Buxheti ‘lëmoshë’ për pensionistët, indeksimi shton vetëm 141 lekë në muaj

Emri:  Screen Shot 2022-11-01 at 11.49.19 AM.jpg

Shikime: 5368

Madhësia:  45.5 KB

Institucionet ndërkombëtare, por edhe vetë qeveria shqiptare parashikojnë që rritja e çmimeve të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

Nisur nga këto parashikimeve, misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri këshilloi qeverinë shqiptare që të orientojë mbështetjen financiare të grupet më vulnerabël të shoqërisë.

Në këto grupe janë edhe pensionistët. Megjithatë, për pensionistët fondi i vënë në dispozicion në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm nga ana e Ministrisë së Financave është i papërfillshëm.



Sipas propozimit që ka nisur diskutimet në parlament, për indeksimin e pensioneve është vënë në dispozicion fondi prej 1.2 miliardë lekësh, ose rreth 10 milionë euro.

Shqipëria numëron gati 680 mijë pensionistë, që përbëjnë 25 për qind të popullsisë totale të vendit. Kjo do të thotë se për të mbuluar rritjen e çmimeve, për një pensionist do të vihet në dispozicion 1700 lekë për të gjithë vitin, ose 141 lekë për muaj.

Ndërkohë, për bonusin e fundvitit për pensionistët, Qeveria ka ndarë një fond prej 3.5 miliardë lekësh, ose rreth 5 mijë e 100 lekë për pensionist.


Euronews