Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Si prokurori Pertef Asllani dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

    Dokumenti/ Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

    Emri:  taulant-balla-capja.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  30.9 KB

    Përgjimet që implikonin Taulant Ballën në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë azgjesuar me një vendim të përbashkët të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

    Lapsi.al ka arritur të ‘zhvarrosë” vendimin e gjykatës, ku nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhet falë pikërisht për politikanin e lartë të PS.

    Po si u përfshi Balla në këtë ngjarje dhe përse prokuroria vendosi ta përgjojë?

    Gjithçka lidhet me një ngjarje e rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016. Aty u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosen 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim. Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me ministra të tjerë të kabinetit Rama.

    Se çfarë ka folur Balla me ata për të cilët u vu në përgjim dhe se ç’biseda të tjera ka bërë ai me shokët e lartë të partisë kjo nuk dihet. Por dyshimi është se në disqet e regjistrimeve të prokurorisë janë thënë gjëra të rënda, pasi vetëm pak ditë më pas e gjithë kupola e pushtetit u vu në alarm. Urdhri me sa duket ka qenë i prerë: nuk duhet të ekzistojë asnjë provë për këto biseda. Dhe shumë shpejt, në datë 6 shkurt 2016 nga drejtoria e policisë Elbasan, oficeri Edvin Ndreu i çon një shkresë të çuditshme prokurorisë. Ai pretendon se me numrin e telefonit të shtetasit me emrin Taulant është bërë një lapsus. Pra ndonëse e përmendin vetëm me emër (ndoshta nga frika), ata bëjnë sikur e kanë ngatëruar gabimisht numrin e Ballës. Nga ky moment, menjëherë prokuroria ndërpret përgjimet, që imagjinohet se ç’duhet të kenë qenë deri sa ngjallën gjithë këtë pështjellim dhe i drejtohet menjëherë gjykatës.

    Emri:  capja-3.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  40.9 KB

    Por, historia nuk përfundon këtu, sepse nuk mjafton që përgjimi vetëm të ndërpritet, por bisedat duhet të jenë aq kompromentuese sa edhe ato që tashmë janë të regjistruara duhet të shkatërrohen si prova. Dhe mjafton një ‘lapsus” që gjithë ingranazhi të vihet në punë.

    Në datën 17 shkurt, pra me një shpejtësi maramendëse, gjykatsja Zamira Vyshka merr vendimin që çdo provë duhet të zhduket.

    Emri:  capja-4.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  36.5 KB

    Në vendimin e saj prej 5 faqesh, që Lapsi.al arriti ta sigurojë thuhet shprehimisht se azgjesimi duhet bërë menjëherë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ironia më e madhe e vendimit është se ai shprehet se personi që është përgjuar, pra Taulanti, nuk duhet të njoftohet që është përgjuar. Pra me demek ai nuk dinte gjë.

    Po me kë ka folur dhe çfarë ka thënë Taulant Balla tre ditë pas vrasjes në intervalin nga data 5 shkurt 2016 deri në mesditën e së nesërmes? Ndoshta kjo nuk do të merret vesh kurrë, pasi policia e Elbasanit, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi bashkëpunuan me shpejtësi për të zhdukur çdo provë. Ato morën vendim për asgjesimin e CD-ve të atyre afrove 23 orëve në të cilat celulari i Taulantit u përgjua. Dhe nuk u mjaftuan me kaq. Aq rëndë do ketë qenë situata, sa gjykatësja Zamira Vyshka, urdhëroi edhe fshirjen e përgjimeve nga serverat që gjenden në prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

    Emri:  -1200-630-62fc7a27b941a.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  26.9 KB
    Gjyqtarja Zamira Vyshka qe mori vendimin

    Pra gjithçka duhej zhdukur pas bisedave që Taulant Balla kishte bërë menjëherë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dhe ndoshta kështu do të kish ndodhur sikur tre ditë më parë, i ndodhur para gjykatës ku po gjykohet për vrasje, Ardian Çapja mos fliste për faktin se politikani i lartë ishte përgjuar nga prokuroria. Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi ai. Përpos zhdukjes së përgjimeve edhe avokati Ravik Gurraj nuk jeton më.

    Emri:  capja-1.jpg

Shikime: 101

Madhësia:  42.5 KB

    Emri:  capja2.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  59.2 KB

    Emri:  capja-3.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  40.9 KB

    Emri:  capja-4.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  36.5 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dokumenti: Si prokurori Pertef Asllan dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant B

    E paralajmëroi Ardjan Çapja: Taulant Balla u përgjua nga prokuroria!

    Emri:  Ravik-Gurra-pergjimet-e-Taulant-Balles-2048x1152.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  32.5 KB

    Kanë kaluar tre ditë nga rrëfimi i Ardjan Çapjas në sallën e gjyqit në Elbasan dhe kreu i grupit paralamentar socialist, Taulant Balla ende nuk ka dhënë përgjigje për akuzat e forta që i janë bërë.

    “Politikani me emrin Taulant” u akuzua si porositësi i vrasjes së Ravik Gurrës në mars të 2019, avokatit të Ardjan Çapjas.

    Sipas tij avokati arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra.

    Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja.

    Vendimi i fshirjes së përgjimeve
    Por gazetari Basir Çollaku ka publikuar sot vendimin e gjykatës për prishjen e përgjimeve të Taulant Ballës, që ishin bërë një ditë pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016. Atëherë në Elbasan, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

    Në këtë vendim sqarohet se “shtetasi me emrin Taulant” u vu në përgjim në datën 4 shkurt.

    Dy ditë më pas, prokurorët e cilësuan një lapsus dhe i kërkuan gjykatës anulimin e vendimit.

    “Me të drejtë organi i prokurorisë ka kërkuar nëpërmjet kërkesës objekt gjykimi, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka dhënë vendimin për lejimin e përgjimit, që ky i fundit të asgjësohet, pikërisht për shkak se ashti sikundër thekson prokurori, me këtë numër ka ndodhur një lapsus!” shkruhet në vendimin e publikuar nga Çollaku.

    Por çfarë përmbanin përgjimet për Taulant Ballën? Pse u tërhoq prokuroria duke i quajtur ato një lapsus? A ka pasur dijeni Taulant Balla mbi bisedat e përgjuara? Përse duhej t’i telefononte Ardjan Çapjas pas masakrës? A e njihte avokat Ravik Gurrën dhe a kishte folur me të për këto përgjime?

    Pyetjet janë të shumta për kreun e grupit parlamentar socialist.

    Ndërkohë dokumentat që publikon gazetari Basir Çollaku janë një detaj që plotëson skenarin që tregoi në sallën e gjyqit Ardjan Çapja për vrasjen e avokatit të tij Ravik Gurra. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të marrë në konsideratë këtë pistë hetimi për vrasjen e avokatit.

    VENDIMI I PLOTE
    Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 229, i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe “e” e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

    Nga të dhënat që i bashkëngjiten kërkesës së organit të prokurorisë rezulton se:

    Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

    Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit, kanë marrë informacion si dhe kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, një automatik model 56 me nr.11113214 me një krehër pa fishekë, një krehër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha kalibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike.

    Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në rrugë operative, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë marrë informacione për shtetas, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit, si dhe nga shtetas, vëzhgimi i të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarve.

    Me datë 04/02/2016, oficerët e Policisë Gjyqësore, të Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit për Krime të Rënda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit për Krime të Rënda, shtetasi Edvin Ndreu kanë depozituar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, një informacion me të cilin kërkojnë përgjimin telefonik të disa numrave të kompanive të telefonisë celulare që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij informacioni, Policia Gjyqësore i ka kërkuar prokurorisë të vendosë lejimin e menjëhershëm të përgjimit edhe për numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga një shtetas me emrin Taulant.

    Me vendimin e datës 04/02/2016, duke respektuar kërkesat ligjore të parashikuara në nenin 222 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të menjëhershëm të numrave të telefonit që kërkoheshin në informacionin e Policisë Gjyqësore, përfshirë këtu edhe numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant. Ky vendim i është njoftuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e saj nr. 88, datë 05/02/2016, ndër të tjera ka vendosur: Vlerësimin e ligjshëm të vendimit datë 04/02/2016 të prokurorit për lejimin e përgjimit, përfshirë edhe numrin e telefonit 0682055399 që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant.
    Në datë 06/02/2016 me nr. protokolli 1947, në prokurori është administruar shkresa nr. protokolli 711, datë 06/02/2016, e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me të cilën ka dërguar informacionin e oficerit të Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu. Me këtë informacion, organi i procedurës njoftohet se:

    Në identifikimin e saktë të numrit të telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, është bërë një lapsus. Në informacion, oficeri i Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu kërkon ndërprerjen e menjëhershme të përgjimit për numrin 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant.

    Në këto rrethana, organi i procedurës, duke vlerësuar se për numrin e telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, nuk ekzistojnë kushtet e përgjimit. Më 06/02/2016 ora 12.10 ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të përgjimit të tij dhe me shkresën nr. prot. 1329 datë 08/02/2016 ka njoftuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka vlerësuar të ligjshëm vendimin e prokurorit për lejimin e përgjimit.

    Në këtë fazë të hetimit paraprak, duke vlerësuar se dokumentacioni i përgjimit të numrit të telefonit 0682055399, që i përket shtetasit me emrin Taulant, nuk mund të përdoret, sepse në këtë rast, organi i procedurës nuk ka respektuar dispozitat e kreut III, seksioni IV të Kodit të Procedurës Penale. Me të drejtë organi i prokurorisë ka kërkuar nëpërmjet kërkesës objekt gjykimi, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka dhënë vendimin për lejimin e përgjimit, që ky i fundit të asgjësohet, pikërisht për shkak se ashti sikundër thekson prokurori, me këtë numër ka ndodhur një lapsus!

    Nisur nga kërkimi i sipërm i prokurorit, gjykata çmon se ka vend që ajo të pranohet nisur nga kjo mbështetje ligjore.

    Neni 224

    1-Procesverbalet dhe regjistrimet ruhen pranë prokurorisë që ka urdhëruar përgjimin, derisa vendimi të marrë formë të prerë, me përjashtim të atyre që ndalohet përdorimi. Por kur ky dokumentacion nuk është i nevojshëm, të interesuarit mund të kërkojnë asgjësimin e tij. Mbi këtë kërkesë vendos gjykata që ka bërë vlerësimin e përgjimit. Asgjësimi bëhet nën kontrollin e gjyqtarit dhe për veprimin mbahet procesverbal.

    2- Kur prokurori vendos pushimin e çështjes, duhet të njoftojë për këtë vendim me shkrim gjykatën. Gjykata vendos për asgjësimin e procesverbaleve dhe regjistrimeve në afatin e përcaktuar prej saj dhe vë në dijeni personin e përgjuar. Me kërkesë të prokurorit, ky njoftim mund të mos bëhet në rastin kur ka rrezik për jetën ose shëndetin e të tjerëve, ose kur vihet në rrezik një hetim i nisur.

    Neni 226

    1-Rezultatet e përgjimit nuk mund të përdoren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk janë respektuar dispozitat e këtij seksioni.

    2- Nuk mund të përdoren përgjimet e bisedave ose të komunikimeve të atyre që janë të detyruar të ruajnë sekretin për shkak të profesionit apo detyrës, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deponuar mbi të njëjtat fakte ose i kanë përhapur në ndonjë mënyrë tjetër.

    3- Gjykata urdhëron asgjësimin e dokumentacionit të përgjimeve që ndalohet të përdoren me përjashtim të rasteve kur përbëjnë provë materiale.

    Nisur nga përmbajtja e sipërmeve e dispozitave ligjore rezulton se në rastin konkret jemi përpara faktit juridik kur me urdhër të prokurorit, përgjimi i nr. të telefonit celular 0682055399, që mbahet nga personi me emrin Taulant, është ndaluar si dhe në rrethanat ku po prej vetë prokurorit është kërkuar asgjësimi i përgjimeve të kryera ndaj këtij nr. për periudhën datë 04/02/2016 ora 13:20 deri me datë 06/02/2016 deri me datë 06/02/2016 ora 12:10, gjykata çmon se ky kërkim është i bazuar në ligj dhe duhet pranuar. Materialet e përgjimit për këtë periudhë kohore, të cilat iu bënë prezent gjykatës nëpërmjet shkresës me nr. prot 1731, datë 17/02/2016 të inkorporuara në një CD, duhet të asgjësohen në prani të gjyqtarit, sapo ky vendim të marrë formë të prerë. Po kështu gjykata çmon se për arsye të sekretit të hetimit, personi i përgjuar me emrin Taulant nuk duhet të njoftohet lidhur me këtë veprim procedural-hetimor

    Për këto arsye

    Gjykata duke parë edhe nenet 224-226 të Kodit të Procedurës penale

    VENDOSI

    • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
    • Fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta
    • Të asgjësohet materiali i ardhur me CD me shkresën nr. 140, datë 16/02/2016 edhe në serverat që ndodhen pranë sektorit të përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Tiranë
    • Gjykata e rrethit Elbasan me vendimin nr 88 datë 05/02/2016 ka vlerësuar vendimin e prokurorit të datës 04/02/2016 mbi lejimin e përgjimit të numrit të mësipërm për një periudhë kohorë prej 15 ditësh, përgjim i cili është ndërprerë me urdhër të prokurorit dt 06/02/2016 ora 12:10
    • Asgjësimi të kryhet në prani të gjyqtarit të çështjes ditën e nesërme të marrjes së formë të prerë të këtij vendimi
    • Për këtë vendim të mos njoftohet personi i përgjuar për arsye hetimi
    • Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë
    • Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij në Gjykatën e Apelit, Durrës.


    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dokumenti: Si prokurori Pertef Asllan dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant B

    Dëshmia bombë e Ardian Çapjas: “Politikani Taulant” pas vrasjeve në Elbasan

    Emri:  Ardian-Capja-Taulant-Balla-Ravik-Gurra-Edi-Rama-2048x1152.jpg

Shikime: 91

Madhësia:  39.9 KB

    Në 3 Shkurt të vitit 2016, gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan, në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja ndodhi një masakër me tre të vrarë dhe tetë të plagosur.

    Katër persona të veshur me kamuflazh dhe të maskuar me kapuça zbritën nga makina dhe hapën zjarr në lokal, duke shkatërruar gjithçka me breshëri automatiku. Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur një grup burrash nga 25 deri në 55 vjeç.

    Të vrarë mbetën Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 37 vjeç.

    Të plagosurit në spitalin e Traumës u dërguan Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja

    Të plagosur në spitalin e Elbasanit u dërguan Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

    Emri:  Ardian-Capja.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  36.9 KB
    Ardian Çapja pas atentatit

    Rrëfimi i Ardjan Çapjas për “politikanin me emrin Taulant”

    7 vite më pas, Ardjan Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

    Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

    “Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

    Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

    Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave.

    Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

    “Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tre telefona, ke dosjen time. Gjej kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet dretësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant” ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.

    Emri:  cccccc-700x450-1.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  30.9 KB
    Ardjan Çapja me kryeministrin Edi Rama

    Takimi misterioz i Ardjan Çapjas me Edi Ramën

    Nuk ka prova të takimit me Taulant Ballën, por një foto e Ardjan Çapjas me kryeministrin Edi Rama qarkulloi në media pak kohë më parë.

    Kur gazetari Artan Hoxha ia tregoi këtë foto në emision, atëherë kryeministri Rama u shpreh: “Zotëria me zonjën më thanë a mund të bëjmë një foto tek hoteli dhe i thashë po patjeter. Kam qenë disa here në hotelin e tyre në Elbasan se ka sallë për evente dhe konferenca. Nuk isha i informuar për të shkuarën e tij”.

    Fakti që Çapja thotë se politikani me emrin Taulant i kërkoi ndihmë, ngrihen pikëpyetje nëse foto është bërë në rrethana të tjera apo këto që ka treguar kryeministri.

    Emri:  arretimi-ardi-cekani-770x448-1.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  17.1 KB
    Arrestimi i Ardjan Çapja

    Kush është Ardjan Çapja

    Ardjan Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit. Siç ka treguar edhe vetë në sallën e gjyqit, atij i janë bërë 3 atentate, dy në vitin 2017 dhe një në vitin 2020 kur tentuan ta eleminojnë me snajper në oborrin e shtëpisë së tij.

    Kur policia i dërgoi formularin e OFL, aty shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

    Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi më armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithçka ishte e dokumentuar me video, gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi policët nuk u identifikuan.

    Ai u arrestua sërish, pasi prokuroria e akuzoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij. Vrasja dyshohet se u krye për hakmarrje, pasi në vitin 2005 është vrarë, vëllai i Ardjanit, Sokoli.

    “Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ik në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Ccapia. Pa hyrë në elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshaurit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin. Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper” u shpreh ai.

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dokumenti: Si prokurori Pertef Asllan dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant B

    “Mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje”, Berisha: Gentian Sharra bleu vota për PS-në

    Emri:  berisha2231-770x395-1.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  32.8 KB

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me bandat kriminale të Elbasanit. Duke folur jashtë Kuvendit, Berisha tha se banda e Elbasanit ka blerë vota për PS-në.

    “Ka të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata nga këto biseda. Taulant Bego është anëtar i inkriminuar kokë e këmbë nga banda e famshme të Elbasanit. Ai ka kryer detyra të paligjshme në interes të Gentian Sharrës, ky ka blerë vota për Taulant Begon, partinë socialiste. Ju bëj thirrje të publikoni çdo dokument që njëson Ramën me bandën e Elbasanit. Ka biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri“, tha Berisha.

    Lapsi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dokumenti: Si prokurori Pertef Asllan dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant B

    Patronazhisti Gent Sharra, nga grabitjet me Dumanin te përfitimi i fondeve publike në Elbasan

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.41.28-AM.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  38.3 KB

    Që Partia Socialiste e Elbasanit krijoi një nyje të fortë interesash me bandat nuk është sekret, por emrat e përfshirë në fushatë shkaktojnë habi për nga stofi që u zgjodhën patronazhistët dhe për nga rezultati, që prodhoi deputetin më të votuar të Elbasanit dhe të të gjithë Shqipërisë, Taulant Ballën.

    ANGAZHIMI NE FUSHATEN E TAULANT BALLES NE ELBASAN

    Vendi i krimit, lagjia 5 Maji në Elbasan. Data, 21 Prill. Militantë të PD-së, kryesisht ish-efektivë policie të organizuar nga opozita sapo kishin ndaluar Mehmet Grecën, ish i dënuar për drogë në Britaninë e Madhe. Kishin informacione se Greca shpërndante para për vota dhe mblidhte karta identiteti. Greca mbahet me forcë për disa minuta dhe njoftohet policia. Vetë i ndaluari njofton grupin e forcës të Partisë Socialiste.

    Dosja e prokurorisë që çoi në arrestimin e dy ish-zv.drejtorëve të komisariatit të Elbasanit Nikollaq Papa dhe Albert Nushi, nxjerr edhe emrat e atyre që erdhën në ndihmë të Mehmet Grecës.
    Njerëzit nga shtabi elektoral i Taulant Ballës, që garantonin “mbarëvajtjen e fushatës” ishin Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, Marsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra.

    Disa prej tyre janë të njohur për përdorimin e dhunës dhe armëve, por emri i fundit meriton vëmëndje të veçantë për nga reputacioni që gëzon në Ebasan.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.41.14-AM.jpeg

Shikime: 77

Madhësia:  41.0 KB

    FILLIMET SI GRABITËS ME TALO ÇELËN DHE NUREDIN DUMANIN

    Gent Sharra është i skeduar si një nga bashkëpuntorët e ngushtë të Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Sot është shpallur në kërkim për grabitjet me dhunë që organizonte grupi kriminal.

    Sharra përmendet dhjetëra herë në rrëfimin e Nuredin Dumanit, kryesisht në organizimin e grabitjeve. E para është ajo e vitit 2011, kur Dumani e përmend në vjedhjen me dhunë të Lirak Bajraktarit në Elbasan.

    Sharra këtu ishte në rolin e organizatorit.

    “Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe. Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe. Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja” tregon Dumani.

    Me kalimin e viteve, ai e përmend Sharrën në grabitjen e Shyqyri Shalës në Kavajë, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamit Haxhisë në Durrës, pastaj në vjedhjen me armë të Xhemal Liçit në Elbasan, pastaj në vjedhjen me dhunë të Hamdi Sharkës në Berat.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.36.35-AM.jpeg

Shikime: 74

Madhësia:  56.1 KB

    DYSHIMET SI PJESËMARRËS NË GRABITJEN E RINASIT

    Më parë, emri i Gent Sharrës kishte dalë në grabitjen e Rinasit. Në atë kohë, ai mori me qira servisin ku u bë modifikimi i furgonit, i cili u përdor për grabitjen e Rinasit. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është bllokuar asokohe nga Policia si provë materiale.

