Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO)

    Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun.

    Emri:  Screenshot-2022-11-24-at-7.58.53-PM.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  29.7 KB

    Bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri.

    Dyshohet se droga ka ardhur në portin e Tivarit të Malit të Zi nga Kolumbia.

    Katër shqiptarë u arrestuan në Tiranë për këtë sasi kokaine. Në videot që shihni më poshtë duke policia që shoqëron Viktor Çervanakun në banesën e tij.

    Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh. Sipas tij, në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se ishte fshehur kokaina.

    “Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat. Shihni thasët me drogë të sekuestruar.

    Katër shqiptarët u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 cifte.

    Çfarë mësohet deri tani nga mediat është se droga që kishte mbërrirë në Tivar në korrik është tranportuar më pas në Fier. Aty dyshohet se përpunohej në një laborator droge.

    Raportohet se edhe pse DEA kishte interceptuar ngarkesën, nuk kishte ndërhyrë për arrestime deri sa të zbulohej porositësi. Kjo mbetet për t’u verifikuar. Katër shqiptarët, përfshi Çervanakun, janë mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    430 kg kokainë nga Mali i Zi në Fier, Abazoviç: U koordinuam mirë me shqiptarët

    Emri:  Dritan-Abazovic.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  20.5 KB

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se konfiskimi i 430 kilogramëve kokainë në Fier është bërë i mundur në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi.

    “Në korrik kam njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar. U vendos që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë”, u tha ai mediave vendase, shkruan Euronews Serbia.

    Abazoviç shtoi se nuk janë të sigurt ende se e kujt është ngarkesa dhe dinë vetëm disa të dhëna operacionale nga Shqipëria, por ka theksuar se autoritetet e të dyja vendeve po hetojnë.

    Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    U sekustruan 430 kg kokainë, pamjet e megaoperacionit antidrogë në Fier

    Emri:  vf-mgb.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  26.0 KB

    Policia ka publikuar pamjet e magaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

    Siç shihet në video, forca të shumta të policisë kanë zbarkuar te shtëpia e ish-kryetarit të Komunës Frakull Viktor Çervanaku në Fier, aty ku ishte dhe laboratori i drogës.

    Në pamje shihet dhe sasia e plehut, brenda së cilës ishte fshehur kokaina që kapte vlerën prej 40 milionë eurosh.

    Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

    Strukturat e Policisë në kuadër të këtij operacioni kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”.

    Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

    Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

    Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    EMRAT | Personat që financonin dhe gjenin tregun për laboratorin e kokainës në Fier



    Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, në lidhje me laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, ndërsa Klajdi Kodra është i arrestuari, i cili siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

    Janë këto detajet e fundit të raportuara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. Në kërkim, janë shpallur dy shtetas kolumbianë, të cilët dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre.

    Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar ilegalisht nga Shqipëria, andej dhe nga erdhën. Ende nuk është e qartë sesa është sasia e kokainës që ishte trafikuar përmes kësaj mënyre, teksa hetimet kanë zgjatur për 5 muaj.

    Ka qenë fillimisht DEA amerikane që ka vënë në dijeni autoritetet malazeze, të cilët më pas janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.

    Vëzhgimi është bërë nga Drejtoria e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, duke pasur në vëzhgim 50 persona dhe më pas është zbuluar duke i vënë në përgjim dhe duke përdorur metoda speciale të hetimit.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit, Viktor Çervanaku. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Laboratori në Fier, Zhabina: U arrestua dhe djali i Çervanakut bashkë me të fejuarën

    Gazetari Xhevahir Zhabina, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se përveç ish-kryetarit të Komunës Frakull Viktor Çervanaku, Zhabina bën me dije se është arrestuar dhe i biri me të fejuarën.

    Ndërkohë dy kolumbianë janë shpallur në kërkim. Zhabina theksoi se nuk ka informacion nëse kishte nisur ndarja e lëndës narkotike nga plehu kimik më te cilin ishte përzier.

    “Një nga personat e arrestuar është ish-kryetari i komunës Frakull, i biri i tij dhe e fejuara e tij. Sipas informacioneve janë dhe dy kolumbianë të shpallur në kërkim. Nuk e kam informacionin nëse kishte nisur ndarja e lëndës narkotike nga plehu kimik”- u shpreh ai.

    Gjatë ditës së sotme, pritet një konferencë për shtyp e autoriteteve lidhur me operacionin e shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën Çervanakut. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Kokaina Mal i Zi-Fier, 15 të arrestuar, 4 shqiptarë

    Emri:  640-0-1669306356x5439472-1072996-ls-201.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  24.9 KB

    Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë Malazeze kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine të fshehur mes 400 kg pleh kimik, me destinacion Shqipërinë.

    Kjo sasi e madhe kokaine është identifikuar 3 muaj më parë nga autoritetet malazeze në Portin e Tivarit, por ngarkesa është lënë në përgjim në mënyrë që të arrihej deri tek porisitësit.

    SPAK ka zbuluar se ngarkesa përpunohej në një laborator në fshatin Fratar të Fierit, ku janë sekuestruar edhe 2 armë tip kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Në kërkim për kokainën në Fier, dyshime se dy kolumbianët janë larguar nga Shqipëria

    Emri:  Screenshot_4-19-1.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  16.1 KB

    Dy kolumbianët e dyshuar që do bënin përpunimin kimik të plehut ku gjendej dhe kokaina në Frakull të Fierit, ende nuk janë arrestuar, megjithëse janë kontrolluar disa zona.

    Euronews Albania mëson se ata kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe nuk përjashtohet mundësia të jenë larguar sërish nga andej.

    Në cilësinë e financuesit të porosisë së drogës janë vënë në pranga dy persona, mes tyre shtetasi N.Gj me banim në Tiranë.

    I ndaluari tjetër, shtetasi K.K i cili u arrestua të mërkurën për armëmbajtje, kishte marrë përsiper të gjente tregun për shitjen e drogës.

    Gjate dites se sotme, pritet një konferencë për shtyp e autoriteteve lidhur me operacionin e shtrirë në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

    Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit, Viktor Çervanaku. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

    Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë, si rezultat i përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    40 milion euro kokainë në Frakull/ Hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

    Emri:  Screenshot_10-9-removebg-preview.png

Shikime: 90

Madhësia:  466.1 KB

    Në përfundim të aksionit për sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë që erdhën nga Kolumbia, në Fier u arrestuan 10 persona. Nga emrat që janë zbuluar deri tani kuptohet se të arrestuarit janë “ushtarë” në hierarkinë e grupit kriminal që porositi kokainën. Një ndër emrat më të lakuar është Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u sekuestrua kokaina e ngrirë në pleh.

    Aktori i vogël i Partisë Socialiste në Fier

    Ish-kryetar i Komunës Frakull, emri i Çervanakut bëri bujë për shkak të angazhimit të tij politik në radhët e Partisë Socialiste. Në media qarkulloi një foto, kur Çervanaku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama. Është po kaq e lehtë të gjesh në internet, momentet kur ai shoqëron Ramën gjatë vizitave në Frakull, si një prej drejtuesve socialistë të zonës.

    Aktualisht, Çervanaku ishte emëruar si drejtor i OST-së.

    Pritja e kokainës ishte kthyer në biznes familjar. Plehu u porosit nga vëllai i tij, Zeneli, ndërsa i arrestuar është edhe djali i tij, Denilsoni dhe e fejuara e tij.

    Por a mund të konsiderohet ky aktor i vogël Partisë Socialiste si njeriu në krye të organizatës që porositi 430 kilogram kokainë? A mund të garantonte ai transportin e një sasie kaq të madhe droge?

    Ndalesat e kokainës në disa shtete
    Sasia e madhe e kokainës që u nis nga Kolumbia dhe dërgimi i disa kolumbianëve në Shqipëri tregojnë se bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej Çervenakut. Ish-kryetari i Komunës së Frakullit konsiderohet vetëm një hallkë e zinxhirit kriminal, por jo më i rëndësishmi. Njësoj si në rastin e kokainës së Xibrakës, nga Kolumbia kishin ardhur disa ekspertë për ta “shkrirë” kokainën.

    Roli i tyre ishte të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu. Deri tani flitet për dy kolumbianë të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim me emrin Zamir Rodriguez.

    Ngarkesa është nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi. Kontenieri me pleh organik ishte i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

    Pikëpyetjet për ndërhyrjen
    Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço lëvizja e një sasie kaq të madhe kokaine nuk mbetet tek familja Çervanaku. Në një intervistë për abc, Karamuço thotë se në raste të tilla, kur flitet për shuma të mëdha parash, kërkohen garantë të fuqishëm për transportin.

    “Për shkak se ky është krim transnacional, ne kemi pritësit, por jo porositësin dhe garantët. Kush janë garantët e kësaj? Një garanci që do të vijë nga grupe shumë të organizuara kriminale, që marrin përgjegjësinë që kjo ngarkesë që shkon deri në 40 milion dollarë, do të futet në një prej porteve ku do të kalojë për çertifikim që është pleh kimik, do të kalojë doganën, do të kalojë policinë kufitare dhe të gjithë postoblloqet gjatë rrugës dhe do të vijë në destinacion e paprekur” u shpreh eksperti.



    Megjithëse 25 ton pleh nuk janë një sasi e vogël për t’i ikur syrit të policisë dhe megjithëse lëvizja e kokainës ishte mbajtur në vëzhgim prej muajsh, SPAK vendosi të ndërhyjë. Duke pasur si referim rastet e tjera të zbulimit të kokainës, hetimet do të konkludojnë tek Çervenaku, ndërsa porositësit e vërtetë do të mbeten mister./Lapsi.al

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Kolumbianët e kokainës hynë në Shqipëri pa u regjistruar në TIMS

    Përveç Zamir Rodrigues edhe një tjetër shtetas nga Kolumbia është i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier. Emrat nuk figurojnë të regjistruar në pikat kufitare dhe sipas policisë ka dyshime se ata kanë fshehur gjurmët e hyrjes në Shqipëri përmes bashkëpunimit me punonjësit e doganave.

    Video: https://youtu.be/m3ioxNK8wIE

    Krahas hetimeve që po kryhen nga SPAK në lidhje laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, policia po gjurmon mënyrën e hyrjes së dy shtetasve kolumbianë në vendin tonë.

    Burimet i thanë Ora News se Zamir Rodriguez dhe bashkëkombasi i tij nuk rezultuan të regjistruar në asnjë pike kufitarë në vendit tonë.

    Për policinë mbetet ende e paqartë se si kane kaluar në Republikën e Shqipërisë.

    Dyshohet që për të mos u zbuluar ata mund të jenë ndihmuar nga doganier apo punonjës të kufirit. Për sa i përket bashkëkombësit tjetër të Rodriguez ende policia nuk e ka një informacion të saktë për profilin e tij por e ka të qartë se ai kishte ardhur në Shqipëri për të ndarë plehun organik me kokainën.

    Pavarësisht se asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar të kenë njohje apo lidhje me këto dy shtetas shpresa për policinë mbetet zbërthimi i bisedave telefonike.

    Përveç përgjimeve që janë kryer për 3 muaj, provë kyçe do të jenë edhe materialet që mund të gjenden në celulare.

    Plot 24 ton pleh organik artificial, brenda së cilës,- sipas dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova- ndodhen rreth 430 kg kokainë ka mbërritur nga Kolumbia në Shqipëri në shtator të 2022. Më 25 nëntor 2022 SPAK përmes një konference deklaroi zbulimin dhe sekuestrimin e ngarkesës në banesën e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier Viktor Çervanaku dhe arrestimin e 10 personave ndërsa një shtetas u shpall në kërkim.

    Përfshirja e shtetasve kolumbian në tregtinë e kokainës në vendin tonë nuk është rastësi. Edhe në vitin 2015 hetimet me autoritetet e huaja zbuluan një grup kriminal të cilët për përpunimin e kokainës grupi Xibraka kishte kontraktuar dy shtetas kolumbian.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    Përgjimet e konfirmojnë: 430 kg kokainë duhej për zgjedhjet lokale

    Që kur doli lajmi se në Frakull të Fierit u kap një sasi rekord kokaine, nuk kishte dyshime se pas saj qëndronin lidhje të forta të pushtetit. Shumë shpejt u mësua se bëhej fjalë për një zyrtar të Edi Ramës, i cili njihej si një ekstremist në mbrojtje të kryeministrit.

    Por frika se sasia prej 430 kilogramë kokainë, do përdorej edhe për të blerë zgjedhjet lokale, u bë realitet pas publikimit të disa përgjimeve. Në përgjime del zyrtari i Ramës, Viktor Çervanaku.

    Top Channel raporton se Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, sikundër del nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur 'pleh i mirë nga Kolumbia'.

    Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte.

    Kujtojmë se pas operacionit, kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha se: “Zona e Frakullës është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të Ramës me drejtorin e OST. Aty nuk është vetëm Rama i përmendur, por edhe Gramozi, Jaupi, Spiropali. Çervenaku është një “Zoto” apo një “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për djegësat. Është një nëpunës në ndërmarrjet e qeverisë. Thoshte një qytetar si ka mundësi që ku shkon Balla, ka fabrika mielli?”.

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kokaina nga Porti i Tivarit, në pranga ish-kryetari i komunës Frakull, Viktor Çervanaku

    ”Po ua q* robt”, zbardhen përgjimet e Çervanakut për 430 kg kokainë në Frakull të Fierit

    Emri:  640-0-eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee-955.png

Shikime: 85

Madhësia:  312.9 KB

    Emisioni “Në shënjestër” solli sonte detaje nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

    Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore. Por ndërkohë që kujdesej që malli të dilte pleh organik, Viktor Çervanaku, nuk harronte t’i kujtonte djalit të tij, Denilsonit, që të bënte kujdes kur fliste në telefon.

    Madje, në një nga bisedat, ai shpreh frikën e një përgjimi të mundshëm. Sipas bisedës së përgjuar më 15 Tetor 2022, mes Viktor Çervanakut dhe djali të tij Denilsonit, rezulton se janë në pritje të një personi i cili sipas hetuesve do të bënte ekstraktimin e kokainës.

    Por një rol kryesor në këtë trafik të lëndëve narkotike, siç del nga përgjimet, duket se ka edhe e fejuara e Denilson Çervanakut, djalit të Viktor Çervenakut, Enxhi Ferhati, e cila rezulton se mbante kontakte nëpërmjet emaileve me organizatorët e ngarkesës, komunikime të cilat ajo i kryente në gjuhën angleze dhe që nisin që në momentin kur malli ndodhej në muajin korrik në portin e Tivarit. Ajo në momentin që ngarkesa ndodhej në këtë port, u shpreh shqetësimin dërguesve të mallit nga Kolumbia, lidhur mbi problemet që u kanë dalë me dokumentacionin e shoqërimit të ngarkesës. Sipas saj këto dokumente duhet të përsëriteshin nga e para, pasi nuk ishin të rregullta.

    Pasi dokumentacioni shoqërues i ‘ngarkesës’ nuk ishte ashtu siç duhej, pasi ekzistonin dy prodhues të ndryshëm të origjinës së ‘plehut organik’. Në përgjim del në dukje edhe organizatori i ngarkesës, Nikolin Gjolena, i njohur ndryshe si Niko ‘Lushnjari’, personi që, sipas hetuesve, mban kontakte me personat e tjerë në Kolumbi, që me shumë gjasë mund të jenë shqiptarë.

    Përgjime 16 Gusht 2022

    Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

    D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.
    E.F: Si me i bo?
    D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.
    E. F: Kush me i bo?
    D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.
    E. F: A ti dha ai ashtu.
    D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.
    E. F: Ok, se flasim kur të vish.
    D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.
    E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.
    D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

    Pasi rregulluan dokumentacionin dhe malli më në fund mbërriti në Shqipëri, në një komunikim tjetër, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi, tashmë shfaqen shumë të lumtur. Pasi më në fund në orën 10.00 në aeroport do të mbërrinte ‘Lushi’, Nikolin Gjolena. Dhe me ardhjen e tij do fillonte puna për ekstraktimin e lëndës narkotike. Pavarësisht se deri në këtë moment, nuk kishin ardhur kimistët kolumbianë, që do të kryenin procesin.

    Përgjimet e Viktor Çervanakut


    Për të kuptuar se si Viktor Çervanaku dhe rrjeti i tij, mori kurajon të transportonte dhe pastronte kokainën duke krijuar një laborator kokaine në Shqipëri, është me interes të ndjekim disa nga momentet kyçe të komunikimeve mes të dyshuarve si anëtarë të grupit.

    Ajo çfarë vihet re përgjatë gjithë bisedave midis tyre, është shqetësimi i dukshëm për ngarkesën, ku personi kryesor në këtë trafik dhe në këto biseda rezulton të jetë Viktor Çervanaku, dikur një ish-efektiv i RENEA-s, që në vitet 1998-1999, kishte shërbyer si shofer i drejtorit të Policisë së Vlorës, por që gjatë kësaj kohe thuhet se ishte marrë edhe me trafikun e klandestinëve dhe të lëndëve narkotike. Këtë ves mesa duket e ushtronte edhe në ditët e sotme pavarësisht se mbante poste zyrtare, së fundmi si drejtor i Burimeve Njerëzore në OST.

    Çervanaku, si ish-efektiv policie, duket se kishte ruajtur më së miri lidhjet e tij në polici, lidhje të cilat dalin edhe në përgjime, teksa ai flet vazhdimisht me efektivë në detyrë të policisë së Shtetit, por edhe agjentë të doganës, të cilët do t’i mundësonin atij kalimin pa probleme të mallit, në këtë rast kokainës të fshehur në pleh.

    Një prej përgjimeve është edhe ai midis Viktor Çervanakut dhe një efektivi policie në kohën kur malli ndodhej ende në portin malazez të Tivarit. Çervanaku, kujdeset që efektivi i policisë, të mbyllte problemet që Nikolin Gjolena kishte me ligjin. Gjolena, i njohur ndryshe me nofkën ‘Lushnjari’ apo ‘Lushi’ që siç do të shikoni më poshtë, rezulton të jetë porositësi kryesor i mallit dhe njeriu që mbante lidhjet me kolumbianët dhe bosët shqiptarë të drogës që ndodheshin atje.

    Në përgjimin e datës 10 Gusht 2022, Viktor Çervanaku i dërgon mesazhe një efektivi policie ku ndër të tjera e pyet: O shok a fole më atë, që t’ja bëjmë nderin deri në fund?

    Duke nënkuptuar nderin që do t’i bënte Gjolenës. Po atë mbrëmje, Viktori i shkruan sërish në darkë punonjësit të policisë dhe ai i përgjigjet: Do flas nesër, çfarë ka bërë. Por ndërsa Viktor Çervanaku kujdeset që personi i rëndësishëm për ngarkesën, Gjolena, të mos ketë probleme me policinë me të ardhur në Shqipëri, paralelisht ai merr masat që ngarkesa të dalë pleh organik. Për këtë arsye ai kapet në përgjim teksa flet me një agjent doganor. Me qëllim që analizat të dalin ashtu siç duhet dhe të plotësohet njëkohësisht dokumentacioni përkatës.

    Përgjime 22 Shtator 2022

    Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

    V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.

    Agjenti Doganor: Kujt plehu?

    V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.

    Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?

    V.Ç : E, do i bëjmë analizën

    Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!

    V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,

    Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.

    V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.

    Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

    Por siç ndodh në të tilla raste, porositësit e ngarkesës kanë dyshime se dikush po përpiqet t’ua grabisë mallin.

    Shqetësim që vihet re edhe në një komunikim që Denilsoni ka me të fejuarën e tij, më datë 28 Shtator 2022, ku sipas Denilsonit, dikush është përpjekur të hapë një cep të ngarkesës, dhe dyshimet janë se kjo mund të jetë bërë nga rivalët, që kanë dashur t’u grabisin mallin.

    Ndaj për këtë arsye ata patrullonin të armatosur rreth shtëpisë në Frakull të Madhe. Ku në një moment, siç del nga të thënat e të fejuarës së tij, kishin qëlluar me armë edhe në ajër, për të trembur rivalët e tyre.

    Përgjim 28 Shtator 2022

    Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

    D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
    E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
    D. Ç: Kush ata?
    E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
    D.Ç: Çar do bësh tani?
    E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
    D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
    E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2022, 01:04
  2. Xhabir Zharku, kryetari i komunes se Kaçanikut i kerkuar si kriminel
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 12:47
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-07-2010, 04:40
  4. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  5. Pranga ish-kreut te bashkise se Himares, Viktor Mato
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 09:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •