Kryeministri Edi Rama tentoi tia hedhė fajin perandorive tė sė shkuarės pėr dallgėn e re tė emigrimit tė shqiptarėve drejt Mbretėrisė sė Bashkuar, duke e cilėsuar Shqipėrinė si njė viktimė prej njė kohe tė gjatė tė perandorive, pa harruar tė thotė se shqiptarėt vetė nuk e kanė pasur kurrė njė tė tillė.
Kjo ėshtė njė pėrqasje fyese ndaj problemit aktual. Njė i ri i lindur, fjala vjen, nė vitin 2000, tenton tė arratiset nga Shqipėria nė mėnyrėn mė tė dėshpėruar tė mundshme nė vitin 2022. Kjo vėshtirė se ka tė bėjė me faktin se Perandoria Romake ekzistoi mbi dy mijė vjet mė parė dhe as se Perandoria Osmane ekzistoi deri mė shumė se njė shekull mė parė. Dhe shqiptarėt, tė cilėt hyjnė nė kategorinė e 95% tė popujve tė botės qė nuk kanė pasur ndonjėherė ndonjė perandori, vėshtirė se mund tė justifikojnė gomonet e La Manshit me ndonjė tragjedi tė ndodhur shekuj mė parė.
Bota nė fakt ka krijuar shumė teori pėr tė shpjeguar migracionin. Disa mbėshteten nė tė dhėna moderne statistikore, disa tė tjera nė vrojtime tė drejtpėrdrejta. Pėr shembull, nė vitin 1992, pas rėnies sė komunizmit nė Evropėn Lindore, njė zyrė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara bėri njė pėrmbledhje tė teorive kryesore qė pėrpiqen tė shpjegojnė migrimin, ku natyrshėm, teoria qė njė vend ka qenė dikur viktimė e njė perandorie, nuk bėn pjesė. Gjithsesi, po jap njė pėrmbledhje pėr tė kuptuar se nė ēfarė kategorie mund tė futet emigrimi shqiptar:
Pabarazia nė tė ardhura. Teoria thotė se nėse nė njė vend paga ėshtė 1 lek dhe nė njė tjetėr, 10 lekė, atėherė njė numėr njerėzisht do tė zhvendosen nga vendi i varfėr te vendi i pasur, sepse diferenca nė tė ardhura mbulon kostot, tė tilla si kostoja e udhėtimit dhe kostoja e banimit nė vendin ku emigron. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė nė rastin e Shqipėrisė. Diferenca nė tė ardhura reale mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian ka qenė njė me dhjetė njėzet vjet mė parė, ndėrsa tani ėshtė njė me tre.
Siguria shoqėrore. Teoria thotė se njė familje qė jeton nė njė vend tė varfėr, e ka tė vėshtirė tė pėrballojė njė krizė, fjala vjen njė sėmundje tė papritur, me tė ardhurat e pakėta qė ka nė dispozicion dhe pėr kėtė arsye vendos qė njė prej anėtarėve tė familjes, p.sh., njė prej djemve, ta dėrgojė nė emigrim. Psh., edhe sot nė Kosovė mund tė dėgjosh herė pas here shprehjen e kohės sė ish-Jugosllavisė, e cila thotė se familja ka nevojė pėr tre djem, ku njėri duhet tė dėrgohet pėr punė nė Zvicėr apo nė Gjermani apo nė ndonjė vend tjetėr tė pasur, tjetri duhet tė punojė tokėn nė shtėpi, ndėrsa i treti i pėrket Flamurit, pra atdheut.
Emigrim kulturor. Nėse jeton nė njė zonė rurale, ka gjasa qė kushtet e jetesės, sado tė mjaftueshme qė tė mund tė jenė, nuk tė ngopin nga pikėpamja sociale. Njė i ri nuk jeton dot vetėm me bukė, zakonisht kėrkon tė shijojė jetėn dhe jeta shijohet nė njė metropol tė madh. Rrjedhimisht, ai emigron. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se njė pjesė e emigrimit shkaktohet nga kultura televizive e transmetuar nga vendet e zhvilluara dhe jo nga problemet ekonomike.
Emigrim politik. Teoria ndėrkombėtare thotė se tė ikurit nga Shqipėria nuk pėrbėn argument pėr strehim politik, pėr shkak se Shqipėria nuk tė persekuton drejtpėrsėdrejti, si nė kohėn e komunizmit. Por pėrtej asaj qė ligji ndėrkombėtar cilėson si emigrim politik, nėse qyteti yt kontrollohet nga krimi i organizuar, ėshtė normale qė tė ikėsh prej tij dhe kjo nuk tė bėn mė pak emigrant politik se sa emigranti politik qė cilėsohet si i tillė nga ligji ndėrkombėtar.
Pirateria. Sulmi i shqiptarėve ndaj Mbretėrisė sė Bashkuar ngjan shumė me piraterinė. Kudo nė Shqipėri dėgjon pėr njerėz qė ikin nė Mbretėrinė e Bashkuar me qėllim tė drejtpėrdrejtė pėr tė punuar nė shtėpitė e barit, pra nė industrinė e drogės. Atje mund tė bėhen paratė qė nė Shqipėri janė tė paarritshme. Kryeministri nuk ka pse tė shkojė pas nė histori pėr tė kuptuar se kultura e drogės dhe e krimit si ēelėsi i suksesit ėshtė njė fenomen i kohės sonė, ku ai vetė ka njė kontribut aspak tė vogėl. Ka tė bėjė me kanabizimin e Shqipėrisė nė vitet 2014-2015 e 2016 si dhe me pushtimin e vendit nga krimi. Rama mund ta ketė tė lehtė ta mohojė me autoparlantin e vet tė madh atė qė shqiptarėt nė fakt e shohin me sytė e tyre. Pallate qė mbijnė nga asgjėja, biznesmenė qė shfaqen nga asgjėja, apartamente qė kushtojnė aq para sa asnjė qytetar normal nuk arrin ti konceptojė si tė mundura pėr ti blerė me tė ardhurat nga rroga. E nėse vendi vijon tė sundohet nė kėtė mėnyrė, normalisht qė njerėzit do tė shohin shtėpitė e barit si zgjidhja e vetme praktike dhe fare kollaj brenda moralit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, si ēelėsi i suksesit.
Niccolo Machiavelli jetoi nė njė kohė kur hipotezat nxirreshin nga vėzhgime tė drejtpėrdrejta mbi historinė. Teoria e tij se pse njerėzit migrojnė, lidhet me faktin qė njė vend mund tė ketė mangėsi burimesh dhe pjellori tė lartė. Por, thotė ai, emigrimi shkaktohet edhe nga princi i keq. Ai, thotė Machiavelli, do ta shohė detin pėrplot me mėrgimtarė, bregdetin, pėrplot me gjak.
Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/2022/11/03/p...en-shqiptaret/
Krijoni Kontakt