    Mësohet se oficerët e Policisë sekuestruan prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servisit, Gentian Sharra, kishte konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çalës, aktualisht në burg i izoluar në sistemin 41-biss.

    Emri:  Elbasan_1.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  159.1 KB

    PATRONAZHIST DHE PËRFITUES I FONDEVE PUBLIKE

    Por pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Sharra kaloi në një nivel tjetër. Përfitimet nga vjedhjet me dhunë ishin shumë të vogla krahasur me paratë që sillte politika.

    Reputacioni si i fortë dhe lidhjet me kriminelë të tjerë të Elbasanit e avantazhonin në listën e patronazhistëve që u angazhuan në fushatën e Partisë Socialiste. Dhe pas zgjedhjeve, në objektiv ishin fondet publike.

    Open Data zbulon se kompania e Olta Sharrës, bashkëshortja e Gentian Sharrës ka fituar disa qindra miliona lekë nëpërmjet tenderave të dhënë nga Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe të Cërrikut. Praktikisht ajo ka qenë fituese në tre bashkitë e qarkut të Elbasanit. Të dhënat më poshtë tregojnë se si kanë kaluar fondet publike tek kompanitë e familjes Sharra:

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.33.14-AM.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  40.4 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.33.38-AM.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  27.7 KB

    Tabela tjetër tregon se kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës ka përfituar disa tendera të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, me një shumë që shkon rreth 300 milion lekë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.34.58-AM.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  14.9 KB

    SEKUESTRIMI I PASURISE NGA POLICIA

    Disa pasuri të Gentian Sharrës u vunë nën sekuestro pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pasuria e sekuestruar në pronësi të familjes Sharra arrin në vlerën e 5 mln eurove. Mes pasurive ishte 1 vilë në lagjen Katund i Ri, truall dhe sipërfaqe të shumta toke dhe 4 automjete.

    Sipas policisë, Sharra u vu nën akuzë për grabitjet që kishte bërë me grupine Talo Çelës, por ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për përfshirjen në ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-06-29-at-11.38.39-AM.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  16.7 KB

    AKUZAT PER LIDHJEN ME TAULANT BALLËN


    Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me Gentian Sharrën.

    Berisha tha se Gentian Sharra ka blerë vota për PS-në.

    “Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës”, tha Berisha.

    Taulant Balla ishte një ndër njerëzit më të zëshëm pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, por ditët e fundit ai ka heshtur. Balla nuk e ka komentuar faktin se 2 ish-shefat e policisë në Elbasan gënjyen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa këto ditë është në një vizitë në Rumani. Balla rezultoi deputeti më i votuar në Shqipëri, me mbi 21 mijë e 500 vota, edhe më shumë se Edi Rama. Pavarësisht rezultatit “spektakolar”, Rama e transferoi nga drejtues politik i Elbasanit në atë të Fierit dhe nuk e përfshiu në kabinetin qeveritar.

    ©Lapsi.al

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dokumenti: Si prokurori Pertef Asllan dhe gjyqtarja Zamira Vyshka zhdukën përgjimin e Taulant B

    “Balla po fliste me Ramën, aty e kuptuan prokurorët dhe urgjent kërkuan të ndërpritej përgjimi”

    Emri:  ramaaaba.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  52.0 KB

    Përgjimi i Taulant Ballës me vendim gjykate në vitin 2016 dhe më pas fshirja e këtij përgjimi po me vendim gjykate, ka trazuar opinionin publik.

    Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar disa detaje nga kjo ngjarje.

    Hoxha tha se prokurorët e kuptuan se kishin bërë gabim me vendosjen e Ballës në përgjim, një deputeti me imunitet, kur kuptuan se ai po fliste në telefon me Edi Ramën. Ky është momenti, sipas Hoxhës, kur është kërkuar me urgjencë ndalimi i përgjimit dhe më pas asgjësimi i tij.

    Hoxha tha se CD me përgjimet nuk është zbardhur asnjëherë dhe është e paqartë se për çfarë kanë folur.

    Lidhur me arsyet e vendosjes së Ballës në përgjim, Hoxha tha se ai ka bërë një telefonatë me Ardjan Çapjan pas masakrës me tre të vrarë në Elbasan, ku ai ka ofruar ndihmë dhe se me gjasë kjo është arsyeja pse numri i Ballës është vendosur në përgjim.

    “Telefoni që është përgjuar, është telefoni i Taulant Ballës. Kjo është e provuar në vendimin e gjykatës, numër 115. Në 3 shkurt 2016, janë vrarë tre vetë në një atentat në Elbasan. Objekt i sulmit ishin Çapjat, një familje e cila për gati dy dekada, ka qenë familja kryesore që ka komanduar në Elbasan. Ata kanë qenë mbështetës të opozitës. Të nesërmen ka patur një telefonatë, drejt telefonit të Ardjan Çapjas, nga Taulant Balla dhe i është thënë, për çfarë ke nevojë, sepse diskutohej që mund të kishte edhe viktima të tjera. Ne kemi parë helikopterin e Forcave të Armatosura, që ka sjellë të plagosurit.

    Në datën 4 shkurt, oficerët e policisë gjyqësore, kanë bërë një filtrim të të dhënave dhe i kanë kërkuar prokurorisë të vënë në përgjim një numër personash, që mund të kishin dijeni. Mes numrave, ka qenë numri i Çapjas dhe shtetasit Taulant. Prokurori e ka marrë shkresën dhe ka vajtur në gjykatë dhe ka kërkuar që të lejojë përgjimin e telefonave, përfshirë edhe numrin e qytetarit me emrin Taulant. Ai e ka çuar me idenë, që ky komunikon me Çapjan dhe ne nuk e dimë kush është Taulanti. Nga data 4 shkurt 2016, deri në datën 6 shkurt 2016, telefoni i Taulant Ballës ka qenë në përgjim me vendim gjykate.

    Papritur, prokurori në Tiranë, kur sheh numrat i del që ky numri po fliste me kryeministrin. Duke përgjuar numrin e Taulantit, doli se me kë fliste Taulanti. Me urgjencë pastaj prokurori kërkon të bëhet shkresë tjetër, për të ndërprerë përgjimin. Sa u mor vesh që po fliste “i madhi”, u ndërpre. Këto biseda kanë qenë të dokumentuara në pajisjen që bëhet përgjimi dhe në CD. Nuk i kanë zbardhur por kanë kërkuar menjëherë që të ndërpritet përgjimi. Kur shkuan për së dyti, gjykatës i kanë thënë ne kemi bërë një lapsus dhe duhet ndërprerë.

    Për të mbuluar atë që ka ndodhur, pas dy javësh, i kanë thënë gjykatës, që kjo CD ku është biseda, duhet të asgjësohet. Biseda nuk është zbardhur. Atë e di vetëm operatori dhe të tjerët nuk e kanë zbardhur.

    Gjykata thotë jo vetë, të asgjësohet përgjimi, por të mos e marrë vesh as personi që është përgjuar dhe as asgjësimi.

    Balla sot thotë, ku e dinë këta që unë jam përgjuar dhe pse pikërisht e nxjerrin tani?

    Vijmë te pjesa tjetër, ndalimi i përgjimit nuk është bërë se po përgjohej Taulanti, por po përgjohej kryeministri.

    Taulanti thotë kam bërë kallëzim. Ky si përgjim nuk është më provë, është asgjësuar, nuk dimë cfarë është folur. Çështja nuk ekziston fare si çështje. Nuk ka lidhje me vrasjen e Ravik Gurrës. Pra, kjo është çështje krejt tjetër. Pse del tani kjo?”, tha Hoxha.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Aktorja Zamira Kita
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2021, 17:09
  2. Kërkesë Berishës: Çirrjani maskën Taulant Ballës, deputetit hajdut!
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2015, 22:40
  3. Pasioni i çmendur i Taulant Ballës për orët e shtrenjta (foto)
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 02-08-2015, 21:42
  4. Ali Asllani
    Nga ALBA në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 30-07-2014, 15:39
  5. Zamira Caka: “Fëmijëria ime e përjetuar midis pesë qyteteve”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 06:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •