Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,230
    Postimet nė Bllog
    4

    Pse quhem shqiptar?


  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Baptist (03-11-2022),Neteorm (02-11-2022)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,230
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Pse quhem shqiptar?

    Identiteti "shqiptar" eshte nje identitet i ri i nje populli te moēem. Ky identitet u ngjiz nga rilindasit tane ne shekullin e XIX, per te zgjuar popullin e tyre nga 500 vjet pushtimi dhe asimilimi osman qe e kishin tjetersuar cdo aspekt te jetes, kultures, tradites shqiptare. Aq i thelle dhe i forte ishte asimilimi osman, sa shqiptaret humben kujtesen e tyre historike te te pareve te tyre! Po te mos ishte per faren e diaspores sone ne Itali, arbereshet, dhe arvanitasit ne Greqi, kujtesa jone si popull mund te ishte shuar fare. Para nje realiteti te tille njerezor, rilindasit tane e gjeten veten para dy zjarresh:

    - Si te bashkojme nje popull te asimiluar qe ka ndasi te theksuara dialektore, zakonore, fetare, kulturore?
    - Si t'i deshmojme botes qe nuk jemi Turqi Evropiane por nje popull i moēem autokton evropian?

    Pergjigjia e ketyre pyetjeve erdhi natyrshem tek zbulimi i te vertetave te mohuara karshi popullit shqiptar: njohja e historise se te pareve tane para pushtimit osman! Naim Frasheri do ti kendonte ne vargje heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbe. Dhe ne bankat e gjimnazit grek te Zosimea Skoli ne Janine, rilindasit tane do te mesonin per historine e Epirit dhe te pareve te tyre epirote. Dhe ketu ka origjinen edhe identiteti yne i ri shqiptar:

    - Cila ishte origjina e flamurit bizantin e shqiponjes me dy koka qe sot e gjejme ne flamujt e gjithe popujve me trashegimi bizantine e orthodhokse?

    Origjina e kesaj embleme ishte familja me e nderuar fisnike e Epirit, Komneni (Arianiti) me qender Durresin, prej se ciles kane dale edhe perandore bizantine. Une mendoj se ky fakt historik qe rilindasit tane gjeten ne literaturen klasike greke/persishte/latine, u be shkak i ngjizjes se identitetit te ri shqiptar. Ky popull eshte populli i shqiponjes bizantine. Kjo ishte trashegimi universale e ketij populli per gjithe popujt e tjere. Populli i shqiponjes ne flamur mori emrin populli shqiptar. Nje tjeter fakt i panjohur sa duhet nga shqiptaret e sotem por mese i njohur nga rilindasit tane ishte historia e te pareve tane ne mbrojtje te Konstandinopojes kur ajo ra si ne duart e latineve ne Kryqezaten e IV dhe me pas ne duart e osmaneve. Ishin po Dhespotet e Epirit, me ne krye Gjergjin e Madh, Gjergj Arianitin, qe nisi luften i pari kunder osmaneve jo vetem per te ruajtur lirine dhe pavaresine e tij ne Epir, por per ti dale edhe zot qendres se perandorise bizantine ne Konstandinopoje. Ky popull nuk i dha botes vetem emblemen e shqiponjes me dy krena, ky popull eshte bere edhe theror ne mbrojtje te perandorise romake bizantine qe e mori ate shqiponje dhe e beri simbol te mbare perandorise bizantine.

    Perse identitet shqiptar dhe jo identiteti arbnor/epirot?

    Se pari, identitet arbnor eshte sinonim me ate epirot. Ashtu si Arbėri dhe Epir jane sinonime. Termat "Alvani" apo "Albani" sic na njohin te huajt, greket dhe latinet (v-ja greke kthehet ne l-ne latine), jane identitete tė vonshme tė kohės sė mesjetės. Nuk ke pėr ti gjetur kėto emėrtime mė herėt nė histori. Sipas kėndvėshtrimit tim, termi Albani nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė latinizim i termit grek "Alvani". Duke qene se populli grek eshte nje popull i lashte e autokton ne Ballkan, dhe duke qene se territori i Epirit eshte banuar si nga greket edhe nga shqiptaret, dhe duke qene se greqishtja eshte shkruajtur e mesuar me heret se shqipja, une mendoj se emertimi "Alvani" do te thotė: epirote qe flasin nje gjuhe tjeter nga ajo greke. Pra eshte nje njohje e autoktonise se popullit shqiptar dhe gjuhes shqipe. Ashtu sic eshte edhe nje dallim nga popullsia epirote greke qė ėshtė greqishtfolėse.

    Sic e kam shkruar vite me pare ne kete forum: "Farėn e keqe qė e mbjell nė njė popull dhuna e shkatėrron vetėm liria!" Dhe lavdi Zotit qė ia kemi arritur ditės qė si shqiptarė t'i bėjmė vetes kėto pyetje e tė mundohemi tė zbulojmė tė vėrtetėn historike. Brezat qe lindėn e vdiqėn para nesh nuk e shijuan kėtė liri dhe nuk ia arritėn dot kėsaj dite.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-11-2017, 10:24
  2. Une quhem
    Nga rimi-tiger nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-01-2011, 11:12
  3. Prezantohem, quhem Artan
    Nga DJTAN nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 20:58
  4. Quhem Ina, jam 18 vjeē...
    Nga Korcarkeee nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 16:36
  5. "Perse quhem i Krishtere."
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 23:12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •