Fjetja e Kryepiskopit tė Qipros, Z. Krisostom.

Lidhur me fjetjen e Kryepiskopit tė ndjerė tė Qipros, z. Krisostom, Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Imz. Anastasi, u shpreh:

“Me dhimbje nė zemėr morėm lajmin fjetjes mė Zotin tė vėllait dhe bashkėmeshtarit tonė fort tė shtenjtė, Kryepiskopit tė Qipros, z. Krisostom, me tė cilin kemi patur njė miqėsi tė gjatė e tė pėrzemėrt.

I ndjeri shquhej pėr spiritualitetin orthodhodoks, pėr guximin dhe atdhedashurinė e tij. Ai i shėrbeu popullit shpresėtar orthodhoks tė Qipros si kryebari “me urtėsi dhe menēuri shpirtėrore”, me nisma thelbėsore dhe me vepra frytdhėnėse. Ai ka marrė pjesė me pėrgjegjshmėri nė takimet panorthodhokse dhe, nė mėnyrė tė veēantė, nė Sinodin e Madh dhe tė Shenjtė tė Kretės.

Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė shėrbesėn e pėrmortshme tė varrimit, do ta pėrfaqėsojnė Hirėsia e tij, Mitropoliti i Amantias, z. Nathanail, Kryesekretar i Sinodit tė Shenjtė, dhe Protopresviter atė Joan Mėrkuri.

Pasi i shprehėm keqardhjen tonė tė thellė Hierakisė sė hirshme tė Kishės sė Qipros dhe popullit tė zgjedhur orthodhoks, nė kishėzėn e Kryepiskopatės sė Tiranės, kryem shėrbesėn e Trisaisė pėr prehjen e tij “nė tendat e tė drejtėve”.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij!

Sekretaria e Sinodit tė Shenjtė

Tiranė mė 7.11.2022


Burimi: orthodoxalbania