokale.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  23.4 KB

    Emri:  vota_zgjedhjet_lokale.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  26.8 KB

    Emri:  zgjedhjet_lokale_fleta_votimi.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  23.8 KB

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhi izraelit: PD mund PS-në në zgjedhjet e së dielës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2021, 13:42
  2. Zgjedhjet 2013, sondazhi i parë
    Nga Edvin83 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-02-2013, 20:12
  3. Sondazhi per zgjedhjet parlamentare 2009
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:07
  4. Sondazhi i NDI: Opozita i fiton zgjedhjet e korrikut
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:42
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •