Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Loja politike e nipit të byrosë komuniste, Edi Rama, me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

    Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

    Amendimi i ligjit të dosjeve i hap rrugë rivlerësimit të certifikatës së pastërtisë së Ilir Metës, por nuk i bën të hapura dhe të aksesuesshme lehtë dosjet e Sigurimit dhe as nuk krijon mekanizëm lustracioni.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  dosjetesigurimitekspozita_3_.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  40.3 KB
    Ekspozitë e dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, e hapur pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. 20 gusht 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

    Kuvendi miratoi me 20 tetor disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”.

    Iniciativa për ndryshimin e ligjit erdhi nga mazhoranca pasi Autoriteti për Dosjet (AIDSSH) njoftoi Kuvendin se në një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të shtetit.

    Autoriteti kërkoi të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit.

    I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik.

    Neni që ndalonte autoritetin për verifikimin e Metës u rrëzua, por gjatë diskutimeve në Kuvend debati politik e anashkaloi këtë çështje duke u fokusuar tek një nen i ri që parashikon aksesin në dosjet e ish-sigurimit për çdo qytetar.

    Amendamenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj u negociua në minutën e fundit në seancë plenare dhe u miratua me 94 vota të mazhorancës dhe disa deputetëve të PD-së që njihen si grupi i Alibeajt.

    Grupi tjetër në PD, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk morën pjesë në votim duke e konsideruar nismën “anti-Meta”.

    Alibeaj e cilësoi këtë nen si nisjen e një procesi purifikimi të shoqërisë dhe kurajo për të kuptuar se ”kush nuk ka skelete në dollap”.

    Vetë përmbajtja e nenit të miratuar krijon shumë paqartësi nëse aksesi i çdo qytetari do të jetë i mundur në praktikë.

    Neni ka këtë përmbajtje: “Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

    Një zyrtar i Autoritetit të Dosjeve i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit se lejimi për të riverifikuar zyrtarët që ishin mbrojtur nga komisionet Mezini e Bezhani është me rëndësi, ndërsa neni i “hapjes së dosjeve” nuk ndryshon praktikën e mëparshme në këtë drejtim.

    “Me ligjin që ishte në fuqi kishin të drejtë të kërkonin dosje ish-të përndjekurit ose familjarët e tyre, ish-bashkëpunëtorët e sigurimit dhe palët e treta ku përfshiheshin studiuesit dhe gazetarët,” shpjegoi zyrtari.

    “Me këtë nen i është dhënë e drejta dhe çdo qytetari, por duke i vendosur klauzola për arsyet e kërkesës dhe përdorimit të informacionit,” shtoi i njejti burim.

    Zyrtari sqaroi se çdo dosje do të kalojë të njëjtat procedura administrative si më parë dhe se në çdo rast nuk mund t’i jepet një dosje palëve të treta pa pëlqimin e personit ndaj të cilit është hapur kjo dosje.

    “Në praktikën tonë të punës nuk ndryshon asgjë,” theksoi ai. “I vetmi lehtësim në praktikën e autoritetit është deklasifikimi i dokumenteve pasi heq burokracitë e deklasifikimit,” përfundoi zyrtari i Autoritetit, duke iu referuar një tjetër amendamenti në ligjin “Për informacionin e klasifikuar”. [Lexo më shumë]

    Edhe për Simon Mirakaj, që shërbeu pesë vite si anëtar bordi i këtij institucioni, neni në fjalë nuk ndryshon asgjë në praktikë, përveçse po shërben për konsum politik të ditës.

    “Çdo person që ka dashur të informohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, ka plotësuar formularin e ka marrë përgjigjen,” tha Mirakaj.

    “Kush ka aplikuar a ka qenë i survejuar apo a ka pasur ndaj tij dosje të krijuar nga ish-sigurimi e ka marrë dosjen sipas ligjit,” shtoi ai.

    Sipas tij i vetmi ndryshim i vërtetë i ligjit është ai për rrëzimin e komisioneve Mezini e Bezhani.

    Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vjet, thotë se edhe këtë herë politika dështoi që të dënonte krimet e komunizmit dhe se ligji që miratuan në Kuvend nuk i prek autorët e vërtetë të terrorrit që përdori diktatura e Enver Hoxhës.

    “Përpara se të mbërrihej të ligji i dosjeve duhej të dënohen krimet e komunizmit me ligj, të dënohej ai sistem,” tha Mirakaj, ndërsa shtoi se “shqetësues është fakti që ky ligj deri tani nuk prek dhunuesit, si oficerët e ish-sigurimit, hetuesit, prokurorët, gjykatësit.”

    Nisma e dekumunistizimit në funksion të politikës së ditës

    Ekspertët e politikës dhe historisë janë të ndarë në qëndrimet për nismat e fundit për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve.

    Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, i tha BIRN se këto nisma janë akte dukshëm në funksion të politikës së ditës.

    “Ato as nuk hapin dosjet dhe as bëjnë dekomunistizimin, sepse nuk sigurojnë mekanizma transparente, të besueshme dhe as vetting e lustracion të figurave drejtuese të Sigurimit dhe regjimit komunist,” tha ai.

    Sipas Krasniqit thelbi i problemit është se Shqipëria ka dështuar në ndarjen me të kaluarën dhe reflektimin mbi bazën e ligjit, moralit dhe integritetit.

    “Një interes i ngushtë elektoral arrin të keqpërdor parlamentin për ta legjitimuar, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese paraelektorale më 2020 dhe me akte të tjera të njëjta me impakt vetëm elektoral,” theksoi ai.

    Angazhimi i Partisë Socialiste në këtë proces, sipas Krasniqit, është i nxitur nga interesi politik dhe nuk ka lidhje me programin politik.

    “(PS) ka elementë të shumtë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit të kaluar, ndaj të cilave ajo nuk është distancuar pasi mbetet një parti me elementë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit,” theksoi Krasniqi.

    Ndryshe mendon pedagogja e historisë, Enriketa Papa, anëtare bordi e Institutit për Studimet e Komunizmit. Ajo beson se nismat nuk janë për konsumin politik të ditës, por shton se ato kanë vetëm karakter informues dhe jo penalizues për krimet e kryera gjatë komunizmit.

    “Me ndryshimet në ligjin e aprovuar që në 2015-ën u hoqën kufizimet ligjore për t’u informuar qytetarët shqiptarë mbi dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit”- tha ajo për BIRN, duke iu referuar deklasifikimit të plotë të dosjeve.

    “Nisma do të duhet të shoqërohet me akte të tjera ligjore, si lustrimi, apo ndryshime të tjera, qofte dhe në Kodin Penal, për të mundësuar penalizime në ushtrimin e detyrës në ofiqet e larta publike,” shtoi ajo.

    Krasniqi mendon se nismat e lustracionit do të kishin kuptim nëse do të ishin gjithpërfshirëse dhe jo të targetojnë vetëm një individ.

    “Nëse nisma do të kishte p.sh, ndalimin në poste politike të çdo individi pjesë e Sigurimit të shtetit, regjimit policor, udhëheqjes lokale e qendrore të PPSH, atëherë do të kishte sens, por nisma ligjore vetëm për kryetarin e partisë, nuk ka as sens, nuk sjell ndryshim dhe lidhet me luftën politike ndaj një individi,” tha ai.

    Sipas Krasniqit synimi kryesor i PS është parandalimi i bashkimit të opozitës, e cila, sipas tij gjithaashtu ka dështuar të ketë qasje të besueshme dhe shteruese lidhur me dosjet dhe dekomunistizimin dhe ngjason me PS-në aktuale në përpjekjet periodike për ta përdorur këtë kauzë në funksion të fushatave elektorale, siç ka bërë më 1996, 2009, etj..

    Instrumentalizimin e kauzës për arsye politike e thekson dhe Papa, e cila shton se nismat japin një mundësi për të zbardhur të kaluarën.

    “Ky ndryshim mendon se duhet konceptuar ne kuader te politikes se kujteses dhe ushtrimit madje te mekanizmave te drejtesise tranzitore,” përfundoi ajo.


    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Loja politike e nipit të byrosë komuniste, Edi Rama, me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

    Refuzimi i socialistëve për hapjen e dosjeve mban mbyllur krimet e komunizmit

    Socialistëve u pëlqen të luajnë me dosjet e komunizmit për aq kohë sa ato i shërbejnë pushtetit të tyre ndërsa kur vjen puna për të hetuar dhe dënuar realisht krimet e komunizmit, belbëzojnë nevojën për të mbrojtur viktimat, pra spiunët.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Sigurimi-filesweb.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  30.4 KB
    Dosje e sigurimit e fotografuar gjatë një ekspozite më 20 gusht 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

    Partia Socialiste u detyrua të enjten të pranojë se ajo është kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit dhe pro mbajtjes sekret të praktikisht të gjithë arkivës së kohës së komunizmit, ndërsa deputeti Pandeli Majko u detyrua të belbëzojë argumentin pas refuzimit të hapjes së dosjeve, me nevojën për të mbrojtur spiunët, të cilët, sipas Majkos, mund të kenë qenë edhe vetë viktima të Sigurimit.

    Majko nuk është as i pari dhe as i fundit që belbëzon këtë argument kundër hapjes së dosjeve. Edhe vetë Ilir Meta, personi që është shënjestra e lojës së pacipë të socialistëve me dosjet, dha të njëjtin argument por më të stërholluar. Sipas tij, fëmijët e Sigurimsave mund të shqetësohen po të mësojnë se prindi “ka bërë një gabim” kur ka qenë i ri.

    Argumentet e Majkos dhe të Metës nuk janë të pavend. Normalisht që arkiva e Sigurimit nuk mbart të vërtetën kardinale dhe se pasja e emrit në një dosje të kësaj arkive nuk e bën dikë automatikisht kriminel apo spiun apo dhunues. Dhe ka arsye për të besuar se me të vërtetë shumë emra në dosje mund të rezultojnë bashkëpunëtorë pa bashkëpunuar dhe se nxjerrja e dokumenteve jashtë kontekstit me të vërtetë mund të shkaktojë dëm për ata pak prej shqiptarëve që kanë mbetur gjallë dhe që kanë lidhje me këtë histori tre dekada pas rënies së komunizmit. Por ama kjo nuk i jep përgjigje problemit tjetër: si mundet që të hetohen krimet e komunizmit nëse arkivat mbahen sekret? Dhe për më shumë, a mund të jemi të sigurt ne shqiptarët që nuk kemi qenë as spiunë dhe as të spiunuar se qeveria jonë nuk po e përdor informacionin ku ajo ka akses të privilegjuar për shantazhin e kundërshtarëve të vet?

    Fakti është që krimet e komunizmit mbeten sot gjerësisht të pahetuara dhe të padënuara. Mbeten të pahetuara dhe padënuara nga pikëpamja historike dhe po ashtu edhe nga pikëpamja ligjore. Dhe, po, ne shqiptarët kemi shumë arsye të dyshojmë se qeveria jonë po përdor arkivat për të ruajtur pushtetin e vet përmes shantazhit. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri iu drejtua një prej pedagogëve protestues si “shikas”. Nga e di kryeministri nëse dikush ka qenë apo jo shikas dy dekada më parë? A po përdor ai aksesin në arkiva për të mbrojtur pushtetin e vet politik? Dhe nëse kryeministri e ka këtë akses, pse të tjerët të mos e kenë?

    Argumenti i Majkos se të persekutuarit kanë qenë bashkëpunëtorë të komunizmit është në fakt, i neveritshëm. Është dëgjuar shpesh përgjatë tre dekadave të fundit si një mënyrë cinike për të justifikuar krimet e komunizmit me argumentin se të persekutuarit kanë persekutuar njëri-tjetrin, pra e kanë fajin vetë. Është gjithashtu një argument që duket se nuk bazohet në realitetin historik. Autori i këtyre radhëve ka parë disa raporte statistikore të Sigurimit të përfituara pas katër vjetësh beteje gjyqësore për akses dhe ka vërejtur se në fakt, rreth 5% rreth 14 mijë oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit janë të shënuara në këto dokumente si me origjinë nga shtresa e të internuarve apo të burgosurve. Me një fjalë, nëse Majko ka me të vërtetë shqetësimin e të persekuruarve të kthyer në persekutues, le ta dijë se me këtë po mbron edhe 95% që nuk ishin të persekutuar por ishin thjeshtë persekutues.

    Mbajtja mbyllur e dosjeve të komunizmit mban mbyllur derën për hetimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Asnjë argument nuk është i vlefshëm për të justifikuar mosdënimin e krimeve.

    Argumentet kundër hapjes së dosjeve

    Majko: Po flasim për fatet e njerëzve dhe jo për shalë kali. Ajo që kërkohet është që ne kemi të bëjmë me fate individësh, nuk po diskutojmë fatin e spiunëve, por të viktimave. Tani do të na vësh në pozitë të vështirë dhe do të thuash se maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Nëse doni të dini opinionin tim, nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, jo miq, e kanë mbajtur disa të tjerë. Ju lutem kuptojeni se ka edhe raste ekstreme që janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur apo njerëz që kanë firmosur nën presion. 19 tetor 2022

    Meta: Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit te dosjeve ka nje përgjegjesi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve. 27 korrik 2022

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Parlamenti aprovon ligj per hapjen e Dosjeve te Sigurimit te Shtetit.
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-05-2015, 07:41
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2010, 11:30
  3. Mazhoranca miraton në kuvend ligjin për hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  4. Zvarritet në parlament ligji për hapjen e dosjeve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 14:47
  5. Si te lehtesojme hapjen e programeve, dosjeve, skedareve
    Nga edspace në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 21:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •