Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,158
    Postimet nė Bllog
    4

    Pse po arratisen shqiptarėt?

    Kryeministri Edi Rama tentoi t’ia hedhė fajin “perandorive” tė sė shkuarės pėr dallgėn e re tė emigrimit tė shqiptarėve drejt Mbretėrisė sė Bashkuar, duke e cilėsuar Shqipėrinė si njė “viktimė prej njė kohe tė gjatė tė perandorive”, pa harruar tė thotė se shqiptarėt vetė nuk e kanė pasur kurrė njė tė tillė.

    Kjo ėshtė njė pėrqasje fyese ndaj problemit aktual. Njė i ri i lindur, fjala vjen, nė vitin 2000, tenton tė arratiset nga Shqipėria nė mėnyrėn mė tė dėshpėruar tė mundshme nė vitin 2022. Kjo vėshtirė se ka tė bėjė me faktin se Perandoria Romake ekzistoi mbi dy mijė vjet mė parė dhe as se Perandoria Osmane ekzistoi deri mė shumė se njė shekull mė parė. Dhe shqiptarėt, tė cilėt hyjnė nė kategorinė e 95% tė popujve tė botės qė nuk kanė pasur ndonjėherė ndonjė perandori, vėshtirė se mund tė justifikojnė gomonet e La Manshit me ndonjė tragjedi tė ndodhur shekuj mė parė.

    Bota nė fakt ka krijuar shumė teori pėr tė shpjeguar migracionin. Disa mbėshteten nė tė dhėna moderne statistikore, disa tė tjera nė vrojtime tė drejtpėrdrejta. Pėr shembull, nė vitin 1992, pas rėnies sė komunizmit nė Evropėn Lindore, njė zyrė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara bėri njė pėrmbledhje tė teorive kryesore qė pėrpiqen tė shpjegojnė migrimin, ku natyrshėm, teoria qė njė vend ka qenė dikur “viktimė” e njė perandorie, nuk bėn pjesė. Gjithsesi, po jap njė pėrmbledhje pėr tė kuptuar se nė ēfarė kategorie mund tė futet emigrimi shqiptar:

    Pabarazia nė tė ardhura. Teoria thotė se nėse nė njė vend paga ėshtė 1 lek dhe nė njė tjetėr, 10 lekė, atėherė njė numėr njerėzisht do tė zhvendosen nga vendi i varfėr te vendi i pasur, sepse diferenca nė tė ardhura mbulon kostot, tė tilla si kostoja e udhėtimit dhe kostoja e banimit nė vendin ku emigron. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė nė rastin e Shqipėrisė. Diferenca nė tė ardhura reale mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian ka qenė njė me dhjetė njėzet vjet mė parė, ndėrsa tani ėshtė njė me tre.

    Siguria shoqėrore. Teoria thotė se njė familje qė jeton nė njė vend tė varfėr, e ka tė vėshtirė tė pėrballojė njė krizė, fjala vjen njė sėmundje tė papritur, me tė ardhurat e pakėta qė ka nė dispozicion dhe pėr kėtė arsye vendos qė njė prej anėtarėve tė familjes, p.sh., njė prej djemve, ta dėrgojė nė emigrim. Psh., edhe sot nė Kosovė mund tė dėgjosh herė pas here shprehjen e kohės sė ish-Jugosllavisė, e cila thotė se familja ka nevojė pėr tre djem, ku njėri duhet tė dėrgohet pėr punė nė Zvicėr apo nė Gjermani apo nė ndonjė vend tjetėr tė pasur, tjetri duhet tė punojė tokėn nė shtėpi, ndėrsa i treti i pėrket Flamurit, pra atdheut.

    Emigrim kulturor. Nėse jeton nė njė zonė rurale, ka gjasa qė kushtet e jetesės, sado tė mjaftueshme qė tė mund tė jenė, nuk tė ngopin nga pikėpamja sociale. Njė i ri nuk jeton dot vetėm me bukė, zakonisht kėrkon tė shijojė jetėn dhe jeta shijohet nė njė metropol tė madh. Rrjedhimisht, ai emigron. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se njė pjesė e emigrimit shkaktohet nga kultura televizive e transmetuar nga vendet e zhvilluara dhe jo nga problemet ekonomike.

    Emigrim politik. Teoria ndėrkombėtare thotė se tė ikurit nga Shqipėria nuk pėrbėn argument pėr strehim politik, pėr shkak se Shqipėria nuk tė persekuton drejtpėrsėdrejti, si nė kohėn e komunizmit. Por pėrtej asaj qė ligji ndėrkombėtar cilėson si emigrim politik, nėse qyteti yt kontrollohet nga krimi i organizuar, ėshtė normale qė tė ikėsh prej tij dhe kjo nuk tė bėn mė pak emigrant politik se sa emigranti politik qė cilėsohet si i tillė nga ligji ndėrkombėtar.

    Pirateria. Sulmi i shqiptarėve ndaj Mbretėrisė sė Bashkuar ngjan shumė me piraterinė. Kudo nė Shqipėri dėgjon pėr njerėz qė ikin nė Mbretėrinė e Bashkuar me qėllim tė drejtpėrdrejtė pėr tė punuar nė “shtėpitė e barit”, pra nė industrinė e drogės. Atje mund tė bėhen paratė qė nė Shqipėri janė tė paarritshme. Kryeministri nuk ka pse tė shkojė pas nė histori pėr tė kuptuar se kultura e drogės dhe e krimit si ēelėsi i suksesit ėshtė njė fenomen i kohės sonė, ku ai vetė ka njė kontribut aspak tė vogėl. Ka tė bėjė me kanabizimin e Shqipėrisė nė vitet 2014-2015 e 2016 si dhe me pushtimin e vendit nga krimi. Rama mund ta ketė tė lehtė ta mohojė me autoparlantin e vet tė madh atė qė shqiptarėt nė fakt e shohin me sytė e tyre. Pallate qė mbijnė nga asgjėja, biznesmenė qė shfaqen nga asgjėja, apartamente qė kushtojnė aq para sa asnjė qytetar normal nuk arrin t’i konceptojė si tė mundura pėr t’i blerė me tė ardhurat nga rroga. E nėse vendi vijon tė sundohet nė kėtė mėnyrė, normalisht qė njerėzit do tė shohin shtėpitė e barit si zgjidhja e vetme praktike dhe fare kollaj brenda moralit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, si ēelėsi i suksesit.

    Niccolo Machiavelli jetoi nė njė kohė kur hipotezat nxirreshin nga vėzhgime tė drejtpėrdrejta mbi historinė. Teoria e tij se pse njerėzit migrojnė, lidhet me faktin qė njė vend mund tė ketė mangėsi burimesh dhe pjellori tė lartė. Por, thotė ai, emigrimi shkaktohet edhe nga princi i keq. “Ai”, thotė Machiavelli, “do ta shohė detin pėrplot me mėrgimtarė, bregdetin, pėrplot me gjak”.

    Gjergj Erebara
    https://www.reporter.al/2022/11/03/p...en-shqiptaret/

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,158
    Postimet nė Bllog
    4

    Gjendja aktuale

    Siguria ❌ : Te dhenat e oficereve te SHISH-it dalin ne pazar, duke vene ne rrezik sigurine kombetare po edhe sigurine e tyre personale.

    Rendi ❌ : Drejtori i Pergjithshem i Policise shkarkohet pasi ka denoncuar ne media dekonspirimin e operacioneve policore nga zyrtare te larte. Zevendesohet nga ēiftelia.

    Ekonomia ❌: Ēmimi i naftes me i larti ne rajon. Ndihma ekonomike per te perballuar pasojat e inflacionit me e uleta ne rajon. Rroga mesatare me e ulet se e vendeve fqinje (perveē Kosoves).

    Demografia ❌ : Emigrimi me i larti ne rajon. Shkolla, dege universiteti mbyllen per shkak te mungeses se nxenesve dhe studenteve.

    Ky eshte bilanci pas 9 vitesh qeverisje.

    Problemi me i madh i kryeministrit ne Twitter? Kronikat e Top Channel.

    Shtrohet pyetja: Po te mos kishim patur qeveri fare keto 9 vitet e fundit, e per pasoje as politikat qeverisese te rilindjes, situata do kishte qene:
    - me e mire?
    - me e keqe?
    - po njesoj?

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,384
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Gjendja aktuale

    Ne periudhen 1992-1996 u shit per 5 kacidhe gjithe industria jone e cila se paku vlente nja 10 % e saj. U shkaterrua gjithcka me nxitjen e pd, saliut, hajdarit, etj., qe benin thirrje per shkaterrim. ketu e ka burimin gjendja e sotme, dhe s`ka faj kjo qeveri per shkaterruesit e 30 viteve, non grates me co, bilanci duhet bere prej vitit 1992 e ketej, jo pasi le "toke te djegur" akuzon rindertuesit se kane gabuar
    po te kishim patur non graten keto vite e imagjinoni pak se ku do ishim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 07-11-2022 mė 17:07
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,804

    Pėr: Gjendja aktuale

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne periudhen 1992-1996 u shit per 5 kacidhe gjithe industria jone e cila se paku vlente nja 10 % e saj. U shkaterrua gjithcka me nxitjen e pd, saliut, hajdarit, etj., qe benin thirrje per shkaterrim. ketu e ka burimin gjendja e sotme, dhe s`ka faj kjo qeveri per shkaterruesit e 30 viteve, non grates me co, bilanci duhet bere prej vitit 1992 e ketej, jo pasi le "toke te djegur" akuzon rindertuesit se kane gabuar
    po te kishim patur non graten keto vite e imagjinoni pak se ku do ishim
    92-96 ishte periudhe tranzicioni qe erdhi me shume gafa ne drejtim administrim,me mungese te
    theksuar njohurish dhe eksperience per ti dhene drejtimin korrekt reformave
    per ate situate sociale/ekonomike dhe mungese ligjesh
    qe u dha oportunitet rrufjaneve ne pushtet te blenin prona me para qe nuk
    u dihej origjina se nga vinin dhe si ishin bere dhe benin dokumenta si pronaret legjitim
    te tyre.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,158
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Pse po arratisen shqiptarėt?

    Shqiptaret shkojne jashte vendit sepse: 1. Globalizimi dhe hapja e kufijve. 2. Pagesa me te mira ne te gjitha qytet ku ata emigrojne. 3. Aspektet financiare per te jetuar me mire. 4. Kaosi i Shqiperise qe i detyron njerezit te zhvendosen ne qytete te tjera jashte vendit. 5. Zona rurale pa zhvillim me fonde te limituara per agrikulture. 6. Mungese eksperience ne jete dhe njerezit duan te shijojme jete te re. 7. Shoqeri e dis-balancuar. 8. Ēmime qe po riten gati ne ēdo gje: energjia, pallatet, ushqimi, ndertimi, ndersa rrogat jane rritur me % te limituar. 9. Edukim i keq jo vetem ne universitete por edhe ne aspekte sociale. Shqiperia nuk eshte vetem disa mijera m2 ne Tirane apo qytete te tjera..10. Nuk ka nxitesa per ekonomine per te respektuar ligjet. Cdo njeri qe respekton ligjin per 20 vite duhet te kete incentiva..11. Mungese e partershipit serioz me investitore te mire qe sjellin punesimin e te rinjve me pagesa te mira.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    32
    Postime
    2,158
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Pse po arratisen shqiptarėt?

    SHQIPTARĖT PO IKIN SEPSE DUAN TĖ MBUSHIN JO VETĖM BARKUN, POR EDHE SHPIRTIN.

    Ikjet. Kryefjala e realitetit shqiptar sot, tashmė prezent edhe nė faqet e mediave tė huaja apo nė sallat e tyre parlamentare. Akuzat dhe retorika politike duket se jo vetėm nuk e ndihmojnė, por e komplikojnė mė shumė situatėn, ku faji mbetet si gjithmonė jetim.

    Pse ikin shqiptarėt?!
    Arsyet janė shumė, edhe pse shpesh ato konturohen nė frazėn: Pėr njė jetė mė tė mirė. Por mendoj se kjo jetė mė e mirė konturohet nė disa elementė, qė janė baza e pėrditshmėrisė sonė. Tė ardhurat, arsimi, shėndetėsia, drejtėsia, jeta sociale, por edhe bota shpirtėrore. Ēfarė ofron Shqipėria pėr ne nė raport me vendet ku emigrojmė? Pėrse Europa na duket kaq tėrheqėse, ndėrsa ikja na duket shpėtim?

    Janė kėto disa nga pyetjet qė besoj se tė gjitha ja bėjnė vetes, e disave prej tė cilave jam pėrpjekur t’u jap pėrgjigje nė kėtė artikull e nė tė tjerė qė do tė vijnė pas tij.
    ***
    Njė jetė mė e mirė. Ėshtė shpesh ky motivi pas tė cilit pėrmblidhen gjithė arsyet e ikjeve. Nė pamje tė parė gjithēka nis me shkaqet ekonomike. Njė pagesė mė e mirė, mundėsi pėr tė kursyer disa para pėr tė njėjtėn punė qė bėjnė nė Shqipėri.
    Por nėse kėrkon pak mė tej kupton qė arsyeja nuk nis e nuk pėrfundon kėtu. Problemet me sistemin e korruptuar tė drejtėsisė, dobėsitė e sistemit arsimor, mangėsitė dhe kostot e sistemit shėndetėsor, renditen gjithashtu mes arsyeve qė i bėjnė shqiptarėt tė largohen. E tashmė nuk janė vetėm ata qė kėrkojnė njė pagė mė tė mirė, por edhe ata qė kanė krijuar njė stabilitet financiar, e qė sėrish nuk arrijnė ta shohin nė kėtė vend tė ardhmen e tyre apo tė fėmijėve.

    Sot nuk ikin vetėm ata qė nuk punojnė, qė nuk sigurojnė dot njė vend pune, por edhe ata qė shohin se vlerat e tyre shpėrfillen. Ikin edhe ata qė pėrpiqen tė ecin pėrpara mbi bazėn e meritokracisė, por qė shohin se meritokracia pėrbuzet nga shefa e drejtorė mediokėr, qė tė vetmen vlerė dhe aftėsi nė jetė kanė militantizmin partiak, mikun apo njė tė afėrm pushtetar.

    Shqiptarėt ikin edhe pėr faktin se ndjehen tė lodhur, tė ngarkuar fizkisht e psikologjikisht nga kaosi dhe rrėmuja qė dominon jetėn e tyre tė pėrditshme. Ikin edhe pse nė ambientet rreth banesave mungojnė parqet, qetėsia dhe gjelbėrimi.
    Ėshtė shpesh si njė xhungėl, pa rregulla e ligje, ku gjithmonė tė duhet tė mbijetosh. Pėr ta kuptuar mė mirė, mjaft tė kalosh me makinė njė rreth rrotullim dhe do kuptosh qė vlen ligji i mė tė fortit. Kakofoni pėr veshėt, stres pėr mendjen, lodhje pėr sytė. Ėshtė ajo qė unė e quaj ndotje psikologjike dhe mendore nga kaosi i pėrditshėm qė karakterizon ēdo aspekt tė shoqėrisė shqiptare.

    Sepse beteja jonė nis pa dalė ende mirė nga dera e shtėpisė, teksa pėrballesh me problemet e bashkėjetesės nė komunitet, me kopshtin apo shkollėn e fėmijės, me pamjet e tmerrshme tė telave dhe kabujve qė na qėndrojnė si merimangė mbi kokė, me aromėn e kazanit tė mbeturinave ku sapo ka kaluar shitėsi i kanaēeve duke nxjerr gjithēka qė aty. Njė mjedis i tillė nuk mundet kurrsesi tė na japė njė jetė cilėsore e nuk mundet tė na bėjė qytetarė mė tė mirė.
    Shqiptarėt ikin dhe tashmė jo vetėm pėr tė mbijetuar. Ikin sepse duan tė mbushin jo vetėm barkun, por edhe shpirtin. Duan tė dėgjojnė muzikė tė mirė, tė shohin njė film tė bukur, tė bėjnė njė diskutim cilėsor, tė pandikuar nga tallavaja politike apo mediatike, qė pėr hir tė sė vėrtetės ka kostot dhe kusuret e saj nė gjithė kėtė histori.

    Ne pėrpiqemi tė gjejmė fajtorin, qė shpesh ėshtė i veshur nė petkun politik apo atė tė administrates publike, duke shuar ēdo shpresė tek njerėzit. Dhe nė fakt, njė pjesė mirė e politikanėve dhe punonjėsve tė administratės sonė (nga niveli i drejtuesve, deri nė bazė) e dinė mirė qė janė tė paaftė dhe ndodhen nė vendin e gabuar. E dinė mirė, qė nuk meritojnė tė jenė aty, qė dikė tjetėr kanė penguar tė ecė pėrpara e mė keq akoma, qė bėjnė dėm me ēdo vendim qė marrin apo nuk marrin nė ēdo ditė tė punės sė tyre.
    Kėta njerėz duhet tė bėjnė njė hap pas. Tė ndėrgjegjėsohen pėr atė qė janė dhe tė largohen. Nė tė kundėrt, ajo pjesė e vetėdijshme dhe e aftė e politikės qė ka ngelur, le t’i largojė sa mė parė.
    Ne mund t’i japim njė shpresė, njė hapėsirė, njė frymėmarrje kėtij vendi duke i lėnė vend meritokracisė. Duke pastruar administratėn nga militantėt e duke hequr dorė nga formula: votė apo shėrbim partiak nė kėmbim tė njė vendi pune.
    Por nėse politika me mekanizmat e saj dhe media me forcėn sensiblizuese nuk kanė vullnetin pėr ta bėrė tė ndryshojė kėtė situatė, ėshtė njė tjetėr segment i rėndėsishėm nė shoqėrinė shqiptare qė ka forcėn pėr ta ndryshuar shoqėrinė. Njė shtyllė e rėndėsishme nė ekonominė e vendit. Dhe po flas pikėrisht pėr biznesin.

    Le tė shohim pak mė thellė. Kush po ikėn? Shpesh janė tė rinj. Me ėndrra, dėshira, pasione dhe ambicje, ndonjėherė mbase edhe tė keqkultivuara, por jo pėr fajin e tyre. Janė ata, qė refuzojnė tė punojnė pėr njė punė tė shpėrblyer keq e mbi tė gjitha tė patrajtuar me dinjitet.

    Nė kushte tė tilla, pavarėsisht nevojave financiare ata heqin dorė nga puna, apo mė keq akoma, zgjedhin emigrimin.
    Kėshtu, qė nga 1990, vit pas viti me tė pakėnaqurit qė sa vijnė e shtohen u krijua njė vakum i fuqisė punėtore, qė dalėngadalė po kthehet nė plagėn mė tė madhe sociale tė kohėve moderne. Kjo ėshtė dhe kriza mė e madhe e sipėrmarrėsve shqiptarė tė dalė nga inkubatori i periudhės post-komuniste. Eshtė kriza e klases sė re kapitaliste, e improvizuar gjatė viteve tė pafundme tė tranzicionit, e cila ka shumė pak ose asgjė tė pėrbashkėt me parimet dhe vizionin e shoqėrive kapitaliste perendimore.
    E them kėtė sepse ishte pikėrisht kjo “elitė” e re dhe mediokre, e dalė nga hiēi, e cila nuk diti te vlerėsojė dhe orientojė siē duhet energjitė dhe potencialin e madh tė rinisė shqiptare nė kėto 30 vitet e fundit, qė me tė drejtė do tė thoja i braktisi ata dhe vendin pėr nje jetė mė tė mirė dhe dinjitoze.

    Sepse para se tė mbėrrinim nė kėtė pikė, mė lejoni tė pyes:
    -Sa prej tyre i shpėrblyen me njė pagė tė kėnaqshme punonjėsit qė kishin?
    -Sa prej tyre i trajtuan ata me dinjitet dhe personalitet?
    -Mbi tė gjitha, sa prej tyre ndoqėn parime tė drejta meritokracie pėr tė promovuar dhe incentivuar mė tė mirėt?
    -Sa prej tyre siguruan orė dhe kushte po aq optimale?
    -Le tė mos pyesim pastaj, se sa prej tyre investuan qė stafi tė kualifikohej edhe mė shumė, duke siguruar jetėgjatėsi nė kėtė profesion?
    Pak, pėr tė mos thėnė aspak.
    Le tė mos harrojmė se jo shumė kohė mė parė, rroga e njė kamerieri nė njė bar nė mes tė Tiranės ishte 15.0000 lekė nė muaj, ndėrsa nė shumė nga resortet e jugut por jo vetėm, tė rinjtė e punėsuar paguheshin me rroga mizerabėl dhe flinin nė ēadra kampingu, pa kushtet minimale higjenike dhe tė jetesės.
    Ndėrsa dėmet e krijuara nė kohė duken tė vėshtira pėr t’u rekuperuar kjo nuk do tė thotė se pėrpjekjet nuk duhen bėrė.
    Si?
    Mendoj se duhet ngritur njė mekanizėm i cili stimulon ato biznese qė ofrojnė paga tė larta mbi mesataren pėr punonjėsit, kushte tė mira pune, e qė stimulojne dhe promovojnė me bonuse risurset humane.
    Shteti mund dhe duhet tė incentivojė ata sipėrmarrės tė cilėt paguajnė mbi 70.000 - 80.000 lekė nė muaj punonjėsit. Do ishte ideale qė pagat deri nė 50.000 lekė tė reja tė zerohen nga niveli i taksave, ndėrsa ato nga 50.000 deri nė 90.000 lekė nė muaj tė taksohen me 5% dhe pagat me vlerė 90.000 deri nė 120.000 lekė nė muaj tė taksohen me 9%.
    Stabiliteti ekonomik, me tė ardhura tė mjaftueshme qė konkurojne pagat nė vendet e BE-sėnė raport me kostot e jetesės, do ishte njė mekanizėm i rėndėsishėm pėr tė kontrastuar fenomenin e ikjes nga vendi. Jo vetėm kaq, dalėngadalė pėr njė target tė caktuar, do krijonte kushte edhe pėr t’u rikthyer tė ikurit.
    Sigurisht, nuk mjafton vetėm dėshira e njė sipėrmarrėsi pėr tė paguar mirė, duhen parė dhe mundėsitė e tij. Edhe pse mė i vėshtiri, modeli i biznesit qė arrin tė krijojė njė produkt cilėsor dhe konkurues kundrejt vendeve perėndimore, duke shfrytėzuar regjimin e favorshėm fiskal dhe krahun e lirė tė punės nė vendin tonė ėshtė ai i duhuri. Krijimi i njė produkti konkurues nė ēmim dhe cilėsi pėr vendet e sipėrpėrmendura, do ishte formula e duhur pėr paga mė tė mira pėr punonjėsit, taksa pėr shtetin, e patjetėr tė ardhura tė kėnaqėshme pėr cdo sipėrmarrės. Nė kėtė logjikė, gjykoj qė shteti duhet patjetėr tė stimulojė dhe tė inkurajojė atė kategori sipėrmarrėsish qė paguan rroga mbi mesataren.
    Qė tė jemi tė sinqertė, sot nė Tiranė, nė kushte minimale, nuk mund tė mbijetosh pa tė paktėn 50.000 lekė nė muaj. Nė mendimin tim, qė njė njeri tė jetojė me pak dinjitet, paga minimale duhet tė jetė 70.000 lekė nė muaj, ndėrsa tė ardhurat mesatare pėr frymė duhet te jenė nga 70.000 deri nė 100.000 lekė nė muaj.
    Uroj qė teksa hedhin sytė nga Bangladeshi apo Filipinet pėr tė kėrkuar punėtorė, apo mė keq akoma kur ēojnė nė mendje mbylljen e bizneseve pėr mungesė tė stafit, elita jonė kapitaliste tė ketė kuptuar gabimet e pandreqshme tė sė shkuarės.
    Sipėrmarrja, vendimarrrja dhe mbi tė gjtha PAARAJA, me gjithė pushtetin e padiskutueshėm qė derivon, janė pėrgjegjėsi e madhe shoqėrore. E them kėtė pasi pushteti i tyre qė kontrollon dhe influencon jetėn e 90% tė shoqėrisė, mund tė kthehet nė njė armė tė rrezikshme me pasoja tė rėnda nė shoqėri, ose nė tė kundėrt mund t’i japė asaj prosperitet dhe siguri.
    Duhet qė sė pari ta fillojmė nga vetja! Paguajmė, vlerėsojmė, respektojmė punėn e ēdo punėtori qė rrit biznesin tonė dhe mė pas kėrkojmė llogari sa tė duam!
    Mos harrojmė, qė sipėrmarrja ėshtė mision, ndėrsa paraja dhe pushteti janė pėrgjegjėsi shumė e madhe ndaj vetes dhe tė tjerėve, ndaj dhe nuk mund tė rrinė nė duart e gjithkujt.

    Shqipėria ka patjetėr shumė sipėrmarrės tė ndershėm dhe vizionarė, ndaj nuk do doja nė asnjė mėnyrė t’i fusja tė gjithė nė tė njėjtin kallėp, por mendimi im ėshtė qė kriza e mungesės sė punonjėsve ėshtė njė krizė e shkaktuar edhe nga vetė sipėrmarrėsit, natyrisht jo tė gjithė. Ndėrsa gjendemi nė ngėrēin e zgjidhjes qė shpesh e kėrkojmė tek politika, unė besoj se biznesi ka aftėsinė, kurajon, mundėsinė dhe kapcitetet tė bėjė atė qė ndoshta nė 30 vite politika nuk ja doli ta bėnte. T’u ofrojė shqiptarėve njė mundėsi mė shumė.

Tema tė Ngjashme

  1. Arratisen serish me helikopter nga burgu Korydallos
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 19:57
  2. Arratisen dy tė burgosur me helikopter nga burgu grek
    Nga nosselgae nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 13:56
  3. Arratisen 3 tė burgosur nga paraburgimi i Fierit
    Nga Ujku'80 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 09:11
  4. Arratisen 5 shqiptarė tė dėnuar nga burgu i Firences
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 07:38
  5. U Arratisėn Dhe ...endėrrat!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 05:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